konsensusi Archives - 55 News https://55news.al/tag/konsensusi/ Wed, 18 Jul 2018 10:32:22 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png konsensusi Archives - 55 News https://55news.al/tag/konsensusi/ 32 32 Mazhoranca zhbëri konsensusin dhe reformën në drejtësi për të kapur sistemin https://55news.al/politike/mazhoranca-zhberi-konsensusin-dhe-reformen-ne-drejtesi-per-te-kapur-sistemin/ Wed, 18 Jul 2018 10:32:22 +0000 https://new.55news.al/?p=35905 Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon mazhorancën se e ka nxjerre tërësisht Reformën në Drejtësi nga konsensualiteti i cili është dimensioni i vetëm garantist për një reformë dhe sistem drejtësie afatgjatë dhe të paanshëm. Në një postim në Facebook Vasili shprehet se Komisioni i Venecias i cili ishte gjithashtu […]

The post Mazhoranca zhbëri konsensusin dhe reformën në drejtësi për të kapur sistemin appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon mazhorancën se e ka nxjerre tërësisht Reformën në Drejtësi nga konsensualiteti i cili është dimensioni i vetëm garantist për një reformë dhe sistem drejtësie afatgjatë dhe të paanshëm. Në një postim në Facebook Vasili shprehet se Komisioni i Venecias i cili ishte gjithashtu garanti i integritetit juridik te reformës, përcaktoi rrugën e qartë, dimensionet e reformës, por edhe vijat e kuqe që nuk duheshin shkelur kurrsesi dhe për asnjë shkak.

Postimi i plotë

Maxhoranca zhbëri Reformen konsensuale ne Drejtesi te 21-22 korrikut dhe Komisionin e Venecias,per te kapur sistemin.

Maxhoranca ka nxjerre teresisht Reformen ne Drejtesi nga konsensualiteti i cili ushte dimensioni i vetem garantist per nje reforme dhe sistem drejtesie afatgjate,te paanshem,

gjitheperfshires,te bazuar vetem ne kushtetute e ne ligj dhe te besuar gjeresisht nga shqiptaret.

Komisioni i Venecias i cili ishte gjithashtu garanti i integritetit juridik te reformes percaktoi rrugen e qarte,dimensionet e reformes,por edhe vijat e kuqe qe nuk duheshin shkelur kurrsesi dhe per asnje shkak.

Shkelja e kushtetutes dhe deformimi i ligjeve nga maxhoranca ne funksion te kapjes se sistemit kjo eshte rruga e keqe ne te cilen e futi reformen kjo maxhorance.

Per fat te keq pjese e kesaj strategjie te lige te kapjes se sistemit u bene edhe disa te huaj,diplomate apo misione asistence.

Sot eshte perseri dita tu kujtojme cfare ka sugjeruar me force Komisioni i Venecias qe ne vitin 2016 perpara se reforma te miratohej me 140 vota ne Kuvend.

Duke lexuar ç’ka kerkuar Venecia kushdo qofte ne maxhorance apo ne misione te huaja do kuptojne fare qarte ne shqip dhe anglisht se ne ç’gjendje kritike ka hyre Reforma ne Drejtesi,situaten

antikushtetuese dhe antiligjore ne te cilen ajo ndodhet,nderkohe qe sistemi eshte dekapituar me asgjesimin e Gjykates kushtetuese,Gjykates se Larte dhe pa KLGJ,pa KLP e Inspektor te Larte te Drejtesise dhe me KED te bllokuar qellimisht.

Lexoni cfare thoshte e kerkoi Venecia ne 2016 :

1.Komisioni i Venecias ka ripërsëritur kërkesën per konsensus politik mes mazhorancës dhe opozitës, për të shmangur kapjen politike të sistemit të drejtesisë (parag. 13 dhe 88).

2.Përfshirja e opozitës konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias për përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e opozitës, duke përdorur shumicë të cilesuar apo metodë tjetër (parag. 14 dhe 17).

3.Komisioni i Venecias kërkon perfshirjen e opozitës për zgjedhjen e antarëve të Gjykatës Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama që kërkon që anëtarët të zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregulli që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).

4.Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar përfshirjen e opozitës. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)

5.Komisioni i Venecias ndryshe nga ç’parashikon drafti i qeverisë rekomandon që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre. (parag. 66)

The post Mazhoranca zhbëri konsensusin dhe reformën në drejtësi për të kapur sistemin appeared first on 55 News.

]]>
Petrit Vasili: ‘Strehimi social’, mazhoranca ka frikë nga konsensusi https://55news.al/politike/petrit-vasili-strehimi-social-mazhoranca-ka-frike-nga-konsensusi/ Thu, 03 May 2018 10:40:29 +0000 https://new.55news.al/?p=11738 Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili  e ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin që e kanë manipuluar raportin e komisionit përkatës për projektligjin “Për strehimin social”.  Sipas z. Vasili mazhoranca i trembet konsensusit. “Ky projektligj ka pasur frikë të tmerrshme për tu diskutuar, pasi ka qenë një ligj për dijeni të gjithë shqiptarëve, që […]

The post Petrit Vasili: ‘Strehimi social’, mazhoranca ka frikë nga konsensusi appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili  e ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin që e kanë manipuluar raportin e komisionit përkatës për projektligjin “Për strehimin social”.  Sipas z. Vasili mazhoranca i trembet konsensusit.

“Ky projektligj ka pasur frikë të tmerrshme për tu diskutuar, pasi ka qenë një ligj për dijeni të gjithë shqiptarëve, që në 90% të tij është arnuar në rrugë e sipër. Së dyti, nga pikëpamja e procedurës parlamentare, minimalisht normale, për të reflektuar dhe formalisht një procedurë të rregullt. Dhe raporti që shoqëron këtë projektligj, ligj se do e votoni ju, është marrosur kaq shumë saqë dhe detyrimin që të reflektojë debatet që kanë qenë në komision, është minimumi i çdo relacioni, nga histeria për ta shkruar sa më parë, e për të dhënë një provë që ne e duam shumë qeverinë, as kjo nuk është reflektuar.

Ky është një raport nul, që ka devijuar atë çka ndodh në komisionin përkatës, që është detyrim për t’iu vënë sallës në dispozicion. Të votojë si të dojë po e ka detyrim edhe në bazë të rregullores dhe procedurave minimale parlamentare, pa të cilin konsiderohet një akt i manipuluar. Është manipuluar raporti i komisionit përkatës, merreni lexojeni dhe ky është shqetësim madhor për të gjithë”, tha Vasili në seancën plenare.

The post Petrit Vasili: ‘Strehimi social’, mazhoranca ka frikë nga konsensusi appeared first on 55 News.

]]>
“Mazhorancë mendjeshkurtër, prishi konsensusin për ligjin e strehimit social” https://55news.al/politike/mazhorance-mendjeshkurter-prishi-konsensusin-per-ligjin-e-strehimit-social/ Tue, 17 Apr 2018 10:29:21 +0000 https://new.55news.al/?p=6867 Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit denoncoi atë që e quajti mendjeshkurtësi nga ana e qeverisë. Sipas tij PS minoi konsensusin për ligjin e strehimit social. Vasili tha se ligji ishte votuar në parim nga mazhoranca dhe opozita, ndërsa një muaj […]

The post “Mazhorancë mendjeshkurtër, prishi konsensusin për ligjin e strehimit social” appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit denoncoi atë që e quajti mendjeshkurtësi nga ana e qeverisë. Sipas tij PS minoi konsensusin për ligjin e strehimit social.

Vasili tha se ligji ishte votuar në parim nga mazhoranca dhe opozita, ndërsa një muaj më parë e votoi mazhoranca në Kuvend. “Konsensusi u prish për shtyrjen me vetëm një ditë. Por Vasili thotë se shtyrja kishte të bënte me aktivitetet për integrimin evropian. Në 90% ishte një ligj i rrëzuar në Kuvend sipas vetë komisionit të ligjeve me mazhorancë të majtë, sot për 24 orë që do të prishnin votën sipas këtyre mendjeshkurtërve dhe kjo pikë ku mund të arrinim në rrugën e konsensusit, sot kjo përpjekje u sabotua. Kjo me qëllim për të miratuar me mënyrë të përçudnuar ligjin, dispozitat e tij të orientohen që të përfitojnë ata që kanë teserën e partisë, apo në mënyra të tjera”, tha Vasili.

The post “Mazhorancë mendjeshkurtër, prishi konsensusin për ligjin e strehimit social” appeared first on 55 News.

]]>