konsumatoret Archives - 55 News https://55news.al/tag/konsumatoret/ Tue, 09 Oct 2018 04:54:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png konsumatoret Archives - 55 News https://55news.al/tag/konsumatoret/ 32 32 Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës https://55news.al/aktualitet/konsumatoret-braktisin-blerjet-afatgjata-fokusohen-tek-shpenzimet-e-dites/ Tue, 09 Oct 2018 04:54:12 +0000 https://new.55news.al/?p=56161 Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë ka rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtepiake. Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es, […]

The post Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës appeared first on 55 News.

]]>
Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë ka rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtepiake.

Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es, teksa planet për blerje të këtij lloji në të ardhmen gjithashtu ishin pesimiste.

Interesimit të Bankës së Shqipërisë nëse ishte momenti për të blerë një pajisje me vlerë të madhe, 63 për qind e familjeve janë përgjigjur negativisht. Kjo përgjigje përveçse sinjalizon dobësi në konsum më së shumti tregon një nivel të lartë të familjeve shqiptare për të investuar në mallra të qëndrueshëm.

Mungesa e planeve për blerjet e mëdha gjithashtu është një tregues i hershëm i ecurisë së kredisë konsumatore.

Ekspertë në Bankën e Shqipërisë më herët kishin sqaruar se blerjet e mëdha nga konsumatorët shpesh kishin lidhje me pasigurinë për zhvillimet në ekonominë e vendit, se sa me gjendjen financiare.

Treguesi i lartë i emigracionit është një sinjal për pesimizmin e familjeve shqiptare për të investuar në artikujt të qëndrueshëm. Një tregues i këtij pesimizmi janw edhe potencialet e larta të emigrimit, sipas sondazheve tw tjera.

Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56 për qind e Shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin pësoi një rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36 për qind e shqiptareve kishin në plan të emigronin.

Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel te lartë të emigracionit të trurit.

Por gjithashtu edhe gjendja financiare e familjeve shqiptare nuk po favaorizon blerjet e mëdha. Sipas të dhënave nga INSTAT në anketën e buxhetit të familjeve shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, ishin 0,4 % më të larta se në vitin 2016. Këto shpenzime u konsumuan kryesisht nga inflacioni i cili gjatë vitit të kaluar u rrit me 2 për qind.

INSTAT raportoi se shpenzimet e familjeve mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës ranë me -4.3 % gjatë vitit 2017.

The post Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës appeared first on 55 News.

]]>
5G prezantohet në Kinë – Sjell përfitime të mëdha për konsumatorët dhe bizneset https://55news.al/teknologji/5g-prezantohet-ne-kine-sjell-perfitime-te-medha-per-konsumatoret-dhe-bizneset/ Sun, 26 Aug 2018 15:26:20 +0000 https://new.55news.al/?p=44543 Në panairin “Smart China” është prezantuar për vizitorët, ajo që do të jetë teknologjia më e fundit për smartfonat, e njohur si “5G”. Gjenerata e pestë e teknologjisë celulare ka qenë në fokus të panairit 3-ditor të zhvilluar në Kinë, me temë: “Teknologjia e zgjuar: Fuqizimi i ekonomisë, pasurimi i jetës”. Ndër gjërat që kanë […]

The post 5G prezantohet në Kinë – Sjell përfitime të mëdha për konsumatorët dhe bizneset appeared first on 55 News.

]]>
Në panairin “Smart China” është prezantuar për vizitorët, ajo që do të jetë teknologjia më e fundit për smartfonat, e njohur si “5G”. Gjenerata e pestë e teknologjisë celulare ka qenë në fokus të panairit 3-ditor të zhvilluar në Kinë, me temë: “Teknologjia e zgjuar: Fuqizimi i ekonomisë, pasurimi i jetës”.

Ndër gjërat që kanë rënë në sy në këtë panair ishte edhe një robot në rolin e portierit, i lidhur me teknologjinë “5G”, i cili përshëndeti entuziastët e futbollit.

Shumë analistë parashikojnë se teknologjia 5G do të ndryshojë gjërat në shumë sektorë, si shërbimi shëndetësor dhe mjekësor dhe automjetet pa shofer.

Sipas analistëve, aplikimi i 5G do të sjellë shumë përfitime për konsumatorët, duke filluar nga zvogëlimi i vonesave në kohë e deri te ulja e kostove të ndryshme.

Kina synon ta përdorë këtë teknologji duke filluar nga viti 2020, ndërsa do të krijohen mundësi të mëdha për bizneset në mbarë botën.

The post 5G prezantohet në Kinë – Sjell përfitime të mëdha për konsumatorët dhe bizneset appeared first on 55 News.

]]>