konsumit Archives - 55 News https://55news.al/tag/konsumit/ Wed, 28 Nov 2018 13:24:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png konsumit Archives - 55 News https://55news.al/tag/konsumit/ 32 32 Ekspertja boshnjake: Në rajon gati 50% e konsumit shkon për ushqime, nuk mund të zhvillohen tregjet financiare https://55news.al/aktualitet/ekspertja-boshnjake-ne-rajon-gati-50-e-konsumit-shkon-per-ushqime-nuk-mund-te-zhvillohen-tregjet-financiare/ Wed, 28 Nov 2018 13:24:39 +0000 https://new.55news.al/?p=70577 Vendet e Rajonit të Ballkanit e kanë të përqendruar shportën e konsumit tek ushqimet, ndaj bankat qendrore të vendeve nuk mund të pretendojnë në këtë situatë të zgjerojnë shërbimet financiare, thotë Belma Čolaković, kryeekonomiste në Bankën Qendrore të Bosnjë dhe Hercegovinës. Për të ilustruar këndvështrimin e saj për thellësinë financiare në rajon, ajo ka analizuar […]

The post Ekspertja boshnjake: Në rajon gati 50% e konsumit shkon për ushqime, nuk mund të zhvillohen tregjet financiare appeared first on 55 News.

]]>
Vendet e Rajonit të Ballkanit e kanë të përqendruar shportën e konsumit tek ushqimet, ndaj bankat qendrore të vendeve nuk mund të pretendojnë në këtë situatë të zgjerojnë shërbimet financiare, thotë Belma Čolaković, kryeekonomiste në Bankën Qendrore të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Për të ilustruar këndvështrimin e saj për thellësinë financiare në rajon, ajo ka analizuar konsumin individual aktual për vitin 2016 për vendet BE, Maqedonisë, Malin e Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke paraqitur gjithashtu dhe shpenzimet sipas llojeve.

Shpenzimet normale, të shprehura në përqindje të PBB-së, në rajon, janë shumë më të larta se sa në BE. Kjo, thotë ajo, është pasojë e një norme mjaft më të ulët të PBB-së nominale në rajon. Megjithatë, shpenzimet e një individi të zakonshëm në rajon, për veshje, këpucë, shëndet, transport ose për shërbime utilitare dhe mirëmbajtje individi, janë afërsisht në të njëjtin nivel me BE-në. Kjo mund të nënkuptojë se në rajon ka një prani të lartë të çmimeve të administruara dhe ndikim nga qeveria.

Por të analizojmë fraksionin e PBB-së së konsumuar për ushqime dhe pije, boshnjakët nuk konsumojnë 4 herë më shumë se qytetarët e BE-së; arsyeja është thjesht se të ardhurat mesatare janë shumë më të ulëta se sa në BE. Kështu që, kur ka njerëz që shpenzojnë 90% të asaj që fitojnë në vend, për nevojat bazë, hapësira për zhvillimin e instrumenteve shumë të ndërlikuara dhe veprimtari të lartë në tregje është shumë e kufizuar.

Për sa i përket kulturës dhe përfshirjes financiare, asnjëra prej tyre nuk është në nivel shumë të lartë. “Goditjet makroekonomike, të vitit 2008, treguan një nivel tejet të ulët të kulturës financiare, dhe ashtu siç e trajtoi edhe Guvernatori Sejko, ne ende duhet t’u mësojmë njerëzve si t’i lexojnë kontratat, përfshirë kontratat me bankat: çfarë do të thotë ajo që është shkruar në to; çfarë do të thotë norma e interesit dhe cilat janë pasojat në rast të shkeljes së kontratës” tha ekspertja boshnjake.

Ajo tha se tashmë ka disa programe dhe banka qendrore bën pjesë në disa prej tyre – u duhet t’u mësojnë njerëzve si të hartojnë një buxhet me pagën e tyre, si të planifikojnë shpenzimet dhe aftësi të tjera bazë për administrimin e financave personale.

Vlerësimet tregojnë se përdoruesit e internetit, në vitin 2016 në Bosnë përbënin vetëm rreth 61.6% të popullsisë. Pjesa më e madhe e tyre e përdorin për Facebook, Instagram dhe rrjete sociale; shumë pak prej tyre e përdorin për edukim financiar.

Vitet e fundit, popullsia po plaket me shpejtësi nga largimet masive të të rinjve dhe normat negative të rritjes së popullsisë. “Gjithashtu, kemi një normë të lartë të popullsisë joaktive – vetëm 42.8% e fuqisë punëtore në Bosnjë-Hercegovinë është aktive – dhe 38% e popullsisësë aftë për punë ka arsim fillor ose në nivel më të ulët. Kështu, kur mendojmë ta hapim derën e sistemit financiar për të gjitha llojet e mundshme të produkteve, duhet të kemi parasysh se si duket sistemi dhe cilat janë karakteristikat sociale” është shprehur ajo.

 

The post Ekspertja boshnjake: Në rajon gati 50% e konsumit shkon për ushqime, nuk mund të zhvillohen tregjet financiare appeared first on 55 News.

]]>
KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit” https://55news.al/aktualitet/ke-flet-per-inflacionin-renia-e-euros-eshte-fajtore-per-ecurine-e-cmimeve-te-konsumit/ Fri, 09 Nov 2018 14:37:12 +0000 https://new.55news.al/?p=65939 Në raportin më të fundit të ekonomive europiane, ku përfshihet edhe Shqipëria, Komisioni Europian analizon edhe ecurinë e sektorit financiar në vendin tonë. Duke folur për zhvillimet më të fundit monetare, Komisioni Europian sqaron se, inflacioni i ulët, madje nën pritshmëritë, është edhe rrjedhojë e forcimit të Lekut kundrejt monedhës së përbashkët europiane. Vetëm një […]

The post KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit” appeared first on 55 News.

]]>
Në raportin më të fundit të ekonomive europiane, ku përfshihet edhe Shqipëria, Komisioni Europian analizon edhe ecurinë e sektorit financiar në vendin tonë. Duke folur për zhvillimet më të fundit monetare, Komisioni Europian sqaron se, inflacioni i ulët, madje nën pritshmëritë, është edhe rrjedhojë e forcimit të Lekut kundrejt monedhës së përbashkët europiane.

Vetëm një ditë më parë, Banka Qendrore raportoi një normë inflacioni në 1.9% për Tetorin, që është edhe nën objektivin e saj. Komisioni Europian është ende besimplotë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e euros në tregun vendas, do të ndikojë në terma afat-mesëm, duke bërë që, edhe norma e inflacionit të rimëkëmbet.

Sa i përket financave publike, raporti sqaron faktin se, ato mbeten të shëndosha në linja të përgjithshme. Por, Brukseli nuk ngurron të radhisë edhe rreziqet që kanosen. Një ndër këto rreziqe është edhe ulja e ritmit të rënies së borxhit publik.

Kjo, thotë raporti, do të minonte besimin e tregjeve financiare si dhe do të vendoste në rrezik projektet infrastrukturore, të cilat ndër të tjera janë një element kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Një tjetër rrezik mbetet edhe ngadalësimi i reformave, që mund të ketë ndikim në uljen e investimeve private.

The post KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit” appeared first on 55 News.

]]>