kontinent Archives - 55 News https://55news.al/tag/kontinent/ Sun, 16 Dec 2018 13:42:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kontinent Archives - 55 News https://55news.al/tag/kontinent/ 32 32 Konsumojmë sa 39% e një europiani, Eurostat: Shqipëria sërish e fundit në kontinent https://55news.al/aktualitet/konsumojme-sa-39-e-nje-europiani-eurostat-shqiperia-serish-e-fundit-ne-kontinent/ Sun, 16 Dec 2018 13:42:06 +0000 https://new.55news.al/?p=74416 Konsumi për frymë i shqiptarëve në raport me europianët është rritur lehtë, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat, por, duke vijuar qëndresën në vendin e fundit. Kështu, konsumi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani mesatar. Vitin paraardhës kjo normë fiksohej në 37%. Ndjekësit më të afërt të Shqipërisë […]

The post Konsumojmë sa 39% e një europiani, Eurostat: Shqipëria sërish e fundit në kontinent appeared first on 55 News.

]]>
Konsumi për frymë i shqiptarëve në raport me europianët është rritur lehtë, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat, por, duke vijuar qëndresën në vendin e fundit. Kështu, konsumi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani mesatar.

Vitin paraardhës kjo normë fiksohej në 37%. Ndjekësit më të afërt të Shqipërisë në këtë renditje janë dy vendet e rajonit: Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina.

Diferenca me vendet më të zhvilluara të Europës është kështu e ndjeshme. Të dhënat tregojnë qartë se, në krahasim me vende si Norvegjia, Zvicra apo Luxemburgu, një shqiptar mesatar konsumon 3 herë më pak.

Konsumi është një ndër indikatorët kyç të mirëqenies së një individi si dhe një ndër më të besueshmit për të përcaktuar diferencat mes ekonomive të ndryshme.

Indikatori tjetër ndërkohë, ai i Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pasi në Shqipëri vazhdon të jetë sa 30% e një europiani mesatar.

Edhe në këtë drejtim, Shqipëria mban vendin e fundit në Europë dhe rajon. Ndjekësja më e afërt edhe këtu është Bosnje Hercegovina me një normë në 32% të mesatares europiane.

The post Konsumojmë sa 39% e një europiani, Eurostat: Shqipëria sërish e fundit në kontinent appeared first on 55 News.

]]>
Eksplorojmë Antarktidën https://55news.al/kuriozitete/eksplorojme-antarktiden/ Thu, 26 Apr 2018 12:48:04 +0000 https://new.55news.al/?p=9391 Kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të Bashkuara. Antarktida ndodhet në pjesën jugore të globit, dhe është kontinenti i 5 për nga madhësia. Madhësia e saj varet nga stinët, pasi akulli zgjerohet dyfish në dimër. […]

The post Eksplorojmë Antarktidën appeared first on 55 News.

]]>
Kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të Bashkuara.

Antarktida ndodhet në pjesën jugore të globit, dhe është kontinenti i 5 për nga madhësia. Madhësia e saj varet nga stinët, pasi akulli zgjerohet dyfish në dimër. Kontinenti është i ndarë në dy rajone, të njohura si Lindja dhe Perëndimi i Antarktidës. Lindja përbën dy të tretat e kontinentit, dhe ka afërsisht madhësinë e Australisë.

Eksplorimi i Antarktidës

Rajoni i ngrirë jugor ishte kontinenti i fundit i zbuluar. Nuk ishte parë deri në vitin 1820. Gjuetari i fokave John Davis ishte i pari që deklaroi se ai zbarkoi në Antarktidë në vitin 1821, edhe pse disa historian e kundërshtojnë pretendimin e tij.

Në fillim të shekullit 20, dy grupe hulumtuesish u nisën drejt peisazhit të shkretë të Antarktidës në një garë për të ecur aty ku askush nuk kishte ecur përpara. Ekipi i parë që arriti Polin e Jugut u udhëhoq nga eksploruesi norvegjez Roald Amundsen që kaloi 99 ditë në Polin e Jugut.

Kuriozitete rreth Antarktidës

1- Temperatura më e ftohtë që është regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.2 gradë Celsius dhe është regjistruar më 21 korrik të vitit 1983 në stacionin Vostok të Antarktidës.

2- Fusha e Thatë e Antarktidës është vendi më i thatë në Tokë, me shumë pak lagështi dhe pothuajse aspak borë apo akull.

3- Mesatarisht, Antarktida është kontinenti me më shumë erëra. Ato në disa vende arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.

4- Antarktida është kontinenti i pestë më i madh.

5- “Çarçafi” i akullt i Antarktidës është masa e vetme më e madhe e akullit në Tokë.

6- Nëntëdhjetë e nëntë për qind e Antarktidës është e mbuluar nga akulli.

7- Antarktida është shtëpi e rreth 70 për qind të ujit të freskët në planet dhe ka 90 për qind të ujit të freskët të planetit për sa i përket gjendjes së akullt.

8- Nëse “Çarçafi” perëndimor i Akullt i Antarktidës do të shkrinte plotësisht, do ta rriste nivelin global të deteve me 5 metra.

9- Trashësia mesatare e akullit të këtij kontinenti është afërsisht 1.6 kilometra.

10- Duke përfshirë edhe ishujt dhe copëzat pluskuese të akullit përreth, Antarktida ka një sipërfaqe prej 14 milionë kilometra katrorë.

11- Copëza më e madhe pluskuese e akullit të Antarktidës është Blloku i Akullt Ross, që mendohet të jetë 510.680 kilometra katrorë ose ndryshe 3.7 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Antarktidës.

12- Malet Gamburtsev të Antarktidës ngrihen deri në 3000 metra dhe shtrihen për 1200 kilometra rreth brendësisë së kontinentit dhe janë të zhytura nën 4800 metra akull.

13- I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.

14- Pika më e lartë e Antarktidës është Vinson Massif plot 4987 metra.

15- Vargmalet Transantarktike shtrihen në jug dhe në perëndim të kontinentit. Ato janë afërisht 3500 kilometra të gjatë, që futen në vargmalet më të gjata në Tokë.

16- Në vitin 2011, afërisht 20000 turistë vizituan gadishullin e Antarktidës, sipas të dhënave të tureve turistike në vend.

17- Në Antarktidë gjendet mali Erebus, vullkani më jugor aktiv në planet dhe i vetmi vend që ka liqenin me llavë.

18- Eksploruesi norvegjez, Roald Amundsen, është njeriu i parë që shkoi në Polin e Jugut. Ai mundi eksploruesin anglez, Rober Falcon Scott, duke arritur në 14 dhjetor të vitit 1911, kur vendosi edhe flamurin norvegjez.

19- Afërsisht 30 shtete operojnë në më shumë se 80 stacione kërkimore në kontinent, sipas shifrave të marra për vitin 2009.

Eksplorojmë

The post Eksplorojmë Antarktidën appeared first on 55 News.

]]>