kontraten Archives - 55 News https://55news.al/tag/kontraten/ Fri, 11 Jan 2019 17:01:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kontraten Archives - 55 News https://55news.al/tag/kontraten/ 32 32 Rinovon kontratën në moshën 52 vjeç, ish-lojtari i Serisë A thyen rekordin https://55news.al/sport/rinovon-kontraten-ne-moshen-52-vjec-ish-lojtari-i-serise-a-thyen-rekordin/ Fri, 11 Jan 2019 17:01:36 +0000 https://new.55news.al/?p=79246 Kazoushi Mirua, një emër ndoshta i panjohur për ditët e sotme, por ai është një futbollist që ka rinovuar kontratën në moshën 51-vjeçare. Shumë pak mund ta besonin që dikush mund të luante në këtë moshë futboll, kur shumica e lojtarëve shkojnë maksimumi 38-vjeç, në mos 40-të. I njohur ndryshe edhe si King Kazu, ai […]

The post Rinovon kontratën në moshën 52 vjeç, ish-lojtari i Serisë A thyen rekordin appeared first on 55 News.

]]>
Kazoushi Mirua, një emër ndoshta i panjohur për ditët e sotme, por ai është një futbollist që ka rinovuar kontratën në moshën 51-vjeçare. Shumë pak mund ta besonin që dikush mund të luante në këtë moshë futboll, kur shumica e lojtarëve shkojnë maksimumi 38-vjeç, në mos 40-të.

I njohur ndryshe edhe si King Kazu, ai ka thyer rekordin që më parë e mbante ish-portieri i Bërton Albion, Kevin Pole. Ai e ndërpreu futbollin e luajtur në moshën 51-vjeçare,në vitin 2014-të.
Ai ka rinovuar edhe për një vit, dhe do të luajë futboll deri sa të shkojë 52-vjeç me ekipin e Jokohama në “J2 Ligue” të Japonisë. Mirua, ka qenë pjesë e skuadrës së Xhenoas në Seria A në sezonin 1993-1994, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Santosit në Brazil.

 

The post Rinovon kontratën në moshën 52 vjeç, ish-lojtari i Serisë A thyen rekordin appeared first on 55 News.

]]>
Google “tërhiqet” nga oferta 10 miliardë dollare për kontratën e Pentagonit https://55news.al/aktualitet/google-terhiqet-nga-oferta-10-miliarde-dollare-per-kontraten-e-pentagonit/ Wed, 10 Oct 2018 10:49:25 +0000 https://new.55news.al/?p=56630 Google është tërhequr nga një kontratë informatash miliarda dollarëshe për shërbimet e ruajtura në internet me Pentagonin sepse projekti bie konflikt me misionin e saj të korporatës. Në një deklaratë Google tha se po e tërhiqte ofertën për një program të njohur si Infrastruktura e Përbashkët e Mbrojtjes së Ndërmarrjeve (JEDI). “Ndërsa ne po punojmë […]

The post Google “tërhiqet” nga oferta 10 miliardë dollare për kontratën e Pentagonit appeared first on 55 News.

]]>
Google është tërhequr nga një kontratë informatash miliarda dollarëshe për shërbimet e ruajtura në internet me Pentagonin sepse projekti bie konflikt me misionin e saj të korporatës. Në një deklaratë Google tha se po e tërhiqte ofertën për një program të njohur si Infrastruktura e Përbashkët e Mbrojtjes së Ndërmarrjeve (JEDI).

“Ndërsa ne po punojmë për të mbështetur qeverinë amerikane me risitë tona në shumë fusha, ne nuk do japim ofertë për kontratën e JEDI sepse së pari nuk mund të sigurohemi se do të përputhej me parimet tona dhe së dyti, kishte pjesë të kontratës që ishin jashtë fushëveprimit me certifikatat tona aktuale të qeverisë “, thuhet në deklaratën e Google. Ofertat për kontratën prej 10 miliardë dollarësh do të mbahen deri të premten, më 12 tetor. Kontrata po shihet edhe nga Microsoft, Oracle dhe Amazon.

Drejtuesit dhe punonjësit e Google kanë qenë në kundërshtim me kontratat e qeverisë amerikane. Më shumë se 4,000 punonjës nënshkruan një peticion këtë vit duke kërkuar “një politikë të qartë duke deklaruar se as Google as kontraktuesit e saj nuk do të ndërtojnë kurrë një teknologji lufte”. Rreth një duzinë punonjësish dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. CNN njoftoi në qershor se Google nuk do ta rinovojë kontratën për programin e Pentagonit ‘Project Maven’ kur të përfundojë në mars të vitit 2019. Programi përdor inteligjencën artificiale për të rritur goditjet e telasheve.

Google tha se mund të ketë qenë e interesuar për ofertën nëse do të ndodhej në kushte të tjera. Por Pentagoni pretendon se të plotësojë ato që Google kërkon do të ishte komplekse dhe do të ngadalësonte migrimin e të dhënave. Google tha se do të “vazhdojë të ndjekë punën strategjike për të ndihmuar klientët shtetërorë, vendorë dhe federalë të modernizojnë infrastrukturën e tyre dhe të përmbushin kërkesat kritike të misionit”.

The post Google “tërhiqet” nga oferta 10 miliardë dollare për kontratën e Pentagonit appeared first on 55 News.

]]>
Skandaloze/ Klubi prish kontratën me kongolezin, ”Futbollistët tanë duhet të jenë të bardhë” https://55news.al/sport/skandaloze-klubi-prish-kontraten-me-kongolezin-futbollistet-tane-duhet-te-jene-te-bardhe/ Fri, 20 Jul 2018 14:21:26 +0000 https://new.55news.al/?p=36595 Ndonëse jemi në vitin 2018 racizmi është një nga problemet kryesore që prek çdo fushë dhe çdo vend të botës. “Ngjyra e fanellës sonë është e zezë, por lojtarët tanë duhet të jenë të bardhë”, një deklaratë e tillë është bërë në Rusi, vendin ku deri në javën e kaluar kishte tifozë nga e gjithë […]

The post Skandaloze/ Klubi prish kontratën me kongolezin, ”Futbollistët tanë duhet të jenë të bardhë” appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse jemi në vitin 2018 racizmi është një nga problemet kryesore që prek çdo fushë dhe çdo vend të botës.

“Ngjyra e fanellës sonë është e zezë, por lojtarët tanë duhet të jenë të bardhë”, një deklaratë e tillë është bërë në Rusi, vendin ku deri në javën e kaluar kishte tifozë nga e gjithë bota në një Botëror tepër emocionues dhe që u organizua në mënyrë të përkryer nga autoritetet.

Deklarata e mësipërme është bërë ndaj një lojtari i cili “fajin” e vetëm që është me origjinë kongoleze dhe ka ngjyrën e lëkurës më të errët se bashkëkombasit e tij. Bëhet fjalë për Erving Botaka-Yoboma, një 19-vjeçar premtues që luan te Torpedo Moska, skuadër e kategorisë së dytë ruse.

 “Marca” raporton se klubi është detyruar të prishë kontratën me lojtarin duke iu në shtruar kështu presionit të tifozerisë, që nuk pranonte të kishte në skuadër një lojtar me ngjyrë. Madje tifozët kishin publikuar edhe një deklaratë, ose më mirë të themi një kërcënim ndaj Torpedos. “Nëse traditat dhe rregullat tona nuk respektohen do ta shohim se kujt do t’i vijë më shumë keq në fund për këtë”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Rusë, Alexander Zotov, i cili tha: “Është e qartë që pas Botërorit ka pasur një ndryshim në sjellje, por ka ende idiotë në qarkullim”.

The post Skandaloze/ Klubi prish kontratën me kongolezin, ”Futbollistët tanë duhet të jenë të bardhë” appeared first on 55 News.

]]>
ERE miraton kontratën e re për marrëdhënien mes KESH dhe OSHEE https://55news.al/aktualitet/ere-miraton-kontraten-e-re-per-marredhenien-mes-kesh-dhe-oshee/ Mon, 18 Jun 2018 08:13:17 +0000 https://new.55news.al/?p=27079 Për të paktën tre muaj Enti Rregullator i Energjisë (ERE) u përfshi në diskutime për të gjetur dakordësi mbi marrëdhënien e re që do të kenë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) duke e finalizuar këtë në një kontrate të re tip. Javën e parë të qershoritky Ent ka arritur të […]

The post ERE miraton kontratën e re për marrëdhënien mes KESH dhe OSHEE appeared first on 55 News.

]]>
Për të paktën tre muaj Enti Rregullator i Energjisë (ERE) u përfshi në diskutime për të gjetur dakordësi mbi marrëdhënien e re që do të kenë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) duke e finalizuar këtë në një kontrate të re tip. Javën e parë të qershoritky Ent ka arritur të miratojë këtë kontratë e cila ka fuqi për periudhën nga 1 janari 2018 deri në 31 dhjetor 2018. Procesi në vetvete duket se nuk ka qenë i lehtë për kompanitë publike pasi në arbitrim ERE ka thërritur edhe Ministrinë për Infrastrukturën dhe Energjinë, Autoritetin e Konkurrencës si dhe USAID. Në finale, pasi KESH dhe OSHEE kanë prezantuar kërkesat e tyre Enti ka vendosur që të pranojë pjesërisht propozime nga të dyja palët. Por çfarë ka sanksionuar kontrata e Re?

Sasia e kontraktuar

“Blerësi, brenda afateve të përcaktuara nga Shitësi, është i detyruar të konfirmojë mbi mundësinë që ka për të pranuar energjinë e ofruar nga Shitësi sipas parashikimeve në pikën 2. Ne rast se Blerësi, brenda afateve të përcaktuara nga Shitësi, nuk konfirmon mbi mundësinë që ka për të pranuar energjinë e ofruar nga Shitësi sipas pikës 2, oferta quhet e refuzuar” thuhet në kontratë. Kjo do të thotë që OSHEE duhet të respektojë afatet e konfirmimit të energjisë së ofruar nga KESH në të kundërt oferta quhet e refuzuar dhe KESH mund të shesë tepricën në tregun e lirë.

Parashikimi i sasisë së energjisë

Kontrata e re parashikon gjithashtu se OSHEE duhet që brenda 7 ditësh nga data e livrimit t’i dërgojë KESH-it gjithë të dhënat që lidhen me parashikimin e ngarkesës për muajin pasardhës me bazë javore/ditore të ngarkesës. Po kështu blerësi jo më vonë se dita e mërkurë e çdo jave, do ti dërgojë Shitësit gjithë të dhënat që lidhen me parashikimin e ngarkesës së klientëve fundorë për javën në avance me bazë ditore/orare të ngarkesës.

Të drejtat dhe detyrimet e palëve

Një pikë tjetër e rëndësishme është ajo e marrëdhënies që do të ketë KESH me OSHEE në rastet e mbiprodhimit të energjisë. KESH mund të kërkojë nga shpërndarja që të rrisë sasinë e energjisë që merr nga gjenerimi por në rast se nuk arrihet dekoruesi kalendari që zbatohet është ai i dakordësuar në fazën e parë.

“Shitësi do të livrojë dhe blerësi do të pranojë sasinë e energjisë elektrike të konfirmuar nga shitësi për blerësin sipas parashikimeve në pikën 2, 3 dhe 4, ose sasitë e rëna dakort me shkrim midis Shitësit she Blerësit. Në rast se nuk do të ketë dakortësi midis palëve, atëherë do të jetë programi i konfirmuar nga shitësi ai që do të zbatohet” thuhet në kontratën e re tip.

Zhdëmtimet dhe kompensimet

Një pikë e rëndësishme e kontratës është ajo që lidhet me zhdëmtimet dhe kompensimet, pra çfarë ndodh kur prodhimi I KESH nuk I përgjigjet kërkesës së OSHEE dhe parashikimit të rënë dakord. Kontrata parashikon si rastet kur mungesa e performacës është nga shitësi ashtu edhe kur ajo vjen nga blerësi.

RASTI I MOS-PERFORMANCËS NGA ANA E SHITËSIT: Në atë shkallë që Shitësi (“Pala Livruese”) nuk i konfirmon Blerësit te gjithë sasinë mujore/javore/ditore të përcaktuar në pikën 1, të nenit 2 të Kontratës por në çdo rast jo më shumë se sasia e nevojshme për furnizimin e klientëve fundorë që përfitojnë nga shërbimi universal I furnizimit dhe kjo paaftësi nuk shfajësohet nga një ngjarje e Forcës Madhore ose nga mos-performanca e Palës tjetër, Blerësi (“Pala Pranuese”) ka të drejtën e një kompensimi për sasinë e energjisë elektrike që rezulton si diferencë ndërmjet sasisë së përcaktuar në pikën 1 të nenit 2 dhe asaj të konfirmuar/nominuar sipas parashikimeve te nenit 4. Në rast se kjo sasi nuk do të plotësohet, atëherë do të kompensohet sipas nenit 5 të VKM – së nr. 244, datë 30.03.2016, i ndryshuar.

RASTI I MOSRESPEKTIMIT NGA ANA E BLERËSIT: Në atë shkallë që programet e dërguara nga Blerësi dhe të konfirmuara nga Shitësi në lidhje me sasinë e energjisë elektrike për muajin përkatës, në përputhje me parashikimet e nenit 4 dhe 5, rezultojnë më të ulëta se sasia e parashikuar në pikën 1 të nenit 2, atëherë shitësi për efekt të llogaritjes së sasisë vjetore të energjisë elektrike në kuadër të detyrimit për shërbim publik, konsiderohet se ka përmbushur detyrimin për periudhën ne fjalë në sasinë e përcaktuar në pikën 1 të nenit 2 të kësaj kontrate.

The post ERE miraton kontratën e re për marrëdhënien mes KESH dhe OSHEE appeared first on 55 News.

]]>