kore Archives - 55 News https://55news.al/tag/kore/ Thu, 08 Nov 2018 11:31:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kore Archives - 55 News https://55news.al/tag/kore/ 32 32 Kore raciste në Shqipëri, grekët vijnë dhe këndojnë himnin e Epirit të Veriut! https://55news.al/aktualitet/kore-raciste-ne-shqiperi-greket-vijne-dhe-kendojne-himnin-e-epirit-te-veriut/ Thu, 08 Nov 2018 11:31:54 +0000 https://new.55news.al/?p=65510 Teksa pritej varrimi i ekstremistit greke Konstandin Kacifas të vrarë gjatë shkëmbimit të armëve me RENEA-n, në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur qindra grekë. Nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit. Ata kanë shpalosur edhe disa flamuj ku shkruhej: “Maqedonia është Greqi” […]

The post Kore raciste në Shqipëri, grekët vijnë dhe këndojnë himnin e Epirit të Veriut! appeared first on 55 News.

]]>
Teksa pritej varrimi i ekstremistit greke Konstandin Kacifas të vrarë gjatë shkëmbimit të armëve me RENEA-n, në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur qindra grekë.

Nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit.

Ata kanë shpalosur edhe disa flamuj ku shkruhej: “Maqedonia është Greqi” dhe “Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin.”

 

Mësohet se janë kthyer 8 shtetas grekë në Kakavijë pasi gjatë kontrollit të imtsishëm është parë se ata mbanin flamuj të Vorio Epirit.

Dyshohet se ata ishin ekstremistë të Agimit të Artë.

The post Kore raciste në Shqipëri, grekët vijnë dhe këndojnë himnin e Epirit të Veriut! appeared first on 55 News.

]]>
SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake https://55news.al/globi/shba-dhe-koreja-e-jugut-kryejne-stervitje-te-perbashketa-ushtarake/ Mon, 05 Nov 2018 08:14:35 +0000 https://new.55news.al/?p=64308 Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur më 5 nëntor stërvitje ushtarake të shkallës së vogël, disa ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarë verikoreanë në Nju Jork. Programi i marinës koreane për shkëmbim ka qenë pjesë e stërvitjeve të pezulluara në muajin qershor, pasi presidenti amerikan, […]

The post SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur më 5 nëntor stërvitje ushtarake të shkallës së vogël, disa ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarë verikoreanë në Nju Jork.

Programi i marinës koreane për shkëmbim ka qenë pjesë e stërvitjeve të pezulluara në muajin qershor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump pati premtuar ndalimin e stërvitjeve ushtarake, pas mbajtjes së samitit me liderin verikorean, Kim Jong Un në Singapor.

Stërvitjet e mëdha vazhdojnë të jenë të pezulluara, mirëpo Uashingtoni dhe Seuli kanë vazhduar të realizojnë stërvitje të përbashkëta të shkallës më të vogël.

Në stërvitjet e tanishme janë duke marrë pjesë 500 marinsa amerikanë dhe jugkoreanë, afër qytetit Pohang.

Ministri jugkorean i Mbrojtjes ka thënë se Seuli dhe Uashingtoni do të vendosin para përfundimit të vitit, nëse do të realizojnë stërvitje masive ushtarake vitin e ardhshëm.

Ndërkohë Pompeo ka thënë për televizionin CBS se në ditët e ardhshme do të takohet me homologun e tij verikorean, Kim Yong Chol, për të diskutuar kërkesat amerikane ashtu që Phenjani të denuklearizohet dhe për plane tjera, duke përfshirë mbajtjen e një samiti të dytë mes liderëve të të dyja shteteve.

“Shpresoj se do të arrijmë përparim, duke përfshirë përpjekjet për t’u siguruar se do të ndodhë një samit i dytë në mes të dy liderëve, ku mund të shtyjmë përpara çështjen e denuklearizimit”, ka shtuar ai.

Trump dhe Kim patën bërë zotime të mëdha në aspektin e denuklearizimit të Gadishullit Korean, mirëpo nga mbajtja e samitit është arritur pak përparim./REL

The post SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake appeared first on 55 News.

]]>
SHBA gati të rindërtojë ekonominë e Koresë së Veriut https://55news.al/globi/shba-gati-te-rindertoje-ekonomine-e-korese-se-veriut/ Sat, 12 May 2018 15:18:59 +0000 https://new.55news.al/?p=15023 Kryediplomati amerikan Mike Pompeo i ka siguruar Koresë së Veriut se Shtetet e Bashkuara do të japin ndihma për të rindërtuar vendin, me kusht që regjimi verior të pranojë çarmatosjen bërthamore. Oferta e sekretarit të shtetit vjen në prag të samitit historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Xhong-un. Shtetet e Bashkuara […]

The post SHBA gati të rindërtojë ekonominë e Koresë së Veriut appeared first on 55 News.

]]>
Kryediplomati amerikan Mike Pompeo i ka siguruar Koresë së Veriut se Shtetet e Bashkuara do të japin ndihma për të rindërtuar vendin, me kusht që regjimi verior të pranojë çarmatosjen bërthamore. Oferta e sekretarit të shtetit vjen në prag të samitit historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Xhong-un.

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Korenë e Veriut të rindërtojë ekonominë, vetëm nëse Peniani pranon të heqë dorë nga armët bërthamore. Ka qenë kjo oferta e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, nga një konferencë për shtyp me gazetarët, pas bisedimeve me ministren e jashtme koreano-jugore në Uashington.

“Nëse kryetari Kim Jong-un zgjedh rrugën e duhur, do të ketë një të ardhme plot paqe dhe mbarësi për popullin e Koresë së Veriut. Nxis Penianin të ndërmarrë një aksion të guximshëm për t’u çarmatosur sa më shpejt,”-deklaroi Pompeo. Por sekretari i shtetit theksoi se diçka e tillë do të kërkojë një “verifikim rrënjësor” nga Shtetet e Bashkuara dhe kombe të tjera.

Më tej gjatë konferencës, sekretari i shtetit pohoi se ai kishte patur bisedime të mira me udhëheqësin verior Kim Jong-un nga takimi i tyre në Penian, më herët gjatë javës. Kujtojmë se gjatë kësaj vizite sekrete, Koreja e Veriut pranoi të lironte 3 të burgosur amerikanë, të cilët u kthyen në Shtetet e Bashkuara me sekretarin Pompeo.

Zhvillimet vijnë si përgatitje për samitin e ardhshëm mes presidentit Donald Trump dhe kryetarit Kim Jong-un, të cilët do të takohen në Singapor më 12 qershor. Dy udhëheqësit, të cilët kanë shkëmbyer kërcënime dhe ofendime më parë, e bënë publike datën pas bisedimeve historike mes dy Koreve në muajin prill.

The post SHBA gati të rindërtojë ekonominë e Koresë së Veriut appeared first on 55 News.

]]>