koreja e jugut Archives - 55 News https://55news.al/tag/koreja-e-jugut/ Mon, 13 Apr 2020 15:13:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png koreja e jugut Archives - 55 News https://55news.al/tag/koreja-e-jugut/ 32 32 Salianji merr shembullin e Koresë së Jugut për COVID 19: Do kishim dalë tani nga karantina https://55news.al/politike/salianji-merr-shembullin-e-korese-se-jugut-per-covid-19-do-kishim-dale-tani-nga-karantina/ Mon, 13 Apr 2020 15:13:53 +0000 https://new.55news.al/?p=155862 Nëse Shqipëria do të përqafonte politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit pa bllokuar lëvizjen në këto momente shqiptarët nuk do ishin në karantinë. Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një statusi në Facebook, iu referua shembullit të Koresë së Jugut, e cila e ka vënë në kontroll tani virusin. STATUSI I PLOTE  Bota kërkon të […]

The post Salianji merr shembullin e Koresë së Jugut për COVID 19: Do kishim dalë tani nga karantina appeared first on 55 News.

]]>
Nëse Shqipëria do të përqafonte politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit pa bllokuar lëvizjen në këto momente shqiptarët nuk do ishin në karantinë.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një statusi në Facebook, iu referua shembullit të Koresë së Jugut, e cila e ka vënë në kontroll tani virusin.

STATUSI I PLOTE

 Bota kërkon të ruajë qytetarët dhe ekonominë, Rama kërkon të ruajë pushtetin personal dhe paratë e një grushti oligarkësh!

Politika e testimit, gjurmimit dhe trajtimit pa bllokuar lëvizjen që përdori Kore e Jugut është vlerësuar gjerësisht nga specialistët dhe ekspertët në gjithë botën!
Testimi në masë dhe gjurmimi do izolonte vetëm qytetarët e infektuar dhe do të lejonte daljen nga karantina duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe kujdesit personal të qytetarëve.
Qeveria e Ramës nuk e përdor testimin masiv dhe gjurmimin pavarësisht se në Shqipëri ka pak raste dhe popullsia ështē e vogël për ta pasur nën kontroll. Shqipëria nuk ka trasnport publik masiv apo veprimtari të medha ku grumbullohen shumë qytetare siç pjesa me e madhe e botës e ka dhe ku ështē pjesa me e rriskuar për tu infektuar me virus, shoqëruar kjo me gatishmëria e publikut për të sakrifikuar privatësinë, për një të mirë më të madhe dhe me izolimin e qytetarëve edhe para marrjes së masave nga qeveria sot do të kishim dalë nga karantina dhe do kufizoheshin shume pak veprimtari!
Shqipëria dhe qytetarët po ja dalin, Rama po deshton dhe po izolon qytetarët sepse ne këtë forme zgjat pushtetin personal, me normalizimin e situates pushteti i Rilindjes merr fund!
Shqiperia ben pa Ramen dhe qeverine, qytetaret nuk bejne dot pa Shqiperine dhe 

The post Salianji merr shembullin e Koresë së Jugut për COVID 19: Do kishim dalë tani nga karantina appeared first on 55 News.

]]>
Kore e Jugut/ Ish-presidentja dënohet me 25 vjet burg për korrupsion https://55news.al/globi/kore-e-jugut-ish-presidentja-denohet-me-25-vjet-burg-per-korrupsion/ Fri, 24 Aug 2018 17:50:25 +0000 https://new.55news.al/?p=44207 Ish-presidentja Park Geun-hye u dënua me 25 vjet burgim të premten, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017. Park u bë udhëheqësja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi atë për shkak të […]

The post Kore e Jugut/ Ish-presidentja dënohet me 25 vjet burg për korrupsion appeared first on 55 News.

]]>
Ish-presidentja Park Geun-hye u dënua me 25 vjet burgim të premten, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017. Park u bë udhëheqësja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi atë për shkak të një skandali korruptiv miliona dollarësh.

Gjykata e Lartë e Seulit provoi që Park, në bashkëpunim me mikun e saj Choi Soon-sil, kanë marrë dhjetëra miliardë fitime nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse në pronësi të saj.

Vendimi i parë për Park Guen-hye u shpall në muajin prill, në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku vetë ish presidentja nuk ishte e pranishme. Atëherë ajo u gjobit me 17 milionë dollarë dhe 24 vjet burg.

The post Kore e Jugut/ Ish-presidentja dënohet me 25 vjet burg për korrupsion appeared first on 55 News.

]]>
Në Korenë e Jugut me WC me vete https://55news.al/globi/ne-korene-e-jugut-me-wc-me-vete/ Thu, 26 Apr 2018 17:32:02 +0000 https://new.55news.al/?p=9541 Do të mbahet nesër takimi mes dy liderëve të dy  Koreve. Bashkë me diktatorin e Koresë së Veriut , në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe […]

The post Në Korenë e Jugut me WC me vete appeared first on 55 News.

]]>
Do të mbahet nesër takimi mes dy liderëve të dy  Koreve.

Bashkë me diktatorin e Koresë së Veriut , në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet.

The Washington Post shkruan që Kim nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, pasi  ato përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij të cilat ai dëshiron t’i mbajë sekret.

Madje, sipas këtij raporti, Kim nuk përdor tualetet publike as brenda shtetit të tij. Në samitin e nesërm pritet të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës me dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore.

The post Në Korenë e Jugut me WC me vete appeared first on 55 News.

]]>
Takim i rëndësishëm politik në një vend të veçantë mes liderëve të dy Koreve https://55news.al/globi/takim-i-rendesishem-politik-ne-nje-vend-te-vecante-mes-lidereve-te-dy-koreve/ Tue, 17 Apr 2018 15:31:51 +0000 https://new.55news.al/?p=7003 Do të zhvillohet më 27 prill takimi ndërmjet Presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-it dhe atij të Koresë së Veriut Kim Jong-ut. Ky takim është vendosur të mbahet në fshatin Panmunjom. Disa zyrtarë të Koresë Jugore mund të vizitojnë Korenë Veriore për të finalizuar detajet për samitin e parë që prej vitit 2007, ku […]

The post Takim i rëndësishëm politik në një vend të veçantë mes liderëve të dy Koreve appeared first on 55 News.

]]>
Do të zhvillohet më 27 prill takimi ndërmjet Presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-it dhe atij të Koresë së Veriut Kim Jong-ut. Ky takim është vendosur të mbahet në fshatin Panmunjom.

Disa zyrtarë të Koresë Jugore mund të vizitojnë Korenë Veriore për të finalizuar detajet për samitin e parë që prej vitit 2007, ku të dyja vendet  do të punojnë në shfuqizimin e programit nuklear, thuhet sipas një burimi të Koresë Jugore, raporton “Haaretz”.

Ligjbërësit nga dyja shtetet fqinje janë duke negociuar detajet për t’ia bashkangjitur një deklaratë që do t’i japë fund konfrontimit, citon “CNBC”.

Pas takimit mes dy presidentëve koreanë në mars, shefi i sigurisë nacionale të Koresë Jugore dhe ai i veriut ishin të përkushtar në denuklearizimin e gadishullit korean dhe aranzhimin e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ne presim që samiti të konfirmojë vullnetin e denuklearizimit (të Koresë së Veriut) dhe shpresoj që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Veriun në lidhje me këtë çështje,” presidenti koreano-jugor.

Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që imponohet që nga testimi i parë bërthamor i Koresë së Veriut më 2006 dhe të forcuara gjatë dekadës së kaluar synojnë të ulin sanksionet tregtare ndaj Koresë Veriore.

The post Takim i rëndësishëm politik në një vend të veçantë mes liderëve të dy Koreve appeared first on 55 News.

]]>