kori Archives - 55 News https://55news.al/tag/kori/ Wed, 21 Aug 2019 13:35:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kori Archives - 55 News https://55news.al/tag/kori/ 32 32 Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” performon në Berlin https://55news.al/kulture/kori-i-vajzave-te-liceut-artistik-jordan-misja-performon-ne-berlin/ Wed, 21 Aug 2019 13:35:33 +0000 https://new.55news.al/?p=114460 Dyzet vajza nga Liceu Artistik “Jordan Misja” kanë performuar në “Takimin Ndërkombëtar të Koreve” në Berlin duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thotë se vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar […]

The post Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” performon në Berlin appeared first on 55 News.

]]>

Dyzet vajza nga Liceu Artistik “Jordan Misja” kanë performuar në “Takimin Ndërkombëtar të Koreve” në Berlin duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thotë se vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë.

“Për herë të dytë tashmë, kori i 40 vajzave të liceut ka kënduar duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman. Vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë”, -thotë ministrja.

Grupi shqiptar është bërë pjesë gjithashtu e një sërë aktiviteteve të tjera të përbashkëta si workshop-et, provat, vizitat pranë familjeve gjermane, ato turistike, kulturore etj.

Pas pjesëmarrjes në evente të shumta ndërkombëtare, ky është edhe bashkëpunimi i dytë me Korin e Vajzave të Berlinit, pas atij të 2017-tës. / atsh

The post Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” performon në Berlin appeared first on 55 News.

]]>
Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni https://55news.al/kulture/gjakova-ben-bashke-shtate-kore-nga-rajoni/ Wed, 27 Feb 2019 11:51:19 +0000 https://new.55news.al/?p=87739 Shtatë kore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia u bënë bashkë në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “A Cappella”, në Gjakovë të Kosovës. Shqipëria u përfaqësua nga Shkodra, me korin “Rozafa Ekspresion”, drejtuar nga profesor Zef Çoba të cilët interpretuan disa nga këngët më të bukura shqiptare, por edhe kryevepra botërore Por mikpritja […]

The post Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni appeared first on 55 News.

]]>
Shtatë kore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia u bënë bashkë në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “A Cappella”, në Gjakovë të Kosovës.

Shqipëria u përfaqësua nga Shkodra, me korin “Rozafa Ekspresion”, drejtuar nga profesor Zef Çoba të cilët interpretuan disa nga këngët më të bukura shqiptare, por edhe kryevepra botërore

Por mikpritja që ju bë Shkodrës detyroi që kori të dalë jashtë repertorit e të sjellë të tjera pjesë si hymnin: Porsi fleta e ejllit të Zotit e Fishtës, raporton “OraNews”.

Drejtuesit e festivalit vlerësuan arritjet e këtij viti, duke u shprehur se ky bashkim i jep më shumë vlera këtij organizimi.

Rauf Dhomi, organizator, tha se ky organizim është menduar për t’i afruar të gjitha trevat së bashku.

Zef Çoba, dirigjent, tha se “muzika luan një rol shumë të madh për vëllazërimin e popujve”.

“Kolosët e muzikës kanë kompozuar kryevepra që interpretohen në gjithë anët e botës”, tha Çoba.

Befasues ishte interpretimi i grupit arbëresh që solli pjesë nga përkujtimi i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Në fund për pjesëmarrësit u ndanë edhe vlerësimet, duke i lënë takim në edicionin e radhës pas një viti.

The post Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni appeared first on 55 News.

]]>
‘Zanat’ dhe Kori ‘Siparantum’ dëshmuan veten para publikut të Prishtinës https://55news.al/kulture/zanat-dhe-kori-siparantum-deshmuan-veten-para-publikut-te-prishtines/ Fri, 05 Oct 2018 12:21:11 +0000 https://new.55news.al/?p=55218 Prishtina International Vocal Festival mbrëmë shënoi natën e dytë koncertale në Amfiteatrin e Ri të Bibiotekës Universitare, prej ku u dëgjuan zëra të njohur nga Kosova. Ansambli “Zanat” u ngjit për herë të dytë brenda këtij viti në skenën e sallës. Që në pozicionimin e tyre në skenë rrëmbyen duartrokitjet e publikut për veshjet e […]

The post ‘Zanat’ dhe Kori ‘Siparantum’ dëshmuan veten para publikut të Prishtinës appeared first on 55 News.

]]>
Prishtina International Vocal Festival mbrëmë shënoi natën e dytë koncertale në Amfiteatrin e Ri të Bibiotekës Universitare, prej ku u dëgjuan zëra të njohur nga Kosova.

Ansambli “Zanat” u ngjit për herë të dytë brenda këtij viti në skenën e sallës. Që në pozicionimin e tyre në skenë rrëmbyen duartrokitjet e publikut për veshjet e tyre me elemente kombëtare, duke treguar qysh në fillim edhe për përmbajtjen e këngëve . Ansambli “Zanat” u themelua në fund të vitit 2017 dhe që atëherë po vazhdojnë të ngjallin këngët e vjetra shqipe, të pakënduara për një kohë të gjatë.

Me paraqitjen e tyre të parë në Beograd në Festivalin “Mirëdita, dobar dan” ato ishin rikthyer nga publiku përmes duartrokitjeve. Ndryshe nga herët tjera, ky koncert i ansamblit “Zanat” erdhi e u mbyll pa instrumente muzikore duke e lënë publikun të përqendruar vetëm në zërat e tyre.

“Mirë mrama” me kompozim të Lorenc Antonit hapi mbrëmjen. Dy shami të kuqe të ngjitura pranë mbajtëses së partiturave ishin elementet e dasmës, e cila dukej se po hapej me këtë këngë. Pas dy veprave të tjera, sopranot Adelina Thaçi- Meta dhe Elida Kryeziu vendosën mbi kokë shamitë e kuqe, duke filluar kështu vajtimin e natës së kanagjegjit së bashku me zërat e Arstina Kadriut e Albana Piperkut, zërat e tyre që kumbonin në këtë vajtim u përcollën me zërin e Diellza Sylejmanit, të përcjellë më pas nga ai i Adelina Thaçit duke e sjellë interpretimin e tekstit tek publiku.

Kjo këngë mbrëmë erdhi e aranzhuar nga Kushtrim Gashi, pasuar nga vepra tjetër po ashtu e këtij kompozitori “Po vijn’ krushqit”, e për tu larguar nga skena me këngën “Sa bukur” të aranazhuar nga kompozitori Memli Kelmendi. Gjithë kjo përmbledhje mes zërave të veçantë të këtij ansambli që nga përshëndetja e pritjes së mysafirëve në shtëpi e deri tek himnizimi i nuses, solli ceremoninë e dasmës përmes lidhjes interpretuese të këngëve.

Diellza Sylejamni- Veseli nga ansambli “Zanat” tregoi se disa nga veprat janë shkruar detajisht për këtë ansambël ndërsa përmes këtij konceti kanë pasqyruar ceremoninë e dasmës.

“Këto këngë janë të porositura veçmas për këtë festival nga organizatorët e festivalit të cilët na kanë bërë ftesën. Kompozitorët e rinj si Memli Kelmendi, Kushtrim Gashi e Hajrullah Syla i kanë përpunuar këto këngë të rëndësishme për traditën tonë. Koncerti ynë ka pasqyruar ceremoninë e dasmës që nga kënga e parë deri në përmbyllje me këngën “Sa bukur na ka dalë nusja”. Duket sikur jemi risi në komunitetin tonë dhe programi atraktiv po bën që publiku të na mirëpres dhe ne po ndihemi shumë mirë”, u shpreh mëzo-sopranoja Diellza Sylejmani- Veseli.

Kori “Siparantum” erdhi për të dominuar pjesën më të madhe të koncertit dirigjuar nga dirigjenti e kompozitori Memli Kelmendi. Kori Siparantum u themelua në bazë të një trashëgimie artistike të këndimit koral në Pejë. Kori u krijua nga vullneti i lirë i qytetarëve nga zona dhe kategori të ndryshme për të dhënë dashuri, besim dhe shpresë duke i kënduar të gjithë atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë të botës.

Me lëvizje në skenë e gjestikulacion të pasur ata përmbyllën programin e tyre mjaft të ngjeshur e atraktiv me vepra të kompozitorëve të huaj. Vepra e Edward Boatner e aranzhuar nga Jospine Poelitinitz erdhi me vokal të Erijon Palucaj e përcjellë nga Arita Bajraktari. Vepra e njohur “Bohemian Rhapsody” erdhi pothuajse në fund të programit, me solist Matej Karaqi e përcjellë në piano nga Agron Shujaku. Me duartrokitje, lëvizje poshtë skenës dhe lart, përkulje e vrapim, “Siparantum” dëshmoi veçantinë e vet e Memli Kelmendi duke U bërë pjesë e këtyre lëvizjeve në përfaqësim të veprave dëshmoi se nuk është nga ata dirigjentët klasikë që dirigjimin e udhëheqë vetëm përmes duarve.

Kelmendi tregoi se katër vepra janë përgatitur enkas për këtë edicion të festivalit ndërsa tha se që në fillim të krijimiT të korit kanë tentuar të sjellin diçka krejtësisht ndryshe, edhe skenikisht duke përfshirë në program vepra moderne dhe duke iu përshtatur atyre. Kelmendi i cili është edhe dirigjent permanent i korit “Siparantum” pohon se kjo nuk është aspak e lehtë dhe për këtë i falënderohet “Siparantum” që në formë vullnetare, me sakrificë të madhe mundohen t’i ruajnë vlerat shqiptare.

“Duke qenë se veprat në program janë vepra moderne, as unë s’mund të qëndroj indiferent, pra nuk mund të dirigjoj ndryshe sepse janë vepra të tilla dhe skenikisht mundohem t’i realizoi në atë mënyrë. Ne i jemi shumë mirënjohës Hajrullahut për ftesën dhe kjo është më e mira, kur dy dirigjentë bashkohen dhe e përkrahin punën e njëri-tjetrit”, u shpreh Kelmendi për KultPlus.

Salla e mbushur plot priti dhe përcolli me shumë duartrokitje të dy paraqitjet në skenë, duke dëshmuar interesimin për koncerte të tilla. Në mesin e atyre që kishin ardhur për ta ndjekur festivalin ishte dhe kontratenori Safet Berisha, i cili tha se të dy koncertet ishin të veçanta.

“Ansambli “Zanat” për mua janë një ansambël i veçantë me këngë të traditës tonë shqiptare dhe ishte mjaft aktrakitv. Po ashtu dhe performuesit e koncertit të dytë sonte dëshmuan punën e tyre të vazhdueshme dhe me të vërtetë na kanë befasuar për të mirë dhe kjo është si nismë e mirë që të ketë kore edhe në qytete të tjera jashtë Prishtinës”, u shpreh Berisha për KultPlus.

Mbrëmja e radhës pritet të mbahet me datë 6 tetor, ku në skenë do të paraqitet kori i femrave nga Shkupi me dirigjent Sasho Tatarchevski. Koncerti do të mbahet tek Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare.

The post ‘Zanat’ dhe Kori ‘Siparantum’ dëshmuan veten para publikut të Prishtinës appeared first on 55 News.

]]>
Kori i Kukuvajkave prej 24 orësh është duke vajtuar! https://55news.al/opinion/kori-i-kukuvajkave-prej-24-oresh-eshte-duke-vajtuar/ Sun, 27 May 2018 09:50:52 +0000 https://new.55news.al/?p=20007 Nga Tritan Shehu Ne fakt ai ka shpallur “Zi” kolektive….. sepse PD nuk ra ne “gacken” vrastare ku po perpiqeshin ta shtynin ate e Protesten tone te djeshme. Nje proteste masive e dinjitoze, me vlera te medha morale dhe qytetare, me mesazhe te qarta per sot e per neser, do ta percaktoja une. Ata qe […]

The post Kori i Kukuvajkave prej 24 orësh është duke vajtuar! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu

Ne fakt ai ka shpallur “Zi” kolektive….. sepse PD nuk ra ne “gacken” vrastare ku po perpiqeshin ta shtynin ate e Protesten tone te djeshme.

Nje proteste masive e dinjitoze, me vlera te medha morale dhe qytetare, me mesazhe te qarta per sot e per neser, do ta percaktoja une.

Ata qe kishin enderuar ne netet e errta te tyre, te ndillnin vecse “gjak” e shkaterrime per dje, sot po vajtojne e lebetisin, pikerisht se PD e tregoi veten te denje per vlerat e saj, moralin e perkatesine europiane.

PD dhe Basha dje me qendrimet, veprimet e mesazhet, me vendosmerine per te shmangur provokacionet ku “sorrat” u perpoqen ta shtynin, konfirmoi edhe nje here se ajo eshte e vetmja force politike, qe mund te permbushi endrat tona.

Pjesemarja dhe mbeshtetja mbare popullore, qe perseri na u dha dje, konfirmoi pikerisht ate per te cilen po qajne “kukuvajkat” sinkronimin e mbeshtetjen tone nga aspiratat e shqiptaret ne shumicen dermuese.

Ne fakt nuk kishte asnje premise qe PD dje te binte ne “kurthin” e vajtovinave te sotme…. ishte vecse nje iluzion e perpjekje e tyre mjerane, me kujton “dhelpren e rrushin”.

The post Kori i Kukuvajkave prej 24 orësh është duke vajtuar! appeared first on 55 News.

]]>