koronavirues Archives - 55 News https://55news.al/tag/koronavirues/ Sun, 23 Feb 2020 09:41:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png koronavirues Archives - 55 News https://55news.al/tag/koronavirues/ 32 32 Mjeku i njohur: Ja kush është mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit https://55news.al/aktualitet/mjeku-i-njohur-ja-kush-eshte-mbrojtja-me-e-mire-ndaj-koronavirusit/ Sun, 23 Feb 2020 09:41:52 +0000 https://new.55news.al/?p=146471 Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka ftuar qytetarët që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm. “Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjienën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka […]

The post Mjeku i njohur: Ja kush është mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka ftuar qytetarët që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjienën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në parandalimin po ashtu edhe në kufizimin e rasteve me Covid-19. ‘Kushtojnë’ shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme”, shprehet mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.

Mjeku i mirënjohur ka ftuar qytetarët që të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku duke i ftuar që të kuptojmë mesazhet që na vijnë nga specialistët e fushës së epidemiologjisë.
 

“Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB… Para rrezikut iminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pabukta… Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mendjekthjellët dhe vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai./atsh/

The post Mjeku i njohur: Ja kush është mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
Del nga karantina studentja shqiptare dhe 41 të evakuarit nga Kina https://55news.al/aktualitet/del-nga-karantina-studentja-shqiptare-dhe-41-te-evakuarit-nga-kina/ Fri, 14 Feb 2020 11:08:51 +0000 https://new.55news.al/?p=144883 Ankara – Një shqiptare bashkë me 41 persona të tjerë, që ishin futur në karantinë në Turqi pasi ishin evakuar nga Wuhani i Kinës më 1 shkurt, dolën nga spitali të premten, njoftoi Anadolu Agency. Emri i  shqiptares nuk jepet, por u bë e ditur që në fillim të muajit si Silvana Doçi. (Lexo më shumë) Sipas […]

The post Del nga karantina studentja shqiptare dhe 41 të evakuarit nga Kina appeared first on 55 News.

]]>
Ankara – Një shqiptare bashkë me 41 persona të tjerë, që ishin futur në karantinë në Turqi pasi ishin evakuar nga Wuhani i Kinës më 1 shkurt, dolën nga spitali të premten, njoftoi Anadolu Agency.

Emri i  shqiptares nuk jepet, por u bë e ditur që në fillim të muajit si Silvana Doçi. (Lexo më shumë)

Sipas Anadolu Agency, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë tha se asnjë prej tyre –  32 turq, 6 azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe 1 shqiptar –  nuk treguan asnjë shenjë të COVID-19, sëmundjes se shkaktuar prek koronavirusit vdekjeprurës.

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, të 42 personat u futën në karantinë për 14 ditë dhe tani kanë dalë nga spitali,” tha Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca për gazetarët.

Ai tha se një mori analizash iu bënë për t’u siguruar se asnjë prej tyre nuk ishte mbartës i koronavirusit të ri, të njohur si nCOL-2019.

Të gjitha ata ishin evakuar nga Wuhani, epiqendra e shpërthimit të virusit me një avion special ushtarak të dërguar nga Turqia më 1 shkurt.

Personeli mjekësor, personali ushtarak dhe gazetarët që ishin pjesë e misionit të shpëtimit kishin dalë më herët nga karantina , në 11 shkurt./ar.sh/SYRI.NET

FOTO: Grupi që u nis me avionin turk, nga Kina

The post Del nga karantina studentja shqiptare dhe 41 të evakuarit nga Kina appeared first on 55 News.

]]>