kosoven Archives - 55 News https://55news.al/tag/kosoven/ Sun, 24 Feb 2019 16:07:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kosoven Archives - 55 News https://55news.al/tag/kosoven/ 32 32 Për Kosovën, flasin 3 presidentë e 1 kryeministër https://55news.al/opinion/per-kosoven-flasin-3-presidente-e-1-kryeminister/ Sun, 24 Feb 2019 16:07:43 +0000 https://new.55news.al/?p=87292 Lajmi i mirë është që ata u përballën vërtet keq. Kjo është e vetmja gjë mbi të cilën presidentët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord pas një debati të ashpër publik në fundjavë që tregoi qartë se sa e vështirë do të jetë për ta të arrijnë një marrëveshje paqeje, edhe dy dekada pas përfundimit […]

The post Për Kosovën, flasin 3 presidentë e 1 kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
Lajmi i mirë është që ata u përballën vërtet keq.

Kjo është e vetmja gjë mbi të cilën presidentët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord pas një debati të ashpër publik në fundjavë që tregoi qartë se sa e vështirë do të jetë për ta të arrijnë një marrëveshje paqeje, edhe dy dekada pas përfundimit të luftës midis vendeve të tyre.

Si Hashim Thaçi i Kosovës edhe Aleksandër Vuçiç i Serbisë thanë se komunikimi me nerva ishte i dobishëm pasi varrosi çdo shpresë të rremë se mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë. Megjithatë, ata përballen me presion të fortë nga Perëndimi për të ecur përpara.

Në diskutimin e tyre në Konferencën e Sigurisë në Munih, një takim i përvitshëm i liderëve, ligjvënësve dhe ekspertëve të politikës nga e gjithë bota në një hotel luksoz, Vuçiç e Thaçi bënë akuza të ndërsjella për luftën dhe debatuan se kush e ka fajin për ndërprerjen aktuale të dialogut të përkrahur nga BE që ka si synim sheshimin e diferencave.

Por BE dhe SHBA po i nxitin liderët që të kthehen në linjë. Donald Trump iu ka shkruar letra që i inkurajon të arrijnë një marrëveshje e cila do të mbyllte kapitullin e luftës së fundit nga një seri luftërash në ish-Jugosllavi në vitet ‘90.

Për BE, akordi do të ulte ndjeshëm shanset që lufta e ftohtë midis Serbisë e Kosovës të rimerrte zjarr. BE dhe SHBA janë të prirura ta afrojnë më tepër me Perëndimin Ballkanin Perëndimor, duke reduktuar në këtë mënyrë influencën e Rusisë, Turqisë dhe fuqive të tjera rivale në rajon.

Në qendër të konfliktit qëndron statusi i Kosovës.

Territori, popullsia e të cilit është kryesisht shqiptarë etnikë, deklaroi pavarësinë nga Serbia 11 vjet më parë dhe është njohur nga më tepër se 100 vende. Por Serbia e konsideron atë si një provincë të shkëputur dhe kjo pikëpamje përkrahet nga vende si Rusia, Kina dhe pesë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Liderët perëndimorë shpresojnë se fundi i konfliktit të gjatë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nxitë Kosovën e Serbinë të ecin në këtë rrugë.

Në Munih, Johannes Hahn, komisioneri i BE për marrëdhëniet me fqinjët, ftoi Vuçiç dhe Thaçin të arrinin marrëveshjen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual në vjeshtë.

Por debati i së shtunës tregoi se sa e vështirë është për t’u arritur.

Gjatë fundjavës në Munih, POLITICO foli me tre burrat që do të vendosin se si do të shkojnë gjërat — Vuçiç, Thaçi dhe Ramush Haradinaj— si dhe me Presidentin e Malit të Zi Milo Xhukanoviç, vendi i të cilit kufizohet me Serbinë e Kovosën bashkë.

Kritikët e të katër këtyre liderëve thonë se ata drejtojnë ‘stabilitokraci’ — qeveri që pretendojnë se përkrahin vlerat perëndimore por janë autoritare dhe të korruptuara. Vuçiç e Xhukanoviç po përballen me protesta në rrugë ndërsa Kosova është goditur nga grevat. Por asnjëri prej tyre nuk duket se ka ndërmend të dalë së shpejti nga skena politike.

Ja një përmbledhje e asaj çka kishin për të thënë.

Aleksandar Vuçiç: Në kërkim të një trashëgimie

Në një dhomë hoteli të shtunën në mbrëmje, zëri i Vuçiçit kumbonte plot nerv në disa momente, ndërsa në momente të tjera fliste pothuajse me pëshpërimë.

Ai e bëri të qartë se nuk do të riniste bisedimet për sa kohë që Kosova nuk hiqte tarifën 100% të vendosur mbi produktet serbe në nëntor si kundërpërgjigje e përpjekjeve të Beogradit për të bllokuar anëtarësinë e Kosovës në Interpol. Ai tha se do të kthehej menjëherë në Bruksel për të rinisur dialogun nëse tarifat hiqen.

I informuar se Haradinaj, ideatori i vendosjes së tarifave, kishte thënë se ato do të hiqeshin sapo të arrihej një marrëveshje finale, Vuçiç u përgjigj: ‘E dija që ishte i papërgjegjshëm, por jo kaq shumë’.

Ai u bëri thirrje fuqive të jashtme të ushtronin ‘presion pozitiv’ mbi të gjitha anët, duke e bërë të qartë se dëshirojnë të shohin një marrëveshje dhe duke ofruar nxitës për të ndihmuar arritjen e saj. Por tha: ‘Bëhet fjalë për më tepër se sa ne, serbët e shqiptarët, të themi të vërtetën’.

Ai tha se dy palët duhet të jenë të lira të diskutojnë se ku duhet vendosur kufiri i përbashkët, megjithëse bisedat për një shkëmbim të mundshëm territoresh ngjalli kritika në rajon dhe ndau fuqitë ndërkombëtare.

Vuçiç e ftohu entuziazmin e BE për idenë se marrëveshja për emrin e Maqedonisë së Veriut mund të sillte një moment të ngjashëm për marrëveshjen midis Serbisë e Kosovës.

‘Kjo tregon se Evropa kishte nevojë për lajme të mira, por nuk ka lidhje me situatën midis Beogradit e Prishtinës. Nuk mund të krahasohet, është 100 herë më e vështirë’.

Por, theksoi se marrëveshja duhet arritur: ‘Ndryshe, do të përballemi me një katastrofë’.

Vuçiç tha se ai motivohet nga një qëllim më i madh se politika e përditshme në arritjen e marrëveshjes me Kosovën, çka mund të jetë jopopullore në vendin e tij.

‘Unë besoj në trashëgimin e dikujt, kjo është ajo çka dua të shoh’.

Hashim Thaçi: Njeriu në mes

Ish-lideri i UÇK-së e sheh veten në pozitë të vështirë. Vitin e kaluar ai ngriti idenë e korrigjimit të kufijve, sipas së cilës mund të falen territore të Kosovës me qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Por marrëveshja nuk është arritur dhe rivali i tij, Haradinaj, ish-komandant në UÇK, ka fituar mbështetje popullore me imponimin e tarifave dhe kundërshtimin e çdo ndryshimi kufijsh.

Duke folur me një grup të vogël reporterësh në korridorin e hotelit në Munih, Thaçi e bëri të qartë se ai preferon një linjë më të butë se Haradinaj për çështjen e tarifave. Ai sugjeron se për to mund të diskutohet në një proces paralel ndërsa zhvillohen edhe bisedimet për marrëveshjen e paqes.

‘Të bësh politikë do të thotë të jesh kreativ’, tha ai.

I pyetur nëse Kosova tani flet me dy zëra, ai e ktheu nga shqipja në anglisht për t’u përgjigjur: ‘Ne kemi një zë — të gjithë jemi për dialog, bisedime, për marrëveshje’.

Për marrëdhënien me Haradinajn, ai tha: ‘Edhe brenda familjes njerëzit kanë diferenca… Kemi qenë bashkëluftëtarë dhe fituam luftën e kemi punuar për pavarësinë së bashku dhe tani po punojmë për marrëveshjen përfundimtare’.

Ndonëse parlamenti i Kosovës ka vendosur tashmë një platformë bisedimesh që i përjashton ndryshimet e kufijve, Thaçi refuzoi të thoshte se ideja është jashtë tavoline.

‘Ne duhet të arrijmë një marrëveshje që përcakton ku është kufiri dhe që duhet të njohim kufijtë e njëri-tjetrit’, tha.

Për sa i përket retorikës së ashpër të Vuçiçit, Thaçi tha se nuk i bën përshtypje. ‘Jam mësuar me dramat dhe aktrimin e tij’, u përgjigj.

Thaçi duket se do të shfrytëzojë presionin ndërkombëtar për të bindur Haradinajn të heqë tarifat dhe për t’u siguruar se do të mbetet faktor me peshë në çdo bisedim me Beogradin.

‘Ne duhet ta dëgjojmë këshillën e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian’, tha.

Ramush Haradinaj: Linja e ashpër

Beteja midis Haradinajt dhe Thaçit i ka komplikuar përpjekjet për të arritur marrëveshje. Të dy lobojnë fuqishëm për përkrahje nga politikanë evropianë dhe amerikanë, duke marrë si këshilltarë kompani të marrëdhënieve publike ndërkombëtare.

Në një intervistë të shtunën, Haradinaj nuk u frenua. Shënjestroi shefen e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, për mospërjashtimin e ndryshimit të kufijve dhe tha se Thaçi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të heqë dorë nga ideja. Ai tha se Serbia duhet ta shohë njohjen e Kosovës si një detyrim moral për të kompensuar për vrasjet dhe krimet e tjera të luftës nga forcat serbe.

‘Njohja duhet të vijë si ndjesë për tragjeditë e shkaktuara vendit tonë, popullit tonë’, tha ai.

Haradinaj tha se do të ishte ‘e paligjshme dhe jokushtetuese’ për Thaçin të vazhdonte me ndryshimin e kufijve tani që parlamenti e ka thënë fjalën e tij.

‘Ai nuk ka shumë hapësirë për të manovruar’, tha për presidentin. ‘Do ta gjejë një rrugë për të vepruar’.

Haradinaj tha se qëndrimi i Mogherinit për ndryshimin e kufirit është ‘gabim i madh’.

‘Ajo dëmtoi jo vetëm rajonin tonë, por edhe Evropën’, tha ai, duke sugjeruar se ideja mund të merrej nga presidenti rus Vladimir Putin për të rivizatuar kufijtë në territorin e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm.

Pavarësisht retorikës së ashpër, Haradinaj tha se ‘me vullnet politik, marrëveshja është e mundur këtë vit’.

Milo Xhukanoviç: Fqinji i shqetësuar

Xhukanoviç ka pasur pushtet shumë më gjatë se liderët e tjerë rajonalë si Vuçiç e Thaçi. Partia e tij ka qenë vazhdimisht në qeveri që më 1990.

Ai sugjeron që komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë me idenë se ndryshimet e kufijve janë tabù. Disa vende, si Gjermania, ende mbajnë këtë qëndrim, por SHBA dhe BE i kanë dhënë Beogradit e Prishtinës dritën e gjelbër për ta marrë në konsideratë ndryshimin.

‘Të gjithë duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm kur paraqesin zgjidhje që përfshijnë ndryshime kufijsh në rajonin tonë’, tha Xhukanoviç.

Marrë nga Politico.eu-Përgatiti: SYRI.net

The post Për Kosovën, flasin 3 presidentë e 1 kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
Për Kosovën, i vetmi opsion është njohja reciproke brenda kufijve të sotëm https://55news.al/opinion/per-kosoven-i-vetmi-opsion-eshte-njohja-reciproke-brenda-kufijve-te-sotem/ Wed, 16 Jan 2019 12:49:20 +0000 https://new.55news.al/?p=80030 Nga Harry Bajraktari* Gjatë këtij viti, edhe pse nuk ka një datë të caktuar, pritet të përfundojnë bisedimet e stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve me ndërmjetësimin e Bashkësisë evropiane. Në këto bisedime ka nevojë për një qartësi strikte se çka mund të negociohet e çka jo me […]

The post Për Kosovën, i vetmi opsion është njohja reciproke brenda kufijve të sotëm appeared first on 55 News.

]]>
Nga Harry Bajraktari*

Gjatë këtij viti, edhe pse nuk ka një datë të caktuar, pritet të përfundojnë bisedimet e stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve me ndërmjetësimin e Bashkësisë evropiane. Në këto bisedime ka nevojë për një qartësi strikte se çka mund të negociohet e çka jo me Serbinë. Delegacioni i Kosovës, i cili mori votat e parlamentit, ka obligim shtetëror të reagojë ashpër ndaj ideve dhe tezave të përfolura, ngado që vijnë ato, brenda apo jashtë, që janë në kundërshtim me Kushtetutën, si ndarja e Kosovës, shkëmbimi i territoreve, korrigjimi i kufijve dhe ndaj ndonjë ideje tjetër që dëmton pavarësinë dhe sovranitetin territorial të saj. Një veprim i tillë çon në destabilizim jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit. Ndarja e Kosovës, është tezë e vjetër serbe, që është përsëritur shumë herë dhe po tentohet të futet edhe në këto bisedime në Bruksel. Ekipi ynë negociues duhet të vendosë vijat e kuqe dhe nga tavolina e bisedimeve të përjashtojë të gjitha këto tendenca të rrezikshme për Kosovën.
Kosova me Serbinë mund të bisedojë vetëm për njohjet reciproke si dy vende fqinje, të pavarura dhe sovrane. Vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdohen bisedimet, ku në fund të tyre duhet të bëhet njohja mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova ka kufijtë e vet të definuar dhe të njohur ndërkombtarisht prej shumicës së shteteve të botës, e në mesin e tyre të SHBA dhe të shumicës së vendeve të Bashkësisë Evropiane. Kufijtë e saj janë të përcaktuar me Kushtetutë dhe janë të paprekshëm. Nen 1 i Kushtetutës thotë: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”. Çdo shtet në botë, i mbron kufijtë e vet në bazë të Kushtetutës dhe për ne kufijtë janë të shenjtë dhe të pacenueshëm.
Për këta kufij është bërë sakrificë e madhe e popullit tonë për shumë kohë, e sidomos në luftën e fundit, për të hequr zgjedhën robëruese serbe. Kanë rënë shumë dëshmorë, janë masakruar njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, një numër i madh i tyre edhe sot nuk dihet se ku i hodhi ushtria dhe policia serbe. Historia e këtyre kufijve është e dhimbshme dhe e prekshme, prandaj, askush nuk ka të drejtë të luajë me ta, kushdo qoftë ai, apo kushdo qofshin ata, jashtë apo brenda. Kjo çështje ka marrë fund në qershorin e vitit 1999.
Këta kufij sot i ruajnë forcat e NATO-s, aleatët tanë me të cilët e fituam lirinë dhe pavarësinë. Tash kemi edhe ushtrinë tonë, e cila gradualisht do të ngrisë kapacitetet e saj në mbrojtje dhe do të jetë faktor paqje në rajon.
Sa i përket problemit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që kanë mbetur jashtë territorit të Kosovës, politika shqiptare duhet të angazhohet dhe të bëjë presion të vazhdueshëm te Bashkësia ndërkombëtare që ata t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që i kanë sot serbët dhe pakicat tjera që jetojnë në Kosovë.
Obligim i ynë shtetëror mbetet ta ruajmë vendin nga armiqtë tradicionalë, ta forcojmë demokracinë dhe, ajo çka është e rëndësishme, të bëhemi pjesë e NATO-s, të përqëndrohemi në zhvillimin ekonomik, të krijojmë kushte më të mira për jetë të qytetarëve dhe të ecim drejtë integrimit dhe bashkimit evropian.
Bisedimet në Bruksel kanë kuptim vetëm nëse ato përfundojnë me njohje mes Kosovës dhe Serbisë brenda këtyre kufijve dhe Kosova të marrë ulësen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në të kundërtën do të jetë humbje kohe.

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

New York
14 Janar, 2019

The post Për Kosovën, i vetmi opsion është njohja reciproke brenda kufijve të sotëm appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja serbe: Nuk ka kompromis me Kosovën, po favorizohet krijimi i ‘”Shqipërisë së Madhe” https://55news.al/globi/kryeministrja-serbe-nuk-ka-kompromis-me-kosoven-po-favorizohet-krijimi-i-shqiperise-se-madhe/ Fri, 04 Jan 2019 15:36:16 +0000 https://new.55news.al/?p=77848 Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar sërish për taksat e vëna nga Kosova, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis mes dy vendeve. “Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë […]

The post Kryeministrja serbe: Nuk ka kompromis me Kosovën, po favorizohet krijimi i ‘”Shqipërisë së Madhe” appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar sërish për taksat e vëna nga Kosova, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis mes dy vendeve.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq.

Në një intervistë për TV Pink, Bërnabiç theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime nga ana e Kosovës, nuk shikon asnjë shenjë kompromisi.

Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Bërnabiq thotë se ky hap i marrë nga Kosova dhe Shqipëriac çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

The post Kryeministrja serbe: Nuk ka kompromis me Kosovën, po favorizohet krijimi i ‘”Shqipërisë së Madhe” appeared first on 55 News.

]]>
Analistët serbë: Edhe një vit “vendimtar” për Kosovën https://55news.al/aktualitet/analistet-serbe-edhe-nje-vit-vendimtar-per-kosoven/ Fri, 04 Jan 2019 13:32:00 +0000 https://new.55news.al/?p=77826 Ivica Petrovic DW Në Beograd dhe në Prishtinë sërrish flitet se viti 2019 do të jetë viti vendimtar për Kosovën. Por kështu është thënë edhe në vitin e kaluar. Çfarë thonë analistët në Serbi? Për vitin e kaluar (2018) është thënë shpesh se do të jetë “vit vendimtar”, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe […]

The post Analistët serbë: Edhe një vit “vendimtar” për Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Ivica Petrovic DW

Në Beograd dhe në Prishtinë sërrish flitet se viti 2019 do të jetë viti vendimtar për Kosovën. Por kështu është thënë edhe në vitin e kaluar. Çfarë thonë analistët në Serbi?

Për vitin e kaluar (2018) është thënë shpesh se do të jetë “vit vendimtar”, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe për arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Shumë qarqe ndërkombëtare kanë kërkuar që marrëveshja të nënshkruhet deri në fund të vitit 2018. Por gjërat kanë shkuar në drejtim të kundërt.

Pas vendimeve të fundit të qeverisë së Kosovës, zgjidhja duket më larg se kurrë më parë. Futja e doganave prej 100 % për prodhimet serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës dhe hapja e kufirit me Shqipërinë e kanë ndaluar praktikisht dialogun me Serbinë. Kur thuhet se viti 2019 do të jetë vit “vendimtar”, kjo tingëllon si në fillim të 2018-ës.
Pritjet në qarqet ndërkombëtare dhe në Prishtinë janë megjithatë të mëdha. Presidenti Hashim Thaçi thotë se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Por autoritetet serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë të mendimit se për marrëveshje kërkohet kompromis, e ky kompromis është ende shumë larg. Vuçiq thotë se nuk do të pranohen kushtëzime që çështja të zgjidhet brenda disa muajsh apo javësh.
Optimizmi i pabazë?
Profesori i Fakultetit të Shkencave Poltike, Ivo Viskoviq thotë se pritjet janë të mëdha, për shkak të dështimeve gjatë vitit të kaluar. “Të gjithë presin që ky problem të zgjidhet, por mendoj se kriza është aq e thellë, sa që nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje e shpejtë. Kërkohet ndonjë hap i guximshëm, pavarësisht pasojave personale. Por presionet në Serbi dhe Kosovë ndaj politikanëve janë shumë të mëdha”, thotë Viskoviq për DW.
Edhe analisti Dragomir Angjelkoviq mendon se ky nuk do të jetë vit “vendimtar”. “Në Prishtinë nuk shoh ndonjë gatishmëri të posaçme për kompromis. Nga ana tjetër, në këtë moment nuk ekziston ndonjë raport mes fuqive të mëdha, i cili do t’i shkonte në favor zgjidhjes përfundimtare dhe arritjes së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinë”, thotë Angjelkoviq për DW.
Humbja e durimit
Por nuk është e rastësishme që krijohet bindje për arritjen e ndonjë zgjidhjeje. Angjelkoviqi mendon se këto pritje janë krijuar nga disa qarqe perëndimore. “Autoritetet serbe nuk duan të kundërshtojnë këto pritje të mëdha. Kjo nuk është gabim, sepse duhet të tregohemi racional dhe të tregojmë qëllime të mira. Por duhet të kundërshtojmë të gjitha gjërat që nënkuptojnë kapitulimin e Serbisë”, pohon ai.
Ivo Viskoviq sheh edhe një lloj humbjeje të durimit tek disa qarqe. Zgjidhjet e shpejta kërkohen, sepse disa qarqe po e humbasin durimin. “Kjo është një çështje shumë serioze për palën shqiptare dhe serbe që kërkon zgjidhje. Por kam frikë se zgjidhja e shpejtë nuk mund të arrihet për shkak të gjendjes së komplikuar dhe mentalitetit të të dyja palëve.”
Viskoviq mendon se këtë proces po përpiqen ta përshpejtojnë disa qarqe perëndimore. Ato mendojnë se gjërat mund të zgjidhen shpejt, por kjo nuk është e vërtetë, sepse për arritjen e marrëveshjes mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore janë dashur plot 22 vjet. “Ndaj nuk është reale që raportet mes Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen për 22 muaj.”
Planet dhe pritjet
Gjatë vitit të kaluar është folur shpesh për “përkufizime” dhe “korrigjimin e kufijve”, që e kanë përmendur presidentët Thaçi dhe Vuçiq. Opinioni serb nuk e ka kuptuar kurrë se cili është plani i Vuçiqit, nëse ka një plan konkret. Ideja për ndryshimin e kufijve ka dalë në plan të dytë, për shkak të kundërshtimeve të shumta. Edhe në Kosovë është kundërshtuar fuqimisht kjo ide e presidentit Thaçi. Ndërkohë që idenë e kanë kundërshtuar hapur edhe disa qarqe perëndimore.
Është krijuar një bindje se palët kundërshtare janë fuqimisht në pozicionet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës, gjë që edhe më shumë vështirëson marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit. Dragomir Angjelkoviq mendon se Serbia ka plane të gatshme për ndarjen e Kosovës. Por nuk do të dalë publikisht me këto ide, për sa kohë nuk është e sigurt që ato do të pranohen.
Edhe Ivo Viskoviq mendon se ekzistojnë disa plane për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Mendoj se duhet të ketë një zgjidhje specifike dhe kreative, e cila vështirë se mund të bazohet tek ndonjë zgjidhje tjetër në botë.”
Kosova dhe Serbia janë satelitë?
Kosova po përpiqet që ta prezantojë Serbinë si “një Rusi të vogël në Ballkan”. Kjo ka dhënë rezultate tek disa vende, sepse raportet mes Perëndimit dhe Rusisë nuk kanë qenë kaherë më të tensionuara. Por bashkëbiseduesit e DW thonë, se “Serbia është shumë larg të qenit Rusi e vogël – parë nga pozicioni dhe kapacitetet e saj”. “Haradinaj po përpiqet ta paraqesë Kosovën si një kundërshtar të Rusisë në Ballkan, por mendoj se kjo nuk do të ketë efekte të rëndësishme ndërkombëtare”, mendon Angjelkoviq.
Në anën tjetër, Kosova e prezanton veten si aleat të Amerikës. “Kur nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër, Serbia gjithmonë i kthehet mbështetjes ruse. Por mendoj se mbështetja e Rusisë dhe Amerikës nuk do të jetë vendimtare për këtë proces. Vendimtare do të jenë opinionet në Kosovë dhe Serbi. Asnjëra palë nuk mund të dalë si fituese, ndërsa pala tjetër humbëse. Këtë e kanë shumë të vështirë ta kuptojnë opinionet në këto vende.”

The post Analistët serbë: Edhe një vit “vendimtar” për Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Vuçiç: Dialogojmë me Kosovën vetëm pas heqjes së taksës https://55news.al/aktualitet/vucic-dialogojme-me-kosoven-vetem-pas-heqjes-se-takses/ Tue, 25 Dec 2018 17:05:43 +0000 https://new.55news.al/?p=76400 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ritheksuar qëndrimin e tij lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku thotë se kjo marrëveshje nuk do të ndodhë deri në heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, njofton Klan Kosova. Në një intervistë për Tv Pink, presidenti serb, vuri në dukje se Serbia në të […]

The post Vuçiç: Dialogojmë me Kosovën vetëm pas heqjes së taksës appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ritheksuar qëndrimin e tij lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku thotë se kjo marrëveshje nuk do të ndodhë deri në heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë për Tv Pink, presidenti serb, vuri në dukje se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë.

“Unë jam mirënjohës ndaj popullit për mbështetjen e tyre, për luftën për Serbinë, lufta nuk do të jetë e lehtë, sidomos për popullin dhe interesat tona në Kosovë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, situata e tyre po bëhet më e vështirë, sepse Prishtina nuk ka ndërmend të heqë taksat, të paktën deri në Vitin e Ri.

Vuçiqi vlerësoi pozitivisht letrën e që e ka dërguar presidenti amerikan, duke thënë se përmes saj, Donald Trump ka shfaqur dëshirën që problemi mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet.

The post Vuçiç: Dialogojmë me Kosovën vetëm pas heqjes së taksës appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë thuhet në letrën e Trumpit për marrëveshjen me Kosovën që s’i pëlqeu Vuçiq https://55news.al/bota-shqiptare/cfare-thuhet-ne-letren-e-trumpit-per-marreveshjen-me-kosoven-qe-s-i-pelqeu-vuciq/ Thu, 20 Dec 2018 16:01:24 +0000 https://new.55news.al/?p=75403 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”. Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që […]

The post Çfarë thuhet në letrën e Trumpit për marrëveshjen me Kosovën që s’i pëlqeu Vuçiq appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”.

Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për ta festuar “marrëveshjen historike”.cc

“Marrë parasysh se po hyni në fazën përmbyllëse të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e dëshiruar afatgjate në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment dhe të përdorni liderizmin politik për sjelljen e vendimeve që do të kënaqnin interesat e të dy vendeve. Do të ishte dëm i madh që të lëshohet ky rast unik për paqen, sigurinë dhe rritjen e ekonomike”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për normalizim dhe ka vlerësuar që “marrëdhëniet paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishin pikë kthese për rajonin”, transmeton rel.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është afër dorës. I gëzohem rastit që juve dhe presidentin Hashim Thaçi t’iu mirëpres në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që të festojmë atë që do të paraqiste marrëveshjen historike”, ka thënë Trump.

Presidenti i SHBA-së në letër ka theksuar që kishte kënaqësinë që janë takuar në Paris gjatë Ditës së armëpushimit.

“SHBA-ja vlerëson liderizmin e juaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shtuar Trump.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervua

The post Çfarë thuhet në letrën e Trumpit për marrëveshjen me Kosovën që s’i pëlqeu Vuçiq appeared first on 55 News.

]]>
Taksa 100% për mallrat, Vuçiq: Fuqitë e mëdha qëndrojnë pas Haradinajt, por nuk do ta njohim Kosovën https://55news.al/aktualitet/taksa-100-per-mallrat-vuciq-fuqite-e-medha-qendrojne-pas-haradinajt-por-nuk-do-ta-njohim-kosoven/ Thu, 22 Nov 2018 14:31:40 +0000 https://new.55news.al/?p=69281 Deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksa ndaj mallrave të Serbisë do të mbetet në fuqi përderisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës e ka acaruar shumë kryetarin e serb. transmeton Koha.net. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, siç përcjell FoNet, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të përgatitet për luftë […]

The post Taksa 100% për mallrat, Vuçiq: Fuqitë e mëdha qëndrojnë pas Haradinajt, por nuk do ta njohim Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksa ndaj mallrave të Serbisë do të mbetet në fuqi përderisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës e ka acaruar shumë kryetarin e serb. transmeton Koha.net. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, siç përcjell FoNet, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të përgatitet për luftë të vështirë e të gjatë, sepse pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë. Ai në bisedë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka thënë se deklarata e Haradinjat e sjell në pozitë të tmerrshme Serbinë he kjo dëshmon se prapa saj qëndrojnë fuqitë e mëdha. “Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë e të vështirë sepse pavarësinë nuk do ta njohim”. ka thënë Vuçiq.

The post Taksa 100% për mallrat, Vuçiq: Fuqitë e mëdha qëndrojnë pas Haradinajt, por nuk do ta njohim Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtëm i Serbisë tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz https://55news.al/bota-shqiptare/ministri-i-jashtem-i-serbise-tallet-me-kosoven-dhe-fyen-kancelarin-austriak-sebastian-kurz/ Tue, 20 Nov 2018 16:36:59 +0000 https://new.55news.al/?p=68805 Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka lënë rastin e dështimit të Kosovës që të bëhet anëtare e Interpolit për t’u tallur me Kosovën por edhe për ta fyer Kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili e ka mbështetur Kosovën. Daçiqi ka zgjedhur faktin se Kurzi e ka mbështetur Kosovën për të thënë […]

The post Ministri i Jashtëm i Serbisë tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka lënë rastin e dështimit të Kosovës që të bëhet anëtare e Interpolit për t’u tallur me Kosovën por edhe për ta fyer Kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili e ka mbështetur Kosovën.

Daçiqi ka zgjedhur faktin se Kurzi e ka mbështetur Kosovën për të thënë në gjuhën serbe “preko koga su hteli, tako su i prošli” (Përmes kujt deshën, ashtu edhe kaluan), që me fjalë tjera porosit se Kosova ka dashur “preko kurca” (përmes organit gjenital mashkullor) të bëhet anëtare e Interpolit”, transmeton Koha.net.

“Unë nuk kam obligim të jem i përmbajtur. Dua të them se kjo është një fitore e madhe për Serbinë dhe popullin serb. Kjo është dëshmi se asgjë nuk mund të bëhet me forcë dhe asgjë nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Serbinë”, citon B92 fjalët e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, ish-bashkëpunëtorit të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit.

Madje Daçiqi thuhet të ketë përmendur edhe refrenin e këngës luftarake dhe luftnxitëse për “Serbinë e Madhe”, nën tingujt e së cilës janë bërë masakrat në Vukovar, Srebrenicë e Drenicë: “Ko to kaže, ko to laze Srbija je mala!” (Kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël)”.

The post Ministri i Jashtëm i Serbisë tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz appeared first on 55 News.

]]>
Si e çoi Rama në Vatikan thikën që ndan Kosovën https://55news.al/opinion/si-e-coi-rama-ne-vatikan-thiken-qe-ndan-kosoven/ Mon, 19 Nov 2018 20:34:05 +0000 https://new.55news.al/?p=68581 Nga Ilir Nikolla Ne 550 vjetorin e Skenderbeut, Heroit Kombetar te Shqiptareve, Edi Rama na e nguli nje thike pas shpine. Edhe pse se bashku me qeverine e Kosoves, shpalli kremtimet e pervjetorit te Gjergj Kastriotit, ne audiencen me Papa Franceskun nuk dergoi asnje shqiptar te lindur jashte Shqiperise Londineze. As nga Prishtina, as nga […]

The post Si e çoi Rama në Vatikan thikën që ndan Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ilir Nikolla

Ne 550 vjetorin e Skenderbeut, Heroit Kombetar te Shqiptareve, Edi Rama na e nguli nje thike pas shpine. Edhe pse se bashku me qeverine e Kosoves, shpalli kremtimet e pervjetorit te Gjergj Kastriotit, ne audiencen me Papa Franceskun nuk dergoi asnje shqiptar te lindur jashte Shqiperise Londineze. As nga Prishtina, as nga Shkupi, as nga Ohri e as nga Ulqini. Per te na hidheruar me shume, ne krye te dergates prej 200 shqiptaresh ishte vene Gramoz Ruci.

Asnje justifikim s’ka kjo sjellje. S’eshte harrese. Ashtu e duan armiqte e shqiptarise se Pashko Vases, Ibrahim Rugoves, bile edhe vete Papa Franceskut, Kosoven: pa katolike, pa Skenderbe, pa shqiptare.
Kjo thike pas shpine duhet denoncuar…bile edhe diplomacia e Vatikanit duhet te rrefeje se s’ka gisht.

The post Si e çoi Rama në Vatikan thikën që ndan Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq: Kompromisi me Kosovën i vështirë https://55news.al/bota-shqiptare/kryeministrja-e-serbise-brnabiq-kompromisi-me-kosoven-i-veshtire/ Wed, 14 Nov 2018 07:49:26 +0000 https://new.55news.al/?p=67159 Kryeminsitrja serbe promovon përpjekjet e vendit të saj drejt Europës, por e cilëson si të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën. 100 milionë Euro po investon Serbia në infrastrukturën digjitale, që të mos e humbë shansin për të përfituar nga revolucioni i katër industrial, ai i digjitalizimit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, teksa e […]

The post Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq: Kompromisi me Kosovën i vështirë appeared first on 55 News.

]]>
Kryeminsitrja serbe promovon përpjekjet e vendit të saj drejt Europës, por e cilëson si të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën.

100 milionë Euro po investon Serbia në infrastrukturën digjitale, që të mos e humbë shansin për të përfituar nga revolucioni i katër industrial, ai i digjitalizimit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, teksa e raporton këtë në Kongresin e Ekonomisë së Sueddeutsche Zeitung në Berlin (12 – 14 nëntor 2018), sinjalizoi në të njëjtën kohë edhe potencialin ekonomik në rritje të vendit të vet.

“Vende të vogla si ne, mund të jenë më efikase”, tha 43-vjeçarja duke pasur parasysh shndërrimin e Beogradit në një qendër për kompani të vogla softuerësh. Ana Brnabiq ishte në panel të përbashkët me homologët nga Estonia dhe Islanda, dy vende që konsiderohen shembullore për politikat digjitale.

Kongresi i Ekonomisë organizohet nga kompania e së përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe mbledh përfaqësues nga ekonomia dhe politika nga vende të ndryshme të Europës. Sivjet, krahas kancelares Angela Merkel, e cila mbajti fjalën kryesore gjatë darkës së të martës, marrin pjesë ndër të tjera edhe presidenti i Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq e shfrytëzoi ftesën në këtë kongres edhe për të shpjeguar stadin aktual të negociatave të Serbisë me Bashkimin Europian në një aktivitet të titulluar “Forumi Europian: Serbia në BE”, i cili u zhvillua të hënën në Berlin, në ambjentet e Fondacionit Konrad Adenauer, e u drejtua nga korrespondenti i së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens..

Kosova pengesë për Serbinë

Brnabiq u shpreh qartë për një kompromis, por vuri në dukje se ai kërkon lëvizje të pozivioneve nga të dyja palët: “Kompromisi është diçka e arritur mes dy palëve. Por nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë, sepse Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është pjesë e Serbisë “, tha Brnabiq.

Ajo e pranoi se konflikti i ftohtë nuk është zgjidhje, por e paraqiti si shumë të vështirë gjetjen e një kompromisi. Brnabiq shprehu shqetësim se nëse nuk arrihet kompromisi për Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në BE.

Sipas Brnabiqit, Serbia tashmë ka plotësuar 85 përqind të kërkesave të katalogut të reformave të BE-së. Nga gjithsejt 35 kapitujt e negociatave me BE-në, 14 janë hapur deri tani, prej të cilave dy janë mbyllur përkohësisht. Por Brnabiq shpreson që deri në fund të vitit të hapen edhe shtatë të tjerë. “Kjo do të ishte një shenjë e rëndësishme për Serbinë dhe qytetarët e saj se po bëhen përparime”, tha ajo.

Serbia e ka marrë statusin e kandidadit qysh në mars të vitit 2012, por negociatat i ka nisur në fillim të vitit 2014.

The post Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq: Kompromisi me Kosovën i vështirë appeared first on 55 News.

]]>