kpk Archives - 55 News https://55news.al/tag/kpk/ Sat, 23 May 2020 17:49:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kpk Archives - 55 News https://55news.al/tag/kpk/ 32 32 Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Dy anëtarë të tjerë të KPK-së vetë me probleme me drejtësinë https://55news.al/politike/deshtimi-i-reformes-ne-drejtesi-dy-anetare-te-tjere-te-kpk-se-vete-me-probleme-me-drejtesine/ Sat, 23 May 2020 17:49:06 +0000 https://new.55news.al/?p=162314 Shkarkuesit e Vetting-ut , të shkarkuar e hetuar si shkelës ligji, hajdutë e të paaftë. Dispozitat e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, megjithëse në përmbajtje të tyre, paraqiten tepër të zgjeruara, të paqarta dhe të paparashikueshme, kanë parashikuar disa kritere, të cilat dhe me këtë problematikë të spikatur nuk janë zbatuar […]

The post Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Dy anëtarë të tjerë të KPK-së vetë me probleme me drejtësinë appeared first on 55 News.

]]>
Shkarkuesit e Vetting-ut , të shkarkuar e hetuar si shkelës ligji, hajdutë e të paaftë.

Dispozitat e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, megjithëse në përmbajtje të tyre, paraqiten tepër të zgjeruara, të paqarta dhe të paparashikueshme, kanë parashikuar disa kritere, të cilat dhe me këtë problematikë të spikatur nuk janë zbatuar për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së e KPA-së.

Disa ditë më parë publikuam për herë të parë faktin që një tjetër anëtare e KPK-së sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zonja Alma Vokopola (Faskaj).

Ajo rezultoi të ishtë shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi profesionale në detyrë.

Por, skandalet e mos zbatimit të kriterve dhe për anëtarët e tjerë të KPK-së dhe KPA-së po provohen çdo ditë e më tepër zërat se organet e Vetting-ut, të ngarkuara me zbatimin e këtyre dispozitave ligjore të Reformës në Drejtësi, janë pothuaj plotësisht të përbëra nga anëtarë jo-gjyqtarë, të cilëve u mungon profesionalizmi dhe përvoja e nevojshme për të trajtuar çështje tepër komplekse që përfshin procesi i Vetting-ut.

Kështu kësaj liste nga dita në ditë po i shtohen emra të tjerë të anëtarëve të “besuar” të këtyre komisioneve. Ne disponojmë dokumentat dhe vendimet e procedimit penal ndaj Roland Ilias (anëtar i KPK-së). Sipas dokumentave që disponojmë ky Vetting-as të hetuar nga Prokuroria e Shkodrës në vitin 2010 dhe procedimi penal me nr.322 është pushuar në dt.08.02.2012 nga Prokurori i Shkodrës. Referuar këtij vendimi rezulton se Roland Ilia është hetuar  nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës. Në materialet e dosjes, pavarësisht rezultatit të hetimit konstatohet lehtë që ky shtetas është hetuar për shperdorimet e detyrës, dyshimet për korrupsion dhe veprime që pengojnë drejtësinë duke ndihmuar kolegët në korrupsionet e mundshme.

Ndërkohë në datën 03.06.2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, mbi bazën e materialit hetimor te referuar nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër ka rregjistruar procedimin penal nr. 964 i vitit 2016 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Siç dhe rezulton nga vendimi i pushimit të këtij procedimi marrë nga prokurorja Esmeralda Ndoci në dt.17.02.2017 ndaj këtij shtetasi, pra ndaj Roland Ilias paska patur dhe një masë sigurimi “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale vendosur me vendimin Nr. 1457(5125), datë 24 Nëntor 2016 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Gjithsesi, sot ai del kryelart para atyre që gjykon, nën masa të rrepta sigurie me qen anti-piper e anti-helm të Gardës dhe në sallë ia përplas në fytyrë gjyqtarëve e prokurorëve “shkeljet” e rënda që ata kanë bërë 20 apo 30 vjet më parë duke mos deklaruar çmimin e bojës që kanë lyer shtëpinë. Ndërkohë vetë ka qënë disa herë i hetuar e me masë sigurimi personal.

Por, e keqja duket se është shumë relative.

Në krah të tij sypatrembur si shqiponjë rilindase qëndron gjithnjë Valbona Sanxhaktari.

Rolandi duket peshk i vogël krahasuar me bëmat e saj si juriste në MASH në vitet 2001-2003.

Asaj i ishte besuar detyra fisnike nga partia të qe juriste në Drejtorinë Juridike dhe të Prokurimeve. Por, në 07.06.2004 kjo shtetase është marrë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe është pyetur si person nën hetim për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal. Ajo gjatë prokurimit të fondeve publike të MASH kishte krijuar dyshime për KLSH se duke shpërdoruar detyrën kishte vjedhur pak nga milionat e eurove që qarkullonin në fondet publike. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës jo vetëm regjistroi procedimin penal, por dhe kreu hetime duke e marrë si person nën hetim (barazvlefshme me të pandehur).

   Tani, besoj duhet ta kuptojnë mirë anëtarët, kryetarët, bashkëkryetarët, inspiruesit dhe mbështetësit e Vetting-ut se sa mirë janë zbatuar kriteret e përzgjedhjes së personave që do të kryenin procesin më të rëndësishëm në Shqipëri.

E pra, listës së personave me probleme pranë organeve të Vetting-ut iu shtuan edhe dy të tjerë.

A ka mbaruar vallë me kaq?!

Çudia qëndron në faktin se çfarë filtrash janë përdorur në Vetting-un e këtyre superkontrolluesve. Kritere të forta të kaluara pa problem nga persona të shkarkuar për paaftësi më parë, të hetuar për korrupsion e vjedhje. Sigurisht që në pikpamje morale krijojnë jo pak tronditje në besimin e këtij procesi. Por, në pikpamje jurdike ndryshe nga ç’mendojnë disa analistë JO (qeveritarë) do krijojë shumë probleme në vlefshmërinë e vendimeve të dhëna nga këta anëtarë të KPK-së apo KPA-së që nuk plotësojnë kushtet për të qënë Gjyqtar. Pasi jurispudenca shqiptare këtë fenomen e njeh si çdo e drejtë ndërkombëtare; PAVLEFSHMËRI ABSOLUTE! 

Marrë nga 27.al

The post Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Dy anëtarë të tjerë të KPK-së vetë me probleme me drejtësinë appeared first on 55 News.

]]>
KPK e konfirmoi, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër: Nuk ka besueshmëri për të qëndruar në detyrë https://55news.al/politike/kpk-e-konfirmoi-komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-kryetarit-te-gjykates-se-apelit-gjirokaster-nuk-ka-besueshmeri-per-te-qendruar-ne-detyre/ Thu, 12 Mar 2020 15:25:58 +0000 https://new.55news.al/?p=149695 Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër Dritan Banushit. Sipas Komisionerit Dritan Banushi nuk ka nivel të besueshëm për konfirmim dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ta shkarkojë. NJOFTIMI I INSTITUCIONIT TË KOMISIONERËVE PUBLIKË Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim […]

The post KPK e konfirmoi, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër: Nuk ka besueshmëri për të qëndruar në detyrë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër Dritan Banushit.

Sipas Komisionerit Dritan Banushi nuk ka nivel të besueshëm për konfirmim dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ta shkarkojë.

NJOFTIMI I INSTITUCIONIT TË KOMISIONERËVE PUBLIKË

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 229, datë 28.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Banushi, me funksion gjyqtar/Kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se, referuar gjëndjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Dritan Banushi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 229, datë 28.1.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

 

The post KPK e konfirmoi, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër: Nuk ka besueshmëri për të qëndruar në detyrë appeared first on 55 News.

]]>
Ankesa për shortin riçeli hetimin për Anton Martinin, KPK e konfirmon në detyrë https://55news.al/aktualitet/ankesa-per-shortin-riceli-hetimin-per-anton-martinin-kpk-e-konfirmon-ne-detyre/ Wed, 29 Jan 2020 09:10:47 +0000 https://new.55news.al/?p=141681 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmon në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK.  Me shumicë votash, KPK vendosi që të konfirmojë në detyrë prokurorin Martini. Dy ditë më parë, Anton Martini doli për herë të dytë para KPK, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën […]

The post Ankesa për shortin riçeli hetimin për Anton Martinin, KPK e konfirmon në detyrë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmon në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK.  Me shumicë votash, KPK vendosi që të konfirmojë në detyrë prokurorin Martini.

Dy ditë më parë, Anton Martini doli për herë të dytë para KPK, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Para KPK-së, Martini tha se ka drejtuar prokurorinë e Shkodrës prej muajit nëntor 2017 deri në qershor 2018, dhe se është munduar të japë kontributin e tij.

“Në Shkodër mora informacion se eksponentë të krimit ndikonin tek prokurorët. Për këtë shkak unë inkurajova prokurorë oficerët. Aplikova metodat proaktive për të zbardhur disa ngjarje si vrasje me shpërthime me tritol apo tjetërsim pronash në bregdet.” u shpreh Martini ndërsa theksoi se prokuror nuk kishte certefikate sigurie e për këtë arsye ka kryer ndarjen në seksione.

The post Ankesa për shortin riçeli hetimin për Anton Martinin, KPK e konfirmon në detyrë appeared first on 55 News.

]]>
Bilanci i vetingut, KPK përmbys raportet për pasurinë dhe figurën e magjistratëve https://55news.al/politike/bilanci-i-vetingut-kpk-permbys-raportet-per-pasurine-dhe-figuren-e-magjistrateve/ Sat, 11 Jan 2020 09:57:58 +0000 https://new.55news.al/?p=138777 BLEONA METUSHI/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e 2 viteve proces rivlerësimi, gjatë të cilave ka dhënë 221 vendime për prokurorë dhe gjyqtarë. Teksa konfirmimet janë vendimet më të shumta në numër, largimet nga sistemi janë më të shumta për shkak të dorëheqjeve. KPK bëri të ditur se ka konfirmuar 94 prokurorë, […]

The post Bilanci i vetingut, KPK përmbys raportet për pasurinë dhe figurën e magjistratëve appeared first on 55 News.

]]>
BLEONA METUSHI/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e 2 viteve proces rivlerësimi, gjatë të cilave ka dhënë 221 vendime për prokurorë dhe gjyqtarë.

Teksa konfirmimet janë vendimet më të shumta në numër, largimet nga sistemi janë më të shumta për shkak të dorëheqjeve. KPK bëri të ditur se ka konfirmuar 94 prokurorë, gjyqtarë dhe ndihmës ligjorë, ndërsa janë shkarkuar 83. Është ndërprerë hetimi administrativ për 19 magjistratë, të cilat kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, duke u përjashtuar kështu edhe 15 vite nga sistemi.

Në proces hetimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka një sërë magjistratësh, ndërsa nga parashikimet dhe mandati i KPK ecuria është vlerësuar nga organet monitoruese si e ngadaltë.

“Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin dhjetor të vitit 2019, Komisioni ka marrë 221 vendime: 94 vendime për konfirmim në detyrë për subjektet e rivlerësimit; 83 vendime për shkarkim nga detyra për subjektet e rivlerësimit dhe 19 vendime për ndërprerje të procesit sipas nenit G, të Aneksit të Kushtetutës, pas dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit. Është pushuar procesi i rivlerësimit për 8 subjekte, në bazë të nenit 56, të ligjit nr. 84/ 2016 (dorëheqje nga detyra brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 84/2016). Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në ligjin nr. 96/2016 dhe në ligjin nr. 84/2016, ka përfunduar procesin e rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për 16 subjekte rivlerësimi (15 prej të cilëve iu kishte mbaruar statusi i magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension). Komisioni ka marrë vendim për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare për 1 subjekt rivlerësimi”, njofton zyrtarisht KPK.1

Kriteret dhe unanimiteti Në bilancin e bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rezultonte se janë dhënë 207 vendim unanime dhe 14 të tjerë më shumicë vote. Ndërkohë që pjesa më e madhe e vendimeve janë marrë në bazë të të tria kritereve të rivlerësimit. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 207 vendime me unanimitet, ku të gjithë anëtarët e trupit gjykues kanë votuar në mënyrë të njëjtë dhe 14 vendime me shumicë votash. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 25 vendime bazuar në një kriter, 13 vendime bazuar në dy kritere dhe 141 bazuar në të tre kriteret e rivlerësimit”, shkruhet në bilancin e KPK-së.

Organet ndihmëse

Në raportin e KPK thuhet se organet ndihmëse të Komisionit në këtë proces janë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) për vlerësimin e pasurisë dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) për vlerësimin e figurës. Por, vendimmarrja e Komisionit nuk është e kushtëzuar nga përfundimet e rezultateve të këtyre raporteve, thuhet në raport. “Kushtetuta i njeh KPK-së të drejtën e një hetimi të pavarur”, shkruhet në raport.

Kështu, sipas raporteve të ILDKPKI-së për 178 subjekte rivlerësimi, pra, prokurorë, gjyqtarë e ndihmës ligjorë, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 119 dhe me probleme 59 prej tyre. Ndërkohë që hetimi i kryer nga Komisioni ka dhënë rezultate të tjera: kanë rezultuar 80 subjekte pa probleme me pasurinë dhe 98 subjekte me probleme. Nga raportet e DSIK-së për 152 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar të papërshtatshëm për vijimin e detyrës 32 subjekte rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit rezultuan me probleme 21 prej tyre.

VENDIMET

94 vendime për konfirmimin në detyrë të 39 gjyqtarëve, 46 prokurorëve dhe 9 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;

83 vendime për shkarkimin nga detyra të 50 gjyqtarëve, 31 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;

19 vendime për ndërprerjen e procesit të 13 gjyqtarëve, 5 prokurorëve dhe 1 ish-ndihmës ligjor;

8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë;

16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 5 prokurorëve;

1 vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.

The post Bilanci i vetingut, KPK përmbys raportet për pasurinë dhe figurën e magjistratëve appeared first on 55 News.

]]>
KPK mbi ligjin: Komisionerët shkelin Kushtetutën dhe falsifikojnë pa u ndëshkuar https://55news.al/politike/kpk-mbi-ligjin-komisioneret-shkelin-kushtetuten-dhe-falsifikojne-pa-u-ndeshkuar/ Tue, 21 May 2019 14:28:36 +0000 https://new.55news.al/?p=100880 Kontrollorët nuk u kontrolluan dhe nuk kontrollohen. Komisionerët e institucioneve të vetingut u rekrutuan dhe u emëruan pa transparencë dhe pa kaluar asnjë kontroll të mirëfilltë për profesionalizmin, integritetin dhe aftësitë e tyre për të përmbushur procesin më të rëndësishëm në historinë e drejtësisë shqiptare: kontrollin e figurës së të gjithë trupës magjistrale—proces me pasoja […]

The post KPK mbi ligjin: Komisionerët shkelin Kushtetutën dhe falsifikojnë pa u ndëshkuar appeared first on 55 News.

]]>
Kontrollorët nuk u kontrolluan dhe nuk kontrollohen. Komisionerët e institucioneve të vetingut u rekrutuan dhe u emëruan pa transparencë dhe pa kaluar asnjë kontroll të mirëfilltë për profesionalizmin, integritetin dhe aftësitë e tyre për të përmbushur procesin më të rëndësishëm në historinë e drejtësisë shqiptare: kontrollin e figurës së të gjithë trupës magjistrale—proces me pasoja jo vetëm për vendin, por edhe për të drejtat dhe fatet individuale të qindra njerëzve.

Si rezultat, shumica e komisionerëve që morën detyrën të vlerësonin dhe gjykonin të tjerët, nuk kishin gjykuar asnjë herë të vetme në jetën e tyre, e shumica nuk kishte shkelur kurrë në ndonjë sallë gjykate apo zyrë prokurorie. Madje një pjesë nuk kishin qenë kurrë më parë në ndonjë pozitë vendim-marrëse të çfarëdo lloji dhe nivel.

Pasojat e kësaj qasjeje të papërgjegjshme në procesin e vetingut po bëhen të qarta çdo ditë. Tashmë është zbuluar se disa nga komisionerët janë emëruar në shkelje të kritereve kushtetuese e ligjore për përzgjedhjen e tyre, dhe kanë probleme pasurore dhe të integritetit të figurës. Ndërkohë, vetingu është bërë me standarde të dyfishta: rreptësi ekstreme ndaj individëve pa lidhje politike dhe tolerim në kufij antiligjorë për ata që i shërbejnë qeverisë.

Exit.al po sjell një tjetër skandal në punën e KPK-së, që dëshmon se komisionerë të vetingut shkelin Kushtetutën, ligjet, kryejnë vepra penale dhe pastaj as nuk japin llogari dhe as nuk ndëshkohen.

Bëhet fjalë për procesin e kontrollit të figurës të ish Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, i cili ka nxjerrë në pah dy probleme serioze të veprimtarisë së trupave të vetingut: së pari, shkeljen e standardeve profesionale dhe ligjore nga komisionerët e vetingut, duke shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore të subjekteve të vetingut; së dyti, refuzimin e KPK-së për të mbajtur përgjegjësi pas identifikimit të shkeljeve të këtyre standardeve profesionale dhe ligjore.

Zoti Hoxha u shkarkua nga ana e KPK-së në maj 2018, vendim që u konfirmua më vonë nga nga Kolegji i Apelimit. Rasti i zotit Hoxha është një nga rastet më të shquara të zbatimit të standardit të dyfishtë nga KPK-ja.

Sikurse kemi shkruar më parë, rasti i tij është një nga rastet e shkarkimit për arsye minimale të mosjustifikimit me fatura të një shume të vogël parash të siguruar para shumë vitesh, ndërkohë që e njëjta KPK ka konfirmuar rastet me shkelje shumë herë më të rënda dhe flagrante të të njëjtës natyrë, sikurse është rasti i Donika Prelës apo Xhezair Zaganjorit.

Pas vendimit të përjashtimit, Zoti Hoxha u ankua pranë KPK-së në lidhje me aspekte të caktuara të vendimit. KPK e mori në shqyrtim kërkesën dhe më 25 qershor 2018 e pranoi atë me anë të Vendimit Nr. 18/1.

Por ky vendim, përtej përmbajtjes së tij, ka nxjerrë në pah shkelje të hapura proceduriale, ligjore dhe kushtetuese të komisionerëve që e kanë marrë atë.

Në hyrje të Vendimit 18/1 të KPK-së thuhet se ai është marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh:

“Trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga tre anëtarë, Xhensila Pine në cilësinë e kryesueses, Valbona Sanxhaktari në cilësinë e anëtares dhe Alma Faskaj, në cilësinë e relatores, mori në gjykim në dhomë këshillimi ankesën e Zotit Hoxha”.

Në fund, vendimi mban emrat e të treja komisionereve të mësipërme, por është firmosur vetëm nga dy prej tyre, Zonjat Sanxhaktari dhe Pine, dhe sekretarja gjyqësore, por jo nga relatorja e çështjes, Zonja Faskaj.

Nisur nga ky fakt, Zoti Hoxha është interesuar dhe ka zbuluar se ndonëse vendimi i referohet një trupe gjykuese ku ka marrë pjesë Zonja Faskaj, ajo në fakt nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka marrë pjesë në shqyrtim. Në të vërtetë, në datën e marrjes së vendimit, Zonja Alma Faska nuk ka qenë në Shqipëri, por në Itali, për arsye shëndetësore.

Këtë të vërtetë Zoti Hoxha e ka mësuar pas kërkesave të përsëritura ndaj organeve të vetingut, kërkesa të cilat janë zvarritur dhe sorrollatur, duke dëshmuar standarde të varfra të punës së organeve të vetingut, por mbi të gjitha mosrespektimin e të drejtave bazike të subjekteve të vetingut.

Pas vonesash shumëjavore dhe sorrollatjesh, Zoti Hoxha ka marrë proces-verbalin e mbledhjes së KPK-së, i cili provon se shqyrtimi i ankesës të Zotit Hoxha në dhomë këshillimi është bërë nga dy komisionerë. Në proces-verbal pohohet qartësisht se “për arsye shëndetësore, komisionere Alma Faskaj, që ka cilësinë e relatores së kësaj trupe, është në pamundësi të jetë prezente në këtë mbledhje”.

Ky fakt është së pari shkelje e rëndë kushtetuese dhe ligjore. Neni C, pika 1, i Aneksit të Kushtetutëspërcakton qartë se “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përbëhet nga katër trupa gjykues të përhershëm me tre anëtarë secili”. E njëjta gjë është detajuar në nenin 14 të ligjit të vetingut—Ligji 84/2016 për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve—dhe në Rregulloren për Funksionimin e KPK-së.

Rregullorja, gjithashtu, përcakton (neni 15, pika 8) se në rast kur një anëtar i trupi gjykues nuk mund të jetë pjesë e gjykimit dhe seanca nuk mund të shtyhet, duhet që ai të zevëndësohet nga një anëtar tjetër i caktuar me short.

Më tej ligji u vetingut (neni 14, pika 5) përcakton se relatori i çështjes “përgatit dosjen që gjykohet, ndërmerr të gjithë procedurat për të garantuar provat e nevojshme për procesin e vendim-marrjes së trupit, merr të gjitha masat për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm deri në përfundim të çështjes dhe propozon marrjen e një vendimi duke dhënë arsyetimin e tij”. Ky ligj, gjithashtu, përcakton (neni 57, pika 1) se “relatori i çështjes arsyeton me shkrim vendimin e komisionit”.

Në rastin në diskutim, KPK-ja ka shkelur hapur Kushtetutën dhe ligjin, duke zhvilluar një “gjykim” me dy anëtarë, pa praninë e komisioneres Alma Faskaj, çfarë nuk është trupë gjyqësore. Shkelja është edhe më e rëndë për faktin se në shqyrtimin e çështjes nuk ka qenë relatorja, e cila ka përgjegjësinë për “prezantimin e çështjes” dhe arsyetimin e vendimit të trupës.

Ky dhunim ligjor është pasuar nga një tjetër shkelje ligjore. Komisioneret Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari kanë falsifikuar Vendimin 18/1, duke paraqitur në të të dhëna të rreme—ato kanë pohuar në mënyrë të rreme se trupa gjyqësore ka qenë e plotë, duke përfshirë komisioneren Alma Flaska, që në fakt ndodhej jashtë vendit.

Ky lloj falsifikimi dënohet me burg nga një deri në shtatë vjet, sipas Kodit Penal (neni 186, pika 3):

“Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet.”

Me të konstatuar këto shkelje, Zoti Hoxha i ka kërkuar zyrtarisht KPK-së, me një shkresë të datës 28 shkurt 2019, të nisë hetimin disiplinor, sikurse e kërkon ligji për vetingun (Neni 17/1):

“Në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucionit të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore, ndaj tij fillon hetimi disiplinor.”

Në kërkesën e tij Zoti Hoxha ka paraqitur të gjitha provat shkresore që vertetojnë shkeljen ligjore të komisionereve Pine dhe Sanxhakrati—në fakt të gjitha këto dokumente gjenden në vetë dosjen e tij në KPK dhe KPA.

Më datën 11 mars 2019, Kryetarja e KPK-së ka njoftuar Zotin Hoxha se “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se nuk janë përmbushur kriteret për fillimin e një procedimi disiplinor”. Përgjigjja nuk jep asnjë informacion se si KPK-ja kishte arritur në këtë përfundim dhe si ishte marrë vendimi.

Ky vendim i KPK-së është veprim i paligjshëm, që bëhet për të mbrojtur Komisionerët, pasi ligji e bën të detyrueshëm nisjen e hetimit disiplinor për komisionerët. Ligjit i vetingut (neni 16, pika 12) parashikon si shkak për përgjegjësi disiplinore të anëtarit të institucionit të rivlerësimit “parashtrimin e shtrembëruar të fakteve në aktet e nxjerra”.

Pra, ligji ngarkon me përgjegjësi komisionerin kur një provë e dhënë, dëshmi apo rrethanë shtrembërohet në aktin apo vendimin e KPK-së.

Por KPK e ka shpërfillur si Kushtetutën, ashtu edhe ligjin, duke vendosur të mos nisë hetimin disiplinor për komisioneret Pine dhe Sanxhaktari, praktikisht duke i vendosur ato mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Me këtë veprim, vetë KPK ka shkelur, gjithashtu, detyrimin kushtetues të saj për transparencë dhe llogaridhënie. Kushtetuta (neni c, pika 2) sanksionon:

“Komisioni dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni.”

Për institucionin që duhet të garantojë pastërtinë e sistemit të drejtësisë, ky rast është skandal i mirëfilltë dhe një tjetër fakt i kompromentimit të procesit të vetingut.

The post KPK mbi ligjin: Komisionerët shkelin Kushtetutën dhe falsifikojnë pa u ndëshkuar appeared first on 55 News.

]]>
KPK shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës https://55news.al/aktualitet/kpk-shkarkon-nga-detyra-kreun-e-gjykates-se-korces/ Fri, 21 Dec 2018 08:21:40 +0000 https://new.55news.al/?p=75503 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta.  Ai doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit teksa u theksua  se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

The post KPK shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta.

 Ai doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit teksa u theksua  se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

The post KPK shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës appeared first on 55 News.

]]>
Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Arben Kraja https://55news.al/aktualitet/vettingu-kpk-konfirmon-ne-detyre-prokurorin-arben-kraja/ Mon, 17 Dec 2018 08:59:26 +0000 https://new.55news.al/?p=74532 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka konfirmuar në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Kraja. Seanca dëgjimore e zhvilluar pak ditë më parë,  u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Kraja është cilësuar i përshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa për […]

The post Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Arben Kraja appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka konfirmuar në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Kraja. Seanca dëgjimore e zhvilluar pak ditë më parë,  u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Kraja është cilësuar i përshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa për kriterin e aftësive profesionale, ai është vlerësuar “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme.

Skeda e pasurisë

Sipas ILDKPKI, deklarimi i pasurisë nga ana e prokurorit Arben Kraja ishte i saktë dhe në përputhje me ligjin. Kraja zotëron një shtëpi në Shkodër me sipërfaqe 117 m2 dhe truall 542 metra katrorë të përfituar përmes trashëgimisë. Kjo shtëpi është blerë nga prindërit e prokurorit në vitin 1956.

 

Kraja zotëron gjithashtu një apartament në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë me vlerë 56 mijë euro si dhe 16.6 për qind pjesë takuese në një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit në Durrës, e blerë për 466 mijë lekë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori Arben Kraja kishte burime të ligjshme financiare për pronat e mësipërme. I njëjti konstatim është arritur për një makinë të blerë për 2 mijë euro nga bashkëshortja dhe një autoveturë tip Benz me vlerë 500 mijë lekë.

Prokuri Kraja ka deklaruar se ka paguar këstin e parë prej 15 mijë eurosh të një apartamenti në Gjirin e Lalzit, vlera totale e së cilës është 130 mijë euro. Sipas KPK, Kraja ka burime të ligjshme për pagesën e këstit të parë. I pyetur nga Komisioni për qëndrimin e tij, prokurori Arben Kraja u shpreh se falënderon trupën gjykuese për objektivitetin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

The post Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Arben Kraja appeared first on 55 News.

]]>
Shkarkohet Prokurori i Tiranës, KPK: Lidhje me botën e krimit https://55news.al/aktualitet/shkarkohet-prokurori-i-tiranes-kpk-lidhje-me-boten-e-krimit/ Fri, 23 Nov 2018 09:06:29 +0000 https://new.55news.al/?p=69395 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. Prokurori, i cili ishte njëkohësisht edhe kandidat për KLP  iu nënshtrua filtrit të vettingut sa i përket anës profesioniale, pasurisë dhe integritetit. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.  Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka […]

The post Shkarkohet Prokurori i Tiranës, KPK: Lidhje me botën e krimit appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. Prokurori, i cili ishte njëkohësisht edhe kandidat për KLP  iu nënshtrua filtrit të vettingut sa i përket anës profesioniale, pasurisë dhe integritetit. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.  Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj.  Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se prokurori Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit. “Sipas DSIK, subjekti është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ai ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”- thotë KPK. Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më herët, ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit  të Prokurorisë së Tiranës.

The post Shkarkohet Prokurori i Tiranës, KPK: Lidhje me botën e krimit appeared first on 55 News.

]]>
Komisioneri publik ankohet kundër vendimit të KPK për gjyqtarin Malaj https://55news.al/aktualitet/komisioneri-publik-ankohet-kunder-vendimit-te-kpk-per-gjyqtarin-malaj/ Fri, 26 Oct 2018 13:18:08 +0000 https://new.55news.al/?p=61426 Komisioneri Publik, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtarin Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim […]

The post Komisioneri publik ankohet kundër vendimit të KPK për gjyqtarin Malaj appeared first on 55 News.

]]>
Komisioneri Publik, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtarin Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të, si dhe nuk ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të krijimit të tyre nga personat e tjerë të lidhur, me qëllim arritjen e një niveli të besueshëm të vlerësimit të pasurisë.

Deklarata

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të, si dhe nuk ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të krijimit të tyre nga personat e tjerë të lidhur, me qëllim arritjen e një niveli të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, sipas nenit 59/1, të ligjit nr. 84/2016.

Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga aneksi i Kushtetutës, bazuar në nenin D dhe F, neneve 30-34 dhe pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016 dhe në konsideratë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Artur Malaj.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

The post Komisioneri publik ankohet kundër vendimit të KPK për gjyqtarin Malaj appeared first on 55 News.

]]>
Pas pushimeve, KPK rikthehet me shkarkime, ikën prokurori Bujar Hoti https://55news.al/aktualitet/pas-pushimeve-kpk-rikthehet-me-shkarkime-iken-prokurori-bujar-hoti/ Mon, 10 Sep 2018 08:07:53 +0000 https://new.55news.al/?p=47956 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit. Bujar Hoti nuk kaloi procesin e vetting-ut. Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror […]

The post Pas pushimeve, KPK rikthehet me shkarkime, ikën prokurori Bujar Hoti appeared first on 55 News.

]]>

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit.

Bujar Hoti nuk kaloi procesin e vetting-ut. Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë.

Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.

The post Pas pushimeve, KPK rikthehet me shkarkime, ikën prokurori Bujar Hoti appeared first on 55 News.

]]>