kreysorepolitike Archives - 55 News https://55news.al/tag/kreysorepolitike/ Fri, 30 Nov 2018 07:11:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kreysorepolitike Archives - 55 News https://55news.al/tag/kreysorepolitike/ 32 32 Mediat e huaj shuplakë Ramës: Ligji i Teatrit është antikushtetues! https://55news.al/politike/mediat-e-huaj-shuplake-rames-ligji-i-teatrit-eshte-antikushtetues/ Fri, 30 Nov 2018 07:11:54 +0000 https://new.55news.al/?p=70942 Protestat për  Teatrin Kombëtar vazhdojnë përsëri dhe tashmë kjo ka marrë vëmendjen e medieve të huaja. Kësaj radhe është gazeta e njohur austriake Der Standard e cila ka shkruar rreth çështjes së teatrit kombëtar. Gazeta e njohur tregon se qeveria po kryen një akt korruptim në prishjen e Teatrit Kombëtar. Kryeministri ka provuar disa herë […]

The post Mediat e huaj shuplakë Ramës: Ligji i Teatrit është antikushtetues! appeared first on 55 News.

]]>
Protestat për  Teatrin Kombëtar vazhdojnë përsëri dhe tashmë kjo ka marrë vëmendjen e medieve të huaja.

Kësaj radhe është gazeta e njohur austriake Der Standard e cila ka shkruar rreth çështjes së teatrit kombëtar.

Gazeta e njohur tregon se qeveria po kryen një akt korruptim në prishjen e Teatrit Kombëtar. Kryeministri ka provuar disa herë që ta shembë teatrin dhe tani që iu dha përsëri mundësia nuk tërhiqet. Kësaj radhe me anë të një ligji të dyshimtë, antikushtetues ai shet pronën publike një kompanie private, përcjell syri.net.

As presidenti Meta nuk e ka nënshkruar ligjin për shembjen e teatrit. Qytetarë, artistë dhe aktivistë kërcënojnë se do përballen me fadromat dhe policinë në momentin që të vinë për të shembur teatrin kombëtar.

Përplasja për territorin publik

Qytetarët dhe aktivistët shqiptarë kontestojnë veprimin e Bashkisë së Tiranës, e cila me ndihmën e një ligji të ri, që hyri në fuqi në fund të muajit tetor, synon t’i kalojë një firme private pronësinë një pjese të madhe të truallit publik mbi të cilin do të ngrihet ndërtesa e re. Zyra daneze e arkitekturës BIG e Bjarke Ingels nuk e konsideron qeverinë Shqipërisë si porositësin e saj, por vetë firmën private Fusha. Demonstruesit akuzojnë se plot 8,500 metra katrorë truall publik po i jepen fare lirë firmës Fusha – ligji është i prerë enkas për këtë qëllim. Demonstruesit shqiptarë – mes tyre artistë të mirënjohur, anëtarë të shoqatës së arkitektëve dhe regjisorë – kritikojnë ashpër projektin e Ramës, jo vetëm për shkak nevojës për të mbrojtur monumentin, por edhe për shkak të tenderimit të çuditshëm të kontratës së Teatrit, anashkalimit të së drejtës së konkurrencës dhe të planit thuajse të panjohur për godinën e re. Ekziston dyshimi se pikërisht firma private e ndërtimit do të jetë ajo që do të përfitojë dhe që qytetarët do të humbasin hapësirë të çmuar publike. Sipas planeve ndërtesa e re nuk do të shfrytëzohet thjesht për një teatër apo për qëllime të tjera publike por si hapësirë komerciale apo si sipërfaqe zyrash.

Mundësitë për ta kontestuar ligjin mungojnë

Aktivistët e quajnë veçanërisht problematik faktin se ligji, të cilin ata e konsiderojnë si në shkelje të plotë të Kushtetutës, nuk mund të kontestohet. Që prej fillimit të vitit në Shqipëri po kryhet një reformë në drejtësi me përmasa të mëdha. Një nga elementët kryesorë të saj është verifikimi i prokurorëve dhe gjykatësve – filtrimi i personave të korruptuar dhe joprofesionalë. Mesa duket komisioni i verifikimit punon në mënyrë aq eficiente sa tashmë ka krijuar një vakuum ligjor. Duke qenë se shumë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e kaluan verifikimin dhe u pushuan, vetëm dy prej nëntë anëtarëve janë në detyrë. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të punojë më dhe nuk mund të pranohen procese të reja. Në vetvete, reforma e drejtësisë, që në këtë formë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Evropës Juglindore, shihet si shumë eficiente, por askush nuk ka marrë parasysh që mund të rrezikohet shteti ligjor – sepse krijohet një vakuum ligjor.

(Anti) kushtetueshmëria

Pikërisht këtu qëndron problemi i Teatrit Kombëtar. Aktivistët që kundërshtojnë shembjen e tij janë të qartë mbi faktin se ligji është antikushtetues. Tashmë nuk ka as këshilla të gjykatësve, as të prokurorëve – situata mund të vazhdojë kështu për shumë kohë. Në rastin e Gjykatës Kushtetuese mund të ndodhë që edhe në vitin e ardhshëm të mos caktohen gjykatës të rinj dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese të mos jetë në funksion. Ndërkaq Teatri Kombëtar mund të jetë shembur me kohë.

Image

The post Mediat e huaj shuplakë Ramës: Ligji i Teatrit është antikushtetues! appeared first on 55 News.

]]>
Premtime boshe, Rama tjetër gjë thotë e tjetër urdhëron, nuk e rikthen në punë Drejtori i Tatimeve https://55news.al/politike/premtime-boshe-rama-tjeter-gje-thote-e-tjeter-urdheron-nuk-e-rikthen-ne-pune-drejtori-i-tatimeve/ Thu, 31 May 2018 18:18:33 +0000 https://new.55news.al/?p=21507 Fundjavën e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte në Berat në turin e Llogaridhënies publike. Në këtë takim njëri prej qytetarëve ngriti shqetësimin për largimin e padrejtë nga puna në Drejtorinë e Tatimeve, ku shërbeu për 10 vite. Emisioni ‘BOOM’, ishte në Berat dhe takoi Artan Spahiun, por ai tha se pavarësisht premtimit të kryeministrit nuk […]

The post Premtime boshe, Rama tjetër gjë thotë e tjetër urdhëron, nuk e rikthen në punë Drejtori i Tatimeve appeared first on 55 News.

]]>
Fundjavën e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte në Berat në turin e Llogaridhënies publike. Në këtë takim njëri prej qytetarëve ngriti shqetësimin për largimin e padrejtë nga puna në Drejtorinë e Tatimeve, ku shërbeu për 10 vite.

Emisioni ‘BOOM’, ishte në Berat dhe takoi Artan Spahiun, por ai tha se pavarësisht premtimit të kryeministrit nuk është rikthyer në punë.

Gjatë takimit me qytetarët Rama dha urdhër që drejtori i shkarkuar padrejtësisht të rikthehej sërish në postin e tij, por siç duket ky urdhër ka qenë vetëm përpara kamerave, pasi pas tyre ai nuk është interesuar fare për rastin në fjalë.

Pasi, siç thanë edhe tek drejtoria e Tatimeve në Berat vendimi merret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, vetëm ajo mund të vendosë për rikthimin e tij në punë.

Në përgjigjen me sms që zyra e kryeministrit i ka kthyer zotit Spahiu shprehet se “Verifikuam letrat dhe gjykata të ka dhënë pagat dhe jo vendimin për rikthimin në punë, ku pas marrjes se pagave do të përbente shkelje ligjore. Të përshëndes”

Sqarim i cili kundërshton premtimin qe vetë kryeministri ka bërë pasi ai i tha: “Mire ke bërë qe ke marrë disa rroga, tani do të rikthehesh edhe në punë”.

The post Premtime boshe, Rama tjetër gjë thotë e tjetër urdhëron, nuk e rikthen në punë Drejtori i Tatimeve appeared first on 55 News.

]]>
Braimllari: Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë https://55news.al/politike/braimllari-zgjedhje-me-edi-ramen-kryeminister-nuk-do-te-kete/ Sat, 05 May 2018 13:08:27 +0000 https://new.55news.al/?p=12551 Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka diskutuar sot në lidhje me pozicionin e LSI-së në opozitë dhe mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për “faxnews” Braimllari tha se do të jetë në koalicion me çdo opozitar që kërkon që të rrëzojë klikën kriminale që Edi Rama ka instaluar në drejtimin e vendit. […]

The post Braimllari: Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka diskutuar sot në lidhje me pozicionin e LSI-së në opozitë dhe mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një intervistë për “faxnews” Braimllari tha se do të jetë në koalicion me çdo opozitar që kërkon që të rrëzojë klikën kriminale që Edi Rama ka instaluar në drejtimin e vendit.

“LSI është e gatshme që nesër për të pasur zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Kjo klikë kriminale duhet të largohet njëherë e mirë nga vendi.

Sot kemi një klikë të korruptuar në pushtet, ku edhe projektligjet e këshillave bashkiakë projektohen në zyrat e oligarkëve. Ai i jep llogari vetëm oligarkëve, Edi Rama duhet të japë llogari fillimisht për krimin e organizuar, ky që ndërtoi policinë që duam, duhet të japë llogari për tre drejtues të policisë të cilët sot janë në arrati.

Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me çdo opozitarë dhe këtë qëndrim e ka bërë të qartë dhe kryetarja e LSI-së, jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo njeri që ka fokus interesin e vendit.

Rama është një njeri i papërgjegjshëm dhe jo serioz, largoi shqiptarët nga vendi, dhe i ka varfëruar ata në mënyrë që të mos kenë mundësi të ngrenë kokë. Fronti opozitar është i vendosur në largimin e Edi Ramës nga kjo qeveri”, tha Braimllari.

The post Braimllari: Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë appeared first on 55 News.

]]>