krijohet Archives - 55 News https://55news.al/tag/krijohet/ Thu, 03 Jan 2019 14:45:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png krijohet Archives - 55 News https://55news.al/tag/krijohet/ 32 32 Vulin: Shqipëria e madhe nuk krijohet pa luftë me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/vulin-shqiperia-e-madhe-nuk-krijohet-pa-lufte-me-serbine/ Thu, 03 Jan 2019 14:45:36 +0000 https://new.55news.al/?p=77688 Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe. “Këtë e kam kërkuar disa herë […]

The post Vulin: Shqipëria e madhe nuk krijohet pa luftë me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe.

“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se Evropa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërsis së madhe”.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, citon FoNet të ketë thënë Vulin.

The post Vulin: Shqipëria e madhe nuk krijohet pa luftë me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Krijohet Shoqata “TIRONA INTELLECTUM” https://55news.al/aktualitet/krijohet-shoqata-tirona-intellectum/ Wed, 28 Nov 2018 17:01:11 +0000 https://new.55news.al/?p=70639 Krijohet Shoqata “TIRONA INTELLECTUM”. Përurimi i “Tirona Intellectum” beri bashke familje te vjetra tironase, vec themeluesve Bogdani, Tabaku, Llagami, Gjinali, Mulleti, Arbana, Vaqarri, Zela, Kazanxhi, edhe shume te tjere si Saraçi, Fortuzi, Bakiu, Fagu, Konci, Vorpsi, Banka, Dingu, Maci, Xhafa, Shehri, Ferazini, Dervishi e Qesaraku, ne shtëpinë tipike tironce 400 vjeçare te Sali Shijakut! Krijimi […]

The post Krijohet Shoqata “TIRONA INTELLECTUM” appeared first on 55 News.

]]>
Krijohet Shoqata “TIRONA INTELLECTUM”. Përurimi i “Tirona Intellectum” beri bashke familje te vjetra tironase, vec themeluesve Bogdani, Tabaku, Llagami, Gjinali, Mulleti, Arbana, Vaqarri, Zela, Kazanxhi, edhe shume te tjere si Saraçi, Fortuzi, Bakiu, Fagu, Konci, Vorpsi, Banka, Dingu, Maci, Xhafa, Shehri, Ferazini, Dervishi e Qesaraku, ne shtëpinë tipike tironce 400 vjeçare te Sali Shijakut! Krijimi i Shoqatës sapo është njoftuar para pak minutash në rrjetin social FB nga Mirela Bogdani,profesore ne Universitet dhe anetare e Keshillit Bashkiak Tirane, një themelueset e kësaj shoqate dhe përfaqësuese e denjë e familjeve tironse.

“Kur komuniteti jone po kalon përditë e me shume minorance ne qytetin e vet, bashkimi dhe përpjekjet e te gjithëve për te shpetu Tironen nga transformimi negativ i mëtejshëm është bere imperativ! Dhe ky takim, me bisedat e diskutimet e ngrohta e te dobishme rreth oxhakut te vjetër, na shijoi veçanërisht shume!”- shkruan Bogdani në rrjetin social FB.

Në fakt krijimi i shoqatës ishte paralajmëruar disa ditë më parë po nga Mirela Bogdani e cila shkruante: -”Ne, përfaqësues te disa familjeve autoktone tiranse, vendosem te krijojmë një shoqate për te përfaqësuar denjësisht dhe realisht Tiranen dhe komunitetin e saj. Krijimi i kësaj shoqate është bere imperativ, pasi identiteti dhe trashëgimia historike, kulturore dhe arkitekturore e Tiranes po humbasin çdo dite. Grupi nismëtar i krijimit te shoqatës përbëhet nga pinjolle te familjeve autoktone tiranse: Bogdani, Llagami, Tabaku, Gjinali, Mulleti, Arbana, Zela, Vaqarri, Farka dhe Kusi. Shoqatës se re ja vumë emrin “Tirona Intellectum” per keto arsye:

“Tirona” – për te evidentuar dhe theksuar me krenari, ne dialektin tone, emrin e qytetit tone te dashur, ashtu siç e thërrisnin te paret tanë.

“Intellectum” – jo vetëm sepse te gjithë nismëtaret janë intelektuale par excellence, te shkolluar madje dhe ne universitetet me prestigjioze te botes dhe me titujt akademike, por edhe sepse komuniteti jone ka pasur historikisht dhe ka intelektuale fisnike e njerëz te shquar, ndryshe nga etiketimet e bëra.

Harmonizimi i emrit tone dialektor dhe fjalës se bukur latine përcjell një mesazh simbolik.

Misioni i “Tirona Intellectum” është të evidentojë, të ruajë dhe të promovojë: Identitetin e qytetit, te komunitetit dhe të trevës tiranse; Vlerat dhe cilësitë e mira te tiransve si qytetarë; Vlerat historike të qytetit; Vlerat patriotike te popullit tirans; Trashëgiminë kulturore dhe artistike të qytetit dhe të komunitetit; Trashëgiminë arkitekturore të qytetit; Evidentimin e intelektualeve dhe veprimtarisë se tyre ne perhapjen e zhvillimit, kulturës dhe identitetit tirans.

Shoqata “Tirona Intellectum” do te ngrihet e funksionoje mbi baza integriteti, demokratike, transparente dhe te hapur. Te gjithë tiransit autoktone qytetare, por edhe ato te lindur e rritur ne Tirane, qe e duan Tiranen dhe janë gati për te kontribuar per te, konform misionit te shoqatës, janë te mirëpritur te bashkohen e te bëhen anëtare te saj.

Shoqata “Tirona Intellectum” se shpejti pritet te aprovohet nga Gjykata e Rrethit Tirane. Ajo ka dhe faqen e saj ne facebook me te njëjtën emër. Përurimi i saj do te behet me 26 nëntor, datën e ngritjes se flamurit ne Tirane. Jemi krenare qe nder nismëtaret janë dhe tre pinjollë te dy patrioteve tiranas, nënshkrues te Telegramit te Pavarësisë se Tiranes, Abdulla Gjinali dhe Haxhi Jusuf Banka. Jeni te mirëpritur te na bashkoheni ne këtë dite simbolike per Tiranen tone, por edhe te inaugurimit te shoqatës “Tirona Intellectum”. Themeluesit, Prof As. Mirela Bogdani, Dr. Mirela Tabaku, Ing. Rudina Llagami, Prof. As. Enkelejda Gjinali, Ilir Mulleti, Sevim Arbana, Dott. Ing. Ardian Llagami, Ela Zela, Dr. Dashamir Vaqarri dhe Prof. Mira Farka”.

The post Krijohet Shoqata “TIRONA INTELLECTUM” appeared first on 55 News.

]]>
Nafta 200 lekë?Konfindustria:Të përgjysmohet taksa e qarkullit të karburanteve https://55news.al/aktualitet/nafta-200-leke-konfindustria-te-krijohet-enti-rregullator-te-pergjysmohet-taksa-e-qarkullit-te-karburanteve/ Sun, 14 Oct 2018 16:04:43 +0000 https://new.55news.al/?p=57787 Rritja e çmimit të një litri nafte në pikat e karburanteve në Shqipëri, çmim që po shkon drejt vlerës 200 lekë për litër ka sjellë reagimin e konfindustrisë, e cila këtë të dielë ka dalë me dy propozime konkrete. Më konkretisht kreu i konfindustrisë thotë se këto dy propozime kanë të bëjnë me: 1. Krijimi […]

The post Nafta 200 lekë?Konfindustria:Të përgjysmohet taksa e qarkullit të karburanteve appeared first on 55 News.

]]>
Rritja e çmimit të një litri nafte në pikat e karburanteve në Shqipëri, çmim që po shkon drejt vlerës 200 lekë për litër ka sjellë reagimin e konfindustrisë, e cila këtë të dielë ka dalë me dy propozime konkrete.

Më konkretisht kreu i konfindustrisë thotë se këto dy propozime kanë të bëjnë me:

1. Krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve përgjegjës për çmimet dhe cilësinë e karburanteve që qarkullojnë në treg

2. Ulja me 50% e Taksës së Qarkullimit të Karburanteve

Sipas konfindustrisë arritja në këtë konkluzion ka ardhur duke parë situatën jo të zakonshme të rritjes së çmimit të naftës, çka ka sjellë vështirësi në treg edhe për shkak të cilësisë jo të mirë të karburanteve.

Konfindustria thekson se ekonomia shqiptare rrezikon asfiksimin e plotë me falimentime masive të bizneseve dhe industrive në rast të vazhdimit të çmimeve të larta të karburanteve dhe mos marrjes së masave të jashtëzakonshme.

Këto propozime janë pjesë e paketës që konfindustria i ka propozuar Ministrisë së Financave për ti përshirë në paketën fiskale 2019, ku do të kërkohet pranimi i me unanimitet nga të gjitha forcat politike.

The post Nafta 200 lekë?Konfindustria:Të përgjysmohet taksa e qarkullit të karburanteve appeared first on 55 News.

]]>