krimi ne shkoder Archives - 55 News https://55news.al/tag/krimi-ne-shkoder/ Thu, 30 Jan 2020 09:36:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png krimi ne shkoder Archives - 55 News https://55news.al/tag/krimi-ne-shkoder/ 32 32 ‘Gjenden prova të reja, krimi drejt zbardhjes’, policia jep informacion pas aksionit të RENEA-s sot në Shkodër https://55news.al/kronike/gjenden-prova-te-reja-krimi-drejt-zbardhjes-policia-jep-informacion-pas-aksionit-te-renea-s-sot-ne-shkoder/ Thu, 30 Jan 2020 09:36:06 +0000 https://new.55news.al/?p=141908 Në vijim të operacionit “Resorti”, Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit […]

The post ‘Gjenden prova të reja, krimi drejt zbardhjes’, policia jep informacion pas aksionit të RENEA-s sot në Shkodër appeared first on 55 News.

]]>
Në vijim të operacionit “Resorti”, Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.

The post ‘Gjenden prova të reja, krimi drejt zbardhjes’, policia jep informacion pas aksionit të RENEA-s sot në Shkodër appeared first on 55 News.

]]>