krimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/krimi/ Sun, 05 Jul 2020 16:41:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png krimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/krimi/ 32 32 John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin https://55news.al/politike/john-bolton-si-deshmitari-qe-s-ka-frike-te-tregoje-krimin/ Sun, 05 Jul 2020 16:41:01 +0000 https://new.55news.al/?p=166978 Nga Andi Bushati – 05/07/2020Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh. Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë […]

The post John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin appeared first on 55 News.

]]>
Nga Andi Bushati – 05/07/2020
Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re.

Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën edhe kur ishte në detyrë.

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.

Falë presionit të brendshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij, Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjesëtar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.

Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të. Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret siku nuk ia kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.

Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për tu rihapur, u desh që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj ‘deal-i’ përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për ta ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike’ shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj. Kjo është në fakt edhe e reja më rrënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: ‘plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer’.

/Lapsi.al

The post John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin appeared first on 55 News.

]]>
Skema 3D/ Si u ekzekutua me 30 plumba Hekuran Billa https://55news.al/aktualitet/skema-3d-si-u-ekzekutua-me-30-plumba-hekuran-billa/ Sat, 13 Jun 2020 14:17:06 +0000 https://new.55news.al/?p=164856 Ky është momenti kur Hekuran Billa sapo është qëlluar për vdekje në Komunën e Parisit, lagjen më të populluar të Tiranës. Ai po shkonte për të marrë motrën, kur dy persona të maskuar e qëlluan brenda në makinë, në ecje e sipër. Ishte ora 22:00, kur 40-vjeçari po afrohej në hyrjen kryesore të një qendre […]

The post Skema 3D/ Si u ekzekutua me 30 plumba Hekuran Billa appeared first on 55 News.

]]>

Ky është momenti kur Hekuran Billa sapo është qëlluar për vdekje në Komunën e Parisit, lagjen më të populluar të Tiranës. Ai po shkonte për të marrë motrën, kur dy persona të maskuar e qëlluan brenda në makinë, në ecje e sipër.

Ishte ora 22:00, kur 40-vjeçari po afrohej në hyrjen kryesore të një qendre tregtare, nga ku do të dilte e motra, që sapo kishte mbyllur dyqanin e këpucëve që kishte në pronësi.

Një automjet i parkuar dysh i ka bllokuar rrugën dhe autorët kanë shfrytëzuar rastin për t’i dalë në krah makinës së tij, një BMV X6.

Hekuran Billa ka tentuar të largohet, duke goditur dy automjete të tjera, por atentatorët e kanë goditur plot 11 herë me një armë Automatik MP5, të përshtatur me silenciator.

Kjo foto ekskluzive e siguruar Televizoni Klan, vetëm pak minuta pas vrasjes, tregon precizionin me të cilin është qëlluar, brenda një perimetri të ngushtë në xhamin e shoferit, të makinës me timon anglez.

40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, e marrë nga kamerat e sigurisë në zonë, në momentin e të shtënave, në zonë ka patur këmbësorë të shumtë, por fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me një makinë Benz të vjedhur në Kukës, ndërsa targat të vjedhura në Lezhë.

Ndërsa mjeti i përdorur në atentat u gjet i djegur në Pezë të Vogël.

Sot Policia e Shtetit mësohet se identifikuar vrasësin e 40-vjeçarit.Burime nga uniformat blu thonë se, autori është rreth 34 vjeç, por nuk jepen të dhëna të tjera.

Kronika e TV Klan:

 
 

The post Skema 3D/ Si u ekzekutua me 30 plumba Hekuran Billa appeared first on 55 News.

]]>
Vrasjet mafioze trondisin vendin, Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave https://55news.al/politike/vrasjet-mafioze-trondisin-vendin-lleshaj-u-hedh-gaz-lotsjelles-grave/ Fri, 12 Jun 2020 10:12:56 +0000 https://new.55news.al/?p=164642 Krimet mafioze të denja për narko-shtetet e Amerikës Qendrore po trondisin Shqipërinë. Pas atentatit me snajper në Elbasan, një tjetër vrasje mafioze u regjistrua në zemër të Tiranës, në një zonë të populluar. Autorët u zhdukën dhe si në rastin e Elbasanit, edhe në atë të Tiranës, nuk kanë lënë gjurmë pasi kanë djegur mjetet […]

The post Vrasjet mafioze trondisin vendin, Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave appeared first on 55 News.

]]>

Krimet mafioze të denja për narko-shtetet e Amerikës Qendrore po trondisin Shqipërinë.

Pas atentatit me snajper në Elbasan, një tjetër vrasje mafioze u regjistrua në zemër të Tiranës, në një zonë të populluar.

Autorët u zhdukën dhe si në rastin e Elbasanit, edhe në atë të Tiranës, nuk kanë lënë gjurmë pasi kanë djegur mjetet e krimit.

Policia mjaftohet me ndonjë njoftim të thatë, kurse mediat i mëshojnë të kaluarës së viktimës, sikur duan të thonë se e meritonte të vritej.

 

Por fakti që këto vrasje po ndodhin në zonat më të populluara, tregon se krimi nuk e ka fare frikë shtetin. Në vend që të kapin autorët, policia po kap makinat e djegura.

Nga ana tjetër, shteti tregon ‘dhëmbët’ me personat më të pambrojtur dhe më vulnerabël. Rasti i Velipojës, kur qytetarët u sulmuan me gaz lotsjellës dhe një vajzë humbi ndjenjat është ilustrimi më i mirë i policisë së Sandër Lleshajt.

Ky i fundit vazhdon të heshtë dhe të justifikojë krimet me tezën se pas rihapjes së vendit, edhe krimi është ‘kthyer në normalitet’. Pra, prisni më shumë ngjarje të tilla tani që u hapëm.

 
 

The post Vrasjet mafioze trondisin vendin, Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave appeared first on 55 News.

]]>
U kthye nga Belgjika/ Familjarët: Hekurani nuk ruhej… https://55news.al/aktualitet/u-kthye-nga-belgjika-familjaret-hekurani-nuk-ruhej/ Fri, 12 Jun 2020 09:32:23 +0000 https://new.55news.al/?p=164634 Pas ekzekutimit të mbrëmshëm të Hekuran Billës, të tjera detaje mësohen në lidhje me lëvizjet e tij, si hyri në Shqipëri dhe lëvizjet e tij të fundit brenda vendit. Sipas BW, mësohet se viktima ka mbajtur edhe një emër të dytë. Ai njihej ndryshe si Herland Bilali. Familjarët e viktimës kanë thënë se Hekurani nuk […]

The post U kthye nga Belgjika/ Familjarët: Hekurani nuk ruhej… appeared first on 55 News.

]]>
Pas ekzekutimit të mbrëmshëm të Hekuran Billës, të tjera detaje mësohen në lidhje me lëvizjet e tij, si hyri në Shqipëri dhe lëvizjet e tij të fundit brenda vendit.

Sipas BW, mësohet se viktima ka mbajtur edhe një emër të dytë. Ai njihej ndryshe si Herland Bilali.

Familjarët e viktimës kanë thënë se Hekurani nuk u ka shfaqur asnjë shqetësim, madje lëvizte me makinë normale, të pablinduar, pasi nuk kishte frikë.

“Hekurani nuk na ka shprehur asnjë shqetësim. Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pashoqëruar dhe me makinë normale të pablinduar.

Pak ditë ka që u kthye nga jashtë vendit. Ishte në Belgjikë, kaloi në Angli dhe tranzit në Malin e Zi erdhi në Tiranë. Dje ishte në Durrës u mor me ca dokumente makinash. Mbrëmë ishim bashkë tek komuna”,- dëshmuan ata.

***

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbërmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për (BalkanWeb) se policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë.

Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.

 

The post U kthye nga Belgjika/ Familjarët: Hekurani nuk ruhej… appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Atentate, prita, vrasje, shpërthime… ‘Shqipëria nën kthetrat e krimit’ https://55news.al/politike/video-atentate-prita-vrasje-shperthime-shqiperia-nen-kthetrat-e-krimit/ Tue, 09 Jun 2020 15:08:09 +0000 https://new.55news.al/?p=164260 Ish kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me kriminalitetin e shtuar në vend javët e fundit. Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku fillimisht atë çfarë premtoi kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së vitit 2013 dhe ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin dy javët e fundit. “Shqipëria njën kthetrat e krimit”, […]

The post VIDEO/ Atentate, prita, vrasje, shpërthime… ‘Shqipëria nën kthetrat e krimit’ appeared first on 55 News.

]]>
Ish kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me kriminalitetin e shtuar në vend javët e fundit.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku fillimisht atë çfarë premtoi kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së vitit 2013 dhe ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin dy javët e fundit.

“Shqipëria njën kthetrat e krimit”, shkruan Berisha mbi video.

 

 

Reagimi i ish-kryeministrit vjen pas atentatit të djeshëm në Elbasan ndaj Ardjan Çapjas dhe pas një sërë vrasjesh e atentatesh në dy javët e fundit ku më i rëndi ishte ai në Laç ku dy persona mbetën të vrarë pas një atentati tipik mafioz. /A.R, Syri.net

The post VIDEO/ Atentate, prita, vrasje, shpërthime… ‘Shqipëria nën kthetrat e krimit’ appeared first on 55 News.

]]>
Tentohet vrasja e qytetarit, Policia le të lirë atentatorët! https://55news.al/aktualitet/tentohet-vrasja-e-qytetarit-policia-le-te-lire-atentatoret/ Mon, 08 Jun 2020 19:54:00 +0000 https://new.55news.al/?p=164144 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb mirembrema Z Sali Berisha ju lutem me ndimoni familjen tim merre masa per krimineli qe plagosi vellam tim dhe policija lushnje nuk donte me i siguru jete por e la ne dore e nje vrasi te Agron Uku nga kabunara e lushnjese bashk me dy djemte e ti plagosja […]

The post Tentohet vrasja e qytetarit, Policia le të lirë atentatorët! appeared first on 55 News.

]]>

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

mirembrema Z Sali Berisha ju lutem me ndimoni familjen tim merre masa per krimineli qe plagosi vellam tim dhe policija lushnje nuk donte me i siguru jete por e la ne dore e nje vrasi te Agron Uku nga kabunara e lushnjese bashk me dy djemte e ti plagosja ndodhi dije ne date 17.05.2020
Po ne date 17 .5 .2020 duke i dale ne befasi dhe duke e goditure nga mbrapa dhe duke e gjakosure dhe e lene aty ne kanal te plagosure flamure arapi ku eshte tefonuare policija por policija vjen ne vendi e ngjarjese dhe nuk merre arme e krimi por e lene aty por ofiveri e mban te feshehure ngjarjen dhe manupuloje ngjaren qe autori i krimi Agron Uku te lihet i lire nga policija por me pas disa minuta me vone dy djemte e Agron Uku tentojn ne vera me thike mua dhe baban pore prap policija nuk ja mori thike por i la te lire por nuk mjaftoj me kaq ne date 22 .5.2020 prap Agron Uku i ben atentat flamuri arapi pre ta vrare peseri pes u ankua ne polici u arrestua por perseri u la i lire se ka djali e halles punojs policije ne lushnje por sot ne date 6 .6 2020 peseri Agron Uku i bene atentate per ta vrare flamure Arapi disa minuta me vone Agron Uku dhe djali i tij marri burri tim dhe sjelli nje nesazhe qe flamuri arapi do ta vrasim eshte e kote qe na denocon ne kemi vendos ne ta vrare kemi pushtet do ju lutem me ndimoni Z .Sali Berisha e dim qe tani ska shtete jan te koruptuare i kan lyere duare me gjake me njerez te pafajshem vete mbrojn kriminela keto jan foto e ngjarjese si e kan ber nje njeri te pa fajshen

The post Tentohet vrasja e qytetarit, Policia le të lirë atentatorët! appeared first on 55 News.

]]>
Ish-shefi i policisë, Erzen Breçani: Arma e përdorur për të eliminuar Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por… https://55news.al/politike/ish-shefi-i-policise-erzen-brecani-arma-e-perdorur-per-te-eliminuar-ardjan-capjan-perdoret-nga-forcat-speciale-por/ Mon, 08 Jun 2020 19:53:01 +0000 https://new.55news.al/?p=164142 Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi atentatin me snajper që iu bë një prej anëtarëve të fisit të njohur për policinë në Elbasan, Ardjan Çapjas, i cili më herët i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera. Sipas tij, lloji i armës së […]

The post Ish-shefi i policisë, Erzen Breçani: Arma e përdorur për të eliminuar Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por… appeared first on 55 News.

]]>
Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi atentatin me snajper që iu bë një prej anëtarëve të fisit të njohur për policinë në Elbasan, Ardjan Çapjas, i cili më herët i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera.

Sipas tij, lloji i armës së përdorur për të eliminuar fizikisht Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por i duhet policisë të hetojë e gjejë kush janë realisht autorët, shtoi ai.

“Atë tip arme e përdorin forcat speciale, kanë lente me precizion të lartë. Snajperisti ka qenë 250 metra larg, personi normal që është stërvitur, ai ka mundur ta qëllojë në shpatull, shumë afër zemrës. Është një armë që shkakton shumë dëmtime kur hyn e del plumbi.

Pozita e banesës nuk i ka lejuar snajperistit më shumë fushëpamje që ta godiste sërish. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal, por policia duhet të hetojë. Kur marrin pjesë shumë persona diku do gabojnë. Cdo gjë shikohet dhe vullneti i njerëzve për të ndihmuar për të dhënë informacion të con drejt zbardhjes së ngjarjes. Polica e di kush e ka organizuar, janë kundërshtarët e tij. Hetimi duhet të nisë nga ish specialët, dihet që ata kanë një rivalitet me të”,- tha Breçani.

The post Ish-shefi i policisë, Erzen Breçani: Arma e përdorur për të eliminuar Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por… appeared first on 55 News.

]]>
Bardhi publikon video-mesazhin e fortë: Vetëm dy javët e fundit një zinxhir krimesh, ja dështimet e Ramës https://55news.al/politike/bardhi-publikon-video-mesazhin-e-forte-vetem-dy-javet-e-fundit-nje-zinxhir-krimesh-ja-deshtimet-e-rames/ Mon, 08 Jun 2020 19:24:48 +0000 https://new.55news.al/?p=164140 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas atentatit e ndodhur në Elbasan ndaj Ardian Çapja. Bardhi publikon një video-mesazh në “Facebook”, ku rendit krimet e ndodhura gjatë dy javëve të fundit në vend, që nga ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë, deri tek atentati ndaj Çapjat, duke thënë se “Një Qeveri e ardhur […]

The post Bardhi publikon video-mesazhin e fortë: Vetëm dy javët e fundit një zinxhir krimesh, ja dështimet e Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas atentatit e ndodhur në Elbasan ndaj Ardian Çapja.

Bardhi publikon një video-mesazh në “Facebook”, ku rendit krimet e ndodhura gjatë dy javëve të fundit në vend, që nga ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë, deri tek atentati ndaj Çapjat, duke thënë se “Një Qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!”

 

Mesazhi i plotë në video:
Sot krimi kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krimesh ekspozon edhe njëherë dështimet e Ramës. Një 25-vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë. Në Laç 2 persona humbën jetën me armë zjarri. në Tiranë regjistrohet një shpërthim me eksploziv pranë një hoteli. Ekzekutohen në pritë dy vëllezër në Krujë! Vlorë, gjendet një pako me tritol në zonë të banuar. Arrestohet vëllai i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës për kultivim kanabisi. Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 milionë euro drogë! Atentat me snajper në qytetin e Elbasanit. Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!

 
 

 

The post Bardhi publikon video-mesazhin e fortë: Vetëm dy javët e fundit një zinxhir krimesh, ja dështimet e Ramës appeared first on 55 News.

]]>
PD: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet https://55news.al/politike/pd-vrasje-plagosje-perdhunime-tritol-sundimi-i-krimit-eshte-kthyer-ne-normalitet/ Fri, 05 Jun 2020 12:01:07 +0000 https://new.55news.al/?p=163765 Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë.  Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e PD sot, nisur nga vrasja e dy vëllezërve në krujë një natë më parë,  ku theksoi se po […]

The post PD: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë. 

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e PD sot, nisur nga vrasja e dy vëllezërve në krujë një natë më parë,  ku theksoi se po ndodhin vetëm dhunë, përdhunime, plagosje, vrasje dhe se kreu i qeverisë, Rama nuk sheh pendesë për asgjë, por ka zgjedhur sulmin për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

“Dy vrasje në Krujë, vrasje në Vlorë, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë: krimi bën festë, Policia ka ikur në drejtim të paditur, se shefi i Policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje dhe duke rrahur një fëmijë; se Policia është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron që zbulojnë vetëm 30 fidanë. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit

Vrasja e dyfishtë mbrëmë në Krujë është vetëm episode. Janë akte që frymëzohen nga mbroja shtetërore e Edi Ramës. Edi Rama, strategu i kësaj dhune dhe që nuk gjen pendesë as në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi.-”

The post PD: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet appeared first on 55 News.

]]>
Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë https://55news.al/aktualitet/atentati-ne-lac-vrasesit-veshur-si-police-moren-peng-femijet-e-paulin-markut-u-qellua-me-plumba-blindshpues-hetohen-lidhjet-e-biznesit-ne-malte/ Mon, 01 Jun 2020 15:15:28 +0000 https://new.55news.al/?p=163287 Ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në pak sekonda ekzekutuan biznesmenin e njohur Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Hasani Lika. Pjesëtarë të grupit të hetimit, thanë se fillimisht ata u vunë armët […]

The post Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë appeared first on 55 News.

]]>
Ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në pak sekonda ekzekutuan biznesmenin e njohur Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Hasani Lika.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, thanë se fillimisht ata u vunë armët në kokë dy fëmijëve të biznesmenit të njohur, të cilët ndodheshin pranë makinës së tyre, në parkingun e hotelit. Teksa njëri prej tyre, ruante djemtë e Paulin Markut, të cilëve u kishin marrë edhe celularët, të tjerët, u nisën drejt hyrjes kryesore të hotelit.

Në hollin e tij ndodhej, Marku dhe Lika. Ky i fundit, i pa atentatorët dhe qëlloi në drejtim të tyre. Në këtë moment, ekzekutorët, që nga jashtë hotelit derdhën dhjetëra plumba blindshpuese mbi 2 biznesmenët. Në vend, mbeti i vrarë, Lika, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt, ndërsa Gjergji u plagos rëndë. Ai humbi jetën, më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

E gjithë skena e krimit është filmuar nga kamerat e hotelit në pronësi të Ari Allamanit, i cili mbahet në burg për llogari të Italisë. Ndërsa, policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për atentatin që tronditi Laçin, në spitalin rajonal, mbërrin Kreshnik Tusha, për të cilin hetuesit dyshojnë se është një nga katër ekzekutorët.

I sapoliruar nga burgu, Tusha ka mohuar të ketë lidhje me krimin, porse është plagosur në shtëpi. Alibia e tij është duke u verifikuar nga grupi i hetimit, i cili ende nuk ka përcaktuar se kush ishte shënjestra e atentatit. Burimet thanë se janë duke hetuar rreth aktivitetit të biznesmenit Paulin Gjergji Marku, i cili njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.

Ai zotëron disa kompania si “Antoni New-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”. Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë. Viktima tjetër, Bujar Hasani (Lika), është mik i biznesmenit Ervis Martinaj dhe është një kontingjent i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i përfshirë në ngjarjen ne Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij dhe përplasjet me grupet kriminale, janë gjithashtu një pistë që po hetohen me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë organizuar.

The post Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë appeared first on 55 News.

]]>