kriminal Archives - 55 News https://55news.al/tag/kriminal/ Thu, 11 Oct 2018 07:09:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kriminal Archives - 55 News https://55news.al/tag/kriminal/ 32 32 Internacionalizmi kriminal si teori e praktikë e Qeverisë së Rilindjes, trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit https://55news.al/opinion/internacionalizmi-kriminal-si-teori-e-praktike-e-qeverise-se-rilindjes-trinomi-rama-xhafa-balla-konsuj-te-krimit/ Thu, 11 Oct 2018 07:09:56 +0000 https://new.55news.al/?p=56897 Nga Azgan Haklaj Kur në vitet 80-të ministri i rendit Fatmir Xhafa pozonte me krenari në tribunën e 1 majit në krah të diktatorit Hoxha, mafia siçiliane ndihej e plotëfuqishme dhe e paprekshme. U desh atëherë mobilizimi i mijra forcave ushtarake që Shteti Italian tu tregonte qytetarëve të tij se ishulli i krimit do të […]

The post Internacionalizmi kriminal si teori e praktikë e Qeverisë së Rilindjes, trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Azgan Haklaj

Kur në vitet 80-të ministri i rendit Fatmir Xhafa pozonte me krenari në tribunën e 1 majit në krah të diktatorit Hoxha, mafia siçiliane ndihej e plotëfuqishme dhe e paprekshme.
U desh atëherë mobilizimi i mijra forcave ushtarake që Shteti Italian tu tregonte qytetarëve të tij se ishulli i krimit do të çlirohej me çdo çmim.
Ndërkaq në Tiranë Enver Hoxha dhe klika e tij e kishin shndërruar Shqipërinë, vendin më të izoluar e të varfër të Europës në një kamp stërvitje e trajnim për kriminelë të tipit Laurent Kabila e të tjerë terroristë marksistë sipas parimit: “Kriminelë të të gjitha vendeve bashkohuni”.
Rama me ADN nga klika hoxhiste e mbron me fanatizëm Xhafën e Ballën ashtu siç beri me ish ministrin Saimir Tahiri dhe bandën e Habilajve, ashtu siç po mbron çetën militare të sadimazohistëve të Taulant Ballës.
Xhafa si më i kënduar se paraardhësi i tij, i alarmuar nga ngritja e Spakut, dekleratat e forta e angazhimin në terren të SHBA dhe qeverive europiane në luftën kundër mafies politike të lidhur me krimin përpiqet ti lajë duart si Pilati se:” Krimi është internacional”.
A mund ti pergjigjesh një pyetje të thjeshtë z Xhafa?
Çfarë roli ka në këtë vend internacional Padroni yt z Edi Rama, vellai juaj si baron i drogës e më në fund Ju që jeni mandatuar për të luftuar krimin.
Që krimi është internacional kjo dihet prej kohësh ashtu siç dihet kush i ka mbështetur mafien italiane, ruse, bandat e arkanit, klanin e Zemunit.
Ju si internacionalist së bashku me kryeministrin e Malavitës keni eksportuar në Europë grupet kriminale të cilat zotërojnë tregjet e heroinës e kokainës dhe një kapital prej miliarda eurosh të cilat i pastroni me ligje me kontratat konçesionare me projektet mafioze të ” partneritetit” publik-privat dhe në parajsat fiskale.
A mund ta shmangni përgjegjësinë Ju dhe kryeministri juaj për vrasjet mafioze të cilat po tronditin çdo ditë shqiptarët duke terrorizuar qytetarët e pafajshëm, të cilët taksohen për të qenë të sigurt për të levizur, e në fakt nuk janë as në zemër të Kryeqytetit.
Kasaphana e fundit në Bllok dëshmon se qytetarët nuk ndjehen te sigurt as në kafenetë e Tiranës, vaj halli në periferi apo në zonat e thella të Shqipërisë.
Trinomit Rama- Xhafa-Balla të identifikuar qartazi e me prova të pakontestueshme si konsujt e krimit politik e atij ekonomik ju intereson më së shumti për të mbajtur vendin në një situatë pasigurie, ankthi e terrori për të frikësuar opozitën tani që zgjedhjet vendore po afrojnë. Rilindjes i duhet dhe po lufton me të gjitha metodat e paligjshme e kriminale për të fituar këto zgjedhje.
Edi Rama ka krijuar një shtet privat, ka shkatërruar sistemin gjyqësorë, ka kthyer prokurorinë në celulë krimi e laborator të fabrikimit të dëshmitarëve të rremë që të shpëtojë familjen kriminale të Xhafës dhe militarët e Taulant Ballës.
Me paketën antishpifje po asgjëson fjalën e lirë, duke aplikikuar metodën e pengmarrjes së viktimës së dhunuar dhe akuzimin e denoncuesit ndaj krimit.
Rama dhe ansambli kriminal i Rilindjes me përdorimin e prokurorisë për goditjen e opozitës për çdo denoncim që ban për kapot e krimit dhe aleancave të ngushta e afatgjata me ta po përpiqen që të forcojnë kontrollin e territorit e të frikësojnë qytetarët, duke instaluar një diktaturë mafioze për ti krijuar vehtes avantazh në këtë kohë parazgjedhore.
Sulltan Rama mund të bëjë kurban për interesat e tij e per tu hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit publik dhe atij ndërkombëtar tipa të tillë si Roshi, Dako, Sejdini, Bushi, Rraja por asgjë nuk do të ndryshojë.
Parulla e mafies: “Kapo vdiq, rroftë kapo” tregon se ndryshimi i kupolës i jep vetëm stimul veprimtarisë kriminale.
Nuk është rastësi që me gojën e Ramës e Xhafajt kriminelët ordinerë guxojnë nga dyert e gjykatës së tyre me pranga në duar të kërcënojnë udhëheqësin e Frontit Opozitarë z Lulzim Basha, “shihemi në zgjedhje”.
A mund të ketë duel elektoral të barabartë mes Frontit Opozitarë, tashmë mazhorancë morale dhe Aleancës së Rilindjes me krimin në anën tjetër?
Pa çarmatosjen e bandës qeverisëse nga armët e krimit e shkatërrimin e bazës dhe superstrukturës që tjetërson vullnetin e popullit institucioni i votës së lirë, gurthemel i demokracisë, burim i të gjitha institucioneve të shtetit të së drejtës asgjësohet.
Populli sovran tani ka shumë shpresë tek mazhoranca morale, Fronti Opozitarë i bashkuar dhe se internacionalizmi kriminal me mandatet e vjedhura e Aleanca me kapot e krimit i ka ditët e numëruara.
Beteja me Sovranin është e humbur edhe atëherë kur kapot e plotfuqishëm të politikës duken të sigurtë në vetëvehte.

The post Internacionalizmi kriminal si teori e praktikë e Qeverisë së Rilindjes, trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit appeared first on 55 News.

]]>
Nderimi i Mazrekajt, Metaliaj: Shqiptarët ta refuzojnë këtë akt kriminal https://55news.al/politike/nderimi-i-mazrekajt-metaliaj-shqiptaret-ta-refuzojne-kete-akt-kriminal/ Mon, 18 Jun 2018 16:11:53 +0000 https://new.55news.al/?p=27272 Deputetja e PD-së në qarkun e Lezhës ka reaguar pas nderimit të personit që plagosi në parlament deputetin Azem Hajdari,  Gafurr Mazrekut si “qytetar nderi”. Përmes një postimi në “facebook”, deputetja demokrate shprehet e shqetësuar për faktin se në vendin tonë po ushqehet “Kulti i Kriminelit”. Me tej në shkrimin e saj Metaliaj i bën […]

The post Nderimi i Mazrekajt, Metaliaj: Shqiptarët ta refuzojnë këtë akt kriminal appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD-së në qarkun e Lezhës ka reaguar pas nderimit të personit që plagosi në parlament deputetin Azem Hajdari,  Gafurr Mazrekut si “qytetar nderi”.

Përmes një postimi në “facebook”, deputetja demokrate shprehet e shqetësuar për faktin se në vendin tonë po ushqehet “Kulti i Kriminelit”.

Me tej në shkrimin e saj Metaliaj i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në mbvrojtjen e vlerave morale e njerëzore.

“Partitë i kemi te ndara por Shqipërinë duhet ta kemi të bashkuar, sepse jemi shqiptarë. Dhe bashkimin e garantojnë vetëm shembujt pozitivë, vlerat morale dhe njerezore te cilat  janë frymëzim për të ardhmen.” shkruan deputetja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Skandali i radhës i Rilindjes Edviniane.

Këshilltarët socialistë të Bashkisë Has,te urdheruar nga narko-diktatori Rama, kanë shpallur “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, ATENTATORIN e dënuar me 12 vite burg i cili  me 18 shtator 1997, përgjaku Kuvendin e Shqipërisë duke qëlluar mbi Tribunin e Demokracise, Azem Hajdarin.

Jam e shqetësuar pse në vendin tonë po ushqehet “Kulti i Kriminelit”.

Çfarë lajmi i jepet shoqërisë shqiptare e çfarë shembulli iu jepet brezave kur një institucion si Bashkia nderon si “Qytetar Nderi” dikë i cili nuk njihet për asgjë tjetër përveç një atentati dhe një vendimi ku dënohet me 12 vite burg?

Çfarë mesazhi është ky për bashkëjetesën politike kur njëra parti shpall qytetar nderi njeriun që tentoi të vrasë në parlament deputetin e partisë kundërshtare?

I bëj thirrje miqësore dhe dashamirëse të gjithë qytetareve, edhe atyre të cilët për një arsye apo një tjetër kanë votuar Partinë Socialiste; ta përçmojmë së bashku ketë akt te shemtuar, provokues dhe fyes per demokracine dhe Partine Demokratike.

Partitë i kemi te ndara por Shqipërinë duhet ta kemi të bashkuar, sepse jemi shqiptarë. Dhe bashkimin e garantojnë vetëm shembujt pozitivë, vlerat morale dhe njerezore te cilat  janë frymëzim për të ardhmen. Gafur Mazreku nuk është shembull as moral, as vlere, as bashkues e as frymëzues.

Ndaj ky akt i rilindjes duhet të përballet me refuzimin nga shqiptaret e ndershëm.

The post Nderimi i Mazrekajt, Metaliaj: Shqiptarët ta refuzojnë këtë akt kriminal appeared first on 55 News.

]]>