kriminelet Archives - 55 News https://55news.al/tag/kriminelet/ Fri, 03 May 2019 13:04:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kriminelet Archives - 55 News https://55news.al/tag/kriminelet/ 32 32 Rrahman Parllaku: Ja kush janë 4 kriminelët e Shqipërisë https://55news.al/opinion/rrahman-parllaku-ja-kush-jane-4-kriminelet-e-shqiperise/ Fri, 03 May 2019 13:04:35 +0000 https://new.55news.al/?p=98034 Gjenerali më i vjetër shqiptar dhe i gjallë, Rrahman Parllaku që sapo ka mbushur 100-vjeç, ka folur për luftënm, Enver Hoxhën, Masakrën e Tivarit, njerëzit e afërt të diktatorit dhe njohjen me liderët aktualë. Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” Parllaku ka listuar edhe katërshen e kriminelëve të […]

The post Rrahman Parllaku: Ja kush janë 4 kriminelët e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Gjenerali më i vjetër shqiptar dhe i gjallë, Rrahman Parllaku që sapo ka mbushur 100-vjeç, ka folur për luftënm, Enver Hoxhën, Masakrën e Tivarit, njerëzit e afërt të diktatorit dhe njohjen me liderët aktualë.

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” Parllaku ka listuar edhe katërshen e kriminelëve të më të mëdhenj të diktaturës sipas tij.

Parllaku

Ndërkohë ka shprehur dhe konsideratat e tij për politikanët shqiptar♪7 nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Zoti Parllaku, sëpari  gëzuar 100-vjetorin e lindjes dhe ju uroj shëndet!
Faleminderit!

Zoti Parllaku si është të jesh 100 vjeç. Ditën që mbushët një shekull a iu drejtuat Zotit me falënderim?
E prisja 100 vjetorin normalisht,. Një aksident ma vështirësoi pak. Edhe moralisht më uli që po shkoja 100 vjec. Edhe një njeri që takon në rrugë e uron u bëfsh 100.Unë u bëra 100.Njeriu thotë në këtë jetë hyra nga një portë dhe dola nga një tjetër. Tani që jam një shekull them se bota është gjithnjë e mirë. Sido që ta kalosh, jeta ime ka qenë me batica dhe zbatica. Ulje dhe ngritje por mund të them që ka qenë jetë e mirë.

Zoti Parllaku, tani që jeni një shekull a mund të thuash që e ke shijuar jetën?
Po. Jetën e kam shijuar.

Çfarë i thatë Zotit ditën që mbushët 100 vjec? A e falenderuat?
Unë nuk mund të gënjej. Nuk e falenderova Zotin sepse unë nuk besoj. Nuk besoj jo se nuk kam besuar asnjëherë. Madje në rininë time familja ime ishte me tradita fetare muslimane. Kryenim dhe ritet. Përpara lëvizjes unë kam falur edhe xhumanë por kam mbajtur edhe Ramazan. Kam ndjekur ritet e rregullta që nga mosha 8 vjeç deri në 20 vjeç. Por gjatë komunizmit ne e mohuam fenë. Dhe si të tillë unë nuk mund të them sot që jam besimtar. Nuk mund të bëj si disa që me teserën e partisë në xhep që dikur e shanë Zotin dhe tani thonë Zoti ju ndihmoftë. Unë nuk e bëj dot këtë.

Në këto 100 vjet a keni rrezikuar jetën?
Po sepse jam plagosur dy herë. Të dy herët  në luftë kur më qëlluan me artileri gjermanët.

Keni marrë pjesë në luftë dhe jeni ndeshur  me pushtuesit. A keni vrarë dikë?
Si mund ta bësh këtë pyetje. Të vrasin dhe të mos vrasësh nuk shkon. Të jesh në luftë dhe të mos vrasësh nuk ka kuptim. Në luftë të vrasin dhe do vrasësh. Rusët thoshin: Vrite gjermanin se të vret. Një rast ishte  ai kur kisha dy robër lufte gjermanë. I vrava sepse nuk kisha ku t’i çoja, nuk kisha ç’të bëja me ta.

Keni lindur në 1919, keni jetuar rininë në mbretërinë e Zogut, keni qenë pjesë e rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, keni jetuar gjatë  sistemit diktatorial me privilegje por edhe keni bërë 16 vjet burg dhe tani prej 29 vitesh shijoni demokracinë. Cila nga këto periudha ka qenë më e mira për ju?
Natyrisht periudha më e mirë ka qenë ajo e luftës së Dytë Botërore. Ajo më ka dhënë shumë. Natyrisht unë isha i ri. Lashë Kukësin dhe shkova në Vlorë dhe atje jetonim si familje me një aktivitet tregtar, por përfshirja ime në luftë kundër italianëve dhe gjermanëve ishte ngritja ime si njeri.

Është thënë dhe stërthënë historia e masakrës së Tivarit. A mund të na jepni ju variantin tuaj?
Masakra e Tivarit është një sajesë e Uran Butkës. Uran Butka gënjen atje. Uran Butka hodhi një parullë që ka qenë Ramiz Alia. U bë fakt sikur Ramiz Alia ka organizuar Tivarin. Unë dhe Ramizi, kur ndodhi ngjarja e Tivarit kemi qenë në Mitrovicë të Kosovës. U kthyem në 15 mars në Mitrovicë nga Sanxhaku. Tivari ka ndodhur në 12 ose 13 prill, nuk e mbaj mend mirë. Kur unë po vija nga Sanxhaku mezi po sillja të plagosurit. U mobilizuam të shëronim të plagosurit dhe të sëmurët. Ata i vranë serbët, brigade e dhjetë malazeze.

Rahman Parllaku Gjate Luftes

Në monitor do shfaqen fotografitë e 10 figurave të historisë të Shqipërisë. Nga përvoja juaj, nga kontaktet që keni patur do doja të më portretizonit dhe të më tregoni se çfarë vendi zënë ata në histori sipas jush.

Ahmet Zogu?
Ishte biri i pashait dhe nipi i Esad Pashë Toptanit. Ishte i zgjuar dhe ishte i ri kur u përfshi  në politikë. Doli edhe kundër dajës së tij. Iu dha shans në Kongresit të Lushnjës dhe siguroi punimet sepse nuk i lejohej nga italianët. Aty nisi karriera e tij. A ishte Zogu demokrat? Jo. Ishte mbret. Zogu uli veten kur u largua nga Shqipëria. Sikur Ahmet Zogu të mos kishte ikur më 7 prill dhe të kishte qëndruar në mal sikur vetëm 5 ditë, unë sot do të isha ende zogist. Të kishte larguar hungarezen dhe djalin por ama vetë të kishte qëndruar këtu. Bënë mirë që i sollën eshtrat sepse çdokush ka të drejtëtë ketë një varr.

Enver Hoxha?
Vendi  i Enver Hoxhës në histori është në koshat e plehrave. Jo pse më dënoi mua. Unë kam qenë njeri shumë i afërt me Enver Hoxhën. Kam punuar  për 1 vit e gjysme në një tavolinë. Tavolina në mes dhe unë këtej dhe ai nga ana tjetër. Unë isha shef i personelit të ushtrisë. Ai ishte ministër i Mbrojtjes. Mbante ndërkohë postin e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm. Unë e kam njohur shumë mirë Enver Hoxhën. Kush tha se ishte budalla. Ishte shumë i zgjuar. Një komplotist si ai nuk mund të ishte budalla.

 

Si ka mundësi që Enver Hoxha ju vrau, ju preu, ju burgosi ju shpallin tradhtarë, ju shkatërroi familjet dhe ju shkatërroi jetën si ka mundësi që përsëri  thoshit të rrojë Enver Hoxha?

Më pyetët më lart përse nuk e vratë Enver Hoxhën meqenëse ju shkatërroi jetën. Shikoja nga burgu radhët për vajgurin dhe qumështin për të marrë 1 litër dhe përsëri thoshin të rrojë Enver Hoxha si mund të bëhej kjo në 1974. Ai manipuloi. Dhe vuri gjithë aparatin në funksion. Të gjithë me dashje dhe pa dashje ishin në funksion të tij. Edhe unë kam qenë beniamin i tij. Unë kam qenë beniamin i Enver Hoxhës dhe kam bërë gabim. 27 vjeç u bëra deputet, isha hero i popullit, zv.ministër i Mbrojtjes dhe detyra të tjera. Domethënë edhe unë e kam ndihmuar Enver Hoxhën në punën e tij.

Ramiz Alia?
Dyshohet që ka qenë në shërbim të Enverit që kur ka qenë përgjegjës i rinisë në Berat. Nuk mund  të flas asgjë. E kam patur komisar. Më ka respektuar.

Po si nuk të mbrojti kur të arrestuan?
Kush të të mbronte, Ramiz Alia? Unë Ramizin nuk e fus te katërshja e kriminelave të Shqipërisë. Ju them se katër kriminelët  më të mëdhenj të Shqipërisë ishin: Enver Hoxha, Hysni  Kapo, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Hysni Kapo ishte pas Enverit. Ai i përgatiste të gjithë raportet Enverit. Ai i mbulonte të gjitha ushtrinë, ministrinë e Brendshme, zbulimin  e jashtëm, kërkoi edhe të brendshmit. Të gjitha informacionet ia çonte Enverit. Sigurimi varej nga Hysniu. Ramiz Alia ka meritën që bëri kalim të butë të pushtetit. Këtë ka meritë. Nuk pati gjakderdhje.

Mehmet Shehu?
Kam dy gjëra. E kam vlerësuar  dhe e vlerësoj  si luftëtar dhe si aftësi. Dikush ka thënë se është kryeministri më i mirë. Unë them jo. Është kryeministri më i zoti. Unë kam qenë banimin i tij. Në tre përpjekje me jugosllavët kam qenë me të. Mehemti nuk pranoi në Shkup që shefi i shtabit të Ushtrisë sonë të varej nga jugosllavët.

Kundërshtoi  jugosllavët kur erdhën në Shqipëri për të diplomuar ushtarakët e tyre. Në raportin e artit ushtarak popullor nuk e përmendi Titon në asnjë vend. Të 9 këshilltarët jugosllavë ikën nga mbledhja. Sapo u njoftua Enveri, ai menjëherë urdhëroi Themelkon të mbante një raport që kundërshtonte Mehmetin dhe në të thuhej për rolin e Titos në lëvizjen partizane shqiptare. Në çdo ngjarje të jetës sime ditëlindje, dekorim, vlerësim ai bashkë me Fiqeren më kanë ardhur  në shtëpi. Mehmetin e vrau Enveri. Nuk ka rëndësi kush e  tërhoqi këmbëzën.

Beqir Balluku?
Luftëtar si të gjithë neve. Ka pasur suksese dhe jo sukses. Por ka drejtuar luftën. Ka qenë komandant i njësiteve të Tiranës. E ka mbrojtur  Enverin në luftë dhe e çonte nga një bazë në tjetrën. Edhe pse e dërguan në Rusi nuk e lanë të mbaronte të plotë shkollën, bëri vetëm 1 vit. Drejtoi ushtrinë për 22 vjet. Mësoi shumë nga këshilltarët rusë dhe mori eksperiencën e tyre.

Sali Berisha?
Kam konsideratat  më të larta. Nuk e ka mohuar kurrë luftën. Edhe si karakter. Statusin e veteranit e ka bërë Sali Berisha. Në nëntor 1995 u ftua në Francë dhe Rusi dhe mblodhi veteranet kur u kthye. Në këtë takim tha: Jam ndjerë  shumë krenar që bashkë me flamujt e tjerë ishte edhe flamuri shqiptar si pjesë  e rezistencës së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fatos Nano?
Nuk e njoh fare këtë. E di qeshte i biri  i Thanas Nanos se e kam patur në Vlorë. Por të birin nuk e njoh.

Ilir Meta?
Atë që ka bërë Iliri Meta për mua zor se mund të bënte një President tjetër. Ai ka konsideratë për mua dhe unë kam konsiderate për të.

Lulzim Basha?
Ka vazhduar marrëdhëniet me mua pak a shumësi Saliu, por jo tamam si ai. Më ka pritur në mënyrë të veçantë. Tani dhe jetëgjatësia ime I ka detyruar këta të më respektojnë  dhe të më takojnë. Kam marrëdhënie normale. E vlerësoj si tëri. Shpresoj që Partinë Demokratike  ta bëjë masive  sepse nuk ka qenë e tillë.

Edi Rama?
Zyrtarisht nuk jam takuar asnjëherë me Edi Ramën. As ai nuk ka kërkuar të takohet me mua dhe as unë nuk kam kërkuar ta takoj atë. Një herë kur jemi shkëmbyer në një spital. Më pa dhe më thirri ku je komandant. Por nuk e di nëse vajta unë te Edi apo erdhi Edi te unë.

The post Rrahman Parllaku: Ja kush janë 4 kriminelët e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Kim Mehmeti: Ramën nuk e lë krimi të largohet, njësoj si prostitutat që i urdhëron tutori! https://55news.al/politike/kim-mehmeti-ramen-nuk-e-le-krimi-te-largohet-njesoj-si-prostitutat-qe-i-urdheron-tutori/ Thu, 02 May 2019 12:10:55 +0000 https://new.55news.al/?p=97828 Publicisti i mirënjohur në mbarë hapësirën shqiptare, Kim Mehmeti, ka lëshuar deklarata të forta për simbiozën politikë-krim që qeveris Shqipërinë dhe jo vetëm. I ftuar mbrëmë në studion e lajmeve të RTV Ora, duke analizuar situatën në Shqipëri, Mehmeti e krahasoi kryeministrin e Edi Rama me prostitutat në një shtëpi publike, të cilat nuk mund […]

The post Kim Mehmeti: Ramën nuk e lë krimi të largohet, njësoj si prostitutat që i urdhëron tutori! appeared first on 55 News.

]]>
Publicisti i mirënjohur në mbarë hapësirën shqiptare, Kim Mehmeti, ka lëshuar deklarata të forta për simbiozën politikë-krim që qeveris Shqipërinë dhe jo vetëm. I ftuar mbrëmë në studion e lajmeve të RTV Ora, duke analizuar situatën në Shqipëri,

Mehmeti e krahasoi kryeministrin e Edi Rama me prostitutat në një shtëpi publike, të cilat nuk mund të largohen dot, nëse nuk i lejon pronari. Ky tutor-pronar i kryeministrit të vendit tonë sipas shkrimtarit të njohur është krimi, i cili do ta lëshojë vetëm kur të mos i duhet më.

“Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që ti japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre.

Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit”, ka analizuar Kim Mehmeti.

The post Kim Mehmeti: Ramën nuk e lë krimi të largohet, njësoj si prostitutat që i urdhëron tutori! appeared first on 55 News.

]]>
Këta janë kriminelët më të kërkuar në Tiranë, sipas policisë https://55news.al/aktualitet/keta-jane-kriminelet-me-te-kerkuar-ne-tirane-sipas-policise/ Sun, 20 Jan 2019 10:17:34 +0000 https://new.55news.al/?p=80911 Policia e Shtetit ka zbardhur emrat dhe fotot e personave më të kërkuar nga Policia e Tiranës. Ata janë kryesisht të dënuar për vrasje. Policia e Tiranës ka publikuar sot, me emra dhe fotografi, personat më të kërkuar në qarkun e Tiranës dhe kërkon nga qytetarët që të telefonojnë dhe të japin informacione për t’i kapur.

The post Këta janë kriminelët më të kërkuar në Tiranë, sipas policisë appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Shtetit ka zbardhur emrat dhe fotot e personave më të kërkuar nga Policia e Tiranës. Ata janë kryesisht të dënuar për vrasje. Policia e Tiranës ka publikuar sot, me emra dhe fotografi, personat më të kërkuar në qarkun e Tiranës dhe kërkon nga qytetarët që të telefonojnë dhe të japin informacione për t’i kapur.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

The post Këta janë kriminelët më të kërkuar në Tiranë, sipas policisë appeared first on 55 News.

]]>
Lirimi i Rexhep Rrajës/ PD: Po lihen të lirë përdhunuesit dhe kriminelët e Edi Ramës https://55news.al/politike/lirimi-i-rexhep-rrajes-pd-po-lihen-te-lire-perdhunuesit-dhe-kriminelet-e-edi-rames/ Thu, 20 Dec 2018 16:50:54 +0000 https://new.55news.al/?p=75419 Pas vendimit të Gjykatës së Krujës, për lirimin djalit të deputetit socialist, Rexhep Rraja, cili u akuzua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Xhisiela Malokut, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Me anë të një deklarate për mediat PD e cilëson vendimin për lirimin e Rexhep Rrajës si një urdhër të kryeministrit Edi Rama, […]

The post Lirimi i Rexhep Rrajës/ PD: Po lihen të lirë përdhunuesit dhe kriminelët e Edi Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Pas vendimit të Gjykatës së Krujës, për lirimin djalit të deputetit socialist, Rexhep Rraja, cili u akuzua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Xhisiela Malokut, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.

Me anë të një deklarate për mediat PD e cilëson vendimin për lirimin e Rexhep Rrajës si një urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë në mbrojtje të gjithë mafiozët dhe kriminelët.
Sipas PD, Rama nuk ka ndërmend që të ndërtojë drejtësi për shqiptarët, por vetëm për kriminelët.

Ja deklarata e PD:

Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë.

I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.

Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.

The post Lirimi i Rexhep Rrajës/ PD: Po lihen të lirë përdhunuesit dhe kriminelët e Edi Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Basha: Sa herë kapet në krim, Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit https://55news.al/politike/video-basha-sa-here-kapet-ne-krim-rama-mbron-kriminelet-dhe-sulmon-denoncuesit/ Sat, 29 Sep 2018 14:16:08 +0000 https://new.55news.al/?p=53342 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmon gjithnjë denoncuesit e krimit. Duke marrë shkas nga ndodhitë e fundit dhe jo vetëm, Basha ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një video me rastet kur kreu i qeverisë del kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike. Ndër to është […]

The post Video/ Basha: Sa herë kapet në krim, Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmon gjithnjë denoncuesit e krimit.

Duke marrë shkas nga ndodhitë e fundit dhe jo vetëm, Basha ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një video me rastet kur kreu i qeverisë del kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Ndër to është edhe rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Basha thotë se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama.

Po ashtu përmend edhe Emiliano Nuhun, që sipas Bashës zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel.

 “Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit,” shkruan Basha.

The post Video/ Basha: Sa herë kapet në krim, Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ PD: Ja prova, miku kriminel i Ballës ka përfituar miliona nga Buxheti i Shtetit https://55news.al/politike/video-pd-ja-prova-miku-kriminel-i-balles-ka-perfituar-miliona-nga-buxheti-i-shtetit/ Wed, 22 Aug 2018 11:51:42 +0000 https://new.55news.al/?p=43709 Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar Edmond Spaho ka bërë publike sot provën sesi Buxheti i Shtetit është vënë në shërbim të trafikantëve të drogës. Spaho tha se miku i deputetit socialist Balla, Edmond Bego, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares, ka fituar miliona. “Miku kriminel i […]

The post VIDEO/ PD: Ja prova, miku kriminel i Ballës ka përfituar miliona nga Buxheti i Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar Edmond Spaho ka bërë publike sot provën sesi Buxheti i Shtetit është vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

Spaho tha se miku i deputetit socialist Balla, Edmond Bego, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares, ka fituar miliona.

“Miku kriminel i Taulant Ballës ka përfituar së fundmi një tender disa milionësh nga OST-ja. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania Inerte Express, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017. Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga OST në fillim të verës në zemër të zonës elektorale të taulant Ballës në Librazhd. Ky është dokumenti,” tha ndër të tjera kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Spaho.

The post VIDEO/ PD: Ja prova, miku kriminel i Ballës ka përfituar miliona nga Buxheti i Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ Kriminelët “pushtojnë” pronat e Kishës Françeskane (foto) https://55news.al/politike/denoncim-kriminelet-pushtojne-pronat-e-kishes-franceskane-foto/ Wed, 30 May 2018 19:03:22 +0000 https://new.55news.al/?p=21183 Shkatërrimi i mjedisit dhe i pronës private është një nga veprimtaritë kryesore që kjo qeveri po zbaton në vendin tonë. Përmes një statusi në “facebook”, ish-kryeministri  Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari për shkatërrimin që Bashkia e Durrësit me në krye Vangjush Dakon po i bën pronës së Kishës Françeskane. Në denoncimin e […]

The post Denoncim/ Kriminelët “pushtojnë” pronat e Kishës Françeskane (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Shkatërrimi i mjedisit dhe i pronës private është një nga veprimtaritë kryesore që kjo qeveri po zbaton në vendin tonë.

Përmes një statusi në “facebook”, ish-kryeministri  Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari për shkatërrimin që Bashkia e Durrësit me në krye Vangjush Dakon po i bën pronës së Kishës Françeskane.

Në denoncimin e qytetarit thuhet se persona me të shkuar kriminale po uzurpojnë pronat e kishës Françeskane në Kepin e Rodonit dhesë po i shkaktojnë një dëm të madh mjedisor asaj zone.

Postimi i plotë:

Pushtohen nga mafia e Bashkise dhe me leje te Gjushit pronat e kishes franceskane tek Kepi i Rodonit!

Qytetari dixhital denoncon grabitjen e pronave te Kishes Franceskane si dhe krimin e rende mjedisor qe po kryehet me leje te Gjushit dhe me indiferencen e plote, madje mbreshtetjen e heshtur te narkopolicise dhe narkoinspektoriateve qe mafia i ka blere!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e derguara nga qytetari dixhital! sb

“Pershendetje dr po ju informoj per nje Skandal në pronë e Kishës Françeskane në Kep të Rodonit

shkatërrohet prona private e Kishës nga persona të inkriminuar dhe u denuar më parë, Vath Alla i ndihmuar nga ish avokati i tij sot drejtues i IMT Bashkia Durrës

Ky skandal ka vazhduar që me datë 24.5.2018

dhe akoma Policia e shtetit nuk ka shkuar në vendngjarje Me leje te Vangjush Dakos Brenda prones private te Kishes

Atehere. Kane prere peme, hedh inerte (brenda pronese se Kishes) per te ndertuar ne nje ranishte qe ata peetendojne se e kane marre me qira nga Bashkia (por sipas ketyre eshte ne administrim te Pyjores, dhe qe Kisha eshte ne proces gjyqesor edhe per kete prone qe do ndertohet, sepse eshte brenda siperfaqes se kthyer Provinces franceskane Pra rrugen po e bejne direkt ne prone private duke shkaterruar pyllin Prone private te Kishes Me qellim qe te ndertojne perseri ne nje ranishte (brenda prones se kthyer ne favor te Kishes) qe Kisha eshte ne proces gjyqesor me shtetin

Makina e UK Bashkia Durres, qe shkon per llogari te privatit”

The post Denoncim/ Kriminelët “pushtojnë” pronat e Kishës Françeskane (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Kriminelet janë në orar të punës, po ky Rama ku punon? https://55news.al/politike/kriminelet-jane-ne-orar-te-punes-po-ky-rama-ku-punon/ Thu, 24 May 2018 16:34:26 +0000 https://new.55news.al/?p=19267 Krimi dhe kriminelët kanë qenë pjesë e botës që prej lashtësisë, e kanë vazhduar aktivitetin e tyre në çdo periudhë të mëvonshme e në çdo vend të botës. Puna dhe aktiviteti i kriminelëve është të vrasin, të vjedhin, të përdhunojnë e të abuzojnë me pozicionin që u është dhënë. Për kriminelët këto aktivitete quhen punë […]

The post Kriminelet janë në orar të punës, po ky Rama ku punon? appeared first on 55 News.

]]>
Krimi dhe kriminelët kanë qenë pjesë e botës që prej lashtësisë, e kanë vazhduar aktivitetin e tyre në çdo periudhë të mëvonshme e në çdo vend të botës.

Puna dhe aktiviteti i kriminelëve është të vrasin, të vjedhin, të përdhunojnë e të abuzojnë me pozicionin që u është dhënë.

Për kriminelët këto aktivitete quhen punë pasi në fund të fundit ajo është puna e tyre.

Por në ndryshim nga periudhat dhe vendet e tjera ku këta persona dënohen për aktivitetet e tyre duke u burgosur e dënuar, në qeverinë aktuale të Shqipërisë ata janë të lirë e në poste drejtuese.

Nëse kriminelët janë në orar të punës, po Rama ku punon?

Është pikërisht aktiviteti kriminal ku përfshihen droga, korrupsioni, e trafikimi ato që e kanë bërë Edi Ramën të jetë kryeministri i Shqipërisë sot.

Cili është plani i radhës që ai është duke vënë në zbatim?/55 news.al

The post Kriminelet janë në orar të punës, po ky Rama ku punon? appeared first on 55 News.

]]>
Policët e “Lal Plehut” ndaluan edhe një herë tjetër “kriminelët e rrezikshëm” (video) https://55news.al/aktualitet/policet-e-lal-plehut-ndaluan-edhe-nje-here-tjeter-kriminelet-e-rrezikshem-video/ Wed, 23 May 2018 16:36:47 +0000 https://new.55news.al/?p=18899 S’kanë të mbaruar rastet kur policët bashkiak u sekuestrojnë mallin qytetarëve që me të sigurojnë bukën e gojës. Përmes një statusi në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku policët e “Lal Plehut” në mënyrë të dhunshme u marrin bukën nga goja njerëzve të shkretë.  Postimi i plotë: Shikoni se si policet bashkiake […]

The post Policët e “Lal Plehut” ndaluan edhe një herë tjetër “kriminelët e rrezikshëm” (video) appeared first on 55 News.

]]>
S’kanë të mbaruar rastet kur policët bashkiak u sekuestrojnë mallin qytetarëve që me të sigurojnë bukën e gojës.

Përmes një statusi në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku policët e “Lal Plehut” në mënyrë të dhunshme u marrin bukën nga goja njerëzve të shkretë.

 Postimi i plotë:

Shikoni se si policet bashkiake te Lal Plehut ne njesine 4 ne Tirane u sekuestrojne mallin qytetareve qe dalin shesin per te siguruar kafshaten e gojes!

Ndiqni videon e qytetarit dixhital. sb

The post Policët e “Lal Plehut” ndaluan edhe një herë tjetër “kriminelët e rrezikshëm” (video) appeared first on 55 News.

]]>