kriminelin Archives - 55 News https://55news.al/tag/kriminelin/ Fri, 04 Jan 2019 11:11:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kriminelin Archives - 55 News https://55news.al/tag/kriminelin/ 32 32 Dalin të tjera detaje nga krimi makabër i shqiptarit në Korfuz https://55news.al/aktualitet/dalin-te-tjera-detaje-nga-krimi-makaber-i-shqiptarit-ne-korfuz/ Fri, 04 Jan 2019 11:11:56 +0000 https://new.55news.al/?p=77796 Dalin detaje të tjera lidhur me vrasjen makabre të 29-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati Aleko Petro. Mjeku ligjor Chrysavgi Kousi, i cili ka bërë këqyrjen e kufomës, e ka cilësuar krimin si një makabritet. Duke folur për mediat greke, mjeku është shprehur se Anxhelina është munduar gjatë që të mbrohej, por […]

The post Dalin të tjera detaje nga krimi makabër i shqiptarit në Korfuz appeared first on 55 News.

]]>
Dalin detaje të tjera lidhur me vrasjen makabre të 29-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati Aleko Petro. Mjeku ligjor Chrysavgi Kousi, i cili ka bërë këqyrjen e kufomës, e ka cilësuar krimin si një makabritet. Duke folur për mediat greke, mjeku është shprehur se Anxhelina është munduar gjatë që të mbrohej, por për shkak të goditjeve të shumta nuk ka arritur të shpëtojë.

“Vajza është goditur të paktën shtatë herë me shufër hekuri në kokë. Ajo është munduar të mbrohej, duke ngritur duart lart, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën nga goditjet. Nuk e besoj dot që një prind të qëlloj fëmijën me një tërbim të tillë”, u shpreh mjeku. Kousi shton më tej se Aleko Petro ka vepruar me gjakftohtësi, duke pastruar shtëpinë, duke fshehur sendet e së bijës dhe duke e varrosur trupin në kopshtin e shtëpisë. 29-vjeçarja u vra më 2 janar, nga i ati në shtëpinë e tij në zonën e Fox, në Korfuz. Gjithçka duket se ka ndodhur pasi ai nuk pranonte lidhjen e së bijës me një djalë nga Afganistani, me të cilin kishte nisur edhe bashkëjetesën.

***

Vrasja e shqiptares Anxhelina Petro nga i ati në Korfuz është trajtuar gjerësisht në emisionin “Mazi sou” (Me ty) të gazetares së njohur greke, Tatiana Stefanidhu në Skai TV. Gazetarë, analistë dhe specialistë të krimeve, kanë diskutuar dhe kanë zbardhur ngjarjen e rëndë, duke sjellë detaje të reja dhe domethënëse. Në lidhje direkte nga fshati ku jetonte Anxhelina, gazetarja tregoi se më 1 janar, dy prindërit grekë që kanë adoptuar afganin (pasi i vogël kishte mbetur jetim në luftë), dhe vetë djali shoqëruan viktimën në shtëpinë e të atit dhe e lanë që ta merrnin sërish në orën 22.45. Ata e dinin marrëdhënien e vajzës me të atin, një njeri i egër që sillej keq me vajzën. Pak orë më vonë, gjatë një telefonate, i dashuri dëgjoi sherrin e madh që Angelina po bënte me të atin dhe më pas nuk lidhej dot më, pasi telefoni ishte i mbyllur. Në mëngjes fqinja e viktimës, që jeton në shtëpinë ngjitur gjeti celularin e vajzës dhe së bashku me të dashurin afgan lajmëruan policinë.

Gazetarja tregon se gjatë sherrit vajza ishte hedhur nga dritarja në 2 metra lartësi për t’i shpëtuar të atit. Por vrasësi e ndoqi me vrap me shufrën e hekurit në dorë, e kapi në kopsht, ku i dha goditjet fatale dhe në të njëjtin vend e varrosi.
Kamerat rreth shtëpisë tregonin qenin e Angelinës që shkonte vazhdimisht në vendin ku ishte varrosur vajza, dhe kthehej sërish në shtëpi, madje ishte ai që drejtoi policët pikërisht aty. Fqinja greke që ishte bërë edhe kumbara e vajzës, një grua që e mori nën mbrojtje vajzën shqiptare, e përshkruan Angelinën “një vajzë engjëllore”.

Drejtuesja e emisionit Tatiana Stefanidhu transmetoi kronikën e Neës24 me dëshminë e nënës së Angelinës. Pasi ndoqi dëshminë rrëqethëse gazetarja tha: Shikoni sa e varfër është nëna, shikoni këtë grua që nuk e ka parë vajzën kaq vite. E kërkon trupin e vajzës ta qajë në shtëpinë e saj të varfër”, dhe bëri thirrje për ta ndihmuar atë.

 

The post Dalin të tjera detaje nga krimi makabër i shqiptarit në Korfuz appeared first on 55 News.

]]>
“Deportuat në Shqipëri personin më të rrezikshëm”, opozita belge “kryqëzon” ministrin https://55news.al/aktualitet/deportuat-ne-shqiperi-personin-me-te-rrezikshem-opozita-belge-kryqezon-ministrin/ Fri, 20 Jul 2018 15:59:10 +0000 https://new.55news.al/?p=36621 Ministri i emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, që vizitoi Tiranën pak muaj më parë është vënë në shënjestër nga opozita belge për deportimin e Safet Rustemit alias Safet Bajri, shqiptari nga Shkodra i konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar në Belgjikë. “Brusselstime” ashtu si edhe media të tjera belge e konsiderojnë atë si […]

The post “Deportuat në Shqipëri personin më të rrezikshëm”, opozita belge “kryqëzon” ministrin appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, që vizitoi Tiranën pak muaj më parë është vënë në shënjestër nga opozita belge për deportimin e Safet Rustemit alias Safet Bajri, shqiptari nga Shkodra i konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar në Belgjikë.

“Brusselstime” ashtu si edhe media të tjera belge e konsiderojnë atë si përfaqësues të një prej

5 familjeve mafioze që kontrollojnë bregdetin e Velipojës. Opozita belge kritikon ministrin, që duke qenë përkrahës i politikave të dëbimit të emigrantëve, ka deportuar Rustemin në Shqipëri ku kontrollon rrjetin kriminal nga Shkodra.

Megjithëse ishte në krye të listës së njerëzve të kërkuar nga drejtësia belge, Rustemi u deportua në Shqipëri, duke përfituar nga politikat e qeverisë për largimin e emigrantëve.

Safet Rustemi ishte përfshirë në trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në lagjen Alhambra të Brukselit dhe ishte dënuar me 22 vjet burg.

Nga përshkrimi që i bën policia në listën e të shumëkërkuarve Rustemi ishte “ekstremisht i dhunshëm” në trafik qeniesh njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Por në vend që ta mbanin në burg, Rustemi u deportua me avion nga Zyra e Emigracionit drejt vendlindjes së tij në Shqipëri.

“Ishte kjo zyrë që vendosi që ai nuk mund ta vuante dhe nuk do ta vuante dënimin” ka thënë avokati i tij Sven Mary për një të përditshme belge. Por mediat shkruajnë se shqiptari vazhdon t’i drejtojë bizneset e tij kriminale në Bruksel, që nga Shqipëria.

Ministri për Emigracionin Teo Franken e mbrojti vendimin: “Shqipëria nuk është fundi i botës” shkroi ai në Twitter. “Përfshirja e tij në listën e deportimit ishte sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë këtë njeri. “Kemi një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë” shtoi ai.

Por një deputet i opozitës belge, Uter de Vriend e akuzoi ministrin se ishte i obsesionuar pas deportimit të emigrantëve, edhe kur këta t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ky lloj deportimi na sjell rreziqe të mëdha”, tha ai, “Këta lloj kriminelësh janë të aftë ta na rrezikojnë edhe nga jashtë vendit. Obsesioni për t’i hequr qafe me nxitim është rrezik për sigurinë tonë” tha ai.

Ministri Theo Francken ka premtuar që do të hetojë më tej për atë që ka ndodhur. Çështja e deportimit të Safet Rustemit është kthyer në temë dite për mediat belge që kanë shkuar më tej, duke raportuar për aktivitetin kriminal të tij në Shkodër.

Më 18 korrik edhe “Le derniere heure” shkruante se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi, fshihet në Velipojë dhe se 5 familje mafiozësh në Shkodër kanë pushtuar Velipojën.

Në shkrim thuhej se: “Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë. Pesë familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qendror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.”

Safet Rustemi, është një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari është dënuar për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë./BW

The post “Deportuat në Shqipëri personin më të rrezikshëm”, opozita belge “kryqëzon” ministrin appeared first on 55 News.

]]>