krisje Archives - 55 News https://55news.al/tag/krisje/ Fri, 13 Apr 2018 15:50:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png krisje Archives - 55 News https://55news.al/tag/krisje/ 32 32 Krisje në raportet Rama-Veliaj, kryebashkiaku i refuzon takimin https://55news.al/politike/krisje-ne-raportet-rama-veliaj-kryebashkiaku-i-refuzon-takimin/ Fri, 13 Apr 2018 15:50:49 +0000 https://new.55news.al/?p=5919 Në korridoret e politikës dhe medias, prej kohësh qarkullojnë zëra për një ftohje të raporteve mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sot u dha një tjetër provë e cila forcon edhe më tej këto zëra. Në kryeministri, Rama mblodhi ditën e sotme kryebashkaktët dhe prefektët, ku në fokus të […]

The post Krisje në raportet Rama-Veliaj, kryebashkiaku i refuzon takimin appeared first on 55 News.

]]>
Në korridoret e politikës dhe medias, prej kohësh qarkullojnë zëra për një ftohje të raporteve mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sot u dha një tjetër provë e cila forcon edhe më tej këto zëra.

Në kryeministri, Rama mblodhi ditën e sotme kryebashkaktët dhe prefektët, ku në fokus të takimit ishte përgatitjet për sezonin turistik. Takimi u transmetua nga ERTV, ndërkohë që ra në sy mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Dhe duket se për zëvendësuar Veliaj, Rama zgjodhi kryebashkiakun e Vlorës dhe prefekten e Tiranës.

http://p

 

Në përfundim të takimit, kreu i qeverisë ftoi kryebashkiakët dhe prefektët të jepnin opinionin e tyre sa i takon përgatitjeve për sezoni turistik që po afron. Sigurisht, në aktivitete të tilla, e gjitha është e përgatitur paraprakisht dhe stafi kishte caktuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin për të folur pas kryeministrit ndërkohë që në emër të Tiranës foli prefektja, Suzana Jahollari.

“Me dy përfaqësues të denjë të të dy kategorive të pranishme mund ta mbyllim”, u shpreh Rama, menjëherë pas fjalës së kryebashkiakut Lelit dhe prefektes Jahollari.

The post Krisje në raportet Rama-Veliaj, kryebashkiaku i refuzon takimin appeared first on 55 News.

]]>