kruje Archives - 55 News https://55news.al/tag/kruje/ Thu, 07 May 2020 09:15:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kruje Archives - 55 News https://55news.al/tag/kruje/ 32 32 Grabitja me armë në Krujë, i plagosuri njohu autorin https://55news.al/aktualitet/grabitja-me-arme-ne-kruje-i-plagosuri-njohu-autorin/ Thu, 07 May 2020 09:15:06 +0000 https://new.55news.al/?p=159720 Gjatë orëv të fundit ka patur një tentativë grabitje në Krujë. Ndërkohë që grabitësit kanë plagosur me armë pronarin e një stalle bagëtish. Disa persona me maska dhe të armatosur , në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në një stallë me bagëti për të vjedhur.   Pronari i tyre, Ardian Babasi, ka pikasur […]

The post Grabitja me armë në Krujë, i plagosuri njohu autorin appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë orëv të fundit ka patur një tentativë grabitje në Krujë. Ndërkohë që grabitësit kanë plagosur me armë pronarin e një stalle bagëtish.

Disa persona me maska dhe të armatosur , në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në një stallë me bagëti për të vjedhur.

 

Pronari i tyre, Ardian Babasi, ka pikasur autorët, të cilin këta të fundit e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime për ABC News kanë njoftuar se Babasi ka njohur njërin prej tyre.

Autori Ah.Sm. ka paralajmëruar Babasin të mos afrohej se ka armë, por me sa duket Babasi nuk është bindur dhe Ah.Sm. i ka qëlluar duke e plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamberas të Krujës, ndërkohë që Ahmet Smaci është arrestuar nga policia dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative  për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

The post Grabitja me armë në Krujë, i plagosuri njohu autorin appeared first on 55 News.

]]>
Dyshohet për raste të reja me COVID – 19 në Krujë https://55news.al/aktualitet/dyshohet-per-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kruje/ Thu, 07 May 2020 06:46:16 +0000 https://new.55news.al/?p=159682 Edhe pse numri i të infektuarve ka pësuar një rënje të lehtë sërish ka akoma vatra që zbulohen dhe që krijojne frike tek qytetarët. Nga 39 teste të bëra ditën e djeshme në rrethin e Krujes 3 dyshohen si pozitivë Bëhet fjalë për 1 rast në Fushëkrujë e 2 raste në Krujë. Ndërkohë mësohet se […]

The post Dyshohet për raste të reja me COVID – 19 në Krujë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe pse numri i të infektuarve ka pësuar një rënje të lehtë sërish ka akoma vatra që zbulohen dhe që krijojne frike tek qytetarët.

Nga 39 teste të bëra ditën e djeshme në rrethin e Krujes 3 dyshohen si pozitivë

Bëhet fjalë për 1 rast në Fushëkrujë e 2 raste në Krujë.

Ndërkohë mësohet se vijon puna për teste të reja dhe ritestime në të gjithë rrethin.

The post Dyshohet për raste të reja me COVID – 19 në Krujë appeared first on 55 News.

]]>
Gjendet i mbytur një 29-vjeçar në Krujë, policia jep detajet e para https://55news.al/kronike/gjendet-i-mbytur-nje-29-vjecar-ne-kruje-policia-jep-detajet-e-para/ Sat, 07 Mar 2020 14:40:54 +0000 https://new.55news.al/?p=148924 Një djalë i ri i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët është gjetur sot i pajetë, i mbytur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, policia tha se nuk janë konstatuar shenja dhune. Mësohet se i riu vuante nga shendeti mendor. Krujë/Informacion paraprak Më datë […]

The post Gjendet i mbytur një 29-vjeçar në Krujë, policia jep detajet e para appeared first on 55 News.

]]>
Një djalë i ri i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët është gjetur sot i pajetë, i mbytur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, policia tha se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se i riu vuante nga shendeti mendor.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

The post Gjendet i mbytur një 29-vjeçar në Krujë, policia jep detajet e para appeared first on 55 News.

]]>
Aksident në Rinas- Fushë Krujë, makinat dalin nga rruga e bien në kanal https://55news.al/kronike/aksident-ne-rinas-fushe-kruje-makinat-dalin-nga-rruga-e-bien-ne-kanal/ Sat, 22 Feb 2020 13:29:17 +0000 https://new.55news.al/?p=146341 Nje aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Rinas- Fushë Krujë. Dy makina kane dale nga rruga dhe kane perfunduar ne kanalin buze rruges. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Bubqit, por nuk ka ende te dhena nese ka pasur apo jo te lenduar.

The post Aksident në Rinas- Fushë Krujë, makinat dalin nga rruga e bien në kanal appeared first on 55 News.

]]>
Nje aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Rinas- Fushë Krujë. Dy makina kane dale nga rruga dhe kane perfunduar ne kanalin buze rruges.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Bubqit, por nuk ka ende te dhena nese ka pasur apo jo te lenduar.

The post Aksident në Rinas- Fushë Krujë, makinat dalin nga rruga e bien në kanal appeared first on 55 News.

]]>
Në pranga dy të rinj, kishin në përdorim një makinë të vjedhur https://55news.al/kronike/ne-pranga-dy-te-rinj-kishin-ne-perdorim-nje-makine-te-vjedhur/ Sat, 22 Feb 2020 08:00:16 +0000 https://new.55news.al/?p=146287 Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi nuk iu bindën urdhrit te policisë për të ndaluar pasi udhëtonin me makinë të vjedhur, ndërkohë që shoku i tyre ndodhet në arrati. Burime nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve […]

The post Në pranga dy të rinj, kishin në përdorim një makinë të vjedhur appeared first on 55 News.

]]>
Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi nuk iu bindën urdhrit te policisë për të ndaluar pasi udhëtonin me makinë të vjedhur, ndërkohë që shoku i tyre ndodhet në arrati. Burime nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve me inicialet A. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Ndërkohë, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia. Të rinjtë akuzohen se me datë 20 duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri prej tyre ka mundur të largohet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të këtyre ngjarjeve:
Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. Ll.
Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Sh. D. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

The post Në pranga dy të rinj, kishin në përdorim një makinë të vjedhur appeared first on 55 News.

]]>
Tërmeti/ Krutanët: Jemi ne piken e hallit. Nuk kemi marrë bonusin dhe as nuk gjejmë dot apartamente. https://55news.al/aktualitet/termeti-krutanet-jemi-ne-piken-e-hallit-as-nuk-kemi-marre-bonusin-dhe-as-nuk-gjejme-dot-apartamente/ Sat, 18 Jan 2020 10:50:49 +0000 https://new.55news.al/?p=139804 Banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, ankohen se ende nuk e kane marre bonusin e qirasë. Ata thonë se kanë kryer aplikimin në Bashki por fondi për ta ende nuk është ndarë. Por marrja e lekëve është vetëm një pjesë e problemit. Tjetri lidhet me vështirësinë që kanë […]

The post Tërmeti/ Krutanët: Jemi ne piken e hallit. Nuk kemi marrë bonusin dhe as nuk gjejmë dot apartamente. appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, ankohen se ende nuk e kane marre bonusin e qirasë. Ata thonë se kanë kryer aplikimin në Bashki por fondi për ta ende nuk është ndarë.

Por marrja e lekëve është vetëm një pjesë e problemit. Tjetri lidhet me vështirësinë që kanë banorët për të gjetur apartamente me qira.

Në vështirësi ndodhen edhe ato familje që janë vendosur në hotele, pasi atyre iu  është kërkuar që ta paguajnë vetë koston e qëndrimit për këtë muaj.

Zyrtarët vendorë në bashkinë e Krujës thonë se deri më tani në zyrat përkatëse kanë aplikuar 1432 persona për bonusin e qerasë dhe se ai do të ndahet në fund të muajit.

Sipas autoriteteve deri më tani lekët për muajin dhjetor i kanë marrë rreth 250 familje të prekura nga tërmeti.

The post Tërmeti/ Krutanët: Jemi ne piken e hallit. Nuk kemi marrë bonusin dhe as nuk gjejmë dot apartamente. appeared first on 55 News.

]]>
Pasojat e tërmetit/ 73-vjeçarja nga Kruja rrëfen jetën e vështirë me 6 frymë në një çadër https://55news.al/aktualitet/pasojat-e-termetit-73-vjecarja-nga-kruja-rrefen-jeten-e-veshtire-me-6-fryme-ne-nje-cader/ Wed, 11 Dec 2019 12:03:21 +0000 https://new.55news.al/?p=133993 Shumë familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po jetojnë ditë të vështira. Një prej tyre është familja Hoxha me 6 anëtarë, ku kërkesa urgjente është një çadër e dytë në oborrin e shtëpisë tashmë të pabanueshme! Përballimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit po nxjerr në pah problematika të […]

The post Pasojat e tërmetit/ 73-vjeçarja nga Kruja rrëfen jetën e vështirë me 6 frymë në një çadër appeared first on 55 News.

]]>

Shumë familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po jetojnë ditë të vështira. Një prej tyre është familja Hoxha me 6 anëtarë, ku kërkesa urgjente është një çadër e dytë në oborrin e shtëpisë tashmë të pabanueshme!

Përballimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit po nxjerr në pah problematika të pushtetit vendor.

Shumë familje në zonat e prekura, kryesisht ato rurale vijojnë të jetojnë në kushte të vështira.

 

Një prej tyre është kjo familje me 6 anëtarë në krujë që në përbërje ka fëmijë dhe gjyshen 73 vjeçare!

 

Ajo tregon se ditën e parë pas tërmetit mbetën jashtë, ndërsa më pas u detyruan të marrin çadër me qira pasi ndihma e bashkisë së Krujës u vonoi.

“Natën e parë kemi fjetur jashtë, natën e dytë morëm një çadër me qira. Pastaj na i solli bashkia dhe kemi hyrë këtu të 6-të.”

Në këtë çadër, tashmë jetojnë 6 frymë! Por ankohen se hapësira është e pamjaftueshme.

“Ashtu ishte kismet”

Shtëpia është dëmtuar rëndë dhe është shpallur e pabanueshme.

Gruaja e moshuar thotë se aty ishte mundi i gjysmë dekade punë e përpjekje e familjes që tashmë është shkatërruar, shkruan ora neës.

Ndaj jetojnë në oborrin e shtëpisë për të mbrojtur atë që ka mbetur.

“Jam 73 vjeçe, kam 52 vjet këtu”

Një çadër e dytë është kërkesa urgjente e kësaj familjeje, por që siç thonë në bashkinë e Krujës nuk po u japin zgjidhje.

The post Pasojat e tërmetit/ 73-vjeçarja nga Kruja rrëfen jetën e vështirë me 6 frymë në një çadër appeared first on 55 News.

]]>
Lulzim Basha në Krujë: Edi Rama Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë pjesë të vendit https://55news.al/politike/lulzim-basha-ne-kruje-edi-rama-neroni-i-shqiperise-ka-djegur-shume-pjese-te-vendit/ Fri, 08 Nov 2019 17:19:11 +0000 https://new.55news.al/?p=127993 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Krujë deklaroi se Edi Rama sot ngjan me Neronin, ish-perandorin e Romës. Basha theksoi se Rama, njësoj si Neroni dikur po djeg pjesë të ndryshme të Shqipërisë. “Edi Rama është Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë në Shqipëri. Makron tha sot se ndëshkova […]

The post Lulzim Basha në Krujë: Edi Rama Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë pjesë të vendit appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Krujë deklaroi se Edi Rama sot ngjan me Neronin, ish-perandorin e Romës.

Basha theksoi se Rama, njësoj si Neroni dikur po djeg pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Edi Rama është Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë në Shqipëri. Makron tha sot se ndëshkova Maqedoninë e Veriut, se doja që të futet bashkë me Shqipërinë. Pse, Maqedonia e Veriut është më mirë se ne? Jo, por vendi ynë ka në krye një njeriu si ky që kemi, që ka shkatërruar gjithçka. Shqiptarët kanë bërë histori shiko futbollin, muzikën. Po ashtu, edhe në juridik, edhe me shkencat, gjithçka. Shqiptarët po iu dhe mundësi, janë të parët në sukses”, tha Basha.

 

Lulzim Basha nënvizoi se Rama sot ka lënë në baltë artin e kulturën e se kur PD të jetë në qeverisje do të shtojë vëmendjen ndaj artistëve.

“PD si një parti e djathtë konservatore do që të zgjedhurit të jenë sa më pranë. Duhet ndarë Fushë Krujë nga Kruja. Duhet ndarë, për të pasur mundësi që të jemi më pranë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama ka shkatërruar artin e kulturën, duke pasur shumë pak investime për këto fusha. Po ashtu, arti duhet t’i shkojë artistëve e jo oligarkëve. Arti e kultura do kenë mbështetje kur ne të vijmë në qeveri”, deklaroi Basha.

The post Lulzim Basha në Krujë: Edi Rama Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë pjesë të vendit appeared first on 55 News.

]]>
Basha: Kemi një kalçeto oligarkësh dhe një kryeministër me vota të vjedhura që na mban peng https://55news.al/politike/basha-kemi-nje-kalceto-oligarkesh-dhe-nje-kryeminister-me-vota-te-vjedhura-qe-na-mban-peng/ Fri, 08 Nov 2019 16:57:13 +0000 https://new.55news.al/?p=127983 Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kruja deklaroi se rinia krutane sot është fatkeqësisht mes zgjedhjes së kriminalizimit dhe emigrimit. Sipas kryeopozitarit, rinia shqiptare nuk ka më përse të drejtojë sytë vetëm nga emigrimi. Basha shtoi se duhet shporrur “kalçeto” në pushtet e të sillet shpresa. “Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga […]

The post Basha: Kemi një kalçeto oligarkësh dhe një kryeministër me vota të vjedhura që na mban peng appeared first on 55 News.

]]>

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kruja deklaroi se rinia krutane sot është fatkeqësisht mes zgjedhjes së kriminalizimit dhe emigrimit.

Sipas kryeopozitarit, rinia shqiptare nuk ka më përse të drejtojë sytë vetëm nga emigrimi.

Basha shtoi se duhet shporrur “kalçeto” në pushtet e të sillet shpresa.

“Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri ika treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka përse rinia krutane të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar.

Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë.”, tha Basha.

 

The post Basha: Kemi një kalçeto oligarkësh dhe një kryeministër me vota të vjedhura që na mban peng appeared first on 55 News.

]]>
LIVE – Basha me të rinjtë në Krujë: Do bëjmë gjithçka që të qëndroni e të ndërtoni këtu të ardhmen tuaj! https://55news.al/politike/live-rrugetimi-per-shqiperine-basha-me-te-rinjte-ne-kruje/ Fri, 08 Nov 2019 16:24:45 +0000 https://new.55news.al/?p=127971 Ndalesa e rradhës e kryetarit të PD Lulzim Basha, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë” ishte qyteti i Krujës. Në bashkëbisedimin me të rinjtë krutanë, lideri i opozitës u shreh ndër të tjera se, “Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri […]

The post LIVE – Basha me të rinjtë në Krujë: Do bëjmë gjithçka që të qëndroni e të ndërtoni këtu të ardhmen tuaj! appeared first on 55 News.

]]>

Ndalesa e rradhës e kryetarit të PD Lulzim Basha, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë” ishte qyteti i Krujës.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë krutanë, lideri i opozitës u shreh ndër të tjera se,

“Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu”, u shpreh Basha.

“Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju”, shtoi më tej kreu i PD.

 

The post LIVE – Basha me të rinjtë në Krujë: Do bëjmë gjithçka që të qëndroni e të ndërtoni këtu të ardhmen tuaj! appeared first on 55 News.

]]>