kryeminister Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryeminister/ Tue, 25 Aug 2020 16:02:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kryeminister Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryeminister/ 32 32 Rama, kryeministri më i dështuar. https://55news.al/politike/rama-kryeministri-me-i-deshtuar/ Tue, 25 Aug 2020 16:02:33 +0000 https://new.55news.al/?p=172039 Duke gjykuar historine e 30 viteve pluralizem por,edhe zhvillimet brenda se majtes shqiptare ne menyre te qarte dhe bazuar ne fakte kokeforta konkludon qe Rama, eshte kryeministri me i deshtuar ne kete histori politike.Per te qene te sinqerte dhe te drejte ka vetem nje sukses, narkotrafiku. Ky eshte i vetmi bilanc pozitiv qe Edi Rama […]

The post Rama, kryeministri më i dështuar. appeared first on 55 News.

]]>
Duke gjykuar historine e 30 viteve pluralizem por,edhe zhvillimet brenda se majtes shqiptare ne menyre te qarte dhe bazuar ne fakte kokeforta konkludon qe Rama, eshte kryeministri me i deshtuar ne kete histori politike.Per te qene te sinqerte dhe te drejte ka vetem nje sukses, narkotrafiku.

Ky eshte i vetmi bilanc pozitiv qe Edi Rama dhe te gjithe Saimir Tahiret e Rilindjes kane ne keto shtate vite.
Bilanci i Rilindjes dhe Rames eshte nje bilanc tragjik per Shqiperine dhe shqiptaret, eshte bilanc tragjik ne ekonomi,eshte bilanc tragjik ne boshatisjen e vendit nga shqiptaret ,eshte bilanc tragjik ne raportet e forta te krimit te organizuar me politiken.

Shqiperia sot eshte nje kufome ekonomike ne grahmat e fundit dhe ekonomia shqiptare lengon per shkak te korrupsionit dhe koncensioneve.Asnje rruge ,asnje investim serioz , te gjithe investitoret e huaj kane ikur dhe borxhi publik ka marre permasa te frikshme.Shqiptareve do tu duhen 3-4 breza pas mandatit te rilindjes per te shlyer xhepat e mbushur te Rames,Ballave,Spiropaleve, Veliajve,e te tjere personazheve si keto. Ne 7 vjet kete popull e ngopen me luge te zbrasur, me propaganden e njeriut qe”marrosen” disa inferiore vendas e nderkombetare ,tashme eshte bere bajate pse jo dhe vrastare .
Shqiperia mbahet dhe jeton nga parate e piseta te droges , ku vendin kryesor e ze lavatricja e Erjon Velise.

Raportet e krimit organizuar me politiken i kane zene frymen shtetit. Ky i fundit eshte i paralizuar pasi tentakulat shkojne deri ne nivele ministrash .
Edhe kur kthehesh pas ne histori dhe gjykon qeverine socialiste mund te gjesh ne qeverite Nano, Meta bilance pozitive dhe negative.

Kurse ky njeri, Edi Rama hyn ne histori si kryeministri me i deshtuar , me nje” sukses”te vetem ,ngritja dhe forcimi i perandorise personale financiare.

/55news.al

The post Rama, kryeministri më i dështuar. appeared first on 55 News.

]]>
Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR https://55news.al/opinion/basha-hyri-si-kryetar-partie-dhe-doli-si-kryeminister/ Thu, 16 Jul 2020 06:27:20 +0000 https://new.55news.al/?p=168077   Pse Presidenti Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe KryeministraDje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të […]

The post Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR appeared first on 55 News.

]]>
 

Pse Presidenti Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe Kryeministra
Dje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të Ramës si dhe kthesa 180 gradë e komunitetit ndërkombëtar drejt Bashës, sollën pritjen e tij në presidencë si njeriu që do drejtojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare

Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në presidencë, te kryetari i Shtetit, Ilir Meta.Pritja e tij ishte de facto si kryeministër, pasi protokolli shtetror e respektoj atë në statusin e shefit të qeverisë. Natyrisht kryeministër i dekretuar është akoma Edi Rama, deri ditën e zgjedhjeve parlamentare, por meqënëse kemi hyrë në muajt të fundit të qeverisë së Rilindjes, sondazhet tregojnë fitoren bindëse të opozitës.

Pas takimit presidenca nxori njoftimin kur ndër të tjera theksonte se “Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit”.

Pra nisur nga përgjegjshmeria e Bashës, korrektësia në zbatimin e ligjit si dhe nga durimi migjenian ndaj gjithçkaje të keqe që u ka bërë Kryeministrit PD dhe krejt partive të opozitvës, duke mos e kthyer në përplasje civile; nisur nga platforma e tij për një qeverisje korrekte dhe për të luftuar korrupsionin, oligarkët dhe mafien e cila shkon pas çdo pushteti; nisur dhe nga mbështetja e shtuar ndërkombëtare muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës, dje Presidenti i Republikës e priti atë jo si kryetar të PD-së, por si kryeministër të ardhshëm.

Lulzim Basha ka zbuar ndermjetësit e kryeministrit për pakt pazar PS me PD pas zgjedhjeve parlamentare, duke krijuar garanci popullit se nuk do shkel besimin e votës së tyre, çka realisht në qershor 2017 nuk e zbatoi, gjë e cila solli rënien të tmerrshme të votave demokrate, ndonëse Rilindja vodhi, bleu vota me kanabis.

Tashmë Lulzim Basha është gati për kryeministër. Statuta e tij politike dhe popullore po rritet si drejtues ekzekutivi.

Ndaj Presidenti Meta e priti atë si kryeministër. Lulzim Basha hyri si kryetar partie, por nga pritja u trajtua si kryeministër.

The post Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu:“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister! https://55news.al/politike/tritan-shehu-kryeministri-ka-rene-shqiperise-i-duhet-nje-kryeminister/ Wed, 15 Jul 2020 10:29:41 +0000 https://new.55news.al/?p=167987 Nga Tritan Shehu “Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister!Realisht e funksionalisht Shqiperia ne keto momente te veshtira epidemiologjike e ekonomike eshte pa Kryeminister.Kemi mjeke e personel shendetesor, qe prej Klinikes infektive, Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Qendrave Universitare e Spitalore, Kujdesit paresor etj, qe po punojne me devocion ne nje situate tejet te veshtire, duke […]

The post Tritan Shehu:“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu

“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister!
Realisht e funksionalisht Shqiperia ne keto momente te veshtira epidemiologjike e ekonomike eshte pa Kryeminister.
Kemi mjeke e personel shendetesor, qe prej Klinikes infektive, Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Qendrave Universitare e Spitalore, Kujdesit paresor etj, qe po punojne me devocion ne nje situate tejet te veshtire, duke rrezikuar edhe veten e tyre, por kemi dhe nje Shtet pa Qeveri.
Kemi nje “Qeveri” qe kur u kerkohet Strategjia paraqet nje material teorik te periudhes Mars-Maj te pa implementuar, qe sot kur gjendja eshte shume here me e rende se atehere, ajo ngel si “Strategjia e Deshtimit”.
Kemi nje “Kryeminister” sot me amnezi per fjalen Covid, kur me pare improvizonte e terrorizonte kudo me ate.
Kemi nje “Kryeminister” peng i modeleve Lindore, qe ne keto momente te veshtira kur duhej te bashkonte te gjitha kapacitetet e mundesite e vendit, shperthen “bombat” e konflikteve (edhe per te larguar vemendjen nga realiteti) si se fundmi me te ashtuquajturat “Ndryshime Kushtetuese”, a si beri pak me pare me Teatrin a Velipojen.
Ndersa ne na duhet sa me shpejt nje Kryeminister qe te komunikoje, te qetesoje, te organizoje, te bashkerendoje, te na afroje me BE e te kerkoje ndihmen e domosdoshme prej andej, etj, pra nje Kryeminister i vertete, si psh Conte ne Itali a Mitsotakis ne Greqi, qe i shikon gjithmone ne aksione racionale e te sukseshme, qe paraqiten edhe ne prokurori, ne nje komunikim njerrezor me publikun.
Ne keto kushte ne jemi pa “Kryeminister” e pa Qeveri, ne fakt edhe me keq se kaq.
Duhet nje zgjidhje urgjente, ndryshe….!!!

The post Tritan Shehu:“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister! appeared first on 55 News.

]]>
Berisha:Lulzim Basha, kryeministër në 2021. https://55news.al/opinion/berisha-lulzim-basha-kryeminister-ne-2021/ Tue, 23 Jun 2020 08:16:46 +0000 https://new.55news.al/?p=165722   “Lulzim Basha do të jetë kryeministër i vendit në vitin 2021”. Kështu u shpreh gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” Sa i përket opozitës, Berisha pati edhe një këshillë: afrimin e elitës shqiptare nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   “Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që […]

The post Berisha:Lulzim Basha, kryeministër në 2021. appeared first on 55 News.

]]>
 

“Lulzim Basha do të jetë kryeministër i vendit në vitin 2021”.

Kështu u shpreh gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE”

Sa i përket opozitës, Berisha pati edhe një këshillë: afrimin e elitës shqiptare nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të jetë deputet vitin e ardhshëm, Berisha u shpreh se nuk ka një projekt konkret por shtoi se, për të qenë në politikë nuk ka nevojë për mandat.

The post Berisha:Lulzim Basha, kryeministër në 2021. appeared first on 55 News.

]]>
DOKUMENTI/ Reformimi, anëtarët e PS i prishin Kongresin Edi Ramës, kërkojnë ndryshime në statut https://55news.al/politike/dokumenti-reformimi-anetaret-e-ps-i-prishin-kongresin-edi-rames-kerkojne-ndryshime-ne-statut/ Thu, 27 Feb 2020 12:54:18 +0000 https://new.55news.al/?p=147273 Ish-drejtuesit e Partisë Socialiste në prag të Kongresit të socialistëve, i kanë dërguar kryetarit të PS, Edi Rama një mocion për reforminin e thellë të partisë. Në këtë draft të siguruar nga “Panorama” propozohen 10 ndryshime statutore, nga të cilat ndarja e postit të kryetari të PS-së, nga ai i kryeministrit. Po ashtu propozohet që […]

The post DOKUMENTI/ Reformimi, anëtarët e PS i prishin Kongresin Edi Ramës, kërkojnë ndryshime në statut appeared first on 55 News.

]]>
Ish-drejtuesit e Partisë Socialiste në prag të Kongresit të socialistëve, i kanë dërguar kryetarit të PS, Edi Rama një mocion për reforminin e thellë të partisë.

Në këtë draft të siguruar nga “Panorama” propozohen 10 ndryshime statutore, nga të cilat ndarja e postit të kryetari të PS-së, nga ai i kryeministrit. Po ashtu propozohet që të kufizohet deri në 2 numri i mandateve për kryetarin e PS-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

 Letra është firmosur nga  Arta Dade, Eva Teqja (Allushi), Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani, Përparim Bodinaku.

Në të theksohet se “Funksionet e kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshëm me funksionet e Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.

Numri i mandateve partiake të kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste  kufizohet deri në dy”, thekson drafti i firmosur nga disa socialistë.

Në draft më tej kërkohet që të përjashtohen përgjithmonë nga Partia Socialiste, funksionarët apo anëtaret që urdhërojnë blerjen e votave.

Letra e personaliteteve të PS drejtuar kryetarit të Partisë

Numri i mandateve partiake të kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy.

Drejtuar: Përfaqësisë së Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dt.29 shkurt, 2020

 Lënda: Mocion për  Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

– Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia.

Përshëndetje!

Jemi disa votuese dhe votues të Partisë Socialiste; midis nesh ka edhe anëtare/ë të saj. Përmes kësaj letre dëshirojmë që t’ju njohim me një mocion për reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mocioni përcakton objektivat kryesorë të reformimit dhe propozon një paketë me 10 ndryshime e plotësime themelore në Programin dhe në Statutin e partisë. Kërkojmë nga ju, paraqitjen e tij për votim në Kongresin e PS, të dt. 29 shkurt 2020.

Kjo letër do të bëhet publike me qëllim që çdo anëtare dhe anëtar  i PS, çdo votuese dhe votues i PS, çdo simpatizante e simpatizant i saj, e po ashtu edhe çdo qytetare e qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë, kudo që ndodhet – në vend dhe në emigracion – të ketë mundësinë që të njihet vetë me përmbajtjen e këtij mocioni dhe të përcaktojë lirisht e me bindje të plotë  qëndrimin personal ndaj tij. Ne besojmë se shumica do ta mirëkuptojë dhe do ta mbështesë këtë mocion për reformim, pasi reformimi përmirëson Partinë Socialiste e për pasojë përmirëson edhe qeverisjen që i bëhet vendit në emër të saj dhe të votueseve e votuesve të saj.

 Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor të Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.

 Objektivat e mocionit

  1. Parti me liri  fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial.
  2. Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
  3. Parti që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë.

 Paketa me ndryshime e plotësime në Program dhe në Statut

1.Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti solidar me shtetasit e vet, që garanton me ligj të drejtat  dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi materiale për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli i domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim,  shërbim shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë.

  1. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislativë dhe ekzekutivë, qendrore dhe vendorë, janë të detyruar politikisht që të hartojnë e të zbatojnë programe qeverisës me natyrë të majtë demokratike, si dhe të korrigjojnë çdo veprim të mëparshëm qeverisës, që nuk respekton këtë detyrim, pavarësisht se kur është kryer.
  2. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar, do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për amendimine ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë  vendosjen e një sistemi zgjedhor që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësues të vullnetit të popullit, fuqizon kontrollin parlamentar të ekzekutivit dhe shmang çdo përqëndrim ”de jure” e ”de facto” të pushtetit shtetëror në   një institucion apo individ të vetëm.
  3. Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të  institucioneve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH,  për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Këtu përfshihen:

(a) – Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë;

(b)- Konfiskimi i  pasurive të tyre të paligjëshme;

(c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

  1. Partia Socialiste mbështet politikisht dhe publikisht ndëshkimin ligjor, politik dhe publik  të manipulimit  dhe vjedhjes së votave, që mund t’i bëhet  çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të popullit (zgjedhje parlamentare e vendore, referendume, për çështje me interes publik, qendror dhe vendor).Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit politik të personit apo personave  porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.

6 .Kandidatët e Partisë Socialiste për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që shpallin emrat e kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore, detyrohen që të respektojnë propozimin e organizatave socialiste. Përndryshe, duhet të argumentojnë      mospajtimin e vet me anëtarësinë socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej tyre rivotim të  fshehtë; ky rivotim është vendimtar.

  1. Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia Socialiste:

(a) -pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose kur ka përfituar nga manipulimi dhe vjedhja e votës;

(b) – pavarësisht funksionit, që mund të ketë patur ose vazhdon të ketë në parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

8.Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshëm me funksionet e Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.

9.Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste  kufizohet deri në dy.

  1. Në Partinë Socialiste njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarrëse qëndrore (Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturore për mbrojtjen e demokracisë së brendshme, respektimin e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive vetkorrigjuese të partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.

Për të siguruar arritjen e të gjithë objektivave të mocionit, paketa zbatohet e plotë. Kjo paketë është konceptuar si një strukturë unike, e përbërë nga 10 njësi në lidhje logjike mes tyre, që të gjitha të domosdoshme për të arritur reformimin e synuar. Për këtë arsye,  paketa i paraqitet Kongresit për t’u votuar si një e tërë , me  “Po” ose “Jo”.

Njësitë  1-5 dhe 6-10 integrohen përkatësisht në Programin dhe në Statutin e partisë. Ky integrim shoqërohet me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tjera të nevojshme, bazuar në tekstin dhe në frymën e njësive 1-10.

***

Anëtarë dhe votues të PS-së i kanë dërguar Kongresit një kërkesë për mocion për Reformimin e partisë.

 

Në kërkesën paraqitur Kongresin ata kanë bërë një sërë propozimesh për ndryshime, mes të tjera që dhe mandati i kryetarit të partisë të kufizohet deri në dy.

Kanë nënshkruar Mocionin:

-Arta Dade,

-Eva Teqja (Allushi),

-Ibrahim Sulaj,

-Irena Beqiraj,

-Luan Zhegu,

-Maqo Lakrori,

-Nazmir Bilani,

-Përparim Bodinaku…

ImageImageImage

 

 

The post DOKUMENTI/ Reformimi, anëtarët e PS i prishin Kongresin Edi Ramës, kërkojnë ndryshime në statut appeared first on 55 News.

]]>
“Po rrezikohemi”, studentët e Vlorës denoncojnë praninë e materialit kancerogjen në konvikte: A ka vlerë jeta jonë z.kryeministër? https://55news.al/politike/pas-inaugurimit-te-godines-studentet-te-shqetesuar-pyetje-direkte-rames-a-ka-vlere-jeta-jone-zoti-kryeminister/ Wed, 05 Feb 2020 11:22:38 +0000 https://new.55news.al/?p=143163 Vetëm pak ditë pasi kryeministri njoftoi mbarimin e punimeve për godinën e konviktit të vajzave në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët kanë një pyetje direkte për të, që lidhet me garancinë për shëndeti Në këtë video që mund të shihni më poshtë, një vajzë, studentë e banore në konvikt, ndan shqetësimin për konviktin ku […]

The post “Po rrezikohemi”, studentët e Vlorës denoncojnë praninë e materialit kancerogjen në konvikte: A ka vlerë jeta jonë z.kryeministër? appeared first on 55 News.

]]>
Vetëm pak ditë pasi kryeministri njoftoi mbarimin e punimeve për godinën e konviktit të vajzave në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët kanë një pyetje direkte për të, që lidhet me garancinë për shëndeti

Në këtë video që mund të shihni më poshtë, një vajzë, studentë e banore në konvikt, ndan shqetësimin për konviktin ku jetojnë djemtë, që sipas saj, mbulohet nga një shtresë asbesti, e cila u rrezikon seriozisht jetën, duke pasur parasysh vërtetimin tashmë se ky material shkakton kancer.

 

 

Ja deklarata e saj

Jemi studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Këtu para disa ditësh kryeministri inauguroi fasadën e objektit, që është konvikti i gocave.

Ndërkohë që në anën tjetër është konvikti i djemve. Ai është i mbuluar nga një shtresë asbesti, jetojnë dhjetëra studentë që u rrezikohet jeta nga një material i rrezikshëm sic është asbesti që prej 40 vitesh është vërtetuar që shkakton kancer.

Shtrohet pyetja zoti kryeministër, a ka vlerë jeta jonë, apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave?

The post “Po rrezikohemi”, studentët e Vlorës denoncojnë praninë e materialit kancerogjen në konvikte: A ka vlerë jeta jonë z.kryeministër? appeared first on 55 News.

]]>
Protestat e shkurtit dhe Rama si kryeministër i rrënimit të Shqipërisë https://55news.al/politike/protestat-e-shkurtit-dhe-rama-si-kryeminister-i-rrenimit-te-shqiperise/ Fri, 15 Feb 2019 14:08:19 +0000 https://new.55news.al/?p=85696 Nga Gëzim Luca Prej muajsh ziejnë protestat ne gjithë Shqipërinë. Disa protestojnë për varfërinë e tyre, grupe te tjera për çmimin e naftës, energjisë elektrike e ujit, gupe biznesesh te vogla e te mesme për taksat e tarifat qe vetëm janë rritur nga Rama kryeministër, fermerë e blegtorë protestojnë për rënien e te ardhurave te […]

The post Protestat e shkurtit dhe Rama si kryeministër i rrënimit të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gëzim Luca

Prej muajsh ziejnë protestat ne gjithë Shqipërinë. Disa protestojnë për varfërinë e tyre, grupe te tjera për çmimin e naftës, energjisë elektrike e ujit, gupe biznesesh te vogla e te mesme për taksat e tarifat qe vetëm janë rritur nga Rama kryeministër, fermerë e blegtorë protestojnë për rënien e te ardhurave te tyre, protestohet për papunësinë dhe rrënimin ekonomik, e protesta te gjithfarë lloji, por vetëm me një kontekst: -Largimin me çdo kusht te këtij kryeministri. Do ishte pa vend te protestohej nëse Rama kryeministër do punonte sa te mundte me një ekip te përgjegjshëm qeverisës, por faktet janë krejt tjetër. Kemi, një kryeministër te kapur nga krimi i organizuar dhe një grup oligarkësh te babëzitur te cilët nuk e lënë as te qeverinë shqiptaret, as te punoje për te jua bere jetën shqiptareve me te lehte për te jetuar. E kundërta po ndodh, shqiptaret po largohen nga vendi nga sytë këmbët, ne vende ku te paktën kane te siguruar mbijetesën e vete e te familjareve te tyre. Kështu shpresat e shqiptareve se do behet me mire janë shuar. Rama është kryeministri i rrënimit të Shqipërisë. Negociatat për ne Bashkimin e Europian me këtë kryeministër është e sigurte qe nuk çelen, kështu ne këtë moment shqiptareve po u vjen rasti qe te protestojnë me 16 shkurt e ne vazhdim për te larguar këtë kryeministër dhe vendit ti hapet një horizont i ri drejt BE-se dhe prosperitetit. A i lexon siç duhet Rama këto mesazhe qofte nga opozita dhe ndërkombëtarët?
A do te jete i gatshëm qe te lejoje këtë vend drejt prosperitetit, apo do te mundohet me thonj te ruaj karrigen dhe pasurinë e vene padrejtësisht? Mbase nesër do jete vone për te. Nuk mban me ujë pilafi thotë populli, domethënë se minutat dhe orët e tij janë te numëruara. Mbetet qe me një qeveri me detyra te qarta integrimi, reforme zgjedhore, garantim i zgjedhjeve te lira e ndershme te ecet përpara. Kjo besoj unë është edhe misioni i popullit protestues. Orët dhe tiktaket e fundit për këtë kryeministër po mbarojnë.  Protestoj ne 16 SHURT e ne vazhdim.

The post Protestat e shkurtit dhe Rama si kryeministër i rrënimit të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministër, vidh dhe blij zgjedhje sa te duash veç mos e shit atdheun https://55news.al/opinion/kryeminister-perkill-e-bej-c-te-duash-blij-duashatdheunzgjedhje-sa-te-duash-vec-mos-e-shit-atdheun/ Tue, 05 Feb 2019 07:25:27 +0000 https://new.55news.al/?p=83824 Nga Rexhep Shahu Unë dëshiroj që rrena 1 miliardëshe të jetë rrena e radhës, e përsosur, e përkryer dhe të mashtrohen të gjithë sërish prej kryeministrit, të mashtrohen maskarej e jo maskarej dhe të dalin tufa – tufa bashkë me atë si kryemashtrues udhëve të vendit për ta mashtruar këtë popull, këtë popull që ka […]

The post Kryeministër, vidh dhe blij zgjedhje sa te duash veç mos e shit atdheun appeared first on 55 News.

]]>
Nga Rexhep Shahu

Unë dëshiroj që rrena 1 miliardëshe të jetë rrena e radhës, e përsosur, e përkryer dhe të mashtrohen të gjithë sërish prej kryeministrit, të mashtrohen maskarej e jo maskarej dhe të dalin tufa – tufa bashkë me atë si kryemashtrues udhëve të vendit për ta mashtruar këtë popull, këtë popull që ka shumë dëshirë të mashtrohet, që ka shumë dëshirë të fitojë pa punuar, që ëndërron të jetë milioner dhe e beson ëndrrën e vet sikur është milioner, popull që kur mashtrohet i duket se ndjen kënaqësi seksuale. 300 mijë vende pune që nuk krijohen nga kjo qeveri për 300 vjet popullit i bëhet se janë krijuar sepse aq shumë ka rrejt kryeministri dhe aq shumë e ka përmendë shifrën 300 mijë sa na është bërë e vërtetë. Por nuk janë 300 mijë të papunë në atdhe pasi forcat e punës kjo qeveri i ka dëbuar prej atdheut. Sepse ndryshe, 300 mijë të rinj të papunë 300 herë e shtijnë në varr cilëndo qeveri.
Unë dëshiroj që të votohet rrena 1 milionëshe, të mashtrohet populli, ta votojë kryeministrin edhe një mandat edhe një tjetër edhe një tjetër derisa ai të jetë gjallë, bile edhe të mos vdesë vetëm që të na rrijë si kryeministër përherë vetëm se është përfekt si mashtrues dhe nevojën për të qenë kryeministër e ka si nevojën për ajër.
Unë dëshiroj që rrena 1 miliardshe të besohet dhe të votohet me mbi 80 perqind të votave ky kryeministër. Më mirë të votohet pa na shitur, pa na lënë peng si vend askund. Të na zhysë në borxhe 1 miliardshe, 2 a 3 miliardshme, 10 miliardshe pse jo. Jepe vendin për njëmijë vjet me koncesion, jepe krejt vendin, vec mos e shit per fare. Ne mundet të na japë si vend të gjithin, të na shesë, të na japë me qera, të na falë diku, të na lërë peng diku apo me koncension. Mundet të organizojë shteti legalisht tregtinë e drogës, tregtinë e ligë të vajzave. Ne pranojmë, durojmë, duam, nuk kundërshtojmë se këtu nuk ka kundërshtarë, të gjithë janë me sytë lutës drejt kryeministrit, ai ka në dorë ekzistencën tonë, gjalljen dhe vdekjen tonë, lulet dhe ferrat, zogjtë e drurët, ujrat e diellin, të gjitha i ka ai në dorë edhe byçkat edhe piçkat.
Kryeministri aktual erdhi në pushtet duke bashkuar maskarejtë e gjithë vendit për të dëbuar nga pushteti malokun Sali Berisha, i cili i terheq rrufetë por në fakt nuk qeverisi me malokë por me rrondokope. Erdhi në pushtet me premtime marramendëse. Populli mashtrues që ka dëshirë të mashtrohet dhe mashtrimin e ka mënyrë jetese, u lumturua dhe edhe tani lumturohet. Popullit i duket se kryeministri Rama nxjerr sallam popullor nga bytha dhe lekë për popullin nga goja.
Tani kryeministri kë duhet të bëjë bashkë për të qëndruar në pushtet edhe një mandat apo edhe pesë mandate. Duhet të shalojë maskarejtë dhe të përsosë rrenat e reja poshtruese. Te shpetoje nga barra Kosove,te mos detyrohet et shitet e te vetshpallet me zor patriot hamami. Populli knaqet kur e rrejnë, populli ynë ka shumë qejf të rrehet dhe pastaj bën sikur zemërohet e thotë duke qeshur më gënjeu maskarai, dhe ia shkel syrin maskarait. Populli ynë e adhuron mashtruesin, gënjeshtarin, të poshtrin, e zgjedh edhe për dhëndër një të tillë sepse populli ynë të tillët i quan të zotë, janë të zotët, janë të shkathët dhe u ngre kult maskarenjve. Popullit tonë njerëzit e urte e të ndershëm nuk i hyjnë në sy. Atyere që ia kalërojnë nënën, atyre që ia shesin shërbimin shtetëror, atij që i japin ryshfete, atyre populli u thotë, baba, bos, njësh, yll, flori, zog kurvet, bir kurvet me përkëdheli.
Kryeministri i ka gjetë këto bij zdervinash dhe qeveris me këto, po sajon rrenën e re 1 miliardshe për ta marrë mandatin e radhës,
Unë propozoj që të mos e sforcojmë kryeministrin, të mos e detyrojmë të na fusë shtetin në borxhe, le t’ia japim mandatin e dytë e të tretë e sa të doje ai, vetëm vendin të mos e fusë në borxhe, të mos e lërë peng.
Partia Demokratike duhet të deklarohet qarte, thjeshtë, shkurt për sa po them.
Dhe kjo që po them nuk ka nevojë për spërdredhje para kamerave nga cicëruesit, por ka nevojë veç të thuhet: z. Rama, mos na fut në borxh, Mos u bej bujar me token e trojet e Kosovës, mos se nuk di asgjë nga shtetberja e shtetformimi, mos na lër peng askund, pa merr mandate sa të duash e rri kryeministër sa të duash.

The post Kryeministër, vidh dhe blij zgjedhje sa te duash veç mos e shit atdheun appeared first on 55 News.

]]>
Protestë te Kryeministria në orën 17.00 https://55news.al/aktualitet/proteste-te-kryeministria-ne-oren-17-00/ Fri, 28 Dec 2018 08:36:42 +0000 https://new.55news.al/?p=76876 Shqiptarët në emigracion kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të dalin në protestë përpara kryeministrisë. Edhe pse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, tubimi pritet të përcjellë mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend. Një nga organizatorët e kësaj proteste që pason atë të studentëve, është Genc Sejko, një personazh […]

The post Protestë te Kryeministria në orën 17.00 appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët në emigracion kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të dalin në protestë përpara kryeministrisë.

Edhe pse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, tubimi pritet të përcjellë mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Një nga organizatorët e kësaj proteste që pason atë të studentëve, është Genc Sejko, një personazh i cili njihet gjerësisht si ‘njeriu i memeve’.

Thirrjes së bërë në rrjetet sociale pak ditë më parë i janë përgjigjur mijëra qytetarë, shumica e tyre emigrantë.

Një protestë e ngjashme u zhvillua në shtator në Rumani, ku ishin emigrantët ata që protestuan për drejtësinë e kapur dhe korrupsionin qeveritar derisa detyruan qeverinë të dorëhiqej.

Protesta e thirrur në 28 dhjetor edhe pse ka organizatorë emigrantët jashtë vendit, është e hapur për të gjithë qytetarët e tjerë. Ajo zhvillohte ne oren 17.00

Prej disa ditësh një grup studentësh e kanë vazhduar protestën para Kryeministrisë me paralajmërimin se rezistenca e tyre do të vazhdojë në janar.

The post Protestë te Kryeministria në orën 17.00 appeared first on 55 News.

]]>
Nard Ndoka: Studentë europian, Kryeministër otoman! https://55news.al/politike/nard-ndoka-studente-europian-kryeminister-otoman/ Mon, 17 Dec 2018 17:32:21 +0000 https://new.55news.al/?p=74680 Nga Nard Ndoka Hall i madh për këtë vend! #Studentë europian, Kryeministër otoman! Studentët me mentalitet europian, me përgjegjesi për vetën dhe vendin; KM mentalitet tipik otoman, “përça e sundo”! Kauza e studentëve është liria; kauza e Ramës është “dialogu”, me nënprodukt; mashtrimin, dredhinë, arrogancën, papergjegjshmërinë dhe cinizmin! Edi Rama; të ka ngec sharra në […]

The post Nard Ndoka: Studentë europian, Kryeministër otoman! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Nard Ndoka

Hall i madh për këtë vend!

#Studentë europian, Kryeministër otoman!

Studentët me mentalitet europian, me përgjegjesi për vetën dhe vendin; KM mentalitet tipik otoman, “përça e sundo”!

Kauza e studentëve është liria; kauza e Ramës është “dialogu”, me nënprodukt; mashtrimin, dredhinë, arrogancën, papergjegjshmërinë dhe cinizmin!

Edi Rama; të ka ngec sharra në gozhdë; ti kanë thyer dhëmbët, si politikan dhe si shakagji; dorëzohu, largohu!

Studentët nuk të lënë të tallesh me to; deshtove me turp, ky fund pritej, por jo të vinte nga studentët.

Këto të kanë skanuar “adn” politike; karakterin, luhatjen, frikën dhe të kanë gjetur ilaçin shërues; jo më me ty, as dialog, as të ardhme!

Ti po i pret për “dialog”, ato po vinë për të larguar çdo ditë dhe më shumë.

Reflekto sot, se nesër do jetë vërtet vonë!

The post Nard Ndoka: Studentë europian, Kryeministër otoman! appeared first on 55 News.

]]>