kryeorelifestyle Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryeorelifestyle/ Wed, 04 Jul 2018 06:24:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kryeorelifestyle Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryeorelifestyle/ 32 32 5 truke për një nxirje perfekte https://55news.al/lifestyle/5-truke-per-nje-nxirje-perfekte/ Wed, 04 Jul 2018 06:24:30 +0000 https://new.55news.al/?p=31763 Vera erdhi dhe ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qendrueshme. Po si të nxihemi sa më shpejt? Më poshtë do ju zbulojmë pesë sekrete dhe këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni. Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju […]

The post 5 truke për një nxirje perfekte appeared first on 55 News.

]]>
Vera erdhi dhe ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qendrueshme. Po si të nxihemi sa më shpejt?

Më poshtë do ju zbulojmë pesë sekrete dhe këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni. Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme në djegie, skuqje apo irritim, deri në kancer të lëkurës.

Përgatitni lëkurën ndaj diellit

Mos e nënvlerësoni, lëkura është themelore për të arritur nxirjen e dëshiruar. Mbajeni lëkurën të pastër e të hidratuar duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qendrueshme dhe uniforme.

Të ushqyerit

Ushqehuni në mënyrë të pasur e shëndetshëm, me ushqime të cilat stimulojnë melatoninën. Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.

Merrni rreze pranë ujit

Të qendroni pranë pishinës ose bregdetit përshpëjton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.

Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell

Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16, sipas bordo. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.

Hidratimi

Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratatues, do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës.

The post 5 truke për një nxirje perfekte appeared first on 55 News.

]]>