kryeosresport Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryeosresport/ Wed, 20 Jun 2018 16:52:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kryeosresport Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryeosresport/ 32 32 Fiton Urugaji, festën e bën Rusia (video) https://55news.al/sport/fiton-urugaji-festen-e-ben-rusia-video/ Wed, 20 Jun 2018 16:52:27 +0000 https://new.55news.al/?p=27927 Uruguaji është kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të “Rusi 2018”, pasi ka fituar 1-0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A. Me këtë rezultat feston edhe Rusia, pasi tani matematikisht këto dy ekipe, që kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, do të jenë në raundin e ardhshëm, teksa […]

The post Fiton Urugaji, festën e bën Rusia (video) appeared first on 55 News.

]]>
Uruguaji është kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të “Rusi 2018”, pasi ka fituar 1-0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.

Me këtë rezultat feston edhe Rusia, pasi tani matematikisht këto dy ekipe, që kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, do të jenë në raundin e ardhshëm, teksa Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar.

Ndeshja e fundit, Uruguaji-Rusi do të përcaktojë edhe vendin e parë të grupit, ku rusëve i bën punë edhe barazimi, pasi kanë golaverazh më të mirë se amerikano-latinët.

Kundër Arabisë Saudite, që ende nuk e ka gjetur golin e parë në këtë Botëror, Luis Saurez shënoi për Ururguaj, më mesin e pjesës së parë, atë që ishte ndeshja numër 100 me kombëtaren.

Sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Mohammed Al Owais, gjatë një goditje nga këndi dhe tundi rrjetën me portën e boshatisur.

Ky ishte goli i parë për Suarez në këtë botëror, por duke qenë se ka shënuar edhe në 2010 e 2014, ai bëhet futbollisti i parë në historinë e Uruguajit që shënon gol në tre kampionate botërorë.

The post Fiton Urugaji, festën e bën Rusia (video) appeared first on 55 News.

]]>
Botërori/ Ja çfarë parashikon “Special One” https://55news.al/sport/boterori-ja-cfare-parashikon-special-one/ Thu, 07 Jun 2018 11:38:49 +0000 https://new.55news.al/?p=23641 Kur duhet edhe një javë nga fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, Kupa e Botës që do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik, ju sjellim parashikimet e atij që cilësohet si trajneri më i mirë i dekadës së fundit, portugezit Jose Mourinho. Trajneri portugez, i cili këtë verë do […]

The post Botërori/ Ja çfarë parashikon “Special One” appeared first on 55 News.

]]>
Kur duhet edhe një javë nga fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, Kupa e Botës që do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik, ju sjellim parashikimet e atij që cilësohet si trajneri më i mirë i dekadës së fundit, portugezit Jose Mourinho.

Trajneri portugez, i cili këtë verë do ta ketë të zënë në rolin e komentatorit për një televizion rus, jep opinionin e tij se cilat skuadra do të fitojnë grupet dhe cilat do të pasojë si të dytat e tyre, duke pasur mundësinë që të vijojnë edhe më tej ëndrrën për trofeun më të lakmuar.

Mourinho e nis që në fillim parashikimin e tij me paralajmërimin se nuk dëshiron të jetë emocional, ndaj përzgjedhjet mund të jenë kontradiktore, kjo edhe për shkak të dyzimit mes dëshirës që futbollistët e tij të fitojnë turneun, por edhe të kthehen sa më shpejt në ekipin e Manchester United për sezonin e ri.

Le të shohim më poshtë parashikimet e “Special One”.

Grupi A: Uruguaji fiton grupin, Rusia organizatore del e dyta.

Grupi B: Spanja fiton grupin, Portugalia kualifikohet si e dyta.

Nga këto dy grupe, në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Uruguaj-Portugali dhe Spanjë-Rusi.

Grupi C: Franca fiton grupin, Australia del e dyta.

Grupi D: Argjentina fiton grupin, Nigeria kualifikohet si e dyta.

Nga këto dy grupe, në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Francë-Nigeri dhe Argjentinë-Australi.

Grupi E: Brazili fiton grupin, ndërsa Zvicra e shqiptarëve lë jashtë Serbinë.

Grupi F: Gjermania fiton grupin, Meksika kualifikohet si e dyta.

Nga këto dy grupe, në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Brazil-Meksikë dhe Gjermani-Zvicër.

Grupi G: Anglia fiton grupin, ndërsa Belgjika e Januzajt del e dyta.

Grupi H: Senegali fiton grupin (surpriza e Botërorit sipas Mourinhos), Polonia kualifikohet si e dyta.

Nga këto dy grupe, në raundin e 1/8-ave do të dalin çiftet Angli-Poloni dhe Senegal-Belgjikë.

Mourinho e ndal me kaq parashikimin e tij, të tjerat ndoshta do t’i tregojë nga emisioni televiziv rus, por nga tabloja e hartuar prej tij mund të priten përplasje shumë të bujshme në raundin e çerekfinaleve.

Kështu, Portugalia kampione e Europës mund të ndeshet me “gjelat” e Francës, ndërsa Spanja mund të ketë një superpërballje me Argjentinën e Lionel Messit. Ndërkohë, Brazili nuk do të ketë mundësi të “hakmerret” ndaj Gjermanisë për humbjen turpëruese 7-1 të 4 viteve më parë, pasi do të mund të ndeshjet me “3 luanët” e Anglisë, ndërsa “Panzerat” mund të ndeshen me Belgjikën.

Po në kuadrin e parashikimeve hipotetike, gjysmëfinalet do të diskutoheshin mes Portugalisë apo Francës kundër Brazilit ose Anglisë, si dhe Spanjës apo Argjentinës kundër Gjermanisë ose Belgjikës.

Në finale, e garantuar është që do të jetë një supersfidë, qoftë Brazil-Argjentinë, apo edhe Francë-Gjermani, pa harruar opsionet e tjera. /tch/

The post Botërori/ Ja çfarë parashikon “Special One” appeared first on 55 News.

]]>