kryesoreaktualitet Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryesoreaktualitet/ Mon, 30 Dec 2019 12:25:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kryesoreaktualitet Archives - 55 News https://55news.al/tag/kryesoreaktualitet/ 32 32 Meta dekreton me rezerva ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” https://55news.al/aktualitet/meta-dekreton-me-rezerva-ligjin-per-buxhetin-e-vitit-2020/ Mon, 30 Dec 2019 12:25:31 +0000 https://new.55news.al/?p=137372 Presidenti Meta dekreton me rezerva ligjin Nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”. Njoftimi i presidences Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e […]

The post Meta dekreton me rezerva ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Meta dekreton me rezerva ligjin Nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

Njoftimi i presidences

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e shtetit për vitin 2020”.

Por nga shqyrtimi i ligjit,Presidenti Meta ka konstatuar shumë problematika dhe konkretisht:

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8% për nëntë mujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4%.

Ndikime negative kanë dhënë eksportet neto, për shkak të defiçitit në rritje gjatë tremujorit të dytë.

Bilanci tregtar është përkeqësuar dhe më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019.

Investimet totale vijuan prirjen rënëse të filluar që nga tremujori i tretë i vitit 2018, duke u tkurrur me 0.9% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Performanca e investimeve gjatë tremujorit të tretë pritet të jetë e ngjashme me atë të tremujorit të dytë.

Investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Ndërsa sektori i energjisë ka treguar në vijimësi dobësi financiare.

Mbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në 10 mujorin dhe në 11 mujorin e vitit 2019 ka treguar një performancëtë dobët të realizimit.

Në veçanti dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është përkeqësuar edhe më tej në 11 mujorin e vitit 2019.

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto pritet të ketë një ulje të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i muajit nëntor.

Klima e biznesit sipas raportit të“Doing Business 2020” është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm.

Parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% për vitin 2020 mbetet jo realist sepse nuk reflekton dobësitë e rritjes ekonomike për vitin 2019, si dhe efektin e shtuar nga dëmet dhe humbjet nga tërmeti.

Efektet negative në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vitit 2019, do të kenë pasoja të cilat do të transmetohen dhe gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020.

Gjithashtu parashikimi i rritjes ekonomikeduhet të konsiderojëecurinë e rritjes ekonomike të vendeve europiane dhe veçanërisht të vendeve partnere për vitin 2020, për shkak të ndikimit të lartë që kanë këto vende në ekonominë tonë nëpërmjet investimeve të huaja, të shkëmbimeve tregëtare, si dhe të dërgesave tëemigrantëve.

Rritja ekonomike e vendeve europiane dhe veçanërisht e vendeve partnere parashikohet në ulje, dhe këtë tendencë do ta kenë dhe çmimet e produkteve strategjike ndërkombëtare.

Buxheti i vitit 2020 nuk reflekton progres drejt njëpërmirësimi tëpolitikës fiskale, që aktualisht karakterizohet nga një barrë fiskale e lartë, sistem tatimor i fragmentuar, me përjashtime, si dhe një sistem me një baze tatimore shumë të ulet.

Për më shumë, ndryshimet fiskale të propozuara zgjerojnë më tej përjashtimet si dhe diferencimin e normave tatimore.

Projekt buxheti nuk krijon më shumë hapësirë për shpenzimet publike të cilat mbështesin rritjen ekonomike,si investimet publike apo shpenzime, si rritja e pagave, pensioneve dhe pagesave të cilat nxisin konsumin.

Investimet publike në përqindje të PPB në vitin 2020 janë mëtë ulta se në vitin 2018 dhe në vitin 2019, sidhe nuk parashikohet rritje të pagave dhe rritjes reale të pensioneve dhe të pagesave të tjera.

Ulja e shpenzimeve publike për sektorin e arsimit në përqindje të PPB nuk ka adresuar shqetësimet e vazhdueshme në vite,të ngritura nga institucionet arsimore dhe studentët, pavarësisht angazhimeve të marra.

Projekt buxheti nuk thellon decentralizmin dhe rritjen e autonomisë financiare të pushtetit vendor përderisa ritmet e rritjes së transfertës për pushtetin vendor janë në vijimësi në ulje, të mos plotësimit faktik të detyrimit ligjor për ndarjen e të ardhurave nga taksimi mbi të ardhurat personale, të mbulimit të plotë financiar të funksioneve tëtransferuara, dhe mos shlyrjes së detyrime tëprapambetura.

Një rrezik të shtuar fiskal për shpenzimet publike për vitin buxhetor 2020 paraqet rritja e vlerës së projekteve tëPPP ekzistuese dhe numrit të projekteve të reja, i rrezikut tëinjektimit të kapitalit për Koorporatëne Investimeve, i financimit të humbjeve tësektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik.

Njërrezik potencial është dhe vetërritja e stokut të borxhit publik për shkak të rritjes së kostos së tij, si dhe përfshirjes së plotë në llogaritje e detyrimeve të prapambetura ndaj kontraktorëve privatë për punimet e kryera, nga mosrimbursimi i TVSH, nga detyrimi i tepricës kreditore nga tatim fitimi, të vendimeve gjyqësore vendore dhe ndërkombetare, si dhe borxhit ndaj pushtetit vendor.

Mosrealizimi i rritjes ekonomike dhe i të ardhurave buxhetore, si dhe risqet fiskale në rritje për vitin 2020, në një kontekst të rritjes së detyrimeve ndaj rreziqeve të shumta fiskale, do të rezultojë në uljen e mëtejshme të shpenzimeve të planifikuara për investimet publike, të shpenzimeve të funksionimit, si dhe të shpenzimeve për paga e shpenzimeve sociale.

The post Meta dekreton me rezerva ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” appeared first on 55 News.

]]>
Denoncimi/ ‘Makinë me dy palë targa, vetëm policia e Lleshajt…’ https://55news.al/aktualitet/denoncimi-makine-me-dy-pale-targa-vetem-policia-e-lleshajt/ Sun, 29 Dec 2019 16:43:37 +0000 https://new.55news.al/?p=137282 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një denoncim të një qytetari që nëpërmjet pamjeve tregon se si një makinë ka dy palë targa dhe ato i mban të ngjitura njëra mbi tjetrën. “Nga ta kuptosh çfarë është polic apo vrasës me targë mbi targë, vetëm policia e Lleshajt e lejon […]

The post Denoncimi/ ‘Makinë me dy palë targa, vetëm policia e Lleshajt…’ appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një denoncim të një qytetari që nëpërmjet pamjeve tregon se si një makinë ka dy palë targa dhe ato i mban të ngjitura njëra mbi tjetrën.

“Nga ta kuptosh çfarë është polic apo vrasës me targë mbi targë, vetëm policia e Lleshajt e lejon këtë vepër të dënueshme me burg nëse është individ!”, thuhet në mesazhin e qytetarit
Ja postimi i plotë i Berishës:

Qytetari dixhital ka një pyetje për narkopolicinë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij. sb

Përshendetje Dr.
Nga ta kuptosh çfarë është polic apo vrasës me targë mbi targë, vetëm policia e Lleshajt e lejon këtë vepër të dënueshme me burg nëse është individ!

The post Denoncimi/ ‘Makinë me dy palë targa, vetëm policia e Lleshajt…’ appeared first on 55 News.

]]>
Intervistë e Presidentit Meta për “The Sun”: Lidhja ime e fortë me Celtic FC https://55news.al/aktualitet/interviste-e-presidentit-meta-per-the-sun-lidhja-ime-e-forte-me-celtic-fc/ Sun, 29 Dec 2019 15:50:12 +0000 https://new.55news.al/?p=137266 Nga Kenny McDonald – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i “firmos” mesazhet e tij në Twitter për Celtic FC me fjalët “Hail Hail”.   50-vjeç, ish-peshëngritës dhe mbështetës i zjarrtë i Celtic, është prej dy vitesh tashmë President i vendit ballkanik. Meta ka një karrierë të gjatë në politikë dhe ai ka qenë […]

The post Intervistë e Presidentit Meta për “The Sun”: Lidhja ime e fortë me Celtic FC appeared first on 55 News.

]]>
Nga Kenny McDonald

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i “firmos” mesazhet e tij në Twitter për Celtic FC me fjalët “Hail Hail”.

 

50-vjeç, ish-peshëngritës dhe mbështetës i zjarrtë i Celtic, është prej dy vitesh tashmë President i vendit ballkanik.

Meta ka një karrierë të gjatë në politikë dhe ai ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në moshën 30-vjeçare.

Presidenti Meta gjeti pak kohë të fliste për “The Sun” rreth pasionit të tij për klubin legjendar të Skocisë.

Ai thotë: “Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90”.

“Por njohuritë e mia për Celtic janë të hershme. Qysh kur isha fëmijë e mbaj mend që Partizani luajti ndaj Celtic për kupat e Evropës dhe fitoi 1-0 në vitin 1979 me një gol fantastik të Muratit”.

“Mbetet një ndeshje e paharruar, sepse në kohën e komunizmit kishte pak ndeshje ndërkombëtare ndaj skuadrave si Celtic. Për fat të keq Partizani humbi ndeshjen e kthimit në Glasgou me rezultatin 4-1”.

“Më pas në vitin 1982 kam ndjekur në stadium ndeshjen mes Dinamo dhe Aberdeen, që përfundoi me rezultatin 0-0.
Pra, mund të them që e njoh futbollin skocez që herët”.

“Kur isha student në moshën 20-vjeçare fillova punë si komentator në emisionin sportiv më të njohur të futbollit në radio ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.”

“Ndërkohë, kam qenë edhe peshëngritës. Isha pjesa e Dinamos, që ishte kampion i Shqipërisë”.

“Kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinjtë, por e lashë shpejt sportin pasi nisa universitetin”.

“Kur u bëra Kryeministër diskutoja shpesh me Rudin në lidhje me futbollin. Asokohe, ai ishte kapiteni i kombëtares shqiptare. Ai më fliste shpesh për Celtic dhe se ç’do të thotë të ishe pjesë e këtij klubi të madh”.

“Gjatë asaj kohe unë takoja shpesh edhe Lordin George Robertson, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai më fliste për Rudin dhe Celtic-un”.

“Kur Rudi u kthye në atdhe për ta mbyllur karrierën me klubin e Tiranës kalonim shpesh kohë bashkë, edhe familjarisht.

“Kam qenë një herë në Glasgou, sepse një nga fëmijët e mi ka studiuar atje.

“Mbaj mend se hipëm në një taksi dhe shoferi na pyeti se nga ishim. Kur ia thashë se nga vinim, ai thërriti: “Ah, Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!”

“Kjo për mua tregon rëndësinë e futbollit, ishim në një vend shumë larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja mes nesh”.

“Ditën tjetër hyra në një dyqanin e Celtic në Glasgou dhe bleva disa bluza të Celtic, të cilat i vesh kur shkoj për hiking”.

“Ndërkohë që një bluzë të Celtic e kisha prej kohësh dhuratë nga Rudi”.

“Një ditë do të vij në Skoci për të ndjekur një ndeshje të Celtic. Mezi po e pres atë ditë!”

“Rudi më ka ftuar disa herë, por agjenda ime ka qenë tejet e ngarkuar”.

“Megjithatë, jam i vendosur që në vitin 2020 të vij në Glasgou dhe jo si President. Dua të jem aty si një fans mes fansave të Celtic”.

“Lojtari im i preferuar për momenti është Fraser Forster, një ‘mal’ i vërtetë në portë. Ai dhe Scott Brown, lideri i skuadrës”.

“Por fuqia e vërtetë është ekipi. Dhe fansat me sloganin e tyre: ‘You’ll Never Walk Alone’.”

Meta është shndërruar në një personazh kulti për fansat jeshil-bardhë në rrjetet sociale, ku ai poston vazhdimisht mesazhe pas çdo ndeshjeje, duke uruar skuadrën e Neil Lennon.

Kështu ndodhi edhe gjatë triumfit të skocezëve në Europa League ndaj Lazio-s dhe në suksesin e arritur në finalen e “Betfred Cup” (Kupa e Skocisë).

Ai pranon se pasioni i tij për Celtic është më i madh se për çdo klub tjetër shqiptar.

Meta shtoi: “Në Shqipëri kam disa skuadra që i ndjek dhe jam me atë që luan më mirë. Jashtë Shqipërisë tani kam vetëm një skuadër që e ndjek e që ndihem mjaft i lidhur: Celtic dhe vetëm Celtic.

“Njëkohësisht jam edhe një fans i fansave të këtij klubi të madh. Once you’re a Celt you’re alëays a Celt!”

“Pata fatin të takoja disa tifozë të Celtic në Bosnjë-Hercegovinë në qershor. Po ecja në qendër të qytetit me delegacionin tim dhe shohim një grup të madh njerëzish, të cilët ishin kthyer nga ne dhe këndonin në kor me birra në duar e na përshëndesnin.

“Unë sapo pashë se kishin veshur bluza të Celtic vendosa të kthehesha drejt tyre pa e ditur se atë natë Celtic kishte ndeshje në Sarajevë. Iu prezantova, duke u thënë që isha një mik i Rudi Vatës dhe ata më kërkuan foto e video bashkë”.

“Për koincidencë atë ditë mbaja dhe një kollare me ngjyrën e fanellës së Celtic!

“Ditën tjetër në drekë zëdhënësi im, Tedi Blushi, më thotë se kemi shumë reagime në Twitter nga fansat e Celtic, të cilët na falënderonin për takimin dhe që ishim fatsjellës.

“Që nga ai moment kam postuar shesh statuse për Celtic dhe reagimet e tifozëve kanë qenë gjithmonë pozitive.

Postova videon e golit të paparë të Rudit ndaj Rangers – ishte një postim që pati shumë reagime!”

“Tani më pëlqen të merrem me hiking. Kam ngjitur majat më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe shpesh postoj foto me bluzat e Celtic kur ngjitem në maja, aty ku i takon këtij klubi të jetë!”.

HEAD BHOY Celtic-daft Albanian President Ilir Meta signs texts ‘Hail Hail’ and plans to come to Glasgow for match in 2020

The post Intervistë e Presidentit Meta për “The Sun”: Lidhja ime e fortë me Celtic FC appeared first on 55 News.

]]>
Familjarët konfirmojnë vdekjen e të burgosurit në Berat. Berisha e denoncoi, por ngjarja u fsheh https://55news.al/aktualitet/familjaret-konfirmojne-vdekjen-e-te-burgosurit-ne-berat-berisha-e-denoncoi-por-ngjarja-u-fsheh/ Sat, 28 Dec 2019 17:01:57 +0000 https://new.55news.al/?p=137146 Një i burgosur në burgun e Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me kabullin e televizorit.   Viktima është Blerim Protoduari nga Poshnja, i dënuar për dhunë në familje. Mësohet se 38-vjeçari vuante prej disa muajsh nga depresioni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 dhjetorit dhe madje u denoncua dhe nga ish-kryeministri […]

The post Familjarët konfirmojnë vdekjen e të burgosurit në Berat. Berisha e denoncoi, por ngjarja u fsheh appeared first on 55 News.

]]>
Një i burgosur në burgun e Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me kabullin e televizorit.  

Viktima është Blerim Protoduari nga Poshnja, i dënuar për dhunë në familje.

Mësohet se 38-vjeçari vuante prej disa muajsh nga depresioni.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 dhjetorit dhe madje u denoncua dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, por vetëm sot është konfirmuar nga familjarët e tij.

 

The post Familjarët konfirmojnë vdekjen e të burgosurit në Berat. Berisha e denoncoi, por ngjarja u fsheh appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Meta: Shqiptarët në Mal të Zi do kremtojnë festat me simbolet kombëtare https://55news.al/aktualitet/presidenti-meta-shqiptaret-ne-mal-te-zi-do-kremtojne-festat-me-simbolet-kombetare/ Sat, 28 Dec 2019 16:50:15 +0000 https://new.55news.al/?p=137144 Ditën e djeshme, kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar ligjin për ‘Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare’, ku shqiptarët e Malit të Zi, më në fund mund të shpalosin pa frikë, simbolet e tyre kombëtare. Duke përshëndetur miratimin e ligjit, presidenti Meta ka mbështetur të drejtat e pakicave, të cilat do të […]

The post Presidenti Meta: Shqiptarët në Mal të Zi do kremtojnë festat me simbolet kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e djeshme, kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar ligjin për ‘Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare’, ku shqiptarët e Malit të Zi, më në fund mund të shpalosin pa frikë, simbolet e tyre kombëtare.

Duke përshëndetur miratimin e ligjit, presidenti Meta ka mbështetur të drejtat e pakicave, të cilat do të sjellin dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.
Sipas tij, ky ligj priste miratimin që prej vitit 2017, duke u garantuar komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare, për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi, që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.

The post Presidenti Meta: Shqiptarët në Mal të Zi do kremtojnë festat me simbolet kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Preshevë: Mini-shengeni, projekt misterioz që sjell ndikimin rus https://55news.al/aktualitet/shqiptaret-ne-maqedonine-e-veriut-dhe-presheve-mini-shengeni-projekt-misterioz-qe-sjell-ndikimin-rus/ Sat, 28 Dec 2019 15:10:31 +0000 https://new.55news.al/?p=137134 Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe ata të Luginës së Preshevës janë kundër iniciativës për projektin e ashtuquajtur “Minishengen”. Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit, e quan të mistershëm një projekt të tillë. Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, thotë se para projekteve të tilla, dikush duhet të përballet me të kaluarën. Në […]

The post Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Preshevë: Mini-shengeni, projekt misterioz që sjell ndikimin rus appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe ata të Luginës së Preshevës janë kundër iniciativës për projektin e ashtuquajtur “Minishengen”. Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit, e quan të mistershëm një projekt të tillë. Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, thotë se para projekteve të tilla, dikush duhet të përballet me të kaluarën. Në Maqedoninë e Veriut, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është i prerë se rruga e integrimit nuk mund të zëvendësohet me asnjë iniciativë tjetër. Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët thotë se përmes një ideje të tillë, Serbia do ta sjell këmbëkryq në rajon ndikimin rus. Ndërsa Afrim Gashi nga “Alternativa” thotë se pa Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshjeje.

Përveç Republikës së Kosovës, porjektin e ashqutuajtur “Mishengen”, që po provojnë ta zbatojnë Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev, po e kundërshtojnë edhe përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës.

 

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për Gazetën Express, thotë se një projekt i tillë në asnjë mënyrë nuk mund ta zëvendësojë rrugën drejt integrimit euro-atlantik të rajonit. “Çdo iniciativë, ne kemi parë dhe kemi analizuar dhe kemi vlerësuar që rruga jonë euro-atlantike nuk mund të zëvendësohet me asnjë iniciativë tjetër. Kështu që mbetet një konsekuencë që ne të vazhdojmë dhe të punojmë për afrim, të punojmë që sa më parë vendi ynë të jetë anëtar i BE-së, ashtu siç e kemi realizuar anëtarësimin në NATO. Jemi për pajtim, jemi për të biseduar, por jo të vendosim në rrezik dhe të harrojmë, se rruga që prodhon stabilitet, paqe dhe ardhmëri dhe siguri është rruga e vetme euro-atlantike”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, thotë se synimet e një projekti të tillë po mbahen të fshehta dhe, sipas tij, një gjë e tillë lë vend për dyshime. Përveç kësaj, Kamberi thotë se nuk duhet hequr dorë asnjëherë nga kërkesa që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë. “Jo vetëm për ne, por e gjithë iniciativa po paraqitet si e panjohur për opinionin në këto vende. E keqja është se mungesa e transparencës adekuate me rolin dhe misionin e të ashtuquajturat “Minishengen” po krijon hapësirë për dyshime. Mendoj se bartësit e kësaj ideje duhet qartë t’i elaborojnë të mirat dhe pritjet që mund t’i sjellë ky bashkëpunim. Të thuhet qartë se cilat janë të mirat që sjell për secilin shtet veç e veç dhe cilat janë rreziqet që mund të dalin nga kjo iniciativë. Është shumë e qartë se asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga kërkesa që Serbia të ballafaqohet me krimet e kryera në Kosovë, por poashtu e kemi të qartë se ka edhe shumë çështje që mund të konsiderohen teknike, por që për njerëzit e zakonshëm janë shumë të rëndësihme, që duhet trajtuar. Për shembull, pritjet me nga disa orë nëpër kufijtë e Serbisë të diasporës shqiptare nga Kosova janë një temë që meriton trajtim”, ka thënë Kamberi. Kamberi thotë se e ardhmja e rajonit është integrimi në BE dhe potencon se për paqen afatgjate në Ballkan është e domosdoshme që Serbia të ballafaqohet me krimet e kryera në rajon e veçanërisht në Kosovë. “Shmangia nga kjo përgjegjësi nga ana e Serbisë po e shtyn edhe pajtimin me shqiptarët, i cili është kushti kryesor për ndërtimin e paqes afatgjate në rajon”, ka thënë ai.

Sipas tij, një unifikim i shqiptarëve do të mund ta vendoste në defensivë Serbinë sa i përket një projekti të tillë, por thotë se parakusht për një unifikim të tillë është konsensusi mes shqiptarëve lidhur me misionin e minishengenit. “Megjithatë, mendoj se në një bashkëpunim të ndërtuar mes pesë shteteve, në të cilin dy prej tyre (Shqipëria e Kosova) janë shqiptare, një tjetër (Maqedonia) me pjesëmarrje domethënëse të shqiptarëve, e asgjëson mundësinë që Serbia ta lozë rolin e xhandarit në këtë iniciativë dhe faktorizon shqiptarët në këtë iniciativë. Natyrisht, parakusht për këtë rol të rëndësishëm të shqiptarëve në këtë nismë është ndërtimi i konsensusit ndërshqiptar lidhur me rolin dhe misionin e vetë iniciativës”, shprehet Kamberi.

Përplasjen Shqipëri-Kosovë rreth Minishengenit Kamberi e cilëson si një situatë aspak të pëlqyer, pasi që, sipas tij, një situatë e tillë po i jep mundësi të tjerëve që ta marrin primatin rreth zhvillimeve në rajon. “Kjo iniciativë kërkon bashkërendim politik të dy shteteve, nëse duhet edhe në takime të përditshme, qoftë të nivelit politik, qoftë në rrafshin e ekspertëve. Situata politike e përgjithshme dhe rrethanat në të cilat gjenden edhe Kosova, edhe Shqipëria, nuk japin komoditet për akuza mediale, të nxitura nga mosdurimet personale apo për interesa afatshkurta. Në këtë situatë, kjo iniciativë nuk faktorizon shqiptarët, përkundrazi, ko gjendje po i bën më të brishtë dhe po krijon hapësira që lojtarët e tjerë ta marrin primatin”, është shprehur Kamberi.

Kamberi bënë thirrje që të qetësohen gjakrat në dy anët në mënyrë që shqiptarët të jenë faktor në rajon. “Mendoj se duhet ulur topin nga dyja anët e “kufirit” për t’i koordinuar mirë e mirë qëndrimet dhe veprimet dhe për t’i nxjerrë shqiptarët faktorë pa të cilët Ballkani Perëndimor nuk ka as stabilitet e as prosperitet. Fundja, edhe e ardhmja evropiane e Serbisë varet drejtpërdrejt nga ajo se si do t’i rregullojë raportet me Kosovën dhe shqiptarët. Të mos ia lehtësojmë këtë rrugëtim derisa ajo nuk kthjellet dhe ballafaqohet me krimet e saj”, ka përfunduar Kamberi.

Politikani shqiptar nga Maqedonia, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për Gazetën Express thotë se asnjë bashkëpunim rajonal i fqinjëve pa Kosovën nuk reflektohet në realitetin gjeografik dhe ekonomik. Sela madje thotë se një iniciativë e tillë e sjell Rusinë këmbëkryq në rajon përmes Serbisë. “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal i fqinjëve pa Kosovën nuk e reflekton realitetin gjeografik, ekonomik, por politik të Minishengenit rajonal. Çdo nismë rajonale duhet të fillojë pikërisht nga Kosova dhe jo e njëjta të izolohet dhe të getoizohet. Minishengeni nuk mund të paraqitet si alternativë e BE-së dhe as që mund t’i zëvendësojë aspiratat e qytetarëve që janë përcaktuar për BE-në. Aleanca për Shqiptarët ka bërë gjithçka që ta përjashtojë ndikim rus në rajon e tani ky ndikim po vjen të na ulet këmbëkryq nëpërmjet minishengenit e nëpërmjet Serbisë. Interesat strategjike janë baza e nismave rajonale e tonat fatmirësisht janë të kundërta me të Serbisë. Shqipëria çdo dialog me Serbinë duhet ta shikojë me dioptrinë e Kosovës dhe interesave të saj, që janë njohja e Kosovës nga Serbia, anëtarësimi në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, anëtarësimi në BE dhe NATO, këto duhet të jenë përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në raport me Kosovën. Në princip, jemi për iniciativa rajonale mes fqinjëve, por assesi pa Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë Ziadin Sela.

Ragmi Mustafa,  kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, thotë se iniciativat që e kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve duhet menduar si pozitive, megjithatë, sipas tij, paraprakisht duhet shqyrtuar përballja me të kaluarën. “Megjithatë, në këtë format duhet paraprakisht të shqyrtohet edhe trajtimi i paqes së vërtetë dhe përballjes me të kaluarën dhe krijohet hapësirë për t’i trajtuar çështjet arsimit e kulturës si dhe të drejtave të njeriut e komuniteteve”, ka thënë Mustafa.  I pyetur nëse janë konsultuar shqiptarët që jetojnë në Luginë rreth një iniciative të tillë, Mustafa thotë se ‘minishengeni’ është një projekt në kompetencë të instancave më të larta shtetërore, megjithatë, sipas tij, nuk duhet anashkaluar shqiptarët e Preshevës. “Marrëveshje të tilla ndërshtetërore multilaterale, që do ishte kjo e Mini-Shengenit, besoj që janë të rëndësishme për shtetet dhe interesat e shteteve, të cilat i nënshkruajnë ato. Edhe pse impakti do të ishte i madh edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës, kjo marrëveshje kap gamë më të madhe dhe është kompetencë e instancave më të larta shtetërore të vendeve përkatëse. Në këtë mes nuk duhet reduktuar e mos të trajtohet edhe çështja e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Sa i përket përplasjeve mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare rreth Minishengenit, Mustafa ka thënë se e kanë përcjellë me vëmendje një situatë të tillë, duke bërë thirrje për një unifikim të faktorit shqiptar. “Duke pasur parasysh pozitën në të cilën gjenden qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, dihet se mbështetemi te Prishtina dhe Tirana zyrtare në kërkesat tona për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave tona. Padyshim se edhe qytetarët e Luginës ndjekin me vëmendje zhvillime të tilla si dhe kërkon që në një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë të trajtohet edhe çështja e Luginës së Preshevës. Ashtu si Prishtina, që ka argumentet kundër, edhe Tirana i ka ofruar argumentet për procesin. E në momentume si ky, besoj fuqishëm që politika mbarëshqiptare do të duhej të ishte e unifikuar, me anë të së cilës padyshim se do të përfitonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Në fund, politikani nga Lugina e Preshevës thotë se për iniciativa, Tirana dhe Prishtina do të duhej t’i kishin parasysh edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi. “Duke ditur që çdo zhvillim rajonal ka impakt të madh edhe tek shqiptarët e Luginës, liderët politikë, si në Tiranë dhe Prishtinë, do të duhej t’i kishin parasysh edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdoherë që marrin vendime në politikat rajonale”, ka përfunduar Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kreu i “Alternativës” nga Maqedonia, Afrim Gashi, thotë se “Mini-shengeni” assesi nuk guxon të shihet si alternativë për integrimin evropian. Edhe Gashi është kundër arritjes së çdo marrëveshjeje pa Kosovën. “Në parim, ideja për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave është shumë e pranueshme, por mendojmë se pa Kosovën nuk ka kuptim mini-shengeni. Na duhet integrim brenda-kombëtar para integrimit ballkanik. Në këtë drejtim, mund të themi se Mini-shengeni ballkanik nuk duhet të jetë alternativë për integrimin evropian. Ne jemi pjesë gjeografike e kontinentit dhe kemi bërë shumë reforma e kemi paguar shumë çmime për integrimin evropian. Andaj, BE-ja nuk duhet të na prodhojë alternativë refuzimi, por duhet të ofrojë mënyrë integrimi”, ka thënë Gashi.

Edhe nga “Lëvizja Besa” në Maqedoni janë kundër çdo marrëveshje me të cilën do të mund të dëmtohej interesi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri. “Iniciativa e ashtuquajtur Mini-Shengen tregon se iniciativat e bashkëpunimit rajonal nuk janë në kundërshtim me vazhdimin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit perëndimor drejt BE-së. Prandaj, kjo iniciativë duhet të jetë një mesazh i qartë për vendet me shumicë shqiptare, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që të mendojnë seriozisht për ndonjë formë më serioze të integrimit mes tyre, integrim i cili do të ishte në frymën e përshpejtimit të rrugëtimit të tyre drejt BE-së. Sa i përket projektit të ashtuquajtur Mini-Shengen ballkanik, vlerësojmë se pa përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, e në veçanti Kosovës, nuk mund të jetësohen iniciativa të tilla. Lëvizja BESA përkrah çdo iniciativë e cila do ta përshpejtonte rrugëtimin tonë drejt BE-së, sepse vlerësojmë se shqiptarët, kudo që janë në trojet e tyre etnike, të vetmin opsion e kanë integrimin e plotë në familjen evropiane”, kanë thënë nga kjo parti në një përgjigje për Gazetën Express.

Kundër projektit të Minishengenit ka dalë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tij, një ide e tillë nuk mund të realizohet nëse aty nuk merr pjesë edhe Kosova. Nga Kosova të gjithë liderët janë kundër. Haradinaj ka thënë se Rama përmes një nisme të tillë po tenton ta heqë taksën që Kosova ia ka vendosur Serbisë. Thaçi e ka injoruar ftesën për Samitin e Tiranës. Isa Mustafa e ka cilësuar si përpjekje për krijimin e një ‘Jugosllavie të vogël”, ndërkohë Albin Kurti ka thënë se kryeministri shqiptar është ngutur, kur e ka konsultuar Serbinë para Kosovës. Edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë gjithëpërfshirje në mënyrë që një projekt i tillë të mund të jetë i realizueshëm. Përfaqësuesi presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pa Kosovën nuk mund të ketë minishengen. Matthew Palmer, në anën tjetër, në mënyrë deklarative e ka përkrahur një ide të tillë, duke thënë se aty ka vend edhe për Kosovën. Gazeta Express

The post Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Preshevë: Mini-shengeni, projekt misterioz që sjell ndikimin rus appeared first on 55 News.

]]>
‘Vrasës, vrasës’/ Aktivistët e të drejtave të kafshëve ngrenë zërin kundër Erion Veliaj https://55news.al/aktualitet/vrases-vrases-aktivistet-e-te-drejtave-te-kafsheve-ngrene-zerin-kunder-erion-veliaj/ Fri, 27 Dec 2019 18:26:26 +0000 https://new.55news.al/?p=136972 Aktivistë dhe vullnetarë të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve të rrugës u mblodhën të premten në një protestë para Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, për t’i dhënë zë fatit të kafshëve të braktisura dhe të dhunuara në kryeqytet. Qytetarë të Tiranës, adhurues të kafshëve, personazhe publike si edhe aktivistë nga […]

The post ‘Vrasës, vrasës’/ Aktivistët e të drejtave të kafshëve ngrenë zërin kundër Erion Veliaj appeared first on 55 News.

]]>
Aktivistë dhe vullnetarë të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve të rrugës u mblodhën të premten në një protestë para Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, për t’i dhënë zë fatit të kafshëve të braktisura dhe të dhunuara në kryeqytet.

Qytetarë të Tiranës, adhurues të kafshëve, personazhe publike si edhe aktivistë nga organizata Animal Rescue Albania (ARSA) u mblodhën të premten në një protestë në zemër të kryeqytetit, kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.
Nën sloganet “Ku janë fondet” dhe “Vrasës, vrasës” ata hodhën akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tyre nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur kafshët e braktisura në rrugët e Tiranës, apo për të parandaluar vrasjet e tyre në Klinikë Veterinarë në Kombinat.

E ardhur nga Italia në Tiranë, Odri Veseli tha se Bashkia e Tiranës dhe spitali i Kombinatit zgjedhin mënyrën më të gabuar për t’i zhdukur qentë, në vend të sterilizimit dhe rivendosjes në territor.

“Kjo gjë është shumë e gabuar dhe njëkohësisht dhe një keqpërdorim i taksës së qytetarëve”, protestoi ajo.

Tirana mbetet një qytet me reputacion të keq në lidhje me trajtimin e qenve të rrugës edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve po mundohen të lobojnë për të drejtat e tyre prej vitesh. Bashkia e Tiranës dhe Klinika Veterinare e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në lagjen Kombinat akuzohen nga aktivistët se i vrasin qentë e rrugës në vend që t’i ofrojnë atyre përkujdesje. Në protestë kishte shumë vullnetarë dhe familjarë të cilët ishin paraqitur së bashku me qentë e tyre të adoptuar pasi i kanë gjetur të braktisur apo të dhunuar.

“Ligji është aprovuar por ka ngelur vetëm në letra”, thotë Endri Noti, 33 vjeç, aktivist prej 2 dekadash. “Jemi këtu t’i japim zë atyre që nuk kanë zë,” shtoi ai, duke theksuar se qentë e rrugës po mblidhen dhe vriten nga bashkia edhe pse janë të shëndetshëm dhe të vaksinuar.

ARSA ka arritur që nëpërmjet këmbënguljes së saj të arrijë formulimin dhe aprovimin e një ligji specifik për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura në Shqipëri

Noti kërkoi që midis bashkisë dhe vullnetarëve të vendoseshin ura bashkëpunimi në mënyrë që fondet për mbrojtjen e miqve me 4 putra të përdoren për krijimin e një strehe ku të grumbullohen dhe të marrin shërbimet përkatëse.

Aktivisti mjedisor Sazan Guri i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës të ndalojë vrasjet dhe dhunimet e qenve të rrugës në Shqipëri duke thënë se vrasjet “makabre” të spitalit të Kombinatit kanë arritur deri tek përdorimi i acidit të baterive dhe duke theksuar se kjo sjellje nuk është vënë re në asnjë shtet tjetër te Europës.

Nga ana tjetër Maks Abazaj, i cili kishte ardhur në protestë me qentë e tij, theksoi se edhe qytetarët duhet të ishin të përgjegjshëm kur vendosin të marrin kafshë në familje.

“I them të gjithë shokëve të mi mendohuni mirë para se të merrni apo të adoptoni një qen, sepse është detyrim i madh,” tha ai. “Duhet ta trajtosh dhe ta mbash siç duhet, përndryshe bie në gjynah,” shtoi Abazaj.

E rritur së bashku me kafshët shtëpiake, Odeta Balla shpjegoi se megjithë ndërgjegjësimin në rritje, duheshin më shumë përpjekje për t’i gjetur strehë kafshëve të braktisura në Tiranë.

“Kur shoh ndonjëherë që mbështesim njerëzit e gabuar dhe lëmë pa mbështetur kafshët më vjen aq keq”, tha Balla. “Ka shumë njerëz që janë ndërgjegjësuar kohët e fundit në lidhje me adoptimet e kafshëve por duhen akoma dhe më tepër,” përfundoi ajo./ Reporter.al

The post ‘Vrasës, vrasës’/ Aktivistët e të drejtave të kafshëve ngrenë zërin kundër Erion Veliaj appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras https://55news.al/aktualitet/presidenti-meta-ne-dreken-e-krishtlindjes-me-familjet-e-prekura-nga-termeti-ne-mamurras/ Wed, 25 Dec 2019 18:35:43 +0000 https://new.55news.al/?p=136602 Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras. Në praninë e Kryeipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992, […]

The post Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Në praninë e Kryeipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992, Presidenti Meta iu drejtua familjeve  të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke theksuar se:

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale. Këto Krishlindje na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera, dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje.

Megjithatë është një moment për të shpresuar, për të gëzuar, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse!

Edhe një herë faleminderit Imzot Frendos për ftesën e tij! Ju uroj gëzuar këto Krishtlindje dhe Vitin e Ri! Le të jenë një ogur i mirë për ju si dhe për të gjithë vendin tonë!”.

Pas festës së Krishtlindjeve presidenti Meta ka postuar këtë mesazh në facebook:

Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras, për të ndarë me ta urimet më të ngrohta e të përzemërta në këtë Ditë të Bekuar.

Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t’u dhënë shpresë, kurajo dhe gëzim, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse.

Falenderoj Kryeipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo që më ftoi për të kaluar disa çaste të paharruara gëzimi me këto familje të dashura.

The post Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras appeared first on 55 News.

]]>
E vërteta e mini-shengenit dhe e shpopullimit të planifikuar të Shqipërisë https://55news.al/opinion/e-verteta-e-mini-shengenit-dhe-e-shpopullimit-te-planifikuar-te-shqiperise/ Mon, 23 Dec 2019 21:46:07 +0000 https://new.55news.al/?p=136274 Në media sot ka qarkulluar informacion lidhur me disa fakte të rëndësishme të marrëveshjes së Ramës në samitin e Mini-shengenit. E vërtetë e hidhur është se serbëve do tu lindë e drejta për të blerë prona në Shqipëri. Sipas Marrëveshjes serbët do të kenë po ato të drejta ekonomike dhe tregtare që ka një francez […]

The post E vërteta e mini-shengenit dhe e shpopullimit të planifikuar të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Në media sot ka qarkulluar informacion lidhur me disa fakte të rëndësishme të marrëveshjes së Ramës në samitin e Mini-shengenit. E vërtetë e hidhur është se serbëve do tu lindë e drejta për të blerë prona në Shqipëri. Sipas Marrëveshjes serbët do të kenë po ato të drejta ekonomike dhe tregtare që ka një francez në Itali apo gjerman në Spanjë! Serbia po synon ripopullimin e Shqipërisë me serbë deri në dalje të Adriatikut nga Velipoja, thanë mediat. Një ëndërr shekullore serbe.
Tani hap pas hapi përveç pazarit te Kosovës po zbulohet dhe shpopullimi i planifikuar i Shqipërisë.

The post E vërteta e mini-shengenit dhe e shpopullimit të planifikuar të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Fijet e Putinit me Erdogan, Vuçiç dhe Ramën https://55news.al/aktualitet/fijet-e-putinit-me-erdogan-vucic-dhe-ramen/ Mon, 23 Dec 2019 18:01:26 +0000 https://new.55news.al/?p=136202 Anashkalimi i Kosovës nga paktet e rajonit dhe hapja e dyerve për ekonominë serbe, janë vendime që tregojnë se politika e jashtme e Shqipërisë, nën drejtimin e Edi Ramës, e ka humbur busullën orientuese. Qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama kundër Kosovës kanë vetëm një shpjegim. Në mënyrë indirekte ose direkt axhenda që po […]

The post Fijet e Putinit me Erdogan, Vuçiç dhe Ramën appeared first on 55 News.

]]>

Anashkalimi i Kosovës nga paktet e rajonit dhe hapja e dyerve për ekonominë serbe, janë vendime që tregojnë se politika e jashtme e Shqipërisë, nën drejtimin e Edi Ramës, e ka humbur busullën orientuese. Qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama kundër Kosovës kanë vetëm një shpjegim. Në mënyrë indirekte ose direkt axhenda që po ndjek qeveria e “Tiranës” i shkon për shtat vetëm interesave të Rusisë në rajon.

Sjellja e fundit e qeverisë “Rama” dhe sulmi ndaj Kosovës mund të shpjegohet vetëm me fijet ruse në rajon.

 

 

The post Fijet e Putinit me Erdogan, Vuçiç dhe Ramën appeared first on 55 News.

]]>