kube Archives - 55 News https://55news.al/tag/kube/ Thu, 19 Apr 2018 13:49:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kube Archives - 55 News https://55news.al/tag/kube/ 32 32 Raul Castro “lëshon karrigen”, i zë vendin Miguel Diaz-Canel https://55news.al/globi/raul-castro-leshon-karrigen-i-ze-vendin-miguel-diaz-canel/ Thu, 19 Apr 2018 13:49:53 +0000 https://new.55news.al/?p=7565 Një lajm i bujshëm për largimin Raul Castros nga pushteti mori dhenë ditë më parë. Optimizmi ndihet në ajër në Kubë , për t’i lënë rrugë zhvillimeve në vend, që për hir të së vërtetës nuk kanë qenë të shumta. Ditën e sotme Miguel Diaz-Canel u zgjodh pasardhës i Raul Castros. Ai është tani presidenti […]

The post Raul Castro “lëshon karrigen”, i zë vendin Miguel Diaz-Canel appeared first on 55 News.

]]>
Një lajm i bujshëm për largimin Raul Castros nga pushteti mori dhenë ditë më parë. Optimizmi ndihet në ajër në Kubë , për t’i lënë rrugë zhvillimeve në vend, që për hir të së vërtetës nuk kanë qenë të shumta.

Ditën e sotme Miguel Diaz-Canel u zgjodh pasardhës i Raul Castros. Ai është tani presidenti i ri i zgjedhur në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare të enjten.

57-vjeçari, anëtar dhe zëvendëspresident i Partisë Komuniste të Kubës ka patur postin e sekretarit të parë të partisë në provincën e Villa Clara dhe Holguin.

The post Raul Castro “lëshon karrigen”, i zë vendin Miguel Diaz-Canel appeared first on 55 News.

]]>
Kubë/ Epokës “Castro” po i vjen fundi https://55news.al/globi/kube-epokes-castro-po-i-vjen-fundi/ Wed, 18 Apr 2018 15:11:49 +0000 https://new.55news.al/?p=7241 Mesa duket epokës Castro në Kubë po i vjen fundi. Prej gjashtë dekadash Kuba drejtohej nga Fideli e pas vdekjes së tij, nga i vëllai Raul Castro. 86-vjeçari Raul Castro pritet të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e presidentit. Me këtë ai do ti japë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën për […]

The post Kubë/ Epokës “Castro” po i vjen fundi appeared first on 55 News.

]]>
Mesa duket epokës Castro në Kubë po i vjen fundi. Prej gjashtë dekadash Kuba drejtohej nga Fideli e pas vdekjes së tij, nga i vëllai Raul Castro.

86-vjeçari Raul Castro pritet të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e presidentit. Me këtë ai do ti japë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën për gati 60 vjet, që nga gjysma e dytë e shekullit të 20 deri në fillimshekulli të 21.

Edhe pse Kuba nuk ka bërë përparime, në vendin ishullor komunist kjo ngjarje (nëse ndodh) do i lërë vendin ndryshimeve të shumta. Këto ndryshime shihen dhe me pozitivitet, por edhe me një lloj frike.

 “Ky është një moment i rëndësishëm për Kubën, por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë mbërrin pas kësaj”, thotë Camilo Condis, drejtues i përgjithshëm i Artecorte, një projekt humanitar në Havana.

Asambleja Kombëtare e Kubës pritet që të mblidhet të mërkurën dhe me gjasa të enjten do të votohet, ku sipas të gjitha mundësive, anëtarët do të zgjedhin Miguel Diaz-Canel në vend të Raul.

Diaz-Canel nuk bën pjesë tek kasta e revolucionarëve. Ai ka lindur pas revolucionit. Sot 57 vjeç shihet në vend si një njeri që kërkon konsensusin e kompromisin, i matur dhe që nuk kërkon të rrezikojë me aventura politika dhe ndryshime radikale të vendit.

The post Kubë/ Epokës “Castro” po i vjen fundi appeared first on 55 News.

]]>