kujdes Archives - 55 News https://55news.al/tag/kujdes/ Wed, 13 Feb 2019 17:33:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kujdes Archives - 55 News https://55news.al/tag/kujdes/ 32 32 Kujdes nëse udhëtoni nga Prishtina! Bllokohet “Adem Jashari”, asnjë aeroplan nuk u ul, as nuk fluturoi në Kosovë https://55news.al/aktualitet/kujdes-nese-udhetoni-nga-prishtina-bllokohet-adem-jashari-asnje-aeroplan-nuk-u-ul-as-nuk-fluturoi-ne-kosove/ Wed, 13 Feb 2019 17:33:18 +0000 https://new.55news.al/?p=85319 Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari” gjatë mëngjesit së sotëm ka qenë i bllokuar për një orë. Gjatë 60 minutave në këtë aeroport nuk ka pasur as aderime e as fluturime. Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, kanë mbajtur grevë një orëshe për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në ligjin për pagat. […]

The post Kujdes nëse udhëtoni nga Prishtina! Bllokohet “Adem Jashari”, asnjë aeroplan nuk u ul, as nuk fluturoi në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari” gjatë mëngjesit së sotëm ka qenë i bllokuar për një orë. Gjatë 60 minutave në këtë aeroport nuk ka pasur as aderime e as fluturime.

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, kanë mbajtur grevë një orëshe për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në ligjin për pagat.

Për nesër kjo sindikatë ka paralajmëruar se do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00.

Greva do të pezullohet të dielën për shkak të pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.

Artan Hasani, kryetari i sindikatës ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucioneve dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji”, tha ai.

Hasani bëri të ditur se gjatë kohës së grevës, shërbime do të ofrohen vetëm për fluturimet ushtarake, ambulantore, shtetërore dhe atyre emergjente.

Të revoltuar me këtë projektligji janë sindikatat e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ajo e Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe e Punëtorëve të Kontrollit Ajror.

Në fillimi të këtij muaji Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Ndryshe, Projektligji për Paga ishte temë debatesh të nxehta dhe grevash të shumta gjatë javëve të fundit.

Në shenjë pakënaqësie me këtë Projektligj, për tri javë rresht kanë qenë në grevë punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë. Në grevë hynë edhe punëtorët shëndetësor, ata të administratës dhe të institucioneve të tjera publike./Fatos Shala për Monitor.al/.

The post Kujdes nëse udhëtoni nga Prishtina! Bllokohet “Adem Jashari”, asnjë aeroplan nuk u ul, as nuk fluturoi në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Kujdes! Një doras i konfliktit civil po vegjeton në kryeministri https://55news.al/opinion/kujdes-nje-doras-i-konfliktit-civil-po-vegjeton-ne-kryeministri/ Mon, 04 Feb 2019 14:17:26 +0000 https://new.55news.al/?p=83562 Nga Ilir Nikolla Me rritjen e temperaturës politike dhe afrimin e 16 shkurtit, Rama s’po gjen rrugë tjetër shpëtimi veç asaj të trashjes së zullumit. Ai e harxhon gjithë ditën, jo duke u shqetësuar për të qeverisur, por duke qëmtuar si mund të shkaktojë përplasje e trazira paraprake, prej të cilave mund të errësohet protesta […]

The post Kujdes! Një doras i konfliktit civil po vegjeton në kryeministri appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ilir Nikolla

Me rritjen e temperaturës politike dhe afrimin e 16 shkurtit, Rama s’po gjen rrugë tjetër shpëtimi veç asaj të trashjes së zullumit. Ai e harxhon gjithë ditën, jo duke u shqetësuar për të qeverisur, por duke qëmtuar si mund të shkaktojë përplasje e trazira paraprake, prej të cilave mund të errësohet protesta a së paku t’i mbivendosen asaj motivet. Qëllimi është që çfarëdo të ndodhë me 16 shkurt, ai të mund të rreshtojë disa alibi që të mund të justifikojë sa të mundet absurdin se populli doli në shesh, por ama s’doli ekskluzivisht kundër tij.
Në këto dy javë paniku, nga Edi Rama presim vazhdimisht dalje irracionale e në prapaskenë edhe urdhra irracionalë. Por ngjarjet e dy ditëve të fundit rrezikojnë ta demaskojnë kryeministrin si dorasin publik të disa ngjarjeve rrugaçërore që mund të ngjasin. Porosia gati publike e kryeministrit që beteja për universitetin të shndërrohet në një luftë civile masive mes disa palë studentësh, mes studentëve dhe një grupi pedagogësh apo edhe mes disa grupe pedagogësh kundër njëri-tjetrit është një shenjë e qartë se kryeministri është në kërkim të një konflikti civil. Ai bile s’ka përtuar edhe të identifikojë viktima potenciale, duke përmendur emrat e disa pedagogëve si shënjestra. Më tej, emulacioni që nxit ndaj studentëve, se po rrinë si pula e s’po i marrin në dorë mjediset e universiteteve, është një thirrje që s’i shkon as një aktivisti “no global”, lëre më një kryeministri në detyrë e përgjegjësit kryesor për kolapsin e jetës universitare.
Ai po shndërrohet edhe në një doras të përplasjeve në botën ekonomike. Industrisë fasone përshembull i kërkon të ngrenë masivisht pagat, ndërkohë që Bankën e Shqipërisë e mban nën shënjestër që asnjë ndërhyrje të mos bëhet në kursin e valutës, të paktën derisa disa syresh në manifaktura të ngrenë duart lart e të dorëzohen.
Sa i përket zullumit në diplomaci, s’ka nevojë të përmendim raste. Angazhimi masiv i Tiranës në planin e Vuçiçit për shkëmbimin e territoreve është aq açik, sa s’është çudi që mendjet perverse të “pi-ar”-it qeveritar të kenë arkitektuar edhe personazhe që duhen me u shitue (veç politikisht shpresojmë), në mënyrë që çështja të marrë vëmendjen e duhur, sakrifica gjithashtu, dhe të krijohet mundësia që edhe protestuesit të klasifikohen si armiqtë e këtij procesi “historik”.
Merret vesh se irracionaliteti i pritshëm i kryeministrit nuk ka shumë gjasa të prodhojë rezultate, por kjo s’ka pse të na bëjë të neglizhojmë rrezikshmërinë e kësaj sjelljeje. Pres që vetë bota akademike t’i refuzojë këto shtysa për dhunë, ndërkohë që një paralajmërim publik u duhet dhënë të gjithë kalecëve kalemxhinj që këto ditë kanë mbushur facebuqet e tyre me paralajmërime serioze për ata që i përgjigjen berihajit të opozitës.
16 shkurti nuk ka kthim, por duhet bërë gjithçka që të kufizohen dëmet që vijnë nga irracionaliteti i vendimeve të Edi Ramës këto ditë. Sa më shumë afrohet data e protestës, aq më shumë do kërkojë kryeministri ta trashë zullumin. Me shpresë se litari i zullumit do këputet para 16 shkurtit, apeloj kujdes ndaj një politikani që mendon se veç shpërthimi i një konflikti civil mund ta mbajë – në mos në kolltuk – të paktën në politikë.

The post Kujdes! Një doras i konfliktit civil po vegjeton në kryeministri appeared first on 55 News.

]]>
Kujdes nga dy eurot false https://55news.al/aktualitet/kujdes-nga-dy-eurot-false/ Tue, 20 Nov 2018 16:39:19 +0000 https://new.55news.al/?p=68809 Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panele, falsifikim i parasë, të raportuara në Mitrovicë dhe Vushtrri. Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit për përdorim të monedhave të dyshuara metalike prej dy euro është bërë mbi bazën e provave të siguruara, pasi kishte bërë […]

The post Kujdes nga dy eurot false appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panele, falsifikim i parasë, të raportuara në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit për përdorim të monedhave të dyshuara metalike prej dy euro është bërë mbi bazën e provave të siguruara, pasi kishte bërë disa pagesa nëpër dyqane, ku çdo herë shumat i kishte paguar me monedha metalike nga dy euro.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar 14 copë monedha metalike nga dy euro, ku sipas procedurave hetuesit këto monedha do t’i procedojnë për ekspertizë.

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë fajde’ R. B., 42 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, pas procedurave intervistuese është liruar për procedurë të rregullt.

The post Kujdes nga dy eurot false appeared first on 55 News.

]]>
Guvernatori Sejko: Kujdes me PPP-të, duhet shumë ekspertizë që të mos kemi “surpriza” me borxhin https://55news.al/aktualitet/guvernatori-sejko-kujdes-me-ppp-te-duhet-shume-ekspertize-qe-te-mos-kemi-surpriza-me-borxhin/ Mon, 19 Nov 2018 13:16:40 +0000 https://new.55news.al/?p=68445 Koncesionet janë një rrezik i shtuar dhe konkret për ekonominë. Ky konstatim është bërë nga të gjithë ekspertët e ekonomisë si dhe grupet e interesit dhe së fundmi apel ka bërë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. “Qeveria duhet të bëjë kujdes të shtuar në lidhjen e kontratave koncesionare, për të mos pasur surpriza që […]

The post Guvernatori Sejko: Kujdes me PPP-të, duhet shumë ekspertizë që të mos kemi “surpriza” me borxhin appeared first on 55 News.

]]>
Koncesionet janë një rrezik i shtuar dhe konkret për ekonominë. Ky konstatim është bërë nga të gjithë ekspertët e ekonomisë si dhe grupet e interesit dhe së fundmi apel ka bërë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

“Qeveria duhet të bëjë kujdes të shtuar në lidhjen e kontratave koncesionare, për të mos pasur surpriza që ndikojnë në rritjen e nivelit të borxhit, si dhe të ecet në raport me prioritetet strategjike”. Ky ka qenë rekomandimi kryesor i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me projektbuxhetin e vitit 2019.
Guvernatori Sejko ka kërkuar të bëhet një ekspertizë të saktë dhe sipas standardeve ndërkombëtare në mënyrë që efektet të jenë të mirë llogaritura, ndërsa rekomandon që të ulet niveli i shpenzimeve. Rekomandimet e Guvernatorit u dhanë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ndërsa pritet që ditën e Martë  projekt buxheti të miratohet në parim.

The post Guvernatori Sejko: Kujdes me PPP-të, duhet shumë ekspertizë që të mos kemi “surpriza” me borxhin appeared first on 55 News.

]]>
Reshjet e dëborës, akset rrugore ku duhet të tregoni kujdes https://55news.al/aktualitet/reshjet-e-debores-akset-rrugore-ku-duhet-te-tregoni-kujdes/ Sun, 18 Nov 2018 13:39:47 +0000 https://new.55news.al/?p=68215 E ndërsa kanë nisur reshjet e dëborës në Veri dhe në Juglindje të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore apelojnë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, veçanërisht në akset rrugore Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë. Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH-së, kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe […]

The post Reshjet e dëborës, akset rrugore ku duhet të tregoni kujdes appeared first on 55 News.

]]>
E ndërsa kanë nisur reshjet e dëborës në Veri dhe në Juglindje të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore apelojnë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, veçanërisht në akset rrugore Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH-së, kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve, por ato duhet të qarkullojnë me zinxhirë.
“ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren ndërsa konsiderohet shumë e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë akoma më shumë kujdes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH-së.

The post Reshjet e dëborës, akset rrugore ku duhet të tregoni kujdes appeared first on 55 News.

]]>
Prej 15 nëntorit shoferët duhet te kene kujdes në Kosovë : Pajisjet dimërore të detyrueshme https://55news.al/aktualitet/prej-15-nentorit-shoferet-duhet-te-kene-kujdes-ne-kosove-pajisjet-dimerore-te-detyrueshme/ Thu, 15 Nov 2018 08:59:28 +0000 https://new.55news.al/?p=67537 Nga 15 nëntori, automjetet që hyjnë në trafikun rrugor në Kosovë duhet të kenë patjetër pajisjet dimërore. Ligji për trafikun rrugor parashikon dënime për shoferët që gjatë dimrit nga 15 nëntori deri më 15 mars, gjobë prej 40 eurosh. Sipas ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik […]

The post Prej 15 nëntorit shoferët duhet te kene kujdes në Kosovë : Pajisjet dimërore të detyrueshme appeared first on 55 News.

]]>
Nga 15 nëntori, automjetet që hyjnë në trafikun rrugor në Kosovë duhet të kenë patjetër pajisjet dimërore. Ligji për trafikun rrugor parashikon dënime për shoferët që gjatë dimrit nga 15 nëntori deri më 15 mars, gjobë prej 40 eurosh. Sipas ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

Sipas Udhëzimit administrativ për pajisje dimërore, të nxjerrë më 24 mars 2017, nga Ministria e Infrastrukturës, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.

The post Prej 15 nëntorit shoferët duhet te kene kujdes në Kosovë : Pajisjet dimërore të detyrueshme appeared first on 55 News.

]]>
Nëse keni android, kujdes! Ja pse https://55news.al/aktualitet/nese-keni-android-kujdes-ja-pse/ Sun, 11 Nov 2018 14:18:19 +0000 https://new.55news.al/?p=66393 Shkarkimi i aplikacioneve nga dyqani zyrtar i Google, Play Store, ka nëntë herë më pak gjasa për të hasur në një aplikacion potencialisht të dëmshëm. Të dhënat dalin nga një raport i ri i Google mbi sigurinë e pajisjeve Android, që tregon një rënie të kërcënimeve krahasuar me vitin 2017. Sipas sistemit të sigurisë të […]

The post Nëse keni android, kujdes! Ja pse appeared first on 55 News.

]]>
Shkarkimi i aplikacioneve nga dyqani zyrtar i Google, Play Store, ka nëntë herë më pak gjasa për të hasur në një aplikacion potencialisht të dëmshëm. Të dhënat dalin nga një raport i ri i Google mbi sigurinë e pajisjeve Android, që tregon një rënie të kërcënimeve krahasuar me vitin 2017.

Sipas sistemit të sigurisë të Google, i cili kontrollon 50 miliardë aplikacione në ditë, në tre muajt e parë të vitit 2018, rreziku i shkarkimit të aplikacioneve të dëmshme ishte 0.08% e pajisjeve Android që morën vetëm aplikacione nga dyqani zyrtar. Në vitin 2017 ajo ishte 0.09%. Nëse instaloni aplikacione jashtë Google Play Store, megjithatë, rreziku qëndron në 0.68% në 2018, nga 0.82% në 2017./in tv

The post Nëse keni android, kujdes! Ja pse appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania këshillon qytetarët të kenë kujdes me postimet në rrjetet sociale kur vizitojnë Turqinë https://55news.al/globi/gjermania-keshillon-qytetaret-te-kene-kujdes-me-postimet-ne-rrjetet-sociale-kur-vizitojne-turqine/ Wed, 24 Oct 2018 17:31:32 +0000 https://new.55news.al/?p=60889 Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj që vizitojnë Turqinë të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shikojnë se çfarë publikojnë në rrjetet sociale, pas një serie arrestimesh të gjermanëve për shkak të kritikave ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në internet. Në këshillën e përditësuar për udhëtime, e cila është publikuar nga Ministria e Punëve […]

The post Gjermania këshillon qytetarët të kenë kujdes me postimet në rrjetet sociale kur vizitojnë Turqinë appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj që vizitojnë Turqinë të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shikojnë se çfarë publikojnë në rrjetet sociale, pas një serie arrestimesh të gjermanëve për shkak të kritikave ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në internet.

Në këshillën e përditësuar për udhëtime, e cila është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sot, thuhet se përpjekjet e Berlinit për përmirësimin e marrëdhënieve me Ankaranë deri më tani shumë pak kanë ndikuar për dhjetëra qytetarë të ndaluar gjermanë pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, transmeton KP.

“Arrestimet dhe persekutimi janë shpesh në lidhje me postimet në rrjetet sociale kritike e qeverisë”, sipas një këshille të re për udhëtime në Turqi.

Ministria shtoi se edhe komentet private mund të paraqesin një rrezik dhe se akuzat për “fyerje të presidentit” ose “përhapjen e propagandës terroriste” mund të çojë në dënim me shumë vjet burgim.

The post Gjermania këshillon qytetarët të kenë kujdes me postimet në rrjetet sociale kur vizitojnë Turqinë appeared first on 55 News.

]]>
Këshilla për kujdes ndaj flokëve të yndyrshme https://55news.al/aktualitet/keshilla-per-kujdes-ndaj-flokeve-te-yndyrshme/ Thu, 18 Oct 2018 07:21:50 +0000 https://new.55news.al/?p=58938 Flokët e yndyrshme janë një problem mjaft i madh, dhe këtë e dinë më së miri ata që përballen çdo ditë me këtë. Por, ju jeni ata që e keni në dorë fatin e flokut tuaj, duke u kujdesur në mënyrën e duhur, mund ta luftoni këtë gjë që ju bezdis. KosovaPress më poshtë ju […]

The post Këshilla për kujdes ndaj flokëve të yndyrshme appeared first on 55 News.

]]>
Flokët e yndyrshme janë një problem mjaft i madh, dhe këtë e dinë më së miri ata që përballen çdo ditë me këtë.

Por, ju jeni ata që e keni në dorë fatin e flokut tuaj, duke u kujdesur në mënyrën e duhur, mund ta luftoni këtë gjë që ju bezdis.

KosovaPress më poshtë ju sjell disa këshilla për flokët e yndyrshme:

Mbani duart larg flokëve

Këtu përfshihet edhe krehja e tepërt e tyre. Prekja e vazhdueshme e flokëve ndikon dukshëm në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Mos i pastroni shpesh

Larja apo fërkimi i tepërt mund të irritojë lëkurën e kokës, duke shkaktuar edhe me shumë yndyrë. Është mirë që të përdorni ujin e ftohtë në fund të dushit, sepse largon gjëndrat dhjamore, për dallim nga uji i nxehtë.

Thani flokët në mënyrë natyrale

Sa më shpesh që keni mundësi, flokët duhet t’i thani në mënyrë natyrale, apo në temperaturë krejtësisht minimale.

The post Këshilla për kujdes ndaj flokëve të yndyrshme appeared first on 55 News.

]]>
Cooper: Duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit https://55news.al/aktualitet/cooper-duhet-pasur-kujdes-me-idene-e-shkembimit/ Thu, 18 Oct 2018 05:16:23 +0000 https://new.55news.al/?p=58884 Opsioni i shkëmbimit të territoreve mund të jetë ide e mirë, por duhet pasur kujdes të madh, ka thënë ish-ndërmjetësi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper. Megjithëse nuk ka treguar nëse ky është opsioni që duhet shmangur nga diskursi i politikanëve në Kosovë dhe Serbi, diplomati evropian ka pranuar se kjo ka […]

The post Cooper: Duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit appeared first on 55 News.

]]>
Opsioni i shkëmbimit të territoreve mund të jetë ide e mirë, por duhet pasur kujdes të madh, ka thënë ish-ndërmjetësi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper.

Megjithëse nuk ka treguar nëse ky është opsioni që duhet shmangur nga diskursi i politikanëve në Kosovë dhe Serbi, diplomati evropian ka pranuar se kjo ka shkaktuar shqetësim, shkruan sot Koha Ditore.

Para së gjithash, ai e konsideron të rëndësishme arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, e cila, sipas tij, do t’i hapte rrugë perspektivës evropiane të të dyja vendeve.

“Kur shtrohet për diskutim çështja e shkëmbimit të territoreve duhet pasur kujdes. Duhet pranuar se kjo ka shkaktuar rritim, ku po shfaqen komente të shumta rreth idesë për shkëmbim territoresh. Duhet të kihet kujdes në këtë opsion, edhe pse ndoshta mund të jetë një ide e mirë”, ka thënë Cooper, i cili po merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF), ku temë diskutimi është edhe Kosova. Ai ka shtuar se duhet dhënë kohë lidershipit në Prishtinë dhe Beograd që të gjejnë marrëveshjen e pranueshme. Si ish-negociator ai e ka pranuar se kjo do të jetë e vështirë…

The post Cooper: Duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit appeared first on 55 News.

]]>