kujtesë Archives - 55 News https://55news.al/tag/kujtese/ Wed, 11 Jul 2018 08:28:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kujtesë Archives - 55 News https://55news.al/tag/kujtese/ 32 32 Këshilla për një kujtesë të pavdekshme https://55news.al/lifestyle/keshilla-per-nje-kujtese-te-pavdekshme/ Wed, 11 Jul 2018 08:28:30 +0000 https://new.55news.al/?p=33892 Si të ruani një kujtesë të fortë: 1. Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë […]

The post Këshilla për një kujtesë të pavdekshme appeared first on 55 News.

]]>
Si të ruani një kujtesë të fortë:

1. Lexoni libra.

Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.

2. Përdorini dorën e kundërt.

Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të. Mësoni numrat e telefonit. Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.

3.Ndahuni nga rutina.

Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent. Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvitë kujtesën.

4. Mësoni një aftësi të re.

Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot. Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.

5. Zgjidh një mjeshtëri të re.

Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.

The post Këshilla për një kujtesë të pavdekshme appeared first on 55 News.

]]>
Ushqimi i duhur për kujtesë të shkëlqyer   https://55news.al/aktualitet/ushqimi-i-duhur-per-kujtese-te-shkelqyer/ Fri, 15 Jun 2018 10:47:30 +0000 https://new.55news.al/?p=26260 Truri është një makineri e fuqishme. Ai kontrollon çdo gjë: lëvizjet, mendimet, ndjenjat dhe reagimet me një shpejtësi marramendëse. Truri është gjatë gjithë kohës në punë, edhe kur jeni në gjumë. Kjo e bën trurin, organin më energji-dashës në të gjithë organizmin. Truri zë 2% të peshës së trupit, por ama konsumon më shumë se […]

The post Ushqimi i duhur për kujtesë të shkëlqyer   appeared first on 55 News.

]]>
Truri është një makineri e fuqishme. Ai kontrollon çdo gjë: lëvizjet, mendimet, ndjenjat dhe reagimet me një shpejtësi marramendëse.

Truri është gjatë gjithë kohës në punë, edhe kur jeni në gjumë. Kjo e bën trurin, organin më energji-dashës në të gjithë organizmin.

Truri zë 2% të peshës së trupit, por ama konsumon më shumë se 20% të kalorive që marrim në ditë.

Thënë shkurt, truri ka nevojë për ushqim, por ushqimi duhet të jetë cilësor dhe i denjë për të.

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë disa ushqime bimore që frymëzojnë, ushqejnë dhe plotësojnë trurin dhe funksionet e tij.

Avokado
Avokado shton qarkullimin e gjakut në tru, ul kolesterolin dhe përmirëson përthithjen e antioksidantëve. Avokado përmban antioksidantë dhe vitaminën E, e cila mbron trurin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Avokado është një burim i mirë kaliumi dhe vitamine K. Të dyja janë thelbësore kundër goditjes në tru.

Boronica
Boronica është e plotfuqishme falë antioksidantëve që përmban. Këto substanca e mbrojnë trurin nga dëmi oksidues dhe stresi që shkaktojnë plakjen e parakohshme, sëmundja e Alzhaimerit dhe skleroza. Flavonoidët që gjenden tek boronica përmirësojnë komunikimin mes nervave, përmirësojnë kujtesën, aftësinë e të mësuarit, kuptuarit, arsyetuarit, vendimmarrjes, shprehisë dhe aftësisë numerike. Frutat e tjera të pyllit me ngjyrë të errët janë të mira për trurin. Ndër to mund të veçojmë manaferrën dhe kokrrat goxhi.

Brokoli
Brokoli është një ushqim i jashtëzakonshëm për të gjithë trupin. Ai është i pasur me kalcium, vitaminat C dhe B, beta karoten, hekur, fibër dhe vitaminë K. Këto ushqyes e mbrojnë trurin dhe trupin nga radikalet e lira. Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe largojnë metalet e rënda që dëmtojnë trurin.

Çokollata e zezë
Flavonolët që gjenden tek çokollata e zezë përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut, të cilat janë thelbësore për funksionet e trurit dhe kujtesën në përgjithësi. Për më tepër, çokollata përmirëson humorin, ul dhimbjet dhe përmban shumë antioksidantë.

Arrat
Arrorët, veçanërisht bajamet dhe arrat, janë tejet të mira për trurin dhe sistemin nervor. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, vitaminës B6 dhe vitaminës E. Kjo e fundit parandalon disa lloje të sëmundjes së sklerozës, duke e mbrojtur trurin nga radikalet e lira dhe përmirësuar aftësitë e tij.

Rozmarina

Rozmarina përmirëson kujtesën dhe aftësitë e trurit vetëm me aromën e saj. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut në trup, humorin dhe shërben si një antioksidant. Rozmarina është fantastike në detoksifikimin e trupit, jep energji dhe lufton shenjat e moshës.

Spinaqi
Spinaqi mundet të parandalojë ose vonojë shfaqjen e sklerozës. Ushqyesit që përmban ai, mund të parandalojnë dëmet e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe të ngadalësojnë shenjat e moshës në tru. Spinaqi është një burim i shkëlqyer i folatit dhe vitaminës E.

Farat e lules së diellit
Farat e lules së diellit dhe farat e tjera si ato të kungullit përmbajnë një sasi të lartë proteinash, acidesh yndyrore dhe vitamina B. Këto fara përmbajnë triptofan, të cilin organizmi e transformon në serotoninë, e nevojshme për humor të mirë dhe kundër depresionit. Filizat e njomë të këtyre farave janë akoma më të shëndetshëm.

Domatet
Domatet përmbajnë likopen, një antioksidant i fuqishëm që lufton sklerozën dhe përmirëson humorin.

Drithërat e plota
Drithërat e plota janë të pasura me karbohidrate komplekse, fibër dhe disa acide yndyrore Omega-3, që e mbrojnë zemrën dhe trurin nga dëmet e shkaktuara nga sheqeri, kolesteroli dhe mpiksja e gjakut. Drithërat përmbajnë vitaminë B, që ndikon pozitivisht në qarkullimin e gjakut dhe për një humor të mirë./AgroWeb.org

 

The post Ushqimi i duhur për kujtesë të shkëlqyer   appeared first on 55 News.

]]>
Studimi/ A e dinit se gjumi i pasdites ndihmon për kujtesën https://55news.al/shendeti/studimi-a-e-dinit-se-gjumi-i-pasdites-ndihmon-per-kujtesen/ Tue, 29 May 2018 09:52:47 +0000 https://new.55news.al/?p=20659 Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë. Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon Lodhjen edhe pse shumica e Hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se […]

The post Studimi/ A e dinit se gjumi i pasdites ndihmon për kujtesën appeared first on 55 News.

]]>
Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë.

Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon Lodhjen edhe pse shumica e Hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plotë më i dobishëm është Gjumi më i gjatë.

Mirëpo, Hulumtuesit gjermanë nga Universiteti në Dusseldorf ka kryer një test, në të cilin kanë kërkuar nga Studentët të mbajnë Mend një Listë të Emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht Lojën e Durimit.

Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur dukshëm më shumë Fjalë.

Para vetzhytjes në gjumë, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme “të marra”.

Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to.

Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi.

The post Studimi/ A e dinit se gjumi i pasdites ndihmon për kujtesën appeared first on 55 News.

]]>