kumari Archives - 55 News https://55news.al/tag/kumari/ Thu, 07 Jun 2018 17:45:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kumari Archives - 55 News https://55news.al/tag/kumari/ 32 32 Tragjike/ Si i humbi i riu 10 mijë euro në pikën e bastit ku punonte https://55news.al/aktualitet/tragjike-si-i-humbi-i-riu-10-mije-euro-ne-piken-e-bastit-ku-punonte/ Thu, 07 Jun 2018 17:45:51 +0000 https://new.55news.al/?p=23759 Provoi fatin në lojërat që jo gjithmonë sjellin fat. Rrezikoi të luante me para të pazarit ditor të pikës së bastit sportive. Filloi bastin me një shumë prej 700 eurosh. Humbja shkoi duke u rritur deri në 10 mijë euro, në mënyrë elektronike, pikërisht në pikën e bastit ku punonte. Pas tërë këtij rrisku mbi […]

The post Tragjike/ Si i humbi i riu 10 mijë euro në pikën e bastit ku punonte appeared first on 55 News.

]]>
Provoi fatin në lojërat që jo gjithmonë sjellin fat. Rrezikoi të luante me para të pazarit ditor të pikës së bastit sportive. Filloi bastin me një shumë prej 700 eurosh. Humbja shkoi duke u rritur deri në 10 mijë euro, në mënyrë elektronike, pikërisht në pikën e bastit ku punonte. Pas tërë këtij rrisku mbi supe, fati nuk doli të jetë në anën e tij. Kur e kuptoi se humbi paratë, gjilanasi doli nga vendi i punës, duke menduar më të keqen për veten e tij.

Për dy ditë familjarët nuk dinin asgjë për vendndodhjen e tij, derisa u gjet të premten pa vetëdije në qytetin e Ferizajt. Shumë nga banorët e qytetit të vogël të Gjilanit kishin dëgjuar për ngjarjen, megjithatë të gjithë e përshkruanin si djalë të mirë e punëtor. Mendimin e njëjtë e ka edhe ish-shefi i tij, pasi ai tanimë ka ndërprerë punën në pikën e bastit  ku punoi për rreth 3 vjet. Pronari i pikës së bastit  G.T, ende nuk është takuar me punëtorin, i cili, përveç 10 mijë eurove, thotë se ia ka borxh edhe afër 3 mijë euro të tjera për një rast pak a shumë të ngjashëm si ky. G.T., nuk e ka takuar ende punëtorin që ia humbi 10 mijë euro, thotë se për të fillimisht është e rëndësishme gjendja e tij.

“Kurrkush nuk i ka bo presion, për neve u kan me rendësi që ai mu gjetë dhe u kan një ndër punëtorët më të mirë. Shumë është djalë i mirë”, thotë G.T., për Gazetën Express.

Policia kishte deklaruar se viktima, pasi i ka humbur paratë, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Familjarët e kishin raportuar si të zhdukur në polici, ndërsa të premten ishte gjetur pa vetëdije në Ferizaj. Më pas i ishte ofruar edhe ndihma mjekësore.

Edhe G.T. thotë se ka dëgjuar se gjendja e ish-punëtorit të tij është e mirë, ndërsa ende nuk e ka takuar për të biseduar lidhur me rastin pasi thotë se nuk dëshiron t’i bëjë presion. “Nuk e ka thirr më kerkush nuk i ka bo presion sa i përket anës tonë se kena taku hala. Edhe pak nuk do të takohemi”, thotë G.T.

Sidoqoftë, viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. express

The post Tragjike/ Si i humbi i riu 10 mijë euro në pikën e bastit ku punonte appeared first on 55 News.

]]>
Kumari dhe skedinat shtojnë divorcet https://55news.al/sociale/kumari-dhe-skedinat-shtojne-divorcet/ Wed, 25 Apr 2018 18:33:36 +0000 https://new.55news.al/?p=9273 Në një pikë bastesh në Korçë llogariten minimalisht 1000 skedina të luajtura në 24 orë ose e përkthyer në shifra kjo arrin vlerën 1 mln lekë të reja xhiro ditore.Në fundjavë por edhe në periudha të caktuara kjo shifër dyfishohet. Fenomeni shqetësues jo vetëm kërcënon ekonominë individuale, por është kthyer në një prej faktorëve kryesorë […]

The post Kumari dhe skedinat shtojnë divorcet appeared first on 55 News.

]]>
Në një pikë bastesh në Korçë llogariten minimalisht 1000 skedina të luajtura në 24 orë ose e përkthyer në shifra kjo arrin vlerën 1 mln lekë të reja xhiro ditore.Në fundjavë por edhe në periudha të caktuara kjo shifër dyfishohet. Fenomeni shqetësues jo vetëm kërcënon ekonominë individuale, por është kthyer në një prej faktorëve kryesorë që po shkatërojnë familjen shqiptare duke u përkthyer në shifra divorcesh.

“Në krahasim me vitin që kaloi vihet re një rritje e lehtë e numrit të kërkesave për divorc. Vitin që kaloi gjithsej janë depozituar 405 kërkesa me objekt zgjidhje martese. Shumica e kërkesave vijnë edhe për shkak të debateve të vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit si dhe me luajtjen e lojërave të fatit nga ana e bashkëshortit çka sjell rrjedhimisht vështirësi ekonomike edhe rëndim të gjendjes ekonomike,” shprehet Esmerald Xhafa, Kancelar i Gjykatës.

137 njësi bastesh sportive dhe lojëra fati kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Korçë duke u vendosur jo vetëm në qytet por edhe fshatra. Përveç pozicionimit të pikave të basteve në zonat me të frekuentuara, kemi dhe shtimin e tyre më shumë sesa një, në zona të tilla.

The post Kumari dhe skedinat shtojnë divorcet appeared first on 55 News.

]]>