kumbaros Archives - 55 News https://55news.al/tag/kumbaros/ Sun, 18 Nov 2018 17:23:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kumbaros Archives - 55 News https://55news.al/tag/kumbaros/ 32 32 Video/U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë librat e dëmtuar në bibliotekë! https://55news.al/aktualitet/video-u-vleresua-me-cmim-autorja-kumbaros-s-duam-cmime-askush-s-mban-pergjegjesi-per-librat-e-demtuar-ne-biblioteke/ Sun, 18 Nov 2018 17:23:10 +0000 https://new.55news.al/?p=68293 Ndahen çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2018”. Lexuesi shqiptar është më shumë i orientuar për të lexuar letërsinë e huaj, por megjithatë janë 130 vepra të analizuara nga juria, ku prej tyre 50 për qind kanë qenë vepra shqiptare, 50 për qind të huaja. Kryetarja e jurisë, ishte Lili Sula (pedagoge), anëtarët, Ledia Dushi […]

The post Video/U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë librat e dëmtuar në bibliotekë! appeared first on 55 News.

]]>
Ndahen çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2018”. Lexuesi shqiptar është më shumë i orientuar për të lexuar letërsinë e huaj, por megjithatë janë 130 vepra të analizuara nga juria, ku prej tyre 50 për qind kanë qenë vepra shqiptare, 50 për qind të huaja.

Kryetarja e jurisë, ishte Lili Sula (pedagoge), anëtarët, Ledia Dushi (përkthyese), Arta Marku (gazetare e Kulturës), Agim Baçi (kritik letrar) dhe Rudi Erebara (shkrimtar).

Çmimi i karrierës shkoi për shkrimtarin Kim Mehmeti, me motivacionin për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike, që karakterizon romanin “Pusi” edhe të gjithë veprën e tij letrare.

“Kushdo qoftë do të kishte gënjyer se nuk ndihet mirë kur merr çmim. Unë asnjëherë nuk kam mundur që të vetëgënjej veten, se do të ketë kaq vëmendje në Tiranë. Tirana është vendi që na krijon vetësigurinë krijuese”,tha Kim Mehmeti, shkrimtar

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit iu dha Brajan Sukajt, për romanin “Ciklopi” me motivacionin për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa reale aq edhe fantastik .

Çmimi për përkthimin më të mirë për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtërore të identitetit gjuhësor dhe artistik”.

Çmimi për përkthimin nga gjuha franceze, iu dha Ilia Lëngut për shqipërimin e veprës “Të drejtët” e Albert Camys.

Dy çmime inkurajuese iu dhanë autores Iva Nikolli për romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypit për librin “Gjithçka rreth asgjësë” me motivacionin e përbashkët për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimit dhe përshkrimin e njerëzores. Krypi ndryshe nga fituesit e tjerë, zgjodhi që mos të falënderojë, por të kritikoi institucionet për gjendjen ku e kanë lënë librin sot në Shqipëri

“Përveç fondeve që merrni për përkthimin e veprave të huaja, mendoj se ka ardhur koha, që të kërkoni projekte për të financuar autorët shqiptarë. Kjo thirrje shkon për të gjitha institucionet, duke nisur nga ministra e shkatërrimit të kulturës shqiptare, përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro, që i ka dhënë fund Bibliotekës Shqiptare. Para disa muajsh janë shkatërruar 12 mijë libra edhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi bibliotekë kombëtare prej tre vitesh. Studentët lënë kartën për të marrë një libër, ky është turpi i Zotit. Të vish në Shqipëri edhe të mos kesh librat, kjo do të thotë që jemi shndërruar në një komb injorantë. Ne nuk kemi nevojë për çmime, por kemi nevojë për një komb që lexon”, deklaroi Flogerta Krypi.

The post Video/U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë librat e dëmtuar në bibliotekë! appeared first on 55 News.

]]>
Elisa Spiropali para dhe pas leximit të Kumbaros https://55news.al/foto-e-dites/elisa-spiropali-para-dhe-pas-leximit-te-kumbaros/ Fri, 09 Nov 2018 12:46:46 +0000 https://new.55news.al/?p=65875 The post Elisa Spiropali para dhe pas leximit të Kumbaros appeared first on 55 News.

]]>
The post Elisa Spiropali para dhe pas leximit të Kumbaros appeared first on 55 News.

]]>
Vetëvrasja e Mirela Kumbaros https://55news.al/opinion/vetevrasja-e-mirela-kumbaros/ Mon, 05 Nov 2018 14:23:50 +0000 https://new.55news.al/?p=64468 Nga Elona Caslli Vetëvrasja e Mirela Kumbaros Mund të kisha menduar gjithçka, por që do të vinte dita që do të shkruaja për vetëvrasjen tënde Prof., këtë gjë nuk e kisha menduar kurrë.Kurrë nuk ish vërvitur në mendjen time, kjo metamorfozë e frikshme që të ka mbështjellë të tërën. Kur ti hyje në auditor, dukej […]

The post Vetëvrasja e Mirela Kumbaros appeared first on 55 News.

]]>
Nga Elona Caslli

Vetëvrasja e Mirela Kumbaros

Mund të kisha menduar gjithçka, por që do të vinte dita që do të shkruaja për vetëvrasjen tënde Prof., këtë gjë nuk e kisha menduar kurrë.
Kurrë nuk ish vërvitur në mendjen time, kjo metamorfozë e frikshme që të ka mbështjellë të tërën.

Kur ti hyje në auditor, dukej se gjithçka peshonte më pak. Atipike në sjellje, atipike në qëndrim, atipike në mësimdhënie.
E lirë, e freskët, e bukur…….

Kanë qenë Zgjedhjet e Përgjitshme. Një grup prej 4 vetash nga përkthimi u përzgjodh të shoqëronte disa të huaj. Mes tyre isha dhe unë. Të telefonova. Të thashë se nuk dija se çfarë të bëja, se ishte hera e parë dhe kisha frikë.
Do shkosh medoemos – m’u përgjigje.- Jam e sigurt se edhe nëse do të paraqitet ndonjë situatë e vështirë do të dish të dalësh prej saj. Ndaj pranoje dhe suksese!

Ishe pa protokoll ti dhe ndaj më pëlqeje. Nuk merrje mungesa dhe praninë e studentëve nuk e diktoje me autoritetin e regjistrit por me autoritetin e përmbajtjes.

Çfarë ka ngjarë me ty Prof?! Je shndërruar . Nuk të njoh më. Nuk dalloj më as sqimën e përzgjedhjes së fjalës kur shprehesh.

Në kujtesën e këtij qyteti do të gdhendesh si individi që donte të shembte Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar do të jetë si një tatuazh mbi lëkurën tënde. Një nga ato tatuazhet që mund të jetë bërë në dehje e sipër dhe që do ta heqësh, por nuk ia del dot.

Vështirë se njerëzit do të kujtojnë faktin se ke përkthyer Milan Kunderën. Tejet e vështirë.

Vështirë se njerëzit do të besojnë faktin se u këshilloje gjithmonë studentëve të tu, të lexonin Mitrush Kutelin nëse donin të njihnin shqipen e bukur.
Shumë e vështirë…

Nuk e di se ç’mund të bësh për t’i kërkuar ndjesë popullit tënd dhe nuk e di madje as nëse populli yt do ta pranonte ndjesën tënde. Edhe ndjesa e humbet kuptimin kur nuk kërkohet në kohën e duhur.

Por, diçka e di me siguri. Nëse do të isha në vendin tënd Prof. do të takoja ndonjë mikeshë të hershme të fëmijërisë. Një nga ato mikeshat me të cilat je rritur dhe të ka qëndruar larg gjatë kohës që ke qenë në pushtet dhe nuk të ka kërkuar asnjë nder. Vetëm një njeri i tillë mund të të thotë të vërtetën dhe të të pohojë shndërrimin e frikshëm që ke pësuar.

E nëse për shkaqe të ndryshme nuk arrin të rigjesh një marrëdhënie të shkuar, konsideromë mua si një të tillë dhe besomë kur të them se je as më pak e as më shumë, mijëra kilometra larg të qenit Njeri.
Njeriu ka humbur brenda teje. E ke vrarë prej vitesh.

Post scriptum- Rrëfehet se vetëm Krishti u ringjall. Uroj të ringjallesh edhe ti Prof.

 

The post Vetëvrasja e Mirela Kumbaros appeared first on 55 News.

]]>