kundershtaret Archives - 55 News https://55news.al/tag/kundershtaret/ Sun, 11 Nov 2018 14:25:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kundershtaret Archives - 55 News https://55news.al/tag/kundershtaret/ 32 32 Ronaldo “ndihmon” kundërshtarët, rekord të ardhurash për Milanin https://55news.al/sport/ronaldo-ndihmon-kundershtaret-rekord-te-ardhurash-per-milanin/ Sun, 11 Nov 2018 14:25:07 +0000 https://new.55news.al/?p=66397 Ndonëse na ndajnë edhe pak orë nga ajo që është quajtur si kryesfida e kësaj jave me Milanit dhe Juventusit, kuqezinjtë kanë arritur të përfitojnë shifra rekord nga shitja e biletave. Janë plot 70 mijë spektatorë që do e mbushin plot e përplot “San Siron” mbrëmjen e sotme, ndërkohë që çmimet kanë qenë më të […]

The post Ronaldo “ndihmon” kundërshtarët, rekord të ardhurash për Milanin appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse na ndajnë edhe pak orë nga ajo që është quajtur si kryesfida e kësaj jave me Milanit dhe Juventusit, kuqezinjtë kanë arritur të përfitojnë shifra rekord nga shitja e biletave.

Janë plot 70 mijë spektatorë që do e mbushin plot e përplot “San Siron” mbrëmjen e sotme, ndërkohë që çmimet kanë qenë më të larta se zakonisht, por tifozët nuk janë kursyer, e shkak për këtë është se rivalët e Juventusit kanë në ekip Cristiano Ronaldon dhe sipas drejtuesve të Milanin, për të parë Ronaldon nga afër, duhet të shpenzosh.

Mediet italiane shprehen se Milani do të arkëtojë plot 4.9 milionë euro nga biletat e kësaj ndeshje. Pra një rekord për klubin kuqezi, por nuk është vetëm kjo.

“Boom” të ardhurash kanë ardhur edhe nga të drejtat televizive pasi konfirmohet se ndeshja do të shihet në të paktën 200 shtete anembanë botës, një sfidë e cila pritet të jetë spektakolare.

Ndryshe mund të themi se Ronaldo nuk po rrit vetëm potencialin e klubit të tij, por edhe të ardhurat e kundërshtarëve. Sfida do të luhet në orën 20:30.

The post Ronaldo “ndihmon” kundërshtarët, rekord të ardhurash për Milanin appeared first on 55 News.

]]>
UEFA ndan grupet para shortit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit https://55news.al/sport/uefa-ndan-grupet-para-shortit-ja-kundershtaret-e-mundshem-te-kukesit/ Mon, 18 Jun 2018 14:53:53 +0000 https://new.55news.al/?p=27248 UEFA ka bërë ndarjen në grupe të skuadrave që do të marrin pjesë ditën e nesërme në shortin e “Champions League” për fazën eliminatore. Në këtë kampionat janë 3 grupe, 2 të parat me nga 10 skuadra ndërsa e treta me 12. Kukësi, ekipi që do përfaqësojë Shqipërinë pas dënimit të Skënderbeut, gjendet në grupin […]

The post UEFA ndan grupet para shortit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
UEFA ka bërë ndarjen në grupe të skuadrave që do të marrin pjesë ditën e nesërme në shortin e “Champions League” për fazën eliminatore.

Në këtë kampionat janë 3 grupe, 2 të parat me nga 10 skuadra ndërsa e treta me 12. Kukësi, ekipi që do përfaqësojë Shqipërinë pas dënimit të Skënderbeut, gjendet në grupin e 3, te skuadrat favorite (të shënuara me të zeza).

Për verilindorët kundërshtarët e mundshëm për këtë fazë janë 6: Spartak Trnavën, Valetën, Alashkert, Sutjeskan, Spartaks Jurmala, dhe Flora Talin.

Ndërkohëekipi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës, që vjen nga kampionati maqedonas gjendet në grupin e 2 në mesin e skuadrave jo favorite. Duke bërë që tetovarët të ndeshen me një skuadër më të fortë se vetja, të paktën në letër.

Group 1

APOEL (CYP)

Qarabağ (AZE)

Sheriff (MDA)

The New Saints (WAL)

Videoton (HUN)

Shkëndija (MKD)

F91 Dudelange (LUX)

Olimpija Ljubljana (SVN)

Sūduva (LTU)

Torpedo Kutaisi (GEO)

Group 2

Ludogorets Razgrad (BUL)

Legia Warszawa (POL)

Malmö (SËE)

Rosenborg (NOR)

HJK Helsinki (FIN)

Víkingur (FRO)

Crusaders (NIR)

Winners of the preliminary round

Cork City (IRL)

Valur Reykjavík (ISL)

Group 3

Celtic (SCO)

Astana (KAZ)

Crvena zvezda (SRB)

Hapoel Beer-Sheva (ISR)

Kukës (ALB)

Zrinjski (BIH)

Spartak Trnava (SVK)

Valletta (MLT)

Alashkert (ARM)

Sutjeska (MNE)

Spartaks Jūrmala (LVA)

Flora Tallinn (EST)

The post UEFA ndan grupet para shortit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit appeared first on 55 News.

]]>