kuotat Archives - 55 News https://55news.al/tag/kuotat/ Thu, 21 Jun 2018 20:33:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kuotat Archives - 55 News https://55news.al/tag/kuotat/ 32 32 Pranimet, kuotat e reja për çdo degë tek Universiteti i Tiranës https://55news.al/aktualitet/pranimet-kuotat-e-reja-per-cdo-dege-tek-universiteti-i-tiranes/ Thu, 21 Jun 2018 20:33:20 +0000 https://new.55news.al/?p=28290 Në Universitetin e Tiranës, këtë vit akademik do të hyjnë 5545 studentë të rinj në ciklin e parë të studimeve. “Panorama” zbardh propozimin e gjashtë fakulteteve për pranimet e reja në të dyja ciklet e studimit, i cili do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Senatit Akademik. Krahasuar me vitin e shkuar, vihen re ndryshime […]

The post Pranimet, kuotat e reja për çdo degë tek Universiteti i Tiranës appeared first on 55 News.

]]>
Në Universitetin e Tiranës, këtë vit akademik do të hyjnë 5545 studentë të rinj në ciklin e parë të studimeve. “Panorama” zbardh propozimin e gjashtë fakulteteve për pranimet e reja në të dyja ciklet e studimit, i cili do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Senatit Akademik.

Krahasuar me vitin e shkuar, vihen re ndryshime të lehta, me 5 deri në 20 kuota më pak në profile të caktuara, por nuk përjashtohen rritje në degë të caktuara si Filozofia e Sociologjia. Më pak mundësi për t’u pranuar do të ketë në të vetmin program të integruar të studimeve 5- vjeçare te Drejtësia, e cila propozon 700 studentë, nga 750 që pranoi një vit më parë.

Gjuhët Frënge e Italiane si dhe Administrim Biznesi në Sarandë janë degët e prekura sivjet nga shkurtimet. Konsultimi me programet e preferuara të studimit, kuotat dhe mundësisë që këto të fundit ofrojnë, është këshilla e parë për kandidatët që garojnë në universitete.

Tek UT-ja, mesatarja e gjimnazit dhe provimet e maturës kanë rol deciziv, pesha e të cilëve varion nga njëri fakultet në tjetrin. Konkretisht, te Drejtësia dhe Ekonomia vlerësimi ndahet mesatarisht midis mesatares së tre viteve të gjimnazit, përfshirë dhe provimet e maturës dhe grup-lëndëve bazë. Te Gjuhët e Huaja, 100% e pikëve e ka mesatarja e gjimnazit, përfshirë dhe provimet e maturës.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë vlerëson me 80% mesataren e shkollës dhe 20% provimet e maturës, ndërsa Fakulteti i Shkencave Sociale i jep rëndësi 50% mesatares së gjimnazit, 40% provimet e detyruara dhe 10% ato me zgjedhje.

Shkencat e Natyrës vlerësojnë me 25% mesataren e tre viteve, 25% provimet e maturës dhe 50% grup-lëndët sipas profilit. Në lidhje me tarifat, qeveria ka miratuar tavanin, i cili është as më shumë e as më pak sa vlera e katër viteve të shkuara për çdo program studimi. Rrjedhimisht, UT-ja do të mbajë të njëjtat me vitin që shkoi.

The post Pranimet, kuotat e reja për çdo degë tek Universiteti i Tiranës appeared first on 55 News.

]]>
Kuotat e basteve/Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë https://55news.al/sport/kuotat-e-basteve-ja-favoritet-per-kryegolashenues-te-boterorit-te-rusise/ Thu, 14 Jun 2018 08:29:04 +0000 https://new.55news.al/?p=25859 Kupa e Botës 2018 nis sot në Rusi dhe do të jetë faza ku, në një masë të madhe, lojtari më i mirë në planet do të vendoset. Triumvirati i viteve të fundit, i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Messi dhe Neymar, ka një konkurrencë të ashpër mes veti në muajin e futbollit global, veç të […]

The post Kuotat e basteve/Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë appeared first on 55 News.

]]>
Kupa e Botës 2018 nis sot në Rusi dhe do të jetë faza ku, në një masë të madhe, lojtari më i mirë në planet do të vendoset. Triumvirati i viteve të fundit, i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Messi dhe Neymar, ka një konkurrencë të ashpër mes veti në muajin e futbollit global, veç të tjerave.

Nga njëra anë Salah, zbulimi i sezonit. Nga ana tjetër, Griezmann, “princi galic”, që troket me zë të lartë në derën e Olimpit. Por ata nuk janë të vetmit. Ne po ju paraqesim një listë me sulmues, që e rregullojnë fokusin e tyre për të qenë më të saktët e produktivët në Kupën e Botës 2018. Ja si kuotohen favoritët për “Këpucën e Artë” në Rusi nga kompania më e madhe e basteve në Shqipëri, “Eurolloto”.

Leo Messi
Argjentinasi ka qenë golashënuesi më i mirë i sezonit në ligat e mëdha. Me 34 gola në 36 ndeshje, takimi i tij me golin është pothuajse çdo sfidë. Rreziku më i madh është në këmbën e majtë, këmbën me të cilën ai ka shënuar 32 gola. Në Europë, ylli argjentinas ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, sezonin e fundit. Nëse fut 10 euro në baste për Leo Messin, se do të jetë golashënuesi më i mirë në Botëror, atëherë do të marrësh 100 euro. Pra, koeficenti është 1/10.

Cristiano Ronaldo
Portugezi ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, ku u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit (15 gola). Në La Liga, pavarësisht nga fillimi i keq, vitin 2018 i ka përmirësuar të dhënat, duke i dhënë fund me gati një gol për lojë: 26 gola në 27 ndeshje. Produktiviteti i tij qëndron mes minutës 76 dhe 90. Ai ka realizuar 9 gola në këtë “fashë kohore” të ndeshjeve. Nëse do të jetë CR7 golashënuesi më i mirë i turneut në Rusi? “Eurolloto” thonë se për çdo 10 euro të luajtura, ju mund të fitoni 130 euro. Pra, koeficenti është 1/13.

Neymar
Dëmtimi i muajit shkurt e shkurtoi performancën e tij të mirë me PSG. 19 gola dhe 13 asiste në 20 ndeshje të Ligue 1 (plus 6 gola në Ligën e Kampionëve) janë shembuj të mirë të potencialit të tij, tashmë të provuar. Kthimi i tij me Brazilin nuk mund të kishte qenë më i mirë se me një gol në miqësoren kundër Kroacisë. Koeficenti i shpalljes golashënues i Botërorit të Rusisë për Neymar është 1/11.

Antoine Griezman
Francezi e ka udhëhequr Atletico Madridin për të pushtuar Ligën e Europës. Në Spanjë, me të ndodhi si me Ronaldon. Me fillimin e vitit të ri 2018, ai shpërtheu, për ta mbyllur sezonin me 19 gola në 32 ndeshje. Për t’u kujtuar ato pesë ditë të shkurtit, në të cilat shënoi 7 gola në dy ndeshje. Përveç kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin e fundit europian. Për “Eurolloto”, koeficenti i shpalljes së Griezmann si golashënuesi më i mirë i Botërorit të kësaj vere është 1/12.

Mohamed Salah
Është surpriza e sezonit: 43 gola (32 në Premier Legue dhe 10 në Europë). Falë performancës së tij, Liverpool mbërriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai e ka kthyer Egjiptin në fazën finale të Kupës së Botës. Duket e vështirë të bëhet kryegolashënues në në Rusi…, apo jo? Koeficenti i “Eurolloto” për këtë është 1/44.

Harry Kane
Britaniku e mbylli 2017-tën me mjeshtëri, duke u bërë golashënuesi më i mirë në këtë vit kalendarik. Ai shfaqet në Kupën e Botës 2018 me 41 gola të shënuar në 48 ndeshje për Tottenham. Është kapiteni dhe shpresa e Anglisë për të marrë sa më shumë që të jetë e mundur nga turneu rus. “Eurolloto” sugjeron të luash me 10 euro për Kane si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës së kësaj vere, sepse do të fitosh 160 euro, sipas koeficentit 1/16.

Cavani dhe Suárez
Sulmuesit uruguajan, që luajnë te PSG dhe Barça, formojnë një duet të frikshëm. Kombëtarja uruguajane është e sigurt për performancën e saj ofensive. Mes tyre, këta të dy kanë shënuar 69 gola këtë sezon. “Eurolloto” sugjeron koeficentin 1/32, nëse Cavani bëhet golashënuesi më i mirë i Botërorit, ndërsa për Luis Suarez kanë kuota të tjera, 1/28. Telesport

The post Kuotat e basteve/Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë appeared first on 55 News.

]]>