kurat Archives - 55 News https://55news.al/tag/kurat/ Sun, 07 Oct 2018 06:03:37 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kurat Archives - 55 News https://55news.al/tag/kurat/ 32 32 Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtetë për lëkurën me yndyrë https://55news.al/aktualitet/tete-kurat-natyrale-qe-funksionojne-vertete-per-lekuren-me-yndyre/ Sun, 07 Oct 2018 06:03:37 +0000 https://new.55news.al/?p=55582 Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës. Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët. Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe […]

The post Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtetë për lëkurën me yndyrë appeared first on 55 News.

]]>
Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës.

Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët.
Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet.
Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kurat më të mira natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni këtë problem në kushtet e shtëpisë.
Larja e fytyrës
Shumë njerëz të prekur nga ky problem nuk e lajnë fytyrën rregullisht.
Lëkura me yndyrë duhen larë dy herë në ditë, por nuk duhet ta teproni.
Përdorni sapunë ose solucione të buta me lëkurën.
Letrat Përthithëse
Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës.
Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.
Mjalti
Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme.
Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër.
Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën.
AgroWeb.org ju udhëzon të lyeni fytyrën me mjaltë, mbajeni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.
Tërshëra
Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt.
Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë.
Përzieni gjysëm filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë.
Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta.
Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
Maskë me të bardhën e vezës dhe limon
E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni.
Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet
Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë.
Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Aloe Vera
Vendosni një shtresë të trashë të xhelit të aloe verës në lëkurë dhe mbajeni deri në mëngjes.
Kini kujdes sepse aloe vera mund të shkaktojë alergji në lëkurat e ndjeshme, ndaj bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në parakrah.

Domatet
Domatet përmbajnë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret.
Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje.
Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore.
Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së produkteve të përdorura./AgroWeb.org

The post Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtetë për lëkurën me yndyrë appeared first on 55 News.

]]>
Për një gjumë pa gërhitje – Zbuloni kurat natyrale https://55news.al/aktualitet/per-nje-gjume-pa-gerhitje-zbuloni-kurat-natyrale/ Wed, 04 Jul 2018 07:07:02 +0000 https://new.55news.al/?p=31787 Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën. Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas intensitetit mund të ketë pasoja serioze mjekësore dhe sociale. Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica […]

The post Për një gjumë pa gërhitje – Zbuloni kurat natyrale appeared first on 55 News.

]]>
Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas intensitetit mund të ketë pasoja serioze mjekësore dhe sociale.
Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.
Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj. AgroWeb.org liston më poshtë disa kura krejt natyrale kundër gërhitjes.
Mendra
Mendra lufton inflamacionin dhe enjtjen në membranat e shtresës së fytit dhe flegrat e hundës. Rrjedhimisht ajo promovon një frymëmarrje të lehtë dhe të qetë.
Kurat me mendër funksionojnë mirë edhe për gërhitjen e përkohshme që shkaktohet nga alergjitë, ajri i ftohtë apo i thatë.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një anti-inflamator i fortë dhe qetëson të gjitha indet përgjatë rrugëve të frymëmarrjes duke ulur enjtjen dhe ofruar një kalim të paqtë të ajrit. Ai përdoret edhe kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Avulli
Bllokimet e hundës janë një nga shkaktarët kryesorë të gërhitjes. Një nga zgjidhjet më të mira kundër këtyre bllokimeve janë trajtimet me avull.
Kardamom
Kardamom është një produkt natyral që ndihmon në çlirimin e sekrecioneve dhe zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Ai është efikas ndaj këtyre dy problemeve dhe rrugët e pastra të frymëmarrjes do të shkaktojnë më pak gërhitje.
Shafrani i Indisë
Ai është një antiseptik dhe antibiotik i fuqishëm. Shafrani i Indisë mund të trajtojë inflamacionin dhe pakëson gërhitjen e rëndë.
Shafrani i Indisë duhet të kombinohet me qumështin për të qenë efikas kundër gërhitjes. Kjo pije do ju ndihmojë të merrni frymë lirisht ndërsa flini.
Hithra
Nëse ju gërhisni në një periudhë të caktuar të vitit, kjo mund të jetë si pasojë e një alergjie të stinës që shkakton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.
Gërhitja e përkohshme trajtohet me hithra, një barishte që lufton inflamacionin dhe luan rol kundër alergjive. Nëse pini dy ose tre filxhanë me çaj hithër në ditë gjatë stinës së alergjive do të gërrhisni më pak.
Hudhra
Hudhra pakëson akumulimin e mukusit dhe lufton inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Nëse gërhisni si pasojë e sinozitit, hudhra do t’ju vijë në ndihmë. Përtypni një ose dy thelbinj hudhër dhe më pas pini një gotë ujë përpara se të flini. Do të keni një gjumë të qetë dhe pa gërhitje.
Mjalti
Lufton inflamacionin dhe pakëson enjtjet dhe bllokimet në zonat e frymëmarrjes. Për më tepër, mjalti zbut fytin dhe parandalon problemet e lartpërmendura që shkaktojnë gërhitjen.
Kamomili
Vlerat anti-inflamatore të kamomilit janë të pranuara gjerësisht. Rrjedhimisht kamomili ndihmon në ndalimin e gërhitjes. Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë./AgroWeb.org

The post Për një gjumë pa gërhitje – Zbuloni kurat natyrale appeared first on 55 News.

]]>
Virozat dhe ftohjet e verës–Kurat natyrale të trajtimit https://55news.al/aktualitet/virozat-dhe-ftohjet-e-veres-kurat-natyrale-te-trajtimit/ Thu, 14 Jun 2018 06:24:09 +0000 https://new.55news.al/?p=25779 Tingëllon çuditshëm, por e ftohura gjatë verës është mëse e zakontë. Kjo sepse temperatura e ambientit të jashtëm nuk ka përse të jetë e ulët që njeriu të ftohet. Sipas të dhënave të AgroWeb.org si në dimër, ashtu edhe në verë, e ftohura shkaktohet nga një grup virusesh të futura në dy kategori: rinoviruse dhe […]

The post Virozat dhe ftohjet e verës–Kurat natyrale të trajtimit appeared first on 55 News.

]]>
Tingëllon çuditshëm, por e ftohura gjatë verës është mëse e zakontë.

Kjo sepse temperatura e ambientit të jashtëm nuk ka përse të jetë e ulët që njeriu të ftohet.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org si në dimër, ashtu edhe në verë, e ftohura shkaktohet nga një grup virusesh të futura në dy kategori: rinoviruse dhe enteroviruse.

Gjatë verës sëmuresh kur bie në kontakt me një person ose send të infektuar ose nëse pini ujë të ndotur me baktere.

Disa prej simptomave më të zakonshme të të ftohurës gjatë verës janë: temperatura, tështima, bllokimi i hundëve, fyti i acaruar, kolla dhe bllokimet në rrugët e frymëmarrjes.

Gjatë kësaj kohe ju mund të provoni disa prej kurave natyrale të rekomanduara nga AgroWeb.org

Uji i Kripur
Gargara ose zhbllokimi i hundëve me ujë të kripur pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ju ndihmon të merrni frymë lirisht.

Përzieni një lugë çaji me kripë deti në një gotë me ujë të vakët.

Përdorni shishkat spërkatëse për hundën dhe hidhni disa pika në secilën flegër duke e mbajtur kokën të ngritur.

Më pas fryni hundët për të nxjerrë sekrecionet e akumuluara.

Pastrimin e hundëve me ujë të kripur duhet ta bëni tre herë në ditë.

Avulli
Zieni ujin në një tenxhere të madhe dhe hidhni në të pak mente ose vaj esencial eukalipti.

Mbajeni fytyrën sipër tenxheres dhe mbulohuni me një peshqir.

Nuhasni avullin për 10 minuta dhe më pas fryni hundët që të nxirrni sekrecionet.

Këtë kurë duhet ta bëni tre deri në katër herë në ditë.

Xhenxhefili
1 cm xhenxhefil të prerë në copa për një gotë ujë.

Ziejini copat e xhenxhefilit për 10 minuta.

Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Çajin duhet ta pini 3 deri në 4 herë në ditë.

Ai lufton virozat dhe inflamacionin si dhe ngadalëson prodhimin e sekrecioneve.

Hudhra
Hudhra lufton bakteret dhe fuqizon imunitetin.

Në një mikser përzieni një thelb hudhër, 2 lugë çaji me lëng limoni të freskët, një lugë çaji me mjaltë dhe gjysëm luge çaji me spec djegës.

Këtë kurë duhet ta konsumoni një herë në ditë deri sa simptomat të zbuten.

Kanella
Kanella është shumë e mirë kundër të ftohurës së verës.

Zieni për 10 minuta një lugë gjelle me kanellë pluhur të tretur në dy gota ujë me dy kokrra erëz karafili.

Kullojeni lëngun dhe pini nga një lugë gjelle për 2 ose 3 herë në ditë.

AgroWeb.org ju sugjeron që kanellën mund ta kombinoni edhe me piperin e zi ose me mjaltin.

Uthulla E Mollës
Uthulla e mollës krijon një ambient alkalin në organizëm duke shkatërruar viruset që shkaktojnë të ftohurën.

Në një gotë ujë hidhni një lugë çaji me kripë dhe një lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar.

Bëni gargarë disa herë në ditë.

Për më shumë efikasitet përzieni një lugë çaji me uthull të pafiltruar në një gotë me ujë.

Shtoni mjaltë dhe pijeni dy herë në ditë.

Vitamina C
Konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë portokallet, limonët, qitro, specat, brokoli, kale dhe luleshtrydhet.

Mjalti
Përzieni dy lugë çaji me mjaltë me një lugë çaji me lëng limoni ose xhenxhefili.

Konsumojeni dy ose tre herë në ditë.

Hani një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit për të zbutur kollën dhe fjetur më mirë.

Lëngjet
Një organizëm i hidratuar ka imunitet të fortë.

Ndaj në raste sëmundjesh pini ujë dhe lëngje të shëndetshme por edhe hani supa me mish pule dhe perimesh.

Hiqni dorë nga sheqeri, alkoli, kafeina./AgroWeb.org

The post Virozat dhe ftohjet e verës–Kurat natyrale të trajtimit appeared first on 55 News.

]]>