kurth Archives - 55 News https://55news.al/tag/kurth/ Sun, 01 Jul 2018 11:52:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kurth Archives - 55 News https://55news.al/tag/kurth/ 32 32 Rrëfehet Deschamps: Ja si e futëm në kurth Leo Messin https://55news.al/sport/rrefehet-deschamps-ja-si-e-futem-ne-kurth-leo-messin/ Sun, 01 Jul 2018 11:52:27 +0000 https://new.55news.al/?p=31001 Leo Messi u eliminua nga Kupa e Botës “Rusi 2018”, pasi kombëtarja e Argjentinës u mund 4-3 nga Franca, ndeshje ku sulmuesi i Barcelonës ishte shpesh në hije edhe pse në fund regjistroi dy asist. Trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps ka rrëfyer se ka patur një skemë për ta mbajtur Messin sa më larg […]

The post Rrëfehet Deschamps: Ja si e futëm në kurth Leo Messin appeared first on 55 News.

]]>
Leo Messi u eliminua nga Kupa e Botës “Rusi 2018”, pasi kombëtarja e Argjentinës u mund 4-3 nga Franca, ndeshje ku sulmuesi i Barcelonës ishte shpesh në hije edhe pse në fund regjistroi dy asist. Trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps ka rrëfyer se ka patur një skemë për ta mbajtur Messin sa më larg pjesës tjetër të skuadrës, për të limituar në maksimum topat në adresë të fenomenit.

“Sampaoli donte t’i linte sa më shumë liri veprimi në fushë, në mënyrë që të vinte pas mesfushorëve tanë, por ne kishim planifikuar gjithçka dhe u adaptuam me këtë skemë. E limituam në maksimum në veprimet e tij me topin. Kante ishte personi i ngarkuar për t’i qëndruar gjithnjë nga pas, në markimin “një me një”, deklaroi trajneri i kombëtares së “gjelave”.

Më tej, Deschamps tregon ndryshimet e bëra gjatë lojës për të markuar Messin. “Kishim dy mundësi: Nga njëra anë, të evitonim sa më shumë që ai të merte topa nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ia dolëm mbanë, duke e mbajtur shpesh larg aksioneve sulmuese të Argjentinës. Kur merrte topin e sulmonim si nga para ashtu dhe nga pas. Ai ishte objekt i veçantë mbikqyrje për ne”, tha trajneri.

“Kjo mënyrë loje funksionoi më mirë pas avantazhit të Argjentinës edhe pse kishim vështirësi t’u merrnim topin. Ne e dinim mirë se Messi bashkëpunonte shumë me Mascherano dhe Banega, një treshe që kalonte çdo top, ndaj premë furnizimet e tyre karshi Messit, duke e detyruar që të mos influenconte shumë. Nëse donim që Messi të ishte inaktiv, duhej të bllokonim dy të tjerët”, tha Deschamps.

The post Rrëfehet Deschamps: Ja si e futëm në kurth Leo Messin appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, sms-të e kurthit nga ish-e dashura e autorit https://55news.al/aktualitet/vrasja-e-17-vjecarit-ne-itali-sms-te-e-kurthit-nga-ish-e-dashura-e-autorit/ Sun, 24 Jun 2018 17:17:12 +0000 https://new.55news.al/?p=28986 Zhvillime të reja për çështjen e bujshme të vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar Ismail Luli në vitin 2015. Është kthyer në shënjestër ose nuk ka qenë ndonjëherë jashtë saj. Ambera Saliji, 20 vjeçe, me shtetësi maqedonase, rezidente në Lunano i është nënshtruar marrjes në pyetje dhe një kontrolli në shtëpi pak ditë më parë nga ana […]

The post Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, sms-të e kurthit nga ish-e dashura e autorit appeared first on 55 News.

]]>
Zhvillime të reja për çështjen e bujshme të vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar Ismail Luli në vitin 2015. Është kthyer në shënjestër ose nuk ka qenë ndonjëherë jashtë saj. Ambera Saliji, 20 vjeçe, me shtetësi maqedonase, rezidente në Lunano i është nënshtruar marrjes në pyetje dhe një kontrolli në shtëpi pak ditë më parë nga ana e karabinierëve, të cilët kanë sekuestruar me urdhër të prokurorisë celularë dhe kompjuterin.

Nga to tani do të nxirren mesazhet, thirrjet dhe llogaritë do të verifikohen për të kontrolluar nëse vajza ka mbajtur gjurmë ose elemente që mund ta përfshijnë në vrasjen e shqiptarit Ismail Luli, që u krye më 19 korrik 2015 nga shqiptarët Igli Meta, 22 vjeç dhe Marjo Mema, 21 vjeç. Igli është dënuar me burg përjetë, ndërsa Marjo me 28 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit.

Ish-e dashura e Igli Metës hetohet për bashkëpunim në vrasjen me paramendim. Por ajo nuk u vu nën hetim menjëherë pas vrasjes. Hetimi për të nisi në 26 prill 2017, sepse deri atëherë ajo ishte dëshmitari i prokurorisë.

Ishte Gjykata e Apelit të Pesaros që urdhëroi transmetimin e dokumenteve te Prokurori i Urbinos për të hapur një procedurë për hetimin e vajzës, duke supozuar një bashkëpunim real në realizimin e vrasjes.

Konkretisht ishte Ambera që nën udhëzimet e Iglit kishte tërhequr Ismailin me një mesazh kurthi duke i thënë se donte ta takonte atë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale disa muaj më parë me të. Një tradhti që Igli e zbuloi nga një mik i përbashkët vetëm pak ditë para vrasjes.

Që nga ai moment, i riu shqiptar nisi të mendonte për hakmarrjen, por gjithashtu mësoi se tradhtitë kishin qenë më shumë se një dhe jo vetëm me Ismailin, por edhe me shqiptarë të tjerë.

Vetëm se Ismaili ishte më i lehtë për t’u goditur, duke pasur parasysh se Ambera i paralajmëroi të tjerët, por jo Ismailin për vendimin e Iglit për t’u hakmarrë. Mesazhi i kurthit ishte dërguar në orën 14 të 19 korrikut para tre vjetësh nga Ambera me kërkesë të Iglit, ndryshe Ismaili nuk do të dilte kurrë nga shtëpia për të takuar Iglin.

Prapë Ambera atë ditë dërgoi një mesazh tjetër në telefonin e Ismailit në orën 16:00 për të thënë se e anulonte takimin, gjithmonë me urdhër të Iglit. Ajo tha se nuk mund ta imagjinonte vrasjen, por mendonte vetëm për një takim sqarues. Dhe prokuroria e besoi këtë qëllim të mirë. Por tani hetimi mund të sjellë surpriza, shkruan ilrestodelcarlino.it.

Megjithatë, avokati i vajzës Giovanni Chiarini thotë se është normale.

“Është e drejtë që të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe klientja ime nuk do të kundërshtojë asgjë, madje do të ofrojë si gjithmonë bashkëpunimin e saj.

Respektojmë dhimbjen e familjes por dijeni se dhimbja nuk do ta braktisë kurrë as Amberën. Vajza është e pafajshme, nuk e ka menduar kurrë që mund të ndodhte ajo tragjedi. Nga një pikëpamje morale është e vetëdijshme për çfarë ka ndodhur por ligji penal ndjek një tjetër rrugë dhe do e provojë pafajësinë e saj”, tha avokati i vajzës

The post Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, sms-të e kurthit nga ish-e dashura e autorit appeared first on 55 News.

]]>
Vjenë/ Shqiptari dënohet me 20 vjet burg, por nuk pranon fajin: Ishte kurth i kamarieres https://55news.al/globi/vjene-shqiptari-denohet-me-20-vjet-burg-por-nuk-pranon-fajin-ishte-kurth-i-kamarieres/ Fri, 04 May 2018 14:48:36 +0000 https://new.55news.al/?p=12237 Një 38 vjeçar kosovar është shpallur fajtor nga Gjykata e Vjenës, pasi akuzohej për vrasje. Nëmuajin gusht të vitit të kaluar, ai ka vrarë një pronar serb të restorantit në lagjen Ottakring. Kosovari u dënua me 20 vite burg, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm. Nga mesi i muajit mars, i pandehuri ishte mbrojtur […]

The post Vjenë/ Shqiptari dënohet me 20 vjet burg, por nuk pranon fajin: Ishte kurth i kamarieres appeared first on 55 News.

]]>
Një 38 vjeçar kosovar është shpallur fajtor nga Gjykata e Vjenës, pasi akuzohej për vrasje.

Nëmuajin gusht të vitit të kaluar, ai ka vrarë një pronar serb të restorantit në lagjen Ottakring. Kosovari u dënua me 20 vite burg, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.

Nga mesi i muajit mars, i pandehuri ishte mbrojtur me pretekstin se ka reaguar në vetmbrojtje, pasi e kishin sulmuar dy persona. Nga frika e tyre, ai kishte goditur me thikë. Herën e fundit, kosovari ka pohuar se ngjarja i ishte kurdisur nga kamarierja e restorantit me të cilën ka pasur një lidhje disa muajshe.

Mirëpo, Prokuroria nuk e pranoi versionin e tij për vetëmbrojtje. Kosovari e kishte goditur serbin Perica G. me një thikë me teh nëntë cenimetra të gjatë, duke e qëlluar dy herë në zemër. „Kur dikush e godet zemrën, ai vetëm ka për qëllim tëvrasë“, ka argumentuar kërkesën e saj prokuroja. Gjatë kësaj ishte plagosur edhe një dëshmitar tjetër, i cili i kishte dalë në ndihmë viktimës.

The post Vjenë/ Shqiptari dënohet me 20 vjet burg, por nuk pranon fajin: Ishte kurth i kamarieres appeared first on 55 News.

]]>