kuti e zeze Archives - 55 News https://55news.al/tag/kuti-e-zeze/ Tue, 21 Jan 2020 11:13:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kuti e zeze Archives - 55 News https://55news.al/tag/kuti-e-zeze/ 32 32 Ukraina i kërkon Iranit kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar https://55news.al/globi/ukraina-i-kerkon-iranit-kutite-e-zeza-te-aeroplanit-te-rrezuar/ Tue, 21 Jan 2020 11:13:19 +0000 https://new.55news.al/?p=140214 Ukraina i ka bërë thirrje Iranit që t’ia kthejë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas me pasagjerë, i cili është rrëzuar më herët gjatë këtij muaji nga një sulm iranian duke lënë të vdekur 176 persona. Ministri i Jashtëm ukrainas, Vadym Prystayko i ka bërë këtë kërkesë ministrit iranian për Rrugë dhe Zhvillime Urbane, teksa […]

The post Ukraina i kërkon Iranit kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar appeared first on 55 News.

]]>
Ukraina i ka bërë thirrje Iranit që t’ia kthejë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas me pasagjerë, i cili është rrëzuar më herët gjatë këtij muaji nga një sulm iranian duke lënë të vdekur 176 persona.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Vadym Prystayko i ka bërë këtë kërkesë ministrit iranian për Rrugë dhe Zhvillime Urbane, teksa ky i fundit ka qenë në vizitë në Kiev për të diskutuar tragjedinë.

“Detyra kryesore e Mohammad Eslamit është të kërkojë falje dhe të pranojë atë që ka ndodhur”, u ka thënë Prystayko gazetarëve.

“Ne shpresojmë se mund të shkojmë pak më larg sesa diskutimet politike dhe t’i diskutojmë problemet praktike. Në mesin e tyre është edhe çështja e kthimit të kutive të zeza”, ka thënë ai.

Aeroplani ukrainas është rrëzuar pak pasi ishte nisur nga Teherani më 8 janar. Shumica e viktimave kanë qenë iranianë dhe shtetas kanadezë.
Tri ditë më vonë, Teherani ka thënë se aeroplani është rrëzuar “gabimisht” nga një raketë, në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Afganistani, Britania, Kanadaja, Ukraina dhe Suedia, shtete, banorët e të cilave kanë humbur jetën në aksident, kanë kërkuar hetim “të plotë, të pavarur dhe transparent”, lidhur me këtë rast.

The post Ukraina i kërkon Iranit kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar appeared first on 55 News.

]]>