kuvendi komunal Archives - 55 News https://55news.al/tag/kuvendi-komunal/ Sat, 16 Jun 2018 16:47:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kuvendi komunal Archives - 55 News https://55news.al/tag/kuvendi-komunal/ 32 32 Vetëvendosje akuzon Shpend Ahmetin për bllokim të Kuvendit Komunal https://55news.al/bota-shqiptare/vetevendosje-akuzon-shpend-ahmetin-per-bllokim-te-kuvendit-komunal/ Sat, 16 Jun 2018 16:47:53 +0000 https://new.55news.al/?p=26699 Në mungesë të propozimit të tre emrave nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, javën e kaluar – Kuvendi i Kryeqytetit dështoi të përmbushte njërën nga pikat e rendit të ditës. Mos-prezenca e tij në sallë pamundësoi zgjedhjen e 7 anëtarëve të Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në […]

The post Vetëvendosje akuzon Shpend Ahmetin për bllokim të Kuvendit Komunal appeared first on 55 News.

]]>
Në mungesë të propozimit të tre emrave nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, javën e kaluar – Kuvendi i Kryeqytetit dështoi të përmbushte njërën nga pikat e rendit të ditës.

Mos-prezenca e tij në sallë pamundësoi zgjedhjen e 7 anëtarëve të Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim.

Kjo edhe përkundër insistimit të PSD-së që të bëhej votim i pjesshëm pasi, sipas tyre, tre anëtarët tjerë emërohen nga kryetari pa pasur nevojë të votohen në Kuvend.
Në fund, Zyra Ligjore vendosi që votimi të mos ndodhte pa propozimet e kryetarit, të cilat duhet të votohen bashkë me 4 emrat tjerë.

Mos-sjellja e emrave nga kryetari u kritikua nga partitë opozitare dhe Vetëvendosja.
Por, Ahmeti thotë se ka ndodhur një keqkuptim nga ai lidhur me këtë pikë.

Madje, në ish-partinë e tij mos-prezencën e Ahmetit në raste të tilla e quajnë bllokadë.
Por, Ahmeti thotë se nuk ka bllokuar asgjë dhe se puna e tij është e ndarë nga Kuvendi.
Ahmeti është kritikuar edhe për mungesën e tij në seancën solemne në shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Partitë opozitare dhe Vetëvendosja e kanë kritikuar Shpend Ahmetin se ka marrë pjesë vetëm në njërën nga pesë seancat e rregullta të kuvendit këtë vit.

The post Vetëvendosje akuzon Shpend Ahmetin për bllokim të Kuvendit Komunal appeared first on 55 News.

]]>