ky Archives - 55 News https://55news.al/tag/ky/ Sun, 23 Dec 2018 13:57:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ky Archives - 55 News https://55news.al/tag/ky/ 32 32 Pse ky metal papritur u bë më i shtrenjtë se ari?! Çmimi u rrit me 50% në 4 muajt e fundit, kërkohet… https://55news.al/aktualitet/pse-ky-metal-papritur-u-be-me-i-shtrenjte-se-ari-cmimi-u-rrit-me-50-ne-4-muajt-e-fundit-kerkohet/ Sun, 23 Dec 2018 13:57:23 +0000 https://new.55news.al/?p=75936 Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Paladiumi po rivalizon Arin në vlerë. Ai është kthyer në një komponent kyç për pajisjet që kontrollojnë ndotjen në automjete dhe kjo ka bërë që çmimi i këtij metali të rritet me 50 % në 4 muajt e fundit duke e bërë atë më të […]

The post Pse ky metal papritur u bë më i shtrenjtë se ari?! Çmimi u rrit me 50% në 4 muajt e fundit, kërkohet… appeared first on 55 News.

]]>
Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Paladiumi po rivalizon Arin në vlerë. Ai është kthyer në një komponent kyç për pajisjet që kontrollojnë ndotjen në automjete dhe kjo ka bërë që çmimi i këtij metali të rritet me 50 % në 4 muajt e fundit duke e bërë atë më të shtrenjtë se ari.

Paladiumi është një metal i shndritshëm, 1 përbërës nga 6 grupet e metaleve të platinit. Rreth 80 % e paladiumit përfundon në sistemin e automjeteve duke i ndihmuar për të transformuar në më pak të dëmshëm dioksidin e karbonit dhe avujt që çlirohen. Ai përdoret gjithashtu në elektronikë, nga dentistët dhe nga argjendarët për bizhuteri. Metali nxirret kryesisht në Rusi dhe në Afrikën e Jugut dhe sigurohet më së shumti si lëndë dytësore nga proceset e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve të tjera si platini apo nikeli.

Pse po bëhet më i shtrenjtë?

Furnizimi nuk po i përgjigjet akoma kërkesës në rritje për këtë lëndë. Përdorimi në rritje sidomos në Kinë e rregulloret strikte për të ulur ndotjen nga automjetet i ka detyruar prodhuesit e automjeteve që të rrisin kërkesën për këtë metal të çmuar

The post Pse ky metal papritur u bë më i shtrenjtë se ari?! Çmimi u rrit me 50% në 4 muajt e fundit, kërkohet… appeared first on 55 News.

]]>
Ky shtet do të ndërtojë 100 aeroporte në një dekadë https://55news.al/globi/ky-shtet-do-te-ndertoje-100-aeroporte-ne-nje-dekade/ Thu, 06 Sep 2018 05:32:02 +0000 https://new.55news.al/?p=47060 Numri i aeroporteve operues në Indi pritet të dyfishohet në dekadën e ardhshme, ndërsa qeveria po bën përpjekje për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut të aviacionit në vend. Ministri i Aviacionit Civil Suresh Prabhu tha të martën se deri në 100 aeroporte të reja do të ndërtohen në 10-15 vitet e ardhshme për […]

The post Ky shtet do të ndërtojë 100 aeroporte në një dekadë appeared first on 55 News.

]]>
Numri i aeroporteve operues në Indi pritet të dyfishohet në dekadën e ardhshme, ndërsa qeveria po bën përpjekje për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut të aviacionit në vend.

Ministri i Aviacionit Civil Suresh Prabhu tha të martën se deri në 100 aeroporte të reja do të ndërtohen në 10-15 vitet e ardhshme për rreth 60 miliardë dollarë. Aeroportet do të ndërtohen përmes partneritetit publik-privat, shpjegoi ai.

Sipas ministrisë, rreth 70 aeroporte të reja do të ndërtohen në zonat që nuk kanë infrastrukturë të tillë. Pjesa e tjetër do të bëhen aeroporte dytësore, për të përballuar rritjen e papritur të kërkesës për fluturime ajrore, e cila duket se do të mbizotërojë në infrastrukturën aktuale.

Për momentin, vendi, i cili ka pësuar rritjen më të shpejtë në tregun e aviacionit në botë, ka 100 aeroporte.

Të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) treguan se kërkesa e brendshme ajrore e Indisë ishte më e larta në krahasim me tregjet kryesore të aviacionit si Australia, Brazili, Kina, Japonia, Rusia dhe SHBA. Trafiku i brendshëm i udhëtarëve në vend u rrit me gati 18 për qind në janar.

IATA ka parashikuar se deri në vitin 2025, India do ta tejkalojë Britaninë e Madhe për t’u bërë tregu i tretë më i madh për aviacionin në botë, pas Kinës dhe SHBA.

The post Ky shtet do të ndërtojë 100 aeroporte në një dekadë appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ “Ky është krimineli që shoqëroi Alket Hysenin në turin e tij në Sarandë” (emri)+(foto) https://55news.al/politike/denoncim-ky-eshte-krimineli-qe-shoqeroi-alket-hysenin-ne-turin-e-tij-ne-sarande-emri-foto/ Tue, 22 May 2018 17:48:46 +0000 https://new.55news.al/?p=18617 Del se kush është personi që shoqëronte të “famozin” Alket Hyseni në turin e tij në Sarandë. Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “facebook” ka publikuar denoncimin e një qytetari për Alket Hysenin. Aty shkruhet se personi që shoqëroi deputetin e PS-së Alket Hyseni në udhëtimin e tij në qytetin e Sarandës është ai […]

The post Denoncim/ “Ky është krimineli që shoqëroi Alket Hysenin në turin e tij në Sarandë” (emri)+(foto) appeared first on 55 News.

]]>
Del se kush është personi që shoqëronte të “famozin” Alket Hyseni në turin e tij në Sarandë.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “facebook” ka publikuar denoncimin e një qytetari për Alket Hysenin.

Aty shkruhet se personi që shoqëroi deputetin e PS-së Alket Hyseni në udhëtimin e tij në qytetin e Sarandës është ai që bëri luftë me armë kundër policisë.

“Ky esht Besjan Basha nga Fushbardha ky esht personi qe beri luft ne Gjirokaster me arm me Kostandin Xhuvanin kunder policise ky person shoqeronte ne Sarande, Finiq,Delvin,Alket Hysenin diten e llogaridhenies .” shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Postimi i plotë:

Seria “krimi dhe pushteti”!

Ja kush shoqeronte famozin Alket Hyseni ne turin e tij te fundit ne Sarande.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Ky esht Besjan Basha nga Fushbardha ky esht personi qe beri luft ne Gjirokaster me arm me Kostandin Xhuvanin kunder policise ky person shoqeronte ne Sarande, Finiq,Delvin,Alket Hysenin diten e llogaridhenies .”

besjan

 

 

 

 

 

The post Denoncim/ “Ky është krimineli që shoqëroi Alket Hysenin në turin e tij në Sarandë” (emri)+(foto) appeared first on 55 News.

]]>
Ky bar-kafe është vendi ku u “gatua” përgjimi i Agron Xhafajt (video) https://55news.al/aktualitet/ky-bar-kafe-eshte-vendi-ku-u-gatua-pergjimi-i-agron-xhafajt-video/ Tue, 22 May 2018 13:24:26 +0000 https://new.55news.al/?p=18451 Audio përgjimi midis Albert Veliut dhe Agron Xhafës, dyshohet se është bërë në katin e dytë të një pallati, ku ndodhet një bar-kafe. Ky lokal njihet prej shume vitesh, si pronë e vëllait të Ministrit të Brendshëm. Vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si Babalja me të […]

The post Ky bar-kafe është vendi ku u “gatua” përgjimi i Agron Xhafajt (video) appeared first on 55 News.

]]>
Audio përgjimi midis Albert Veliut dhe Agron Xhafës, dyshohet se është bërë në katin e dytë të një pallati, ku ndodhet një bar-kafe. Ky lokal njihet prej shume vitesh, si pronë e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si Babalja me të supozuarin vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa, është një ambient ku shërbehet kafe, në katin e dyte të një pallati, përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit hamendësohet se ishte në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.

Në lokalin “Miami”, vazhdohet të shërbehet.

Fqinjët i thanë ABC News se klientela nuk ka pësuar rënie.  Sikurse ai nuk është mbyllur asnjë ditë megjithëse tashmë dyshohet si strofka ku u gatua përgjimi që shkaktoi skandal.

Në kohën kur u regjistruan zërat mes Babales që kërkonte drogë për të dalë nga gjendja e tij e vështirë ekonomike, dhe sipas tij,  Agron Xhafës, kanë qenë dhe persona të tjerë, por që identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Gazetari Jetmir Olldashi i cili ka pranuar se ishte një investigim prej tij, nuk ka qenë prezent në procesin e audio përgjimit dhe as e ka parë dhe njeh Agron Xhafën.

Olldashi ka folur për median se koha kur u realizua audio-përgjimi ishte tetori i vitit të kaluar, kurse PD e bëri publike në datë 14 Maj.

Dy ditë më pas vëllai i Ministrit Xhafa përmes një letre publike mohoi të ishte zëri i tij. Ai dha një deklarim në prokurori dhe më pas iu vetëdorëzua policisë italiane në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më pas PD transmetoi intervistën që gazetari Olldashi kishte realizuar me Babalen, i cili tregoi se kishte vepruar për hakmarrje dhe se zëri tjetër ishte i ish-shokut të tij Agron Xhafa. Në Vlorë familjarët e Babales apo të Albert Veliut janë larguar nga banesa, por në “Miami bar” klientela vazhdon.

The post Ky bar-kafe është vendi ku u “gatua” përgjimi i Agron Xhafajt (video) appeared first on 55 News.

]]>