L1 Archives - 55 News https://55news.al/tag/l1/ Mon, 15 Jul 2019 14:38:44 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png L1 Archives - 55 News https://55news.al/tag/l1/ 32 32 Shpërthimi në ish-bllok/ Zbardhen emrat e 4 personave të plagosur https://55news.al/aktualitet/shperthimi-ne-ish-bllok-spitali-i-traumes-personat-e-plagosur-jashte-rrezikut-per-jeten/ Mon, 15 Jul 2019 14:38:44 +0000 https://new.55news.al/?p=109750 Dy nga katër personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në  bodrumin e argjendarisë në Bllok ndodhen në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë. ‘Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin […]

The post Shpërthimi në ish-bllok/ Zbardhen emrat e 4 personave të plagosur appeared first on 55 News.

]]>
Dy nga katër personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në  bodrumin e argjendarisë në Bllok ndodhen në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë.

‘Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S. P., 52-vjeç dhe A. P., 43-vjeçe.

Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës’.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë, Ardaniel Serjani 23 vjeç dhe Eneda Nura 18-vjeç, kalimtarë, janë te spitali i Traumës, ku kane marre ndihmen e pare.

The post Shpërthimi në ish-bllok/ Zbardhen emrat e 4 personave të plagosur appeared first on 55 News.

]]>
UEFA ia beson PSG-Liverpool një shqiptari https://55news.al/sport/uefa-ia-beson-psg-liverpool-nje-shqiptari/ Wed, 28 Nov 2018 12:43:58 +0000 https://new.55news.al/?p=70555 Sonte në mbrëmje luhet një ndeshje e madhe në Champions League pasi PSG pret në shtëpi anglezët e Liverpoolit. UEFA ka vendosur që të dërgojë gjyqtarë polakë të cilët do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë, por ajo që bie në sy është fakti se delegat do jetë një shqiptar. Bëhet fjalë për ish-sekretarin e […]

The post UEFA ia beson PSG-Liverpool një shqiptari appeared first on 55 News.

]]>
Sonte në mbrëmje luhet një ndeshje e madhe në Champions League pasi PSG pret në shtëpi anglezët e Liverpoolit.

UEFA ka vendosur që të dërgojë gjyqtarë polakë të cilët do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë, por ajo që bie në sy është fakti se delegat do jetë një shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Dervishaj.

Aktualisht, Dervishaj ka një post drejtues në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe UEFA ka vendosur që të jetë pikërisht ai, i deleguari në supersfidën mes PSG-së dhe Liverpoolit.

eduard dervishaj

The post UEFA ia beson PSG-Liverpool një shqiptari appeared first on 55 News.

]]>
Zjarri apokaliptik në Greqi, rritet numri i viktimave https://55news.al/globi/zjarri-apokaliptik-ne-greqi-rritet-numri-i-viktimave/ Mon, 13 Aug 2018 12:20:42 +0000 https://new.55news.al/?p=42051 Zjarri apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës në Greqi mbrëmjen e 24 korrikut vijon ta rrisë bilancin e viktimave. Njoftohet se tashmë një tjetër prej të plagosurve ka ndërruar jetë. Tashmë janë bërë 95 viktimat. I plagosuri rreth 63 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi nuk mundi ti bëjë dot ballë plagëve të […]

The post Zjarri apokaliptik në Greqi, rritet numri i viktimave appeared first on 55 News.

]]>
Zjarri apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës në Greqi mbrëmjen e 24 korrikut vijon ta rrisë bilancin e viktimave.

Njoftohet se tashmë një tjetër prej të plagosurve ka ndërruar jetë. Tashmë janë bërë 95 viktimat.

I plagosuri rreth 63 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi nuk mundi ti bëjë dot ballë plagëve të shkaktuara në trup si pasojë e djegieve.

The post Zjarri apokaliptik në Greqi, rritet numri i viktimave appeared first on 55 News.

]]>
Këshilli Bashkiak në kolaps, Çollaku paralajmëron aktin ekstrem https://55news.al/politike/keshilli-bashkiak-ne-kolaps-collaku-paralajmeron-aktin-ekstrem/ Wed, 25 Jul 2018 16:25:07 +0000 https://new.55news.al/?p=37834 Kreshnik Çollaku, Kryetari i Grupit të Këshillit Bashkiak të PD-së, foli nw njw intervistw pwr Faxnews për çështje të rëndësishme  dhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në kryeqytet. Çollaku ka paralajmëruar për tjetërsimin e 4 pronave publike në Tiranë, të cilat do ti jepen bashkisë. “Është një sulm i paprecedent ndaj pronës publike. Ku […]

The post Këshilli Bashkiak në kolaps, Çollaku paralajmëron aktin ekstrem appeared first on 55 News.

]]>
Kreshnik Çollaku, Kryetari i Grupit të Këshillit Bashkiak të PD-së, foli nw njw intervistw pwr Faxnews për çështje të rëndësishme  dhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në kryeqytet.

Çollaku ka paralajmëruar për tjetërsimin e 4 pronave publike në Tiranë, të cilat do ti jepen bashkisë. “Është një sulm i paprecedent ndaj pronës publike. Ku do, ku ka prona publike të mbetura, ka një sulm, ka një projekt për ti grabitur, për pastrimin e parave. Nesër është njoftuar një mbledhje e Këshillti Bashkiak në Tiranë, dhe në materialet e parqitura, Bashkia e Tiranës porpozon për këto 4 prona publike:

Reparti i pastrimi të fonderisë së Gizës, sipërfaqe me 350 m2

Një sipërfaqe në Kombinat, rreth 372 m2

10 mijë e 400 m2 në rrugën Hamdi Pepa

4.Reparti të Orëve të Ndërrmarjeve Metalike në Tiranë, pra pronë publike, po përgatiten tu jepen palëve të treta.

Çdo pronë e dhënë, mund të jepet vetëm me vendim të këshillit bashkiak, me një vendim me shumicë prej 3/5 të këshillit bashkiak. Përgjegjës për pronën publike në Tiranë, nuk është kryetari i bashkisë, as adminstratat e tij, është paralmeti i qytetit, në këtë rast Këshilli Bashkiak i Tiranës. Është qartësisht për ti grabitur këto prona, askush nuk e pengon kryebashkiakun të propozojë, por jo të vendos ai çfarë do.

Çfarë kanë bërë? Përgatisin 4 prona, asete publike, nuk e dimë se kush i merr, është një abuzim flagrant. Këta po grisini ligjet, duke tentuar ta kalojnë me një shumcië të vogël. A e dinë ata që po thyejnë ligjin? Sigurisht që po.”

Dhënia e territorit të Gardës së Republikës në administrim çfarë paralajmëron?

“Paralajmëron një projekt mafiozë, për të kryer aktivitetin e tyre të paligjëshme financiar. Është pastrimi i parave. Grada e republikës i është dhënë Bashkisë së Tiranë, si truall publik. Por duke parë precedentin e pronës publike,sistemi është i tillë,merret trualli, sajon alibira, diku teatër, park lojrash, dhe realizohen kulla. Marrin pronën publike, dhe ndërtojnë, kulla, dihet që ndërtimi i kullave është pasrtrim parash.

Prona e teatrit nga publike në provate?

“Ky është një debat fisnik, shoqëria civile meriton respekt. Ne si këshill bashkiak të zgjedhur nga qytetarët do të mbrojmë interesat e tyre, Interes i madh i Edi Ramës dhe Erion Veliaj, nuk është teatri, janë kullat, pastrimi i parave të pista. Ne deklaruam se nuk do të ta kenë kurrë votën tonë për tjetërsimin e teatrit. Kjo po shkrinë, po shkatërron këshillin bashkiak të Tiranës. Me këtë akt ata kanë shkrirë parlamentarin e Tiranës.  Qeveria po shkarkon këshillin bashkiak.”

Kompetencat tuaja i kanë kaluar parlamentit duke iu referuar ligjjit ‘Fusha’?

“Kompetencat tona po tentojnë që ti grabisë parlamenti, qeveria nëpërmjet ligjit ‘Fusha’.”

A vlejnë më mandatet tuaja si këshilltar bashkiak?

“Nuk është sekret se kolegët, por dhe unë po mendojmë edhe hapjen e fundit dorëzimin e mandatëve, sepse kur të shkarkojnë nga kompetencat është e kot që ta mbash. Ne po mendojmë dorëzimi e mandateve dhe nuk përjashtohet si mundësi. Ne mandatate na i kanë dhënë qytetarët, do të nsimim konsulatat me qytërarë. A vlenë ti mbajmë apo jo? Po e mendojmë këtë gjë. Jemi në vendimarrje të këtij procesi.”

Diegia e mandateve do të kryehet së bashku me LSI-në?

 “Ne kemi pasur qendrime të njëjta për çdo problem, para se të mbërrim tek ky vendim do bashkëbisedojmë. Por jemi në diskutimin e disa qendrimeve. Unë nuk shikojë shumë hapsira, sepse në këtë pamundësi të krijuar dhe për ne është shumë e vëshirë. Nese i lëmë këto mandate, ne do ia dorëzojmë qytetarëve dhe më pas të merret Veliaj me qyetarët. Është një vëshitrësi e madhe për ne, por është sjellja e bashkisë, që na detyronë të bëjmë këtë gjë. Nëse ne do të tërhiqemi, mandate do i dorëzojmë tek qyetarët.”

Nëse nuk do hiqni dorë nga mandatet si do ta ndalni kalimin e pronës publike në private?

 “Ne detyrën tonë primare do ta bëjmë, edhe në vaësit të asaj që kërkohet. Më pas kryebashkiaku do të përballet me qytetarët.”

Zhvendosja e tregut për rrobat e përdorura, si ju duket?

 “Më duket një standart racist. Unë jam dakord që qytetit duhet të mobilzohet. Por një tregatrë romë duhet të trajtohet në mënyrë të njëtjë. Më duket sikur është një ligj, i cili do të pastrojë këta njerëz, pa u konsultuar me komunitetin romë dhe egjiptianë.”

Çfarë po ndodh në Tiranë rrugë të hapura, pa tabela orinetimi gropa që hapen dhe mbyllen?

“Është një teatër që po luhet në Tiranë. Nuk kemi infromacion, 0 informacion, për çdo gjë që bëhet. Di të them që ka vetëm një angazhim të stafit të propagandës se sa shumë po punon Veliaj.  Është një teatër, që këta qofshin që nuk u vjen pështirë nga këto që bëjnë. Pra prodhohet fabula që kryetari i bashkisë po punon”.

The post Këshilli Bashkiak në kolaps, Çollaku paralajmëron aktin ekstrem appeared first on 55 News.

]]>
Reduktimi i fatkeqësive natyrore – PNUD dhe BE financojnë projektin “SEE URBAN” https://55news.al/aktualitet/reduktimi-i-fatkeqesive-natyrore-pnud-dhe-be-financojne-projektin-see-urban/ Tue, 03 Jul 2018 06:08:48 +0000 https://new.55news.al/?p=31423 Reduktimi i riskut ndaj fatkeqësive natyrore ka bërë së bashku aktorë kombëtarë dhe lokalë për një veprim të koordinuar. Në këtë kuadër është prezantuar edhe projekti rajonal “SEE URBAN”, i cili synon rritjen e kapaciteteve lokale dhe aksesit në informacion mbi reduktimin e fatkeqësive. I pranishëm në takim, kreu i emergjencave Civile, Haki Çako, u […]

The post Reduktimi i fatkeqësive natyrore – PNUD dhe BE financojnë projektin “SEE URBAN” appeared first on 55 News.

]]>
Reduktimi i riskut ndaj fatkeqësive natyrore ka bërë së bashku aktorë kombëtarë dhe lokalë për një veprim të koordinuar. Në këtë kuadër është prezantuar edhe projekti rajonal “SEE URBAN”, i cili synon rritjen e kapaciteteve lokale dhe aksesit në informacion mbi reduktimin e fatkeqësive. I pranishëm në takim, kreu i emergjencave Civile, Haki Çako, u shpreh se projekti vjen në kohën e duhur duke theksuar si të rëndësishme bashkëpunimin mes bashkive dhe prefekturave për menaxhimin e rreziqeve. Ai u bëri apel bashkive të bëhen pjesë e projekteve të tilla.

Drejtuesi teknik i Projektit nga PNUD, Krunoslav Katiç prezantoi arritjet e deritanishme të këtij projekti në vendet e rajonit ku ai po zbatohet.

Projekti SEE URBAN financohet nga bashkimi Europian dhe PNUD në vlerën prej 577 mijë eurosh. Ky projekt shtrihet edhe në vendet e rajonit si Bosnje Hercegovinë , Kroaci, Mali i Zi , Kosovë Serbi dhe Maqedoni.

The post Reduktimi i fatkeqësive natyrore – PNUD dhe BE financojnë projektin “SEE URBAN” appeared first on 55 News.

]]>
Berat/ Infermieret me fruth i shërbyen një tjetër të sëmuri https://55news.al/aktualitet/berat-infermieret-me-fruth-i-sherbyen-nje-tjeter-te-semuri/ Tue, 08 May 2018 14:21:54 +0000 https://new.55news.al/?p=13582 Mësohet se dy infermiere të spitalit të Beratit janë shtruar me urgjencë në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi. Mjekja infeksioniste Elena Xhaxho bën të ditur lajmin për mediat. Mjekja konfirmon 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim. Dyshohet se dy infermieret të cilat tashmë […]

The post Berat/ Infermieret me fruth i shërbyen një tjetër të sëmuri appeared first on 55 News.

]]>
Mësohet se dy infermiere të spitalit të Beratit janë shtruar me urgjencë në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi. Mjekja infeksioniste Elena Xhaxho bën të ditur lajmin për mediat. Mjekja konfirmon 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.

Dyshohet se dy infermieret të cilat tashmë janë të izoluara dhe po mbahen nën vëzhgim, i kanë shërbyen një pacienti 24-vjeçar të prekur nga fruthi, duke u infektuar rrjedhimisht dhe vetë.

The post Berat/ Infermieret me fruth i shërbyen një tjetër të sëmuri appeared first on 55 News.

]]>
Reagimi i Presidencës: Vendi ka nevojë urgjente për institucionet e reja të drejtësisë https://55news.al/politike/reagimi-i-presidences-vendi-ka-nevoje-urgjente-per-institucionet-e-reja-te-drejtesise/ Tue, 08 May 2018 12:41:04 +0000 https://new.55news.al/?p=13536 Presidenca ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Gjonaj, për vendime e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Reagimi ka ardhur nga Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili u shpreh se Presidenti Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve […]

The post Reagimi i Presidencës: Vendi ka nevojë urgjente për institucionet e reja të drejtësisë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenca ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Gjonaj, për vendime e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Reagimi ka ardhur nga Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili u shpreh se Presidenti Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tij mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimmarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.

Reagimi i plotë

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur mbi reagimin që ka ky institucion, për vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 07.05.2018, ku në këtë mbledhje janë rrëzuar propozimet e Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të disa prej gjyqtarëve u shpreh se:

– Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

– Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për procedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.

– Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimmarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.

– KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë.

– Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.

– Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda.

– Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.

The post Reagimi i Presidencës: Vendi ka nevojë urgjente për institucionet e reja të drejtësisë appeared first on 55 News.

]]>
Horoskopi ditor, e diel 6 maj 2018 https://55news.al/horoskopi/horoskopi-ditor-e-diel-6-maj-2018/ Sun, 06 May 2018 06:18:27 +0000 https://new.55news.al/?p=12679 Ky është horoskopi për ditën e diel, 6 maj 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo ditë do të jetë shumë interesante, por do të shpenzoni shumë energji. Do të angazhoheni maksimalisht për zgjidhjen e […]

The post Horoskopi ditor, e diel 6 maj 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Ky është horoskopi për ditën e diel, 6 maj 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo ditë do të jetë shumë interesante, por do të shpenzoni shumë energji. Do të angazhoheni maksimalisht për zgjidhjen e problemeve, sidomos të personave të tjerë. Të lindurve të kësaj shenje, ju pëlqen që të jenë protagonistë, edhe në jetën e të tjerëve, kështu që matuni para se ta teproni. Kjo ditë ju fton të mendoni më shumë për veten tuaj.

Demi

Gjatë kësaj dite fundjave, prania e hënës në shenjë do ju bëjë disi anksioz, sa i takon çështjeve të punës, të cilat nuk kanë shkuar mirë. Do të jeni shumë energjik, por do t’iu duhet të reflektoni sa i takon marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me dashurinë. Bëjini sytë katër, për të kapur fluturimthi një mundësi shumë të mirë në dashuri ose në familje.

Binjakët

Ndikimi pozitiv i Hënës, do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha. Humori do të jetë i luhatur, për shkak të pranisë së disa tensioneve në punë, familje dhe dashuri. Do të ndiheni në siklet, për shkak se nuk po merrni një përgjigje lidhur me një projekt që e prisni prej kohësh. Bëni kujdes me fërkimet që mund të keni me të lindurit e shenjës së Gaforres.

Gaforrja

Do të keni debulesë fizike gjatë gjithë kësaj dite. Nëse dikush do t’iu pengojë në rrugën tuaj, shmangeni. Nëse në të kundërt, problemet vijnë nga një punë shumë e rëndë, atëherë duhet të mendoheni mirë, ose në të kundërt braktiseni.

Luani

Do të kaloni një fundjavë të qetë, por interesante. Do të bini në sy ndaj të tjerëve, duke tërhequr vëmendjen për mirë. Dita do të jetë intriguese sa i takon ndjenjave. Duhet të bëni një analizë të thelluar, për të kuptuar nëse ia vlen ta rikuperoni raporton apo jo.

Virgjëresha

Nëse java ka qenë me tensione në fushën e ndjenjave, kjo e diel është mjaft e favorshme për të rikuperuar. Raportet e të lindurve të kësaj shenje me ata të shigjetarit dhe akrepit mund të jenë konfliktuale. Kujdes ndaj personave të tretë që mund të fusin hundën, pasi mund të shkaktojnë probleme.

Peshorja

Kjo e diel do ju gjejë të menduar, ku disa prej jush duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme në dashuri dhe në punë. Vetëm historitë e vërteta të dashurisë do të qëndrojnë në këmbë. Bëni mirë që ti mbani sytë hapur, pasi është dikush që do t’iu vendosë shkopinj nën rrota.

Akrepi

Në këtë periudhë do të ndjeni një tërheqje të fortë për ata persona që janë të fortë dhe tërheqës mendërisht. Keni nevojë për ngushëllim, sidomos në dashuri për të mbyllur plagët e hapura. Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të pushoni dhe të riorganizoni idetë.

Shigjetari

Kjo fundjavë do të jetë disi e çuditshme, ku do të jeni disi të tensionuar. Puna do ju tensionojë pa masë. Mos i afroni, personat që duan të ndërhyjmë më jetën tuaj. Mundohuni ti gjeni zgjidhjet vetë.

Bricjapi

Do të jeni disi të tensionuar gjatë kësaj të diele. Ndoshta në punë, ju mundon diçka. Nuk i pëlqeni ata që duan të fusin hundët në jetën tuaj dhe as ata që kanë gjithmonë diçka për t’iu thënë. Kjo tregon se jeni një shenjë e fortë dhe dini t’ia dilni më së miri vetë. Gjithsesi mundohuni të gjeni një rrugë të mesme.

Ujori

Kjo e diel do të jetë mjaft e qetë dhe nuk do të ketë zhvillime të mëdha. Duhet të tregoni kujdes të posaçëm ndaj debulesës fizike. Gjatë së dielës mund të ketë diskutime, kështu që bëni mirë ti përballoni me qetësi.

Peshqit

Lejojani vetes një ditë pushimi, pasi keni nevojë që të eliminoni tensionin dhe stresin e akumuluar në dashuri. Do të jeni gjatë gjithë kohës në gatishmëri të partnerit/es dhe kjo është një gjë e mirë. Kjo e diel do të sjell lajme të mira, sidomos për ata që janë vetëm.

The post Horoskopi ditor, e diel 6 maj 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Rama ia arrin qëllimit, biznesi i madh po zhduk të voglin https://55news.al/aktualitet/rama-ia-arrin-qellimit-biznesi-i-madh-po-zhduk-te-voglin/ Fri, 04 May 2018 10:03:13 +0000 https://new.55news.al/?p=12099 Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme kanë raportuar rritje të shitjeve në 6-mujorine dytë të vitit 2017, teksa bizneset e vogla kanë raportuar rënie të shitjeve. Banka e Shqipërisë anketoi 1200 ndërmarrje të madhësive të ndryshme, por rezultatet nuk ishin premtuese për biznesin e vogël. Në  linjë  me  ecurinë  e  shitjeve, ndërmarrjet  e  mesme dhe […]

The post Rama ia arrin qëllimit, biznesi i madh po zhduk të voglin appeared first on 55 News.

]]>
Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme kanë raportuar rritje të shitjeve në 6-mujorine dytë të vitit 2017, teksa bizneset e vogla kanë raportuar rënie të shitjeve. Banka e Shqipërisë anketoi 1200 ndërmarrje të madhësive të ndryshme, por rezultatet nuk ishin premtuese për biznesin e vogël. Në  linjë  me  ecurinë  e  shitjeve, ndërmarrjet  e  mesme dhe të mëdha kanë vlerësuar rritje të rezultatit financiar dhe  zgjerim të  veprimtarisë  gjatë periudhës. Në përgjithësi, pritshmëritë pozitive të ndërmarrjeve  mbi shitjet, rezultatin financiar dhe zgjerimin e veprimtarisë, vijojnë të japin sinjale optimiste për ecurinë e tyre në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Teksa një një trend i kundërt është vënë re në biznesin e vogël.

Linjat e vogla të biznesit po kalojnë një tranzicion të vështirë për shkak të konkurrencës nga qendrat e mëdha tregtare, rënies së konsumit, rritjes së tarifave vendore dhe përfshirjes së fundmi në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Nga ana tjetër biznesi i vogël ka një rëndësi strategjike për vetëpunësimin në vend. Nga totali i të punësuarve në vendin tonë 25 për qind janë të vetëpunësuar, kryesisht ne bizneset e vogla.

Sipas statistikave zyrtare në dy vitet e fundit rreth 26 mijë persona të vetëpunësuar dolën nga skema e sigurimeve shoqërore (16 mijë në vitin 2016, sipas INSTAT dhe 10 mijë në 2017-n, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore), çka po reflekton vështirësitë që po kalon kjo hallkë e rëndësishme e punësimit në vend. Pak ditë më parë raporti i Tranzicionit të BERZH vuri në dukje rëndësinë që ka biznesi i vogël për vendin tonë, duke këshilluar autoritetet vendore që të ndjekin politika lehtësuese ndaj tyre.

Bizneset e vogla përbëjnë numrin më të madh të subjekteve prodhuese, rreth 80 për qind në vendet në zhvillim dhe 95 për qind në Shqipëri. Për këtë arsye, BERZH kërkoi qe duhet bërë më shumë për integrimin e bizneseve të vogla në rrjetet globale të prodhimit, gjetja e kapitalit njerëzor, aksesi në sistemin financiar apo në tregjet e kapitalit.

Gjithashtu bizneset e vogla kanë një peshë të konsiderueshme në vlerën e shtuar bruto. Sipas anketimeve që ka bërë Banka e Shqipërisë në këto biznese shqetësimet parësore për bizneset e vogla janë konkurrenca e pandershme, vështirësitë për gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve, dhe më pak aksesi në financim. /Monitor.al/

The post Rama ia arrin qëllimit, biznesi i madh po zhduk të voglin appeared first on 55 News.

]]>