Lajpcig Archives - 55 News https://55news.al/tag/lajpcig/ Tue, 19 Mar 2019 08:33:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Lajpcig Archives - 55 News https://55news.al/tag/lajpcig/ 32 32 Letërsia shqipe, në panairin e librit në Lajpcig https://55news.al/kulture/letersia-shqipe-ne-panairin-e-librit-ne-lajpcig/ Tue, 19 Mar 2019 08:33:35 +0000 https://new.55news.al/?p=90680 Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program edhe me takime të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit Traduki, si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Ministria bën me dije se do jenë […]

The post Letërsia shqipe, në panairin e librit në Lajpcig appeared first on 55 News.

]]>
Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program edhe me takime të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit Traduki, si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Ministria bën me dije se do jenë dy autorë të ftuar Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti Traduki dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove). “Është kthyer në traditë tashmë dhe paraqitja e katalogut në anglisht me veprat më të suksesshme të një viti më parë të cilin Ministria e Kulturës e propozon për shtëpitë e huaja botuese”, shkruan ministria në faqen e saj. Në katalog janë përfshirë veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018”, Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri” – Çmimi Kombëtar i Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës; Ardian Kyçyku me “Ati” – Çmimi i Autorit të Vitit nga Akademia “Kult”; Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” – Çmimi “Kadare”; Brajan Sukaj me “Ciklopi” – Çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë; Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare” – Çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të suksesshëm për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit. Ridvan Dibra, i nominuar për çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë”. Gjithashtu ky roman i përkthyer në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygues dhe i botuar nga shtëpia botuese “Le Ver a Soie” është përzgjedhur në 5 librat më të mirë për çmimin e përkthimit të vitit në Francë. Luljeta Lleshanaku, libri i së cilës “Negative space”, i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika, është botuar në Angli nga Bloodaxe Books dhe në Amerikë nga New Direction. Libri është ishte gjithashtu i përzgjedhur në 5 librat më të mirë për PEN Literary Award for Poetry in Translation. Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe: Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut “Negative space”, finaliste për PEN Literary Award for Poetry in Translation; Evelyne Noygues, gjithashtu finaliste për çmimin e përkthimit më të mirë në Francë. Takimi në stendën e Ministrisë së Kulturës do të jetë të premten më datë 22 mars, ora 16.30 me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”.  

The post Letërsia shqipe, në panairin e librit në Lajpcig appeared first on 55 News.

]]>
(FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve te Lajpcig https://55news.al/sport/foto-menyra-e-vecante-e-ndeshkimit-te-lojtareve-te-lajpcig/ Thu, 13 Sep 2018 17:59:13 +0000 https://new.55news.al/?p=48950 Lajpcigu ka krijuar një mënyrë të re që të ndëshkojë lojtarët për gabimet e tyre. Në vend që të gjobiten, klubi gjerman ka instaluar në dhomat e zhveshjes një “rrotull fatkeqësie” për të ndihmuar në përcaktimin e çdo ndëshkimi që një lojtar mund të pësojë. Kjo mënyrë është ideja e trajnerit të Lajpcig, Ralf Ragnick, […]

The post (FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve te Lajpcig appeared first on 55 News.

]]>
Lajpcigu ka krijuar një mënyrë të re që të ndëshkojë lojtarët për gabimet e tyre. Në vend që të gjobiten, klubi gjerman ka instaluar në dhomat e zhveshjes një “rrotull fatkeqësie” për të ndihmuar në përcaktimin e çdo ndëshkimi që një lojtar mund të pësojë.

Kjo mënyrë është ideja e trajnerit të Lajpcig, Ralf Ragnick, i cili e ka instaluar atë për të ndëshkuar shkeljet, siç janë lojtarët duke u vonuar, ose duke përdorur telefonat e tyre gjatë trajnimit, ose duke shtuar disa kilogramë mbipeshë.

12 dënimet që lojtarët e Lajpcig do të marrin:

Mbledhje topash: Pas çdo stërvitjeje, do të marrin topat në fushë, pastrimin e tyre për çdo ditë nga 30 minuta

Asistent i trajnerit të Akademisë: Trajnimi i njërit prej ekipeve të akademisë në një ditë tjetër të lirë, për katër orë

Udhëzuesi i turneut të stadiumit: Shpjegoni dhomën e zhveshjes, ambientet e brendshme për turistët që vizitojnë stadiumin (1 orë)

Jeni me fat: Nuk ka ndëshkim

Kujdes për barin: Kosit dhe kujdeset për barin e fushës stërvitore (katër deri në gjashtë orë brenda një jave)

Princesha: Vishni triko trëndafil ose tuta balerine për stërvitje (90 minuta)

Banakier: Shërbim pijesh para trajnimit, mbusheni shishet me ujë (20 minuta në ditë, për një javë rresht)

Shitës në dyqan: Punoni në dyqanin e klubit për tre orë

Kuzhinier: Shërbim sallate në restorantin e ekipit, pastrim tavolinash (30 minuta në ditë)

Uniformat: Kujdes për uniformat e pista, ndihmë me pastrimin e këpucëve (30 minuta në ditë)

Paketimi: Mbushja e autobusit me arka dhe çanta në ditët e ndeshjeve (1 orë)

Dhurata për punonjësit: Blini dhurata të vogla për të gjithë 60 anëtarët e stafit të Lajpcig.

Lajpcig

The post (FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve te Lajpcig appeared first on 55 News.

]]>