Lali Archives - 55 News https://55news.al/tag/lali/ Sun, 27 May 2018 08:16:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Lali Archives - 55 News https://55news.al/tag/lali/ 32 32 Ku i gjen fondet “Lali Eri”? https://55news.al/politike/ku-i-gjen-fondet-lali-eri/ Sun, 27 May 2018 08:16:00 +0000 https://new.55news.al/?p=19979 Bashkia e Tiranës ka arritur një nivel rekord të ardhurash në vitin 2017, prej 16.7 miliardë lekësh në total, me një zgjerim prej 31.5% me bazë vjetore dhe më e lartë sesa planifikimi prej 14.7 miliardë lekësh që ishte bërë në fillim të vitit. Në krahasim me vitin 2015, kur u shënua ndryshimi i pushteteve […]

The post Ku i gjen fondet “Lali Eri”? appeared first on 55 News.

]]>
Bashkia e Tiranës ka arritur një nivel rekord të ardhurash në vitin 2017, prej 16.7 miliardë lekësh në total, me një zgjerim prej 31.5% me bazë vjetore dhe më e lartë sesa planifikimi prej 14.7 miliardë lekësh që ishte bërë në fillim të vitit.

Në krahasim me vitin 2015, kur u shënua ndryshimi i pushteteve në Bashki, të ardhurat janë 77% më të larta.

Të ardhurat e veta (përjashtuar transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara) përbëjnë 63% të totalit dhe arritën në 10.3 miliardë lekë në 2017-n, me një zgjerim prej 40% me bazë vjetore. Efektin kryesor në këtë performancë të fortë e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë (që ka ndikuar në 50% të rritjes totale të të ardhurave). Nga kjo taksë, që vilet nga ndërtimet e reja, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 3.5 miliardë lekë, me një rritje prej 155% në raport me vitin e mëparshëm.

Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe. Kjo është reflektuar dhe në arkën e Bashkisë, teksa taksa e ndikimit në infrastrukturë ka sjellë 33% të të ardhurave të veta.

Bashkia e kryeqytetit ka marrë nga ndërtimet e reja 25% më shumë të ardhura sesa ajo planifikonte të mblidhte në buxhetin e saj fillestar. Ndërtesat e reja paguajnë 8% të vlerës së shitjes si taksë për ndikimin në infrastrukturë, çka nënkupton se vlera totale e ndërtimeve për të cilat është mbledhur kjo taksë, arrin në 43 miliardë lekë, ose rreth 330 milionë euro.

Pas taksës së infrastrukturës, zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura në arkën e Bashkisë së Tiranës është tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit, me 1.73 miliardë lekë (rritje 8.5% me bazë vjetore). Në krahasim me vitin 2015, të ardhurat nga kjo taksë janë dyfishuar, duke reflektuar dhe rritjen e ndjeshme të tyre në Paketën Fiskale 2016.

Më pas vjen taksa mbi pasurinë e paluajtshme, me 1.72 miliardë lekë (rritje 12%), e cila mblidhet pothuajse krejtësisht nga ndërtesa, ndërsa pesha që vjen nga toka bujqësore është e papërfillshme. Nga tarifat administrative, bashkia ka mbledhur 1.25 miliardë lekë, me një zgjerim prej 50% me bazë vjetore.

Rritja e të ardhurave i ka mundësuar bashkisë që të kryejë më shumë shpenzime kapitale. Këto të fundit arritën në 6.3 miliardë lekë, 28% më shumë sesa viti i kaluar. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për infrastrukturën e transportin (3.7 miliardë lekë) dhe shërbimet publike (gati 2 miliardë lekë). Shpenzimet për arsimin zbritën në 572 milionë lekë, me një rënie prej 22% me bazë vjetore. Në rritje të fortë ishin dhe shpenzimet për pagat e personelit, që arritën në 4.4 miliardë lekë, ose 27% më shumë se vitin e kaluar. /Monitor/

The post Ku i gjen fondet “Lali Eri”? appeared first on 55 News.

]]>
Propaganda e Lali Erit… edhe Gebells-i do ta kishte zili https://55news.al/opinion/propaganda-e-lali-erit-edhe-gebells-i-do-ta-kishte-zili/ Tue, 10 Apr 2018 08:48:18 +0000 https://new.55news.al/?p=4826 Që në 2015 kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, Ai sposton skela e shkep pllaka, gërmon e shtron e sërish, e gërmon sërish… E gjitha kjo pse?? Për të dhënë imazhin se “Ky Punon”… Dhe fatkeqësisht ka ende shumë nga ata që mendojnë se ai punon. Po, po! Po me se? Me asgjë […]

The post Propaganda e Lali Erit… edhe Gebells-i do ta kishte zili appeared first on 55 News.

]]>
Që në 2015 kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, Ai sposton skela e shkep pllaka, gërmon e shtron e sërish, e gërmon sërish…

E gjitha kjo pse?? Për të dhënë imazhin se “Ky Punon”…

Dhe fatkeqësisht ka ende shumë nga ata që mendojnë se ai punon. Po, po! Po me se?

Me asgjë tjetër veç se me paratë e taksave tona që për hir të së vërtetës janë shtuar disa fish dhe disa herë që kur Lali na erdhi në krye të bashkisë më të rëndësishme të vendit.

Por jo vetëm ka nga ata që mendojnë se Lali “punon”, por edhe vetë ai ka nisur ta besojë këtë për vete… dhe puna e vetme është të shesë imazh dhe propagandë.

Ti bëjë tualet një qyteti që degradon dita-ditës, të ribëjë punë të bëra një herë. Të shtrojë rrugë mbi ato që ishin asfaltuar, të prishë aty ku nuk duhet.

Të mbiellë ato që nuk duhen mbiellë dhe hop edhe fotografia e radhës, si për të thënë “uaaa sa punë paskam bërë???”.

Po mirë. Edhe ju që mendoni se Lali punon, vazhdoni kështu… se Lali atë do (të mendoni si ai do të donte që ju të mendonit)!/55News.al/

The post Propaganda e Lali Erit… edhe Gebells-i do ta kishte zili appeared first on 55 News.

]]>