Las Vegas Archives - 55 News https://55news.al/tag/las-vegas/ Fri, 14 Sep 2018 14:01:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Las Vegas Archives - 55 News https://55news.al/tag/las-vegas/ 32 32 Kazinotë mbulojnë Shkodrën, version i shëmtuar i Las Vegas https://55news.al/aktualitet/kazinote-mbulojne-shkodren-version-i-shemtuar-i-las-vegas/ Fri, 14 Sep 2018 14:01:02 +0000 https://new.55news.al/?p=49154 Në sheshin “2 Prilli” në Shkodër ka aq shumë subjekte që ushtrojnë aktivitetin tregtar me lojëra fati, sa që ngjan një imitim i shemtuar i Las Vegasit. Ndërkohë, në qendër të qytetit, pavarësisht shqetësimeve të komunitetit, lojërat e fatit nuk janë zhvendosur. Prej kohësh në Shkodër, përveç humbjes së parave, lojërat e fatit fajësohen nga […]

The post Kazinotë mbulojnë Shkodrën, version i shëmtuar i Las Vegas appeared first on 55 News.

]]>
Në sheshin “2 Prilli” në Shkodër ka aq shumë subjekte që ushtrojnë aktivitetin tregtar me lojëra fati, sa që ngjan një imitim i shemtuar i Las Vegasit.

Ndërkohë, në qendër të qytetit, pavarësisht shqetësimeve të komunitetit, lojërat e fatit nuk janë zhvendosur.

Prej kohësh në Shkodër, përveç humbjes së parave, lojërat e fatit fajësohen nga opinioni si shkaktarë të një zinxhiri pasojash në familje, nga përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, e deri te divorcet.

Ekspertët kanë sugjeruar disa zgjidhje, ndër të cilat edhe heqja e tabelave identifikuese të lojërave të fatit.

Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit në Shkodër funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por edhe pranë institucioneve arsimore e objekteve të kultit./tch

The post Kazinotë mbulojnë Shkodrën, version i shëmtuar i Las Vegas appeared first on 55 News.

]]>
Nudoja që vlen 150 milionë dollarë https://55news.al/kulture/nudoja-qe-vlen-150-milione-dollare/ Fri, 11 May 2018 17:33:55 +0000 https://new.55news.al/?p=14817 Kur u ekspozua për të parën herë në Paris në 1917, femra nudo e Amedeo Modiglianit, Nu Couche, shkaktoi trazira të tilla saqë policia u thirr të ndërhynte dhe pronari i galerisë u akuzua për fyerje të publikut.  Ndërsa të hënën, ajo pritet të shitet për më shumë se 150 milionë dollarë duke u bërë […]

The post Nudoja që vlen 150 milionë dollarë appeared first on 55 News.

]]>
Kur u ekspozua për të parën herë në Paris në 1917, femra nudo e Amedeo Modiglianit, Nu Couche, shkaktoi trazira të tilla saqë policia u thirr të ndërhynte dhe pronari i galerisë u akuzua për fyerje të publikut.

 Ndërsa të hënën, ajo pritet të shitet për më shumë se 150 milionë dollarë duke u bërë një nga pikturat më të shtrenjta në histori dhe mund ta çojë shumën përfundimtare në ankand në më shumë se 2 miliardë dollarë, në një kohë kur të pasurit e botës nxitojnë të fusin kryevepra botërore në muzeumet e tyre private.

Shitja e veprës së Modiglianit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork, do të sjellë një fitim të jashtëzakonshëm për pronarin irlandez që e kish blerë atë nga manjati i kazinove në Las Vegas, Steve Wyn për 26.9 milionë dollarë në 2003.

Sipas ekspertëve, rritja e vlerës së pikturës reflekton dashurinë në rritje për punën e Modiglianit. Me një gjerësi prej 147 cm ajo është piktura më e madhe që Modigliani ka realizuar. Pjesa më e madhe e nudove të tij gjenden nëpër muze, kryesisht në SHBA. Në Nju Jork, muzeu i artit modern Guggenheim dhe ai vet, zotërojnë secili nga një vepër të tij.

Po ashtu një tjetër vepër e Modiglianit ndodhet edhe në galerinë Courtauld në Londër. Sidoqoftë, për momentin, asnjë shumë e regjistruar për kryevepra botërore në ankande, nuk i afrohet rekordit prej 450 milionë dollarësh të paguar për Salvador Mundin e Da Vincit, nga princi saudit Badr bin Abdullah bin Mohammed al Farhan. Salvador mundi, pritet të ekspozohet së shpejti në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi. /tpz/

The post Nudoja që vlen 150 milionë dollarë appeared first on 55 News.

]]>