lashtesi Archives - 55 News https://55news.al/tag/lashtesi/ Fri, 30 Nov 2018 17:28:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lashtesi Archives - 55 News https://55news.al/tag/lashtesi/ 32 32 Ballkani në Lashtësi është quajtur “ ILLYRICUM” https://55news.al/aktualitet/ballkani-ne-lashtesi-eshte-quajtur-illyricum/ Fri, 30 Nov 2018 17:28:58 +0000 https://new.55news.al/?p=71144 Nga Halil Teodori Ballkani është teritor Europian, që shtrihet në Jug-Lindje të Europës. Në gjuhën turke Ballkan do të thotë male. Europa e ka cilsuar ballkanin si vend luftrash dhe konfliktesh. Romania nuk eshte pjese e gadishullit por per arsye se kufizohet me shtetet e ballkanit cilsohet si Zonë Ballkanike. Në veri shtrihet Danubi si […]

The post Ballkani në Lashtësi është quajtur “ ILLYRICUM” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Halil Teodori

Ballkani është teritor Europian, që shtrihet në Jug-Lindje të Europës. Në gjuhën turke Ballkan do të thotë male. Europa e ka cilsuar ballkanin si vend luftrash dhe konfliktesh. Romania nuk eshte pjese e gadishullit por per arsye se kufizohet me shtetet e ballkanit cilsohet si Zonë Ballkanike. Në veri shtrihet Danubi si dhe Mesta, Struma, Vardari dhe Drini I Zi. Gjithe kjo zone është zonë Ilire.
Fillimisht ballkani ka qenë nën pushtimin Romak, jo vetëm ballkani por dhe më gjerë. Pushtimi Romak ka filluar në vitin 148 B.C dhe ka sunduar për 500 vjet.
Sllavët kanë ardhur në Ballkan nga viti 500 deri 1300. Mbas vitit 1300 gadishlli ka qenë i pushtuar nga Turqia. Kjo periudhë ka zgjatur rreth 500 vjet. Në fillim të viteve 1800 popujt e ballkanit e panë të arsyshme dhe kërkuan indipendencë. Të parët ishin Grekë që fituan indipendencë nga Turku në vitin 1821. Dhe më vonë deri në vitin 1908 vazhduan të marrin pamvarsi Mali I Zi, Serbia,Bullgaria dhe Romania. Në vitin 1878 u mbajt kongersi i Berlinit I cili u njohu pavarsinë Malit të Zi, Romania dhe Serbia. Ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria vazhdonin të mbaheshin të pushtuara na turku.
Mbas viti 1912 duke e parë gjendjen mjerane në të cilën ishte katandisur Turqia , shtetet ballkanike si Greqia, Serbia , Mali I Zi dhe Bullgaria i shpallën luftë . Qëllimi I luftës ishte të uzorponin sa më shumë të ishte e mundur nga trojet shqiptare.
Me 8 tetor 1912 Mali I Zi filloi luftën për të marrë Shkodën. Me 17 tetor 1912 turku u fut në luftë me Bullgarin dhe me Serbin. Kurse me 18 po tetor Greku gjithashtu i shpalli luftë turkut. Si rezultat i kësaj lufte që u quajt lufta e parë ballknike Turku vazhdoi të mbaj Stambollin, Serbët Kosoven dhe Shkupin dhe grekët Selanikun. Megjithse konferenca e londrës e mbajtur me 3 dhjetor 1912 u mblodh për të vendos paqe dhe I këkoi turqisë të lironte tokat e pushtuara dhe të pagunte dëmet e luftës. Turku nuk pranoi deri në shkurt – maj 1913. Gjat kësaj periudhe të shkurtër kohore Greqia pushtoi Janinën . Konferenca e dyte për paqe u mbajt përsëri në Londër ne 20 maj 1913 dhe fuqitë e mëdhaja lejuan coptimin e Shqipërisë.
Kërkesat e përfaqësusve shqiptrë nuk u përfillën, nga të fuqishmit pjesmarrës në këtë konferenc.
Untitled Album
2 Photos
No automatic alt text available.

The post Ballkani në Lashtësi është quajtur “ ILLYRICUM” appeared first on 55 News.

]]>
Disa fakte interesante/ Ja ku lindi “tapeti i kuq”… https://55news.al/kulture/disa-fakte-interesante-ja-ku-lindi-tapeti-i-kuq/ Sun, 08 Apr 2018 16:18:13 +0000 https://new.55news.al/?p=4458 1. Kultura e Tapetit të Kuq i ka fillesat në Greqinë e lashtë. Përmendja më e hershme ka qenë në dramën “Agamemnoni”, ku “Rruga Crimson” përdorej për të treguar pozitën, ndërsa ishte një luks që i përshtatej vetëm perëndive. 2. Kryetarët e bashkive të Kartagjenës dhe Romës, nënshkruan një traktat paqeje zyrtare 2000 vjet pas […]

The post Disa fakte interesante/ Ja ku lindi “tapeti i kuq”… appeared first on 55 News.

]]>

1. Kultura e Tapetit të Kuq i ka fillesat në Greqinë e lashtë. Përmendja më e hershme ka qenë në dramën “Agamemnoni”, ku “Rruga Crimson” përdorej për të treguar pozitën, ndërsa ishte një luks që i përshtatej vetëm perëndive.

2. Kryetarët e bashkive të Kartagjenës dhe Romës, nënshkruan një traktat paqeje zyrtare 2000 vjet pas përfundimit të Luftërave Punike.

3. Gjatë Murtajës së Zezë, anijet që hynin në portet e qyteteve, ishin të detyruara të prisnin 40 ditë për të parandaluar infektimin e mundshëm. Fjala italiane për numrin 40 “Quaranta”, fitoi një përdorim ndërkombëtar në zhargonin e mjekësisë, “karantinë”.

4. Dinastia Han e Kinës kreu shpime për gaz natyror, e transportoi atë në tubacionet dhe kontenierët e gazit dhe e përdori për t’u ngrohur në soba … dhe e gjitha kjo në vitin 200 para Krishtit.

5. Posta shpërndahej 12 herë në ditë në Londrën e Mbretëreshës Viktoria në shekullin XIX, me përgjigjet e menjëhershme dhe shpesh të pritura. Prandaj, njerëzit mërziteshin nëse letrat nuk pranoheshin brenda disa orësh.

6. Një paradë e përbashkët ushtarake naziste-sovjetike u mbajt në 22 shtator 1939 në Brest-Litovsk, për t’i treguar botës fuqinë e paktit të sapoformuar sovjeto-nazist.

7. Makaronët ishin të rinj anglezë, të cilët praktikonin sjellje femërore dhe visheshin në mënyrë shumë ekstravagante. Ata ishin pjesëtarë të Klubit Makaroni, dhe mbanin një pendë në kapelet e tyre. Ata gjithashtu mbanin me vete dy ora xhepi:”një për të treguar sa ishte ora, dhe tjetrën për të thënë sesa nuk ishte”.

8. E purpurta është e njohur gjerësisht si një ngjyrë “mbretërore”, sepse qindra vite më parë kur njerëzit mbështeteshin vetëm tek ngjyrat natyrale, e purpurta u zbulua nga kërmijtë e detit. Procesi i nxjerrjes dhe prodhimit mund të përballohej financiarisht vetëm nga monarkët. Për të krijuar një ide sesa i shtrenjtë është, kini parasysh që një onc ari aktualisht kushton 1.200 dollarë. Ndërsa një ons Tyrian ngjyrë e purpurt ka një çmim prej rreth 100.000 dollarësh.

9. Në 30 maj 1883, një grua që po kalonte urën në Bruklin të Nju Jorkut, përhapi panik se ajo ishte duke u shembur. Nga lëvizja e beftë e e qindra njerëzve gjetën vdekjen 12 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.

10. Një tregtar romak që shiste bizhuteritë të rreme u dënua për t’u përballur me një luan në arenën e gladiatorëve. Kur më në fund porta u hap, prej aty doli një pulë. Perandori Galienus tha:”Meqë ai mashtronte të tjerët, unë vendosa të ndëshkoj me një tjetër mashtrim”. 

The post Disa fakte interesante/ Ja ku lindi “tapeti i kuq”… appeared first on 55 News.

]]>