lavatrice Archives - 55 News https://55news.al/tag/lavatrice/ Mon, 03 Aug 2020 21:53:04 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lavatrice Archives - 55 News https://55news.al/tag/lavatrice/ 32 32 Lavatricja e parave të drogës,Veliaj,sulm mbi Ora News https://55news.al/politike/lavatricja-e-parave-te-droges-veliaj-sulm-mbi-ora-news/ Mon, 03 Aug 2020 21:53:04 +0000 https://new.55news.al/?p=170155 Presidenti i Yldon Media Group, zoti Ylli Ndroqi,disa muaj me pare ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.Shkak për këtë janë bërë deklarimet e bëra në media apo në reagimet ndaj gazetarëve të Rtv Ora apo Ora News.Përmes tyre ai ka përhapur qëllimisht ndaj […]

The post Lavatricja e parave të drogës,Veliaj,sulm mbi Ora News appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Yldon Media Group, zoti Ylli Ndroqi,disa muaj me pare ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.Shkak për këtë janë bërë deklarimet e bëra në media apo në reagimet ndaj gazetarëve të Rtv Ora apo Ora News.Përmes tyre ai ka përhapur qëllimisht ndaj Z.Ndroqi deklarata të rreme dhe të pa vërteta, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin e tij.

Ne fakt perballja e Ora News ,realisht nuk eshte me kryetarin e Bashkise Tirane por me nje Armik real te te gjjtha mediave .
Rasti i televizionit Ora është më flagranti në rradhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës. Gazetarët e RTV Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliaj për shkak të punës së pavarur të gazetarëve që vënë në dukje abuzimet skandaloze të Bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit.
Lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora News ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.

Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.

Avokati i Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Kujtojme se disa dite me pare,para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim.Por Z.Ndroqi jo vetem qe se pranoi pajtimin ,madje me ultimatum i beri thirrje kryebashkiakut te paraqitej ne gjyq.

Kjo ishte nje hakmarrje e paster.Mesazhi i Erion Veliaj është i qartë. Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe ndaj Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranohen kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin.

Per kete ceshtje ka reaguar edhe Partia Demokratike : “Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.
Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.”- eshte shprehur ish deputetja Vokshi.

E gjithe shpikja e Erion Veliajt si person qendron mbi nje fallcitet te madh politik. Ai eshte nje gjetje e shemtuar e sektit te rilindjes dhe nje armik i fjales dhe medias se lire ,pronare mediash dhe gazetare sot duhet ti jene mirenjohes Ora News-it per luften ndaj nje njeriu hipokrit me median dhe gazetaret .
E gjjthe keshtjella prej rere e Veliajt e ashtuquajtur PR pervecse bazohet mbi imazhe te genjeshterta dhe qesharake , kujtojme ketu qe ky edhe per nje qese miell merr gazetare me vete por tashme me Ora News ka nxjerre dhembet dhe fytyren e vertete duke u treguar edhe mjaft hakmarres, marrim shembull njerezit e presidentit Ylli Ndroqi te cilet i ka pushuar nga puna.
Ky konflikt dhe perballja e presidentit Ndroqi dhe medias se tij eshte pasqyra reale e vertete ku shitesi i fiqve del ne portretin e tij si armik i fjales se lire,si lavatrice e pastrimi parave droges, vrases i Ardit Gjoklajt si shkaterrues i TK per kullat e droges, si njeriu i Ndraghetes .

The post Lavatricja e parave të drogës,Veliaj,sulm mbi Ora News appeared first on 55 News.

]]>
“Tirana po shndërrohet në “lavatriçe” të pastrimit të parave të dyshes Rama-Veliaj” https://55news.al/politike/tirana-po-shnderrohet-ne-lavatrice-te-pastrimit-te-parave-te-dyshes-rama-veliaj/ Thu, 12 Jul 2018 19:36:25 +0000 https://new.55news.al/?p=34392 Për zëdhënësen e Partisë Demokratike Ina Zhupa, Tirana është shndërruar në një “lavatriçe të pastrimit të parave”. E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, zëdhënësja e PD-së Zhupa thotë se pjesë e kësaj skeme të pastrimit të parave është edhe projekti për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, bashkë me 6 kulla. Sipas saj, dyshja […]

The post “Tirana po shndërrohet në “lavatriçe” të pastrimit të parave të dyshes Rama-Veliaj” appeared first on 55 News.

]]>
Për zëdhënësen e Partisë Demokratike Ina Zhupa, Tirana është shndërruar në një “lavatriçe të pastrimit të parave”.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, zëdhënësja e PD-së Zhupa thotë se pjesë e kësaj skeme të pastrimit të parave është edhe projekti për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, bashkë me 6 kulla.

Sipas saj, dyshja Rama-Veliaj po pastrojnë paratë e përfituar në rrugë kriminale siç është trafiku i drogës. Për Zhupën, kjo vihet re tek fakti se nga viti në vit nuk ka asnjë rritje të marrjes së kredive nga bizneset, dhe se as këto biznese nuk reflektojnë rritje të të ardhurave të tyre, që të mund më pas t’i investojnë në ndërtime në Tiranë.

Kjo, thekson Zhupa, ngre hije të forta dyshimi se nga po vijnë gjithë këto para që po investohen në projekte e kulla në qendër të kryeqytetit.

Zëdhënësja e PD-së thotë se projektet e Veliajt dhe Ramës, jo vetëm po përdoren për të pastruar paratë, por shton se edhe Tirana po humbet identitetin e saj me shembjen e një sërë ndërtesash, siç është rasti i Teatrit Kombëtar.

Sa i përket situatës brenda PD-së, Zhupa nënvizon se që nga humbja e zgjedhjeve në qershorin e 2017, tashmë situata brenda selisë blu ka ndryshuar duke mësuar nga gabimet që i shkaktuan rezultatin e vitit të kaluar./gsh

The post “Tirana po shndërrohet në “lavatriçe” të pastrimit të parave të dyshes Rama-Veliaj” appeared first on 55 News.

]]>
Londra, “lavatriçja” e Rusisë/ Pastron paratë e individëve të lidhur me Kremlinin https://55news.al/globi/londra-lavatricja-e-rusise-pastron-parate-e-individeve-te-lidhur-me-kremlinin/ Tue, 22 May 2018 15:47:28 +0000 https://new.55news.al/?p=18525 Komisioni i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, bëri të ditur në një raport se Londra po përdoret si një bazë e aktiveve të korruptuara të individëve të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin.  “Përdorimi i Londrës si bazë për paratë e pista të individëve të lidhur me Kremlinin, është tashmë e […]

The post Londra, “lavatriçja” e Rusisë/ Pastron paratë e individëve të lidhur me Kremlinin appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, bëri të ditur në një raport se Londra po përdoret si një bazë e aktiveve të korruptuara të individëve të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin. 

“Përdorimi i Londrës si bazë për paratë e pista të individëve të lidhur me Kremlinin, është tashmë e qartë se përfshihet në një strategji më të gjerë të Rusisë dhe ka pasoja për sigurinë kombëtare”, shkruhet në raportin “Korrupsioni Rus në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti nënvizon se lufta kundër pastrimit të parasë në Londër duhet të jetë një prioritet i politikave të jashtme të Britanisë.  Komisioni deklaroi se asetet e ruajtura dhe pastruara në Londër, në mënyrë direkte dhe indirekte, mbështesin fushatën e Putin për të shkatërruar sistemin ndërkombëtar të rregullave,  përkeqësojnë marrëdhënien me aleatët dhe dëmtojnë rrjetet që mbështesin politikat e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë,  sipas publikimit, Britania po hesht gjithashtu mbi rolin e Londrës në fshehjen e të ardhurave të korrupsionit të lidhur me Kremlinin.   Komisioni deklaroi se autoritetet vendase duhet të ndërtojnë një strategji koherente  dhe pro-aktive për Rusinë, të drejtuar nga Zyra e Jashtme dhe Commonwealth-it. Megjithatë, roli i Londrës në pastrimin e parasë nuk  është surprizues, ndërkohë që qyteti njihet gjerësisht si baza e të pasurve rusë, përfshirë oligarkët dhe biznesmenët.

Komisioni e quajti Londrën “lavatriçja” e aktiveve të korruptuara të Rusisë.  Sipas raportit, ndër masat që mund të merren janë fuqizimi i sanksioneve kundër individëve të lidhur me regjime armiqësore,  si dhe themelimin e një regjistri për zotërimet e  kompanive të huaja që mund të ekspozojnë individë që blejnë prona nëpërmjet kompanive “offshore”.

The post Londra, “lavatriçja” e Rusisë/ Pastron paratë e individëve të lidhur me Kremlinin appeared first on 55 News.

]]>