Lealba Pelinku Archives - 55 News https://55news.al/tag/lealba-pelinku/ Fri, 02 Aug 2019 15:09:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Lealba Pelinku Archives - 55 News https://55news.al/tag/lealba-pelinku/ 32 32 PD paralajmëron Lleshin: 30 milionë eurot do t’i sekuestrohen farës së keqe e do tu kthehen shqiptarëve https://55news.al/politike/pd-paralajmeron-lleshin-30-milione-eurot-do-t-i-sekuestrohen-fares-se-keqe-e-do-tu-kthehen-shqiptareve/ Fri, 02 Aug 2019 15:09:57 +0000 https://new.55news.al/?p=112292 Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD Lealba Pelinku reagon ndaj ministrit të brendshëm Sandër Lleshi pas publikimit të skandalit me unformat e Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungojnë as dokumentet, Pelinku ndër të tjera shprehet se, ministri i tenderit hajdut prej 30 milionë eurosh, sulmon opozitën dhe nuk përgjigjet se përse […]

The post PD paralajmëron Lleshin: 30 milionë eurot do t’i sekuestrohen farës së keqe e do tu kthehen shqiptarëve appeared first on 55 News.

]]>
Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD Lealba Pelinku reagon ndaj ministrit të brendshëm Sandër Lleshi pas publikimit të skandalit me unformat e Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungojnë as dokumentet, Pelinku ndër të tjera shprehet se, ministri i tenderit hajdut prej 30 milionë eurosh, sulmon opozitën dhe nuk përgjigjet se përse eleminoi garën e ndershme për uniformat.

Postimi i plotë i Lealba Pelinkut:

Sandër Lleshajt iu deshën 24 orë për të reaguar për tenderin korruptiv të uniformave të policisë, por në vend të fakteve, sulmoi opozitën.

Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmuar afatin për pjesëmarrjen në tender. Sandër Lleshaj nuk ka gojë të flasë as për të shpjeguar pse tani ka vendosur procedurën e kufizuar, ndërsa vetëm pak muaj më parë, lejoi procedurën e hapur.

Tenderi 30 milionë euro i uniformave të policisë nuk është një tender i jashtëzakonshëm, që kërkon materiale të ndërlikuara, siç e ka keqpërdorur parashikimin ligjor Sandër Lleshaj.

Janë pantallona, xhaketa, këpucë dhe gjëra të tjera të zakonshme të uniformës së policit, që gjenden lehtësisht në treg, që mund të prodhohen nga mijëra kompani shqiptare dhe të huaja, qoftë edhe “me specifikime e standarde të veçanta”- siç belbëzon Sandër Lleshaj, i kapur në flagrancë  me 30 milionë euro tender korruptiv.

Kjo është fara më e keqe e politikanëve. Është kjo farë që na grabit, na dhunon dhe na kërkon të heshtim për krimet e tyre. Një përpjekje e çuar dëm, sepse opozitës dhe qytetarëve nuk ia mbyll dot gojën as me gaz, as me kërcënime me gjyq. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestrohen farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

The post PD paralajmëron Lleshin: 30 milionë eurot do t’i sekuestrohen farës së keqe e do tu kthehen shqiptarëve appeared first on 55 News.

]]>
“Rama, 11.3 miliardë lekë për luks, aq sa është fondi për ndihmën ekonomike” https://55news.al/politike/rama-11-3-miliarde-leke-per-luks-aq-sa-eshte-fondi-per-ndihmen-ekonomike/ Sun, 02 Sep 2018 11:05:15 +0000 https://new.55news.al/?p=46005 Lealba Pelinku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në një konferencë për shtyp në selinë e PD-së, deklaroi se vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Sipas saj kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti […]

The post “Rama, 11.3 miliardë lekë për luks, aq sa është fondi për ndihmën ekonomike” appeared first on 55 News.

]]>
Lealba Pelinku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në një konferencë për shtyp në selinë e PD-së, deklaroi se vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë.

Sipas saj kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

Deklarata e plotë

Ndërsa Shqipëria kryeson turpshëm listën e vendeve të varfëra, qeveria Rama për pesë vite ka vazhduar praktikën e shtimit të luksit për interesa personale, praktikën e shpërdorimit të parasë publike për luksin personal.

Rama urdhëroi shpërdorimin e miliarda lekëvevë marra borxh nga FMN, duke i kthyer në bojë për fasada, duke rritur borxhin publik në kufijtë më të lartë në histori.

Por nuk grabitja nga korrupsioni nuk ndalet me miliardat në të ashtëquajturën rilindjen urbane.

Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro.

Sa më shumë shfleton fletoret e buletinet e tenderave publik, aq më shumë tmerrohesh nga skandali në të cilin është përfshirë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.

Këto dy institucione janë vetëm disa nga lista e gjatë e atyre segmenteve të qeverisë që abuzojnë, keqpërdorin paratë e shqiptarëve, ndërkohë që 38% e shqiptarëve kanë shpenzuar më pak për ushqimet e tyre e të fëmijëve të tyre.

Kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

Në vetëm 8 muaj 20 miliarde lekë i janë hequr shqiptarëve për të blerë a marrë me qira automjete me specifikime që sheikët dhe bosët e mafies ia lejojnë vetes. Kjo sepse zyrtarët e Ramës së charterave, duhet të udhëtojnë si turistë klasi nga një qytet në tjetrin, duke dhënë spektaklet e radhës me një popull që nuk ushqen dot fëmijët e tij dhe që i largon ata nga bankat e shkollës.

113 milionë lekë automjet Sedan blen Kuvendi i Shqipërisë pa iu dridhur dora, ndërkohë që nuk ka parà për të persekutuarit e pronarët e nëpërkëmbur.

Kjo është keqqeverisja që Edi Rama dhe banda e tij në pushtet I ofron sot shqiptarëve. Ndaj Partia Demokratike, fton qytetarët, gjithë ata që ende kanë shpresë se ky vend meriton më të mirën, ti thonë stop qeverisë që vjedh ndihmën ekonomike dhe e kthen në luks për qeveritarët.

Partia Demokratike, me ardhjen e saj në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm I jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar, nga Edi Rama deri tek më I thjeshti firmëtar tenderësh, PPP-shë  apo koncensioni korruptiv në këtë vend.

The post “Rama, 11.3 miliardë lekë për luks, aq sa është fondi për ndihmën ekonomike” appeared first on 55 News.

]]>