legalizohen Archives - 55 News https://55news.al/tag/legalizohen/ Wed, 07 Nov 2018 13:19:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png legalizohen Archives - 55 News https://55news.al/tag/legalizohen/ 32 32 Lista e re, legalizohen ndërtesat dhe shtesat përreth Tiranës! https://55news.al/aktualitet/lista-e-re-legalizohen-ndertesat-dhe-shtesat-perreth-tiranes/ Wed, 07 Nov 2018 13:19:33 +0000 https://new.55news.al/?p=65204 Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale ka publikuar listën me emrat e 63 personave që kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Këto leje jepen për shtesat e objekteve. Përfituesit janë të gjithë nga zonat përreth Tiranës. Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqitet pranë zyrave të ALUIZNI-t, Tirana […]

The post Lista e re, legalizohen ndërtesat dhe shtesat përreth Tiranës! appeared first on 55 News.

]]>
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale ka publikuar listën me emrat e 63 personave që kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit.

Këto leje jepen për shtesat e objekteve. Përfituesit janë të gjithë nga zonat përreth Tiranës. Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqitet pranë zyrave të ALUIZNI-t, Tirana 2 për të tërhequr lejet e legalizimit.

Po ashtu, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale ka publikuar listën me 1200 banorë që kanë gati lejen e legalizimit në Tiranë. “Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t, Tiranë me dokument identifikimi. Përfituesit duhet të tërheqin një kopje të lejes së legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pajisjen e tyre me çertifikatën e pronësisë” njofton ALUIZNI.

The post Lista e re, legalizohen ndërtesat dhe shtesat përreth Tiranës! appeared first on 55 News.

]]>
Në Prishtinë rreth 46 mijë objekte pa leje presin të legalizohen https://55news.al/bota-shqiptare/ne-prishtine-rreth-46-mije-objekte-pa-leje-presin-te-legalizohen/ Fri, 20 Jul 2018 07:16:53 +0000 https://new.55news.al/?p=36455 Prishtinë, 20 qershor- Projektligji për ndërtimet pa leje ka dështuar të miratohet në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës. Shkak për këtë është bërë mungesa e kuorumit. Dy subjektet opozitare LDK-ja e VV-ja, kanë braktisur seancën, ndaj miratimi i Projektligjit është bërë i pamundshëm. Një votim i ngjashëm ka dështuar edhe një javë […]

The post Në Prishtinë rreth 46 mijë objekte pa leje presin të legalizohen appeared first on 55 News.

]]>
Prishtinë, 20 qershor- Projektligji për ndërtimet pa leje ka dështuar të miratohet në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Shkak për këtë është bërë mungesa e kuorumit. Dy subjektet opozitare LDK-ja e VV-ja, kanë braktisur seancën, ndaj miratimi i Projektligjit është bërë i pamundshëm.

Një votim i ngjashëm ka dështuar edhe një javë më parë, për të njëjtat arsye.

Miratimi i Projektligjit për ndërtimet pa leje do të mundësonte fillimin e procedurës për legalizim të mbi 300 mijë ndërtimeve të tilla në gjithë Kosovën.

Vetëm në kryeqytetin kosovar, janë identifikuar afro 46 mijë sosh. Zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri, ka thënë se komuna është në proces të pranimit teknik të disa objekteve të ndërtuara.

“Nga lëndët e mbetura të pakompletuara qe shumë vite, kanë qenë 72 aplikime, kurse sivjet kanë aplikuar edhe 19 raste të tjera. Deri tash, vetëm 7 raste kanë marrë pranimin teknik në Inspektorat dhe janë bartur në Urbanizëm për certifikatë të përdorimit, si dhe 8 raste të tjera janë pranë përfundimit” , ka thënë Tahiri

The post Në Prishtinë rreth 46 mijë objekte pa leje presin të legalizohen appeared first on 55 News.

]]>