lek Archives - 55 News https://55news.al/tag/lek/ Thu, 08 Nov 2018 17:41:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lek Archives - 55 News https://55news.al/tag/lek/ 32 32 Zef Deda zbulon realitetin e hidhur: ‘I bëmë të gjitha në jetë, por lekë nuk bëmë kurrë!’ https://55news.al/show-biz/zef-deda-zbulon-realitetin-e-hidhur-i-beme-te-gjitha-ne-jete-por-leke-nuk-beme-kurre/ Thu, 08 Nov 2018 17:41:17 +0000 https://new.55news.al/?p=65664 Një emision i dedikuar i gjithë për Shkodrën dhe traditën shkodrane. E tillë ishte mbrëmja e kësaj të mërkure të “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Edhe kur flitet për Shkodrën dhe artin shkodran nuk mund të mos jetë prezent artisti i mirënjohur, njëkohësisht edhe Mjeshtër i Madh, Zef Deda. Në fillim të mbrëmjes, […]

The post Zef Deda zbulon realitetin e hidhur: ‘I bëmë të gjitha në jetë, por lekë nuk bëmë kurrë!’ appeared first on 55 News.

]]>
Një emision i dedikuar i gjithë për Shkodrën dhe traditën shkodrane. E tillë ishte mbrëmja e kësaj të mërkure të “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Edhe kur flitet për Shkodrën dhe artin shkodran nuk mund të mos jetë prezent artisti i mirënjohur, njëkohësisht edhe Mjeshtër i Madh, Zef Deda.

Në fillim të mbrëmjes, teksa po shkëmbeheshin batutat e para mes të ftuarve Mitro Çela dhe Zef Deda, ky i fundit me nota humori, por të vërteta shprehet: “Në këtë jetë i bëmë të gjitha si artistë, por lekë nuk bëmë kurrë!”.

Duhet theksuar se ky është një realitet shumë i hidhur për shumë prej artistëve shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj ditë e kanë të vështirë të përballojnë jetesën qoftë në kryeqytet, qoftë në rrethina, edhe pse mbaj tituj nderi e dekorime të ndryshme për sukseset e pashlyeshme në historian e artit shqiptar.

Gjithsesi, e gjithë mbrëmja e Soirées ka kaluar me humor fin dhe me muzikë siç vetëm shkodranët dinë të bëjnë.

z1

The post Zef Deda zbulon realitetin e hidhur: ‘I bëmë të gjitha në jetë, por lekë nuk bëmë kurrë!’ appeared first on 55 News.

]]>
Një tjetër gjyq i humbur për Flamurtarin, ish-trajneri i merr 100 mln lekë https://55news.al/sport/nje-tjeter-gjyq-i-humbur-per-flamurtarin-ish-trajneri-i-merr-100-mln-leke/ Sat, 20 Oct 2018 09:33:34 +0000 https://new.55news.al/?p=59552 Problemet me ish-lojtarët apo ish-trajnerët nuk kanëfund për klubin vlonjat, që së fundi ka humbur një tjetër gjyq. Sipas të përditshme “Panorama Sport”, Flamurtari duhet t’i paguajë ish-trajnerit Stanislav Levý shumën prej 100 milionë lekësh, pasi FIFA i ka dhënë të drejtë çekut. Levý e ka drejtuar skuadrën vlonjate në vitin 2016, por disa muaj, […]

The post Një tjetër gjyq i humbur për Flamurtarin, ish-trajneri i merr 100 mln lekë appeared first on 55 News.

]]>
Problemet me ish-lojtarët apo ish-trajnerët nuk kanëfund për klubin vlonjat, që së fundi ka humbur një tjetër gjyq. Sipas të përditshme “Panorama Sport”, Flamurtari duhet t’i paguajë ish-trajnerit Stanislav Levý shumën prej 100 milionë lekësh, pasi FIFA i ka dhënë të drejtë çekut.

Levý e ka drejtuar skuadrën vlonjate në vitin 2016, por disa muaj, pasi më pas u largua. Ai vendosi ta hidhte klubin vlonjat në gjyq, që tashmë e ka fituar. Në atë kohë ka pasur akuza të forta edhe nga drejtuesit e ekipit kuqezi për mënyrën e largimit të Levý-t, i akuzuar se kishte braktisur ekipin. Idrizi arriti deri në atë pikë sa e akuzonte çekun se drejtonte stërvitjet i dehur.

Problem tjetër që i shtohet Flamurtarit në lidhje me detyrimet financiare, ndërkohë që vazhdon debati me bashkinë e qytetit, drejtuesit e të cilës së fundi i kanë kërkuar administratorit Idrizi të çojë kërkesë zyrtare në lidhje me çështjen e borxheve të paguara, që  drejtuesit e i klubit kërkon t’i kthehen mbrapsht.

levi

The post Një tjetër gjyq i humbur për Flamurtarin, ish-trajneri i merr 100 mln lekë appeared first on 55 News.

]]>
Telefonata e Stresit me grupin Bajri, Sali Lushaj: U kërkoi lekët e koncertit https://55news.al/aktualitet/telefonata-e-stresit-me-grupin-bajri-sali-lushaj-u-kerkoi-leket-e-koncertit/ Sat, 20 Oct 2018 09:26:01 +0000 https://new.55news.al/?p=59548 Sali Lushaj babai i këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur nga të gjithë me ermin ‘Stresi’ ka reaguar sërish për raportimet që bëhen mbi arrestimin e djalit të tij. Mediat kanë raportuar se në përgjimet e prokurorisë rezulton se Stresi ka kontaktuar në telefon me anëtarë të grupit Bajri, i goditur pak javë më parë në […]

The post Telefonata e Stresit me grupin Bajri, Sali Lushaj: U kërkoi lekët e koncertit appeared first on 55 News.

]]>
Sali Lushaj babai i këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur nga të gjithë me ermin ‘Stresi’ ka reaguar sërish për raportimet që bëhen mbi arrestimin e djalit të tij.

Mediat kanë raportuar se në përgjimet e prokurorisë rezulton se Stresi ka kontaktuar në telefon me anëtarë të grupit Bajri, i goditur pak javë më parë në qytetin e Shkodrës.

Ndryshe nga sa deklarohet në media, Sali Lushaj shprehet me anë të një postimi në ‘Facebook’, se djali i tij ka kontaktuar me anëtarë të kësaj familje për të marrë pagesën që i takonte sa i përket performancës që ka zhvilluar në lokalin e tyre.

“Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”, shkruan Lushaj.

Stresi u arrestua nga policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas përgjimeve të publikuara në media, ai dyshohet se i ka kërkuar grupi Bajri ndihmë për t’u arratisur nga Shqipëria.

The post Telefonata e Stresit me grupin Bajri, Sali Lushaj: U kërkoi lekët e koncertit appeared first on 55 News.

]]>
Tatimorët zhvatës, i merrnin nga 200 mijë lekë bizneseve në Durrës https://55news.al/aktualitet/tatimoret-zhvates-i-merrnin-nga-200-mije-leke-bizneseve-ne-durres/ Wed, 03 Oct 2018 13:28:42 +0000 https://new.55news.al/?p=54588 Qindra inspektorë tatimesh kanë dalë në terren për të konstatuar evazionin fiskal, kush nuk pret kuponin tatimor apo mban punëtorë në të zeze. Por 3 inspektorë të zbatimit nga Tirana, në vend që të luftonin paligjshmërinë, kryenin akte korruptive. Ata i vinin gjoba bizneseve me probleme që varionin deri në 200 mijë lekë. Tre muaj […]

The post Tatimorët zhvatës, i merrnin nga 200 mijë lekë bizneseve në Durrës appeared first on 55 News.

]]>
Qindra inspektorë tatimesh kanë dalë në terren për të konstatuar evazionin fiskal, kush nuk pret kuponin tatimor apo mban punëtorë në të zeze.

Por 3 inspektorë të zbatimit nga Tirana, në vend që të luftonin paligjshmërinë, kryenin akte korruptive. Ata i vinin gjoba bizneseve me probleme që varionin deri në 200 mijë lekë. Tre muaj nën hetim dhe disa denoncime mjaftuan për ti prangosur ata.

Inspektorët e hetimit tatimor, Gentian Elezi dhe Artan Kroj u arrestuan në flagrancë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Ndaj tyre gjykata e Durrësit ka vendosur edhe masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet kishin nisur që në muajin korrik nga Krimi Ekonomiko Financiar dhe organi i akuzës. Sipas burimeve, janë dokumentuar disa raste të marrjes së ryshfetit nga inspektorët e rajonit qendror Tiranë, drejtori që mbulon edhe qytetin e Durrësit.

Menjëherë pas ndalimit drejtoria e përgjithshme e tatimeve njoftoi edhe lirimin nga detyra të 3 inspektorëve që akuzohen për “korrupsion pasiv” dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “Shpërdorim të detyre”.

Gjatë sezonit turistik tatimet zhvilluan një aksion të gjerë në zonat bregdetare me qëllim luftën ndaj informalitetit.

Baret dhe restorantet që kapeshin përsëritës, duke mos dhënë kuponin tatimor, bllokoheshin nga tatimet për 30 ditë. Kjo masë drastike detyronte bizneset që të paguanin nën dorë gjobat ndaj inspektorëve të tatimeve në mënyrë që mos u prishej aktiviteti gjatë sezonit turistik./tch

The post Tatimorët zhvatës, i merrnin nga 200 mijë lekë bizneseve në Durrës appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë…të BUKUR! https://55news.al/aktualitet/arrestohet-zyrtari-kerkonte-500-mije-lek-te-vjetra-per-nje-targe-te-bukur/ Thu, 27 Sep 2018 17:46:27 +0000 https://new.55news.al/?p=52877 Përzgjedhja e një targe të bukur kushton, dhe për ta pasur duhet të paguash nën mëngë! Kjo skemë i ka kushtuar prangat një specialisti të Regjistrimit të Automjeteve në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, si dhe një personi të dytë në rolin e sekserit. Në një operacion të koduar “Targa e bukur”, policia dhe […]

The post Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë…të BUKUR! appeared first on 55 News.

]]>
Përzgjedhja e një targe të bukur kushton, dhe për ta pasur duhet të paguash nën mëngë! Kjo skemë i ka kushtuar prangat një specialisti të Regjistrimit të Automjeteve në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, si dhe një personi të dytë në rolin e sekserit.

Në një operacion të koduar “Targa e bukur”, policia dhe prokuroria e kryeqytetit arrestuan specialistin 38-vjecar Arjan Elezi dhe 31-vjecarin sekser Sefer Myftari.

Ata i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Në momentin e kapjes në flagrancë atyre ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .

Ata do të hetohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër që rëndon ndaj specialistit të targave, dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në ngarkim të sekserit.

The post Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë…të BUKUR! appeared first on 55 News.

]]>
Skandali në Komisariatin e Gramshit: Oficeri i policisë i merr 50 mijë lekë qytetarit https://55news.al/aktualitet/skandali-ne-komisariatin-e-gramshit-oficeri-i-policise-i-merr-50-mije-leke-qytetarit/ Thu, 06 Sep 2018 19:22:57 +0000 https://new.55news.al/?p=47280 “Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal në Komisariatin e Gramshit, ku një oficer i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe i ka marrë 50 mijë lekë një qytetari, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte. Aleksandër Boçi, nga fshati Kërpicë i Gramshit, rrëfeu rastin në emisionin investigativ, duke deklaruar […]

The post Skandali në Komisariatin e Gramshit: Oficeri i policisë i merr 50 mijë lekë qytetarit appeared first on 55 News.

]]>
“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal në Komisariatin e Gramshit, ku një oficer i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe i ka marrë 50 mijë lekë një qytetari, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte.

Aleksandër Boçi, nga fshati Kërpicë i Gramshit, rrëfeu rastin në emisionin investigativ, duke deklaruar se presioni i është ushtruar brenda Komisariatit dhe ai është detyruar të paguante, sepse i duhej të mbante gruan me 4 fëmijë, si i vetmi krah pune në familje.

Boçi shpjegoi se historia ka nisur në muajin gusht, kur bashkë me një kolegun e tij kanë shkuar në Tomorr për të punuar bashkë dhe fitimet t’i ndanin përgjysmë. Por, kur është kthyer nga Tomorri i ka kërkuar kolegut t’i japë 400 mijë lekë të punës së tij, por ai i ka thënë se nuk kishin ndonjë kontratë bashkë e nuk do i jepte parà.

Në këto kushte, më 26 gusht, 39-vjeçari nga Kërpica e Gramshit i është drejtuar policisë për ndihmë, duke kërkuar që ta ballafaqonin me kolegun, pasi ai i shmangej e nuk i jepte paratë. Më pas, ai ka shkuar sërish ta kërkojë kolegun te shtëpia, ku ka gjetur vajzën dhe gruan e tij.

Boçi tregon se ka pyetur vajzën e kolegut se ku ndodhej ai, por ajo nuk i ka treguar. Kështu, qytetari i është drejtuar sërish Komisariatit, ku ka takuar shefin e Krimeve dhe ky i fundit e ka orientuar tek oficerët e Policisë Gjyqësore për të bërë denoncim.

“Kam shkuar për të bërë denoncim tek oficeri Agron Zeka, por në ato momente, në Komisariat kanë ardhur gruaja dhe vajza e kolegut, të cilat më kanë denoncuar sikur i kisha kërcënuar. Më pas, oficeri i policisë Agron Zeka më ka marrë në pyetje, duke më thënë se rrezikoja 17 vite burg ndaj kërkova avokat. Pasi kërkova avokat, ai më tha se e njihte avokatin që do merrja unë, prandaj më mirë t’ia jepja atij paratë që do i jepja avokatit, dhe ai nuk do të më arrestonte. Për këtë, ai më ka thënë se duhej të paguaja 50 mijë lekë deri atë pasdite dhe do të m’i dërgonte letrat në Prokurori në gjendje të lirë”, shpjegon për “Fiks Fare”, Aleksandër Boçi.

Ai thotë se duhej t’i paguante lekët me patjetër, pasi ndryshe e arrestonin. Për të denoncuar këtë rast, ai ka kërkuar ndihmën e “Fiks Fare”.

Pas denoncimit, “Fiks Fare” ndoqi rastin hap pas hapi dhe qytetari i telefonoi oficerit të Policisë Gjyqësore, Agron Zeka. Ai kërkoi ta takonte me qëllim për t’i dhënë lekët. Në telefonatën e parë, oficeri Zeka i thotë se kishte ikur nga Gramshi dhe ndodhej në Durrës, por mund të takoheshin të hënën.

Që të hënën në mëngjes, qytetari e telefonon sërish dhe oficeri i thotë se do të vonohej rreth 1 orë e gjysmë, e më pas do të takoheshin. Pasi oficeri mbërrin në Gramsh, ai dhe qytetari e lënë të takohen te “Parku” në Gramsh. Oficeri i policisë shkoi me makinën e tij private dhe pasi u sigurua se nuk kishte persona që mund ta shihnin, nuk doli nga makina.

Qytetari i thotë se i ka sjellë atë për të cilën kishin biseduar, por i kërkon ta mbyllë fare si çështje. Oficeri i policisë i thotë se çështja ka kaluar në Prokurori në gjendje të lirë dhe nuk ka nevojë të kapë njeri tjetër apo të paguajë parà shtesë. Në këto kushte, qytetari i jep 50 mijë lekë dhe i thotë t’i numërojë. Oficeri i policisë nuk i numëron, por i fut brenda makinës dhe e pyet qytetarin nëse janë sa duhet.

Për të vërtetuar nëse ishin 50 mijë lekë apo jo, qytetari numëron pjesën tjetër që i kishin mbetur në xhep. Pas kësaj, qytetari i kërkon emrin dhe mbiemrin oficerit të Policisë Gjyqësore, por ai nuk pranon t’ia tregojë dhe i kërkon që të mos flasë me njeri për këtë çështje. Madje, ai i shpjegon se i ka dërguar letrat në Prokurori, me qëllim që të mos dëmtohet qytetari dhe më pas largohet me mjetin e tij.

Pas realizimit të bisedave me oficerin e policisë, qytetari deklaroi në “Fiks Fare” se ishte në dijeni për përgjegjësinë që kishte, por donte të denonconte këtë padrejtësi, pasi ai nuk kishte ku të merrte parà për t’ia dhënë oficerit të policisë, sepse ka 4 fëmijë për të ushqyer, si i vetmi krah pune në familje dhe dëshironte që publikisht të dihen padrejtësitë që oficerët e policisë bëjnë ndaj qytetarëve.

Telefonata e parë me oficerin Agron Zeka

Oficeri i policisë: Alo!

Qytetari: Alo urdhëro. O shefi po vij unë, për atë muhabetin (lekët) që lamë dje.

Oficeri i policisë: Kush je ti ore?

Qytetari: Po ai çuni, Sandri.

Oficeri i policisë: O Sandër!

Qytetari: Urdhëro!

Oficeri i policisë: Nuk më takon, nuk jam, jam në Durrës…

Qytetari: Te Bajrami?

Oficeri i policisë: Ose te Arjani.

Qytetari: Jo jo, do të takoj ty unë, po qe paskam ardh kot unë

Oficeri i policisë: S’jam aty, të hënën vij.

Qytetari: Atëherë kur të vish më bëj telefon.

Oficeri i policisë: Ok

Qytetari: Ok, hajt mirupafshim

Telefonata e dytë me oficerin Agron Zeka

Oficeri i policisë: Alo

Qytetari: Alo mirëmëngjes

Oficeri i policisë: Alo

Qytetari: Sandri jam, ça bën.

Oficeri i policisë: Kush?

Qytetari: Ai çuni që kemi bërë atë muhabetin (për lekët).

Oficeri i policisë: Ehe, jam pak larg, por për nja 1 orë e pak jam në Gramsh.

Qytetari: Ok se kam edhe ustallarët në shpi, e nuk dua të vonohem.

Oficeri i policisë: Mirë, unë për një orë e gjysmë jam në Gramsh.

Qytetari: Në rregull!

Qytetari takon oficerin e policisë te vendi i quajtur “Parku” në Gramsh

Qytetari: Tani unë desha të flas, atë që më the (pagesën) ta kam sjellë, por desha të flas që ta mbyllim, jo ta hapim. Qysh mbyllet?

Oficeri i policisë: Prit o sa e hapa, prit o sa e hapa, s’kanë ça me bo asigja.

Qytetari: Ai më tha mua do vete ta tërheq denoncimin.

Oficeri i policisë: S’e di fare.

Qytetari: Se i fala lekët unë që ka për të me dhënë. A erdhi ai, se më tha që vajta?

Oficeri i policisë: Letrat janë në prokurori.

Qytetari: Tashti më thuaj mua, nëqoftëse e mbyll dot, më thuaj kaq (lekë) vete. Nqs. nuk do, merr këto (500 mijë lekë të vjetra) që kemi bërë muhabet…

Oficeri i policisë: Një sekondë, një sekondë, ne kemi bërë muhabet…

Qytetari: Ato që bëmë, ka mbaruar filmi.

Oficeri i policisë: Kaq dhe s’ke nevojë me i dhënë kujt asisend.

Qytetari: Dakord mo, por të mbyllet.

Oficeri i policisë: Unë të thashë që do ta flas me atë, ai po qe…

Qytetari: Mirë mo, por ata të lënë pa punë.

Oficeri i policisë: Ç’ke ore?! Nuk ka shans. Kur të të thërrasin, dëgjo, unë kështu kam bërë ca punë edhe kaq. Mashtron goca. Unë s’t’i kam shkrujt që ti e ke thanë vetë, ka thënë goca, kam thënë,

Qytetari: E vërteta është siç të thashë edhe siç e shkruajta. Unë e piva kafen me atë gocën. Më thirri vetë, jo unë, unë s’e prisja më. Tani, këto që thamë (500 mijë lekë të vjetra) është kollaj, por për të tjera.

Oficeri i policisë: S’ke nevojë me i dhënë kujt.

Qytetari: Ka nevojë më?

Oficeri i policisë: S’ke nevojë me i dhënë kujt!

Qytetari: Shumë mirë, futi brenda.

Qytetari i jep 50 mijë lekë të reja oficerit të policisë, Agron Zeka

Qytetari: Shifi njëherë a janë tamam.

Oficeri i policisë: Pse?

Qytetari: Se kam dy pjesë, kam edhe të tjera.

Oficeri i policisë: Nëqoftëse të duhen më?

Qytetari: Jo!

Oficeri i policisë: Ça të duhen më?

Qytetari: Nëqoftëse duhen më?

Oficeri i policisë: Jo, s’ka nevojë. Unë them s’ka nevojë tani.

Qytetari: Duhen më?

Oficeri i policisë: Unë them s’ke nevojë o burrë.

Qytetari: Mbiemrin s’ma the, nuk më duhet…

Oficeri i policisë: S’të duhet.

Qytetari: Nuk më duhet.

Oficeri i policisë: Të ikësh pa merak.

Qytetari: Por, çfarë pozicion pune ke, më bën punë për këtë barakën, a s’më bën?

Oficeri i policisë: Kë barake?

Qytetari: Këtë që lëviz.

Oficeri i policisë: Ke letra?

Qytetari: Po ku, të kisha letra, vetëm letra duhani që dredh cigaren.

Oficeri i policisë: Nuk ke nevojë me kap njeri, as me i dhanë gjë kujt

Qytetari: Ai s’i dha lekët, mbajti 4 milionë lekë.

Oficeri i policisë: Po ç’të them unë, ajo…

Qytetari: E po, por dikush e mbron atë merr zemër.

Oficeri i policisë: Ti, a i ke në rregull këto (lekët)

Qytetari: Po prandaj të thashë shifi.

Oficeri i policisë: Po pse t’i shof unë, a i ke parë ti?

Qytetari: Nuk di çfarë pjese të dhashë prandaj. I kam bërë lëmsh, dale t’i shoh një çikë. Dale të shoh këto unë dhe dalin edhe ato. Të shoh sa kam. Hapi, hapi njëherë se nuk të shef njeri aty. Mua siç mi dhanë ashtu i mora, borxh i kam.

Oficeri i policisë numëron lekët poshtë derës së makinës.

Qytetari: Më thuaj!

Oficeri i policisë: Nigjove. Mos shko me kap njeri fare, lene sepse ashtu siç t’i kam çuar unë…

Qytetari: Unë s’dua të lëviz poshtë (te Drejtoria e Policisë Elbasan) se po ashtu…

Oficeri i policisë: Maksimumi, 1 javë kanë për ta ba.

Qytetari: Se edhe unë këto (lekët) të thashë, i mora diku në vend tjetër se s’po dal dot në shesh.

Oficeri i policisë: Nigjon ça po të them unë, qepe gojën 1. E para punës qepe gojën, e dyta bëj kujdes atje në Kërpicë se mos je përzier në ndonjë vend. Hika!

The post Skandali në Komisariatin e Gramshit: Oficeri i policisë i merr 50 mijë lekë qytetarit appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ I thonë të zgjedhë mes famës dhe lekut, Lori Hoxha vendos për… https://55news.al/show-biz/foto-i-thone-te-zgjedhe-mes-fames-dhe-lekut-lori-hoxha-vendos-per/ Mon, 03 Sep 2018 16:27:38 +0000 https://new.55news.al/?p=46365 Trashëgimtarja e Top-channel, Lori Hoxha është edhe një nga më të famshmet e kësaj familjeje. Ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale të cilët gjithmonë janë të interesuar të dimë për jetën dhe vendimet e bukuroshes. Së fundmi Lori ka zhvilluar lojën e re të Instagram “Ask me  a question” që në shqip përkthehet “më […]

The post Foto/ I thonë të zgjedhë mes famës dhe lekut, Lori Hoxha vendos për… appeared first on 55 News.

]]>
Trashëgimtarja e Top-channel, Lori Hoxha është edhe një nga më të famshmet e kësaj familjeje. Ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale të cilët gjithmonë janë të interesuar të dimë për jetën dhe vendimet e bukuroshes.

Së fundmi Lori ka zhvilluar lojën e re të Instagram “Ask me  a question” që në shqip përkthehet “më bëj një pyetje”.

Një nga pyetjet më pikante që ndjekësit i kanë drejtuar asaj ishte “Më mirë të mos kesh para apo mos kesh famë?”, ndërkohë Lori i kthen një përgjigje mjaft të sinqertë, duke i thënë se më mirë do ishte mos kishte famë. Epo shumica të njëjtën gjë do donin me siguri.

lek

The post Foto/ I thonë të zgjedhë mes famës dhe lekut, Lori Hoxha vendos për… appeared first on 55 News.

]]>
Drejtori i Veliajt merr 500 mln lekë dhe punonjësit i çon në Jalë https://55news.al/politike/drejtori-i-veliajt-merr-500-mln-euro-dhe-punonjesit-i-con-ne-jale/ Sun, 22 Jul 2018 09:39:44 +0000 https://new.55news.al/?p=36961 Një postim i ish kryeministrit Sali Berisha në faqen e tij të Facebook ka ngjalluar shumë reagime në lidhje me kampin e të rinjve socialist në Jalë. Kamp ky i cili ka nisur në më shumë se 1 javë më parë e që pritet të vazhdoj dhe një javë tjetër. Në postimin e tij ish […]

The post Drejtori i Veliajt merr 500 mln lekë dhe punonjësit i çon në Jalë appeared first on 55 News.

]]>
Një postim i ish kryeministrit Sali Berisha në faqen e tij të Facebook ka ngjalluar shumë reagime në lidhje me kampin e të rinjve socialist në Jalë.

Kamp ky i cili ka nisur në më shumë se 1 javë më parë e që pritet të vazhdoj dhe një javë tjetër.

Në postimin e tij ish kryeministri Berisha shprehet pas denoncimit të mbërritur nga një qytetar në lidhje me punonjësit e Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpronësi, me drejtues Erindi Bejko,  të cilët kanë lënë punën për të shkuar në kampin e Jalës.

Janë 72 punonjës shprehet, Berisha në postimin e tij. Nga një monitorim i bër kemi konstatuar që në kampin e Jalës mundet të ketë ndonjë punonjës të kësaj drejtorie, por gjithashtu vërtetohet që punonjës të Bashkisë Tiranë ka.

Me leje apo pa leje nga puna, kjo nuk vërtetohet nga ana jonë.
Ndërkohë redaksia e Gazetës Ora ka tentuar të komunikoj me personat përgjegjës të zyrës së shtypit në Bashkinë e Tiranës për të mësuar të vërtetën, por askush nuk ka denjuar të reagoj.

Postimi i plotë:

Agjensia shteterore 500 milione lek per Fresh ne Jale!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nepunesit dixhital! sb

“Mirmenjgjes Doktor Berisha!

Drejtoria E Objekteve ne Bashkepronesi Shpenzon 500mln lek ne vit per 72 punonjes qe i nxierr ne teren per ligjin e administratorit dhe nuk paraqiten ne pune por keto dite te nxehta bejne plazh ne jale nderkohe qe duhet te ishin ne pune. Per mos ti hyre rezultateve ne pune qe i kane zero,. Kjo eshte nje skandal…. militantet e partise paguhen nga buxheti i bashkise te Erion veliajt dhe nuk paraqiten ne pune.

Kjo goca eshte kordinatore grupi ne bashkepronesia tani ndodhet ne jale me kryetarin e freshit.

Per te mos then qe ketu ka edhe punonjes me shkollen e larte ne proces”

37671827_1063393070488266_6066764760139956224_n-960x500.jpg37725200_1063393057154934_339149957929893888_n.jpg

Punonjësja e drejtrorisë

bejko (1).jpg

DREJTORI ERINDI BEJKO GJATË MASHTRIMIT QË I BËRI ARTISTIT NDRIÇIM XHEPA

The post Drejtori i Veliajt merr 500 mln lekë dhe punonjësit i çon në Jalë appeared first on 55 News.

]]>
Qindra miliona lek në vit për Aeroportin jofunksional të Kukësit https://55news.al/aktualitet/qindra-miliona-lek-ne-vit-per-aeroportin-jofunksional-te-kukesit/ Thu, 03 May 2018 13:58:41 +0000 https://new.55news.al/?p=11806 Një nga aferat më të mëdha në Shqipëri është ndërtimi, mirëmbajtja dhe dështimi për ta vënë në punë Aeroportin e Kukësit. I cilësuar si një projekt që do të lulëzonte ekonominë e një nga qarqeve më të varfra në Shqipëri, ky aeroport ka sjellë një barrë të rëndë për ekonominë shqiptare, edhe pse qëndron i […]

The post Qindra miliona lek në vit për Aeroportin jofunksional të Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
Një nga aferat më të mëdha në Shqipëri është ndërtimi, mirëmbajtja dhe dështimi për ta vënë në punë Aeroportin e Kukësit. I cilësuar si një projekt që do të lulëzonte ekonominë e një nga qarqeve më të varfra në Shqipëri, ky aeroport ka sjellë një barrë të rëndë për ekonominë shqiptare, edhe pse qëndron i mbyllur.

Gjatë kësaj kohe, në këtë aeroport janë punësuar qindra persona, megjithëse nuk ka funksionuar asnjëherë. Dhe, për çdo vit, për këtë aeroport shpërdorohen qindra milionë lekë të tjerë për ta mirëmbajtur, ruajtur, madje edhe për të bërë eksperimente.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi të hapur nga Autoriteti i Aviacionit Civil me objekt “ruajtja dhe siguria fizike e Aeroportit të Kukësit me afat një vit nga lidhja e kontratës”. Mësohet se shteti shqiptar ka derdhur plot 150 milionë lekë për të ruajtur këtë aeroport jofunksional.

Ndërkohë, pak kohë më parë, Prokuroria e Kukësit filloi hetimet për punësimet fiktive të rreth 40 punonjësve. Megjithatë, prokuroria nuk gjeti prova dhe kërkoi pushimin e procedimit penal ndaj dy ish-drejtorëve Agron Xhafa e Arben Carkanjit dhe po ashtu ndaj financierit Faredin Noka.

Gjykata thotë se pas shqyrtimit të dosjes doli në përfundimin se “fakti nuk parashikohet nga ligji” dhe se çështja ishte administrative dhe jo penale. Si bazë të vendimit për pushimin e çështjes gjykata citon, pa dhënë datë dhe referencë të qartë, Vendimin e Këshillit të Ministrave 811, i cili sipas vendimit përmbante “një plan strategjik për hapjen e aeroportit të qytetit të Kukësit”.

Mësohet se Aeroporti i Kukësit u ndërtua me një grant të qeverisë së Emirateve të Bashkuara me një vlerë prej 24 milionë dollarësh. Fillimisht shkak për bllokimin e tij u bë kontrata koncesionare Aeroportit të Rinasit, e cila i jepte kësaj të fundit një monopol mbi fluturimet ndërkombëtare nga Shqipëria. Ndërkohë që edhe pas rinegocimit të kontratës koncesionare të Rinasit dhe heqjes së ekskluzivitet për fluturimet ndërkombëtare, aeroporti i Kukësit vazhdon të qendrojë i mbyllur.

Së fundmi, kryeministri Rama tha se do të rihapë aeroportin e Kukësit. Megjithatë, premtime të tilla bëhen sa herë ka fushata dhe sa herë ka ankesa, se Kukësi është qarku më me pak investime në Shqipëri./TPZ.AL/E.H./

The post Qindra miliona lek në vit për Aeroportin jofunksional të Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
Të kruhet dora? Ja çfarë do të thotë… https://55news.al/kuriozitete/te-kruhet-dora-ja-cfare-do-te-thote/ Sat, 07 Apr 2018 16:08:29 +0000 https://new.55news.al/?p=4296 Në jetën tonë të përditshme kemi një sërë besëtytnish dhe mitesh. Ka shumë njerëz që i besojnë shumë atyre, siç ka dhe shumë të tjerë që nuk i kushtojnë aspak rëndësi.   Shumë prej tyre lidhen drejtpërdrejtë me trupin e njeriut.   Besimi popullor tregon se thjesht duke pasur një kruajtje dore do të ketë […]

The post Të kruhet dora? Ja çfarë do të thotë… appeared first on 55 News.

]]>
Në jetën tonë të përditshme kemi një sërë besëtytnish dhe mitesh. Ka shumë njerëz që i besojnë shumë atyre, siç ka dhe shumë të tjerë që nuk i kushtojnë aspak rëndësi.

 

Shumë prej tyre lidhen drejtpërdrejtë me trupin e njeriut.

 

Besimi popullor tregon se thjesht duke pasur një kruajtje dore do të ketë para shtesë.

 

Legjenda thotë se kur një personi i kruhet dora e djathtë, shpejt do të kenë lajme lidhur me marrjen e disa parave, ose diçka të mirë në lidhje me ekonominë.

 

Ka ndër ta që ia atribuojnë kruarjen e dorës si ardhjen e një pune të re ose një projekti që do të dalë në dritë me rezultate optimale.

 

Ndërsa, nëse kruarja ndodh në dorën e majtë, kjo ndodh sepse do të keni një shpenzim shumë të madh ose një pagesë që duhet të bëni e po i afroheni. Por si qëndron e vërteta?

 

Pavarësisht se besimet mund të jenë të ndryshme, shkenca ia atribuon këtë faktit që ndodh një çlirim i histaminës dhe është reagim kimik i trupit ndaj disa agjentëve të dëmshëm.

 

Pra, nëse ju kruhet dora e djathtë, nuk do merrni… dhe nëse ju kruhet dora e majtë, mos u shqetësoni se nuk do jepni.

The post Të kruhet dora? Ja çfarë do të thotë… appeared first on 55 News.

]]>