lekut Archives - 55 News https://55news.al/tag/lekut/ Tue, 18 Dec 2018 13:29:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lekut Archives - 55 News https://55news.al/tag/lekut/ 32 32 Monedhat e huaja zhvlerësohen kundrejt Lekut https://55news.al/aktualitet/monedhat-e-huaja-zhvleresohen-kundrejt-lekut/ Tue, 18 Dec 2018 13:29:25 +0000 https://new.55news.al/?p=74852 Euro, Dollari amerikan dhe Paundi britanik, të treja këto monedha janë në pozita zhvlerësuese kundrejt monedhës vendase Lekë. Në tregun valutor vendas euro sot blihet me 122.70 lekë dhe shitet me 123.50 lekë. Dollari amerikan në rënie me 0.5 lekë. Blihet me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë. Në nivele të ulta edhe paundi […]

The post Monedhat e huaja zhvlerësohen kundrejt Lekut appeared first on 55 News.

]]>
Euro, Dollari amerikan dhe Paundi britanik, të treja këto monedha janë në pozita zhvlerësuese kundrejt monedhës vendase Lekë.

Në tregun valutor vendas euro sot blihet me 122.70 lekë dhe shitet me 123.50 lekë. Dollari amerikan në rënie me 0.5 lekë. Blihet me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë. Në nivele të ulta edhe paundi britanik. Një paund blihet me 136.50 lekë dhe shitet me 137.50 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 122.70 -123.50
USD/ALL 108.00 -109.00
GBP/ALL 136.50 – 137.50
AUD/ALL 77.50 – 78.50
CAD/ALL 80.60 – 81.40
CHF/ALL 108.70 – 109.50.

The post Monedhat e huaja zhvlerësohen kundrejt Lekut appeared first on 55 News.

]]>
Kursi i këmbimit, Euro dhe Dollari rifitojnë vlerë ndaj lekut – Sterlina pa luhatje https://55news.al/aktualitet/kursi-i-kembimit-euro-dhe-dollari-rifitojne-vlere-ndaj-lekut-sterlina-pa-luhatje/ Tue, 30 Oct 2018 10:56:28 +0000 https://new.55news.al/?p=62521 Euro ka forcuar lehtë pozitat pozitat ndaj monedhës vendase ditën e sotme. Valuta europiane është rritur me 0.2 lekë për njësi nga dita e djeshme, duke u ngjitur kështu në kuotën e 124.4 lekëve. Ndërkohë, në rritje është regjistruar edhe vlera e dollarit amerikan. Monedha është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi kundrejt valutës […]

The post Kursi i këmbimit, Euro dhe Dollari rifitojnë vlerë ndaj lekut – Sterlina pa luhatje appeared first on 55 News.

]]>
Euro ka forcuar lehtë pozitat pozitat ndaj monedhës vendase ditën e sotme. Valuta europiane është rritur me 0.2 lekë për njësi nga dita e djeshme, duke u ngjitur kështu në kuotën e 124.4 lekëve.

Ndërkohë, në rritje është regjistruar edhe vlera e dollarit amerikan. Monedha është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi kundrejt valutës kombëtare, lekut. Sot, dollari këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 109.3 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Ndërsa, dita e martë nuk ka sjellë ndryshime në vlerën e paundit britanik, i cili vijon të mbetet në të njëjtat vlera të një dite më parë.

Sa i takon monedhave të tjera, dollari australian është rritur ndjeshëm ndaj lekut me plot 0.5 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 77.5 lekë. Dollari kanadez gjithashtu është forcuar lehtë ndaj monedhës vendase me 0.2 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 83.2 lekëve. Me 0.3 lekë për njësi është rritur edhe franga zvicerane, e cila këmbehet sot për 109.3 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje

kursi-30-tetor.jpg

 

 

The post Kursi i këmbimit, Euro dhe Dollari rifitojnë vlerë ndaj lekut – Sterlina pa luhatje appeared first on 55 News.

]]>
Dollari amerikan nuk ndal hovin – Euro e Sterlina zhvlerësohen lehtë ndaj lekut https://55news.al/aktualitet/dollari-amerikan-nuk-ndal-hovin-euro-e-sterlina-zhvleresohen-lehte-ndaj-lekut/ Thu, 18 Oct 2018 15:42:20 +0000 https://new.55news.al/?p=59076 Tregu i këmbimit valutor vendas ka regjistruar luhatje për monedhat kryesore ndërkombëtare. Dollari amerikan vijon të ketë epërsi ndaj monedhës vendase. Valuta është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 108.5 lekë në shitje dhe 109.5 lekë në blerje. Ndërkohë, situata nuk paraqitet pozitive për sterlinën, e cila vijon të luhatet […]

The post Dollari amerikan nuk ndal hovin – Euro e Sterlina zhvlerësohen lehtë ndaj lekut appeared first on 55 News.

]]>
Tregu i këmbimit valutor vendas ka regjistruar luhatje për monedhat kryesore ndërkombëtare. Dollari amerikan vijon të ketë epërsi ndaj monedhës vendase. Valuta është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 108.5 lekë në shitje dhe 109.5 lekë në blerje.

Ndërkohë, situata nuk paraqitet pozitive për sterlinën, e cila vijon të luhatet në tregun e këmbimit valutor vendas. Valuta britanike ka shënuar një rënie të lehtë ndaj lekut, duke zbritur në kuotën e 142 lekëve.

Euro nga ana tjetër vijon të mbetet ‘e pafuqishme’ ndaj monedhës vendase. Valuta europiane është zhvlerësuar lehtë ndaj lekut me 0.1 lekë për njësi. Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.9 lekë në blerje dhe 125.7 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera të huaja, dollari australian, dollari kanadez dhe franga zvicerane nuk kanë regjistruar luhatje gjatë ditës së enjte, duke mbetur kështu në të njëjtat vlera të një ditë më pare.

kursi-18-tetor.jpg

 

The post Dollari amerikan nuk ndal hovin – Euro e Sterlina zhvlerësohen lehtë ndaj lekut appeared first on 55 News.

]]>
Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti https://55news.al/aktualitet/nuk-ka-qarkullim-te-lekut-euro-zbret-ne-nivelin-me-te-ulet-qe-nga-gushti/ Tue, 02 Oct 2018 13:23:00 +0000 https://new.55news.al/?p=54254 Monedha e përbashkët europiane është këmbyer në tregun vendas në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë. Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është kthyer në normalitet, pasi pati […]

The post Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët europiane është këmbyer në tregun vendas në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë. Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është kthyer në normalitet, pasi pati një lloj forcimi të lehtë të monedhave me përfundimin e efekteve sezonale.

“Këtë fundjavë është ndjerë një lloj dobësimi, niveli i këmbimit ka tendencën që të shkojë aty ku ka qenë,-argumentojnë ekspertët e tregut. Sipas tyre arsyeja kryesore e forcimit të monedhës vendase është qarkullimi i ulët në tregti. Muajt tetor dhe nëntor, si dhe muaji shkurt, njihen në tregti “si muaj të vdekur” duke qenë se qarkullimi prek minimumin vjetor.

Konsumi në këto muaj është më i ulët.

Aktualisht kursi i këmbimit është në gjendje të lirë, i përcaktuar nga shitjet dhe blerjet në tregun e lirë dhe ekspertët e këmbimit valutor shtojnë se Bankës së Shqipërisë i intereson që kursi i këmbimit të mos jetë i ndikuar nga faktorë të tjerëve, veçse shitjes dhe blerjes reale.

Banka e Shqipërisë deklaroi se do të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor duke tërhequr valutë nga tregu në fillim të qershorit, kur euro filloi të zhvlerësohej me shpejtësi duke prekur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Ndryshe nga euro, monedha e gjelbër është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot në tregun vendas në nivelin e 109.28 lekëve, apo rreth 0.6 pikë më shumë se një ditë më parë.

 

The post Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti appeared first on 55 News.

]]>
Forcimi i lekut “varfëroi” kursimtarët, pakësoi me 253 milionë euro depozitat në valutë në banka https://55news.al/aktualitet/forcimi-i-lekut-varferoi-kursimtaret-pakesoi-me-253-milione-euro-depozitat-ne-valute-ne-banka/ Mon, 01 Oct 2018 06:21:19 +0000 https://new.55news.al/?p=53762 Mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore ka dhënë një efekt pakësues prej 31 miliardë lekësh te depozitat gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, dhe prej rreth 33 miliardë lekësh në terma vjetorë, raportoi së fundmi Banka e Shqipërisë në një nga publikimet periodikë të saj. Pa efektin e kursit të këmbimit, depozitat në valutë do […]

The post Forcimi i lekut “varfëroi” kursimtarët, pakësoi me 253 milionë euro depozitat në valutë në banka appeared first on 55 News.

]]>
Mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore ka dhënë një efekt pakësues prej 31 miliardë lekësh te depozitat gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, dhe prej rreth 33 miliardë lekësh në terma vjetorë, raportoi së fundmi Banka e Shqipërisë në një nga publikimet periodikë të saj.

Pa efektin e kursit të këmbimit, depozitat në valutë do të ishin rritur me 16 miliardë lekë gjatë 6-mujorit të parë dhe me 36 miliardë lekë ndaj një viti më parë. Ndërkohë, në monedhë origjinale, depozitat në euro, të cilat përbëjnë rreth 85% të depozitave në valutë, janë rritur me 110 milionë euro gjatë periudhës, dhe me 210 milionë euro ndaj një viti më parë ose me përkatësisht 2.9% dhe 5.6%, raportoi Banka e Shqipërisë.

Pesha e depozitave në valutë në totalin e depozitave qëndroi e pandryshuar gjatë periudhës, duke shënuar nivelin 52.9% në fund të muajit qershor. Mosndryshimi i peshës tregon për rritjen e depozitave në valutat, pavarësisht ndikimit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit të lekut në kundërvlerën totale të depozitave në valutë.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit depozitat në sistemin bankar ranë me 1.7% ose rreth 20 miliardë lekë në krahasim me fundin e vitit. Rënie është raportuar në të gjitha llojet e depozitave, sipas monedhës, sektorit dhe produktit, përveç depozitave pa afat, të cilat u rritën me rreth 3%. Në krahasim me një vit më parë rritje të dukshme kanë shënuar depozitat e bizneseve (me 4.7%), llogaritë rrjedhëse (me 2.7%) dhe depozitat pa afat (me 16%), ndërsa depozitat e individëve kanë mbetur pothuajse të pandryshuara.

Banka e Shqipërisë sqaroi se, kjo ecuri është e lidhur ngushtë me strukturën e maturimit të kursimeve, pasi rënia e depozitave me afat, të preferuara nga individët, në kushtet e normave më të ulëta të interesit, është shoqëruar me rritjen e depozitave pa afat dhe të llogarive rrjedhëse, të preferuara nga bizneset.

Rritja vjetore e llogarive rrjedhëse, depozitave pa afat dhe depozitave të përgjithshme, vijon të mbetet pozitive, por ka ardhur duke rënë gjatë dy viteve të fundit.

Për shkak të kontributit negativ të depozitave me afat në ecurinë e depozitave totale dhe të kontributit pozitiv të depozitave pa afat dhe të llogarive rrjedhëse, gjatë 2 viteve të fundit, në strukturën e depozitave sipas afatit të maturimit, pesha e depozitave me afat ka zbritur me 2 pikë përqindje në nivelin 57%, pesha e depozitave pa afat është rritur me 2 pikë përqindje në nivelin 10%, ndërsa pesha e llogarive rrjedhëse ka mbetur e pandryshuar në 33%.

depozitat-e-individeve.png

 

 

The post Forcimi i lekut “varfëroi” kursimtarët, pakësoi me 253 milionë euro depozitat në valutë në banka appeared first on 55 News.

]]>