lgbt Archives - 55 News https://55news.al/tag/lgbt/ Wed, 13 Nov 2019 07:46:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lgbt Archives - 55 News https://55news.al/tag/lgbt/ 32 32 AP dhe ambasadat dënojnë sulmin mbi pjesëtaren e LGBT https://55news.al/aktualitet/ap-dhe-ambasadat-denojne-sulmin-mbi-pjesetaren-e-lgbt/ Wed, 13 Nov 2019 07:46:50 +0000 https://new.55news.al/?p=128824 Avokati i Popullit njoftoi sot se dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj pjesëtares së komunitetit LGBTI në Shqipëri. Fjala është për një pjesëtare të komunitetit të quajtur Anxhela, e cila është dhunuar për shkak të pjesëmarrjes së saj në paradën e fundit të lesbikeve në Tiranë. “Avokati i Popullit, thuhet në njoftim, –  nxit […]

The post AP dhe ambasadat dënojnë sulmin mbi pjesëtaren e LGBT appeared first on 55 News.

]]>
Avokati i Popullit njoftoi sot se dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj pjesëtares së komunitetit LGBTI në Shqipëri. Fjala është për një pjesëtare të komunitetit të quajtur Anxhela, e cila është dhunuar për shkak të pjesëmarrjes së saj në paradën e fundit të lesbikeve në Tiranë.

“Avokati i Popullit, thuhet në njoftim, –  nxit institucionet publike, Policinë e shtetit, prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese që ta zbardhin sa më parë ngjarjen duke u dhënë një ndëshkim shembullor personave përgjegjës për këtë akt turpërues dhune si fizike ashtu dhe psikologjike.

Avokati i Popullit do të vazhdojë të kërkojë në çdo rast e rrethanë, respektimin dhe garantimin e te drejtave të komunitetit LGBTI që janë të drejta të njeriut.”

Kjo deklaratë erdhi pasi Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bëri të ditur dhe dënoi me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri

Sipas Komisionerit, “pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, sepse morin pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës.

Aktet e dhunës, diskriminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave njerëzore.”

Për dhunën e ushtruar nga pjesëtares së komunitetit LGBT kanë reaguar edhe dy ambasada në Shqipëri:

Ambasada holandeze u shpreh: “Të shokuar nga ky akt dhune kundër nje anëtareje të komunitetit transgjinor ne Shqiperi, Ambasada holandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jetë i lirë të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që dëshiron!

Ambasada e Suedisë po ashtu lëshoi një deklaratë në të cilën theksoi se “dhuna nuk duhet kurrë të tolerohet. Ne dënojmë fuqimisht sulmin e rëndë ndaj Anxhelas, anëtare e komunitetit LGBTI në Shqipëri. Dhunuesit duhet të sillen para drejtësisë. Anxhela, ne ecëm përkrah teje në marshimin e parë të Lezbikeve javës së kaluar dhe do ta vazhdojmë rrugën tonë në mbështetjen e palëkundur për komunitetin LGBTI në Shqipëri.”

The post AP dhe ambasadat dënojnë sulmin mbi pjesëtaren e LGBT appeared first on 55 News.

]]>
Diskriminimi i LGBT i kushton shoqërisë të paktën 200 mln € në vit https://55news.al/aktualitet/diskriminimi-i-lgbt-i-kushton-shoqerise-te-pakten-200-mln-ne-vit/ Sun, 22 Jul 2018 12:40:39 +0000 https://new.55news.al/?p=37001 Diskriminimi i komunitetit LGBTI i kushton shoqërisë shqiptare një humbje ndërmjet 200-800 milionë euro në vit. Të paktën kështu pretendojnë  përfaqësuesit e këtij komuniteti, që as në Shqipëri, sikurse dhe në shumë vende të tjera, nuk është shumë i integruar në  ekonomi. Edhe gjatë 2018-ës nuk vërehet ndonjë ndryshim pozitiv lidhur me aksesin në tregun […]

The post Diskriminimi i LGBT i kushton shoqërisë të paktën 200 mln € në vit appeared first on 55 News.

]]>
Diskriminimi i komunitetit LGBTI i kushton shoqërisë shqiptare një humbje ndërmjet 200-800 milionë euro në vit.

Të paktën kështu pretendojnë  përfaqësuesit e këtij komuniteti, që as në Shqipëri, sikurse dhe në shumë vende të tjera, nuk është shumë i integruar në  ekonomi. Edhe gjatë 2018-ës nuk vërehet ndonjë ndryshim pozitiv lidhur me aksesin në tregun e punës së kësaj kategorie, ende nuk ka një shifër të saktë për numrin e tyre dhe as për ata të cilët janë të punësuar apo të vetëpunësuar.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2017,  nga agjencia e punësimit “HeadHunter” raportohet për një  përqindje shumë të ulët dhe hapa shumë të vegjël përpara krahasuar me  një vit më parë. Kështu, gjatë 2017-ës, kur është realizuar edhe ky studim, vetëm 4% e kompanive raportuan se i kanë të përmendur në mënyrë specifike punëkërkuesit LGTB në politikat e tyre rekrutuese. Ky studim është bazuar mbi të dhënat e 109 kompanive.

Ndër të tjera në raport u konstatua se vetëm 25% e këtyre kompanive kanë politika që përfshijnë këtë komunitet. Avokati dhe aktivisti i të drejtave civile, Altin Hazizaj shprehet se kur shoqëritë janë çliruar nga komplekset e diskriminimit, ekonomitë janë rritur dhe fuqizuar nga 1-3% të GDP-së.

A janë të diskriminuar në aspektin ekonomik, personat që i përkasin komunitetit LGBT në Shqipëri?

Komuniteti LGBTI është një komunitet divers në përmbajtje ndaj grupimeve të ndryshme që kanë situata apo probleme të ndryshme në aspektin ekonomik. Nëse shohim personat trans, është tepër e lehtë të kuptosh që ata janë tërësisht të përjashtuar nga aksesi në tregun e punës, nga avancimi në karrierë, nga shkolla etj, për shkak sepse që në fëmijëri ata e gjejnë botën ku jetojnë të papërshtatshme me nevojat e tyre, shoqëria dhe familjet ndaj tyre janë tërësisht përjashtuese dhe diskriminuese dhe si rrjedhojë, pjesa më e madhe e personave trans në vend punon në industrinë e seksit, që është jo vetëm e dënueshme nga ligji, por nuk u jep atyre mundësi që të krijojnë një jetë ku mund të jetojnë në dinjitet dhe të mund të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Mungesa e politikave specifike mbrojtëse arsimore, të tregut të punës dhe të trajnimit profesional apo e programeve të nxitjes së punësimit të rregullt të personave transgjinorë, është edhe një tregues i mungesës së respektit dhe diskriminimit që shteti, por edhe biznesi ka ndaj personave LGBTI në tërësi dhe transgjinorëve në veçanti.

Ndërsa përsa i përket situatës së punësimit dhe pjesëmarrjes në ekonomi për personat gej, lezbike dhe biseksualë, ajo është më ndryshe, por pa diskutim që është një situatë ku diskriminimi mbizotëron. Ka një pranim të heshtur të politikës “mos pyet dhe mos trego” (don’t ask, don’t tell) në shumë vende pune, si në institucione shtetërore ashtu edhe në ato private.

Sa të vështirë e kanë për t’u punësuar?

Shumica e personave LGB janë të punësuar dhe ka plot raste suksesi të tyre në media, jurisprudencë, art, politikën e jashtme, shërbimet sociale, biznes etj. Por siç e thashë edhe më parë, shumë pak prej tyre e tregojnë apo flasin haptazi për orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor, kjo për shkak të frikës së pushimit nga puna, të diskriminimit, të talljes apo thashethemeve në vendin e punës, etj.

Një pjesë e mirë e të rinjve e të rejave LGB kanë bizneset e tyre, por kuptohet që ato nuk prezantohen si të tilla, për shkak sepse mund të paragjykohen etj. Më thënë të drejtën, duhet të shqetësohemi në lidhje me mosmbështetjen e ekonomisë “ROZË” (Pink) pasi shumë studime kanë treguar se kur shoqëritë janë çliruar nga komplekset që ato kanë në lidhje me OSIGJ, ekonomitë janë rritur dhe fuqizuar nga 1-3% të GDP-së.

Në terma absolutë kjo do të thotë që diskriminimi i komunitetit LGBTI i kushton shoqërisë shqiptare ndërmjet 200-800 milionë euro në vit. Nëse ne do të zbatonim politikat e duhura ekonomike, sociale dhe arsimore, mendoni se cfarë kontributi ekonomik dhe social mund të  sillnin të gjithë personat LGBTI në Shqipëri dhe sa do të zhvillohej ekonomia shqiptare, ndër të tjera, po të mbështeste edhe ekonominë PINK (rozë).

Mund të sjellë një ose disa shembuj në lidhje me këtë. Për shembull vetëm ”Dolce & Gabbana” sjellin në ekonominë e Italisë thuajse 1 miliard euro të ardhura dhe punësojnë mbi 3000 veta. Këtë ekonomi të shkallës fare mirë mund ta ndërtojë edhe një i ri apo e re shqiptare që i përket komunitetit LGBTI. Askush nuk e di asnjëherë se kush ka për të qenë talenti i ardhshëm që do të mbizotërojë tregun global, ndaj edhe shoqëritë dhe shtetet përpiqen që të krijojnë mundësi të barabarta zhvillimi për këdo, pasi të gjithë përfitojmë nga zhvillimi dhe suksesi qoftë edhe i një individi të vetëm.

Kur të çlirohemi nga prangat e këtij mentaliteti absurd dhe paragjykues, atëherë do të mund të shohim sesa energji mund të çlirojmë ne si individë dhe si shtet për zhvillimin tonë dhe do të shohim sesa pak të rinj e të reja do të duan të largohen nga ky vend.

Sa janë të integruar ne sektorin ekonomik? A kanë ngritur ata lokale apo biznese?

Me përjashtim të personave trans, pjesa më e madhe e personave LGBI janë të integruar në tregun e punës dhe kontribuojnë si çdo qytetar tjetër në ekonominë e vendit, por gjithnjë të fshehur. Shumë pak persona nga komuniteti kanë patur kurajon të dalin publikisht e të thonë që janë LGBTI.

Rasti më pozitiv dhe më i njohur ështe ai i drejtuesit të ”Headhunters” në Shqipëri, Elton Ilirjani, i cili foli hapur për orientimin e tij seksual, por nga ana tjetër në javët në vazhdim, pas deklaratës, ai u kërcënua, denigrua etj, që tregon, siç e thashë edhe më sipër, se jemi ende shumë larg respektit dhe pranimit të të drejtave të barabarta për personat LGBTI.

Për shembull, përsa i përket lokaleve, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një bar apo klub gay. Ka ekzistuar një para dy vjetësh dhe nuk mbeti gazetar që nuk vajti fshehurazi për të parë se çfarë ndodhte në atë lokal, mbase duke menduar se ishte vend orgjirash e seksi on mass!

Kur vajtën dhe panë se personat LGBTI, si kushdo tjetër, shkonin për të pirë një gotë, për të kërcyer e mbi të gjitha, për të qenë në një mjedis të sigurt që i pranonte siç ishin, gazetarët e mërzitur nisën të shkruanin thashetheme se kush ishte gay e kush jo! Ky lloj niveli i ulët dhe vulgar i të bërit “lajm” mbase i shtyu djemtë që kishin hapur lokalin që ta mbyllnin atë dhe që prej asaj kohë nuk ka më lokal gay në Tiranë e kuptohet as në Shqipëri.

 A ka ndonjë numër se sa aktivitetete janë nën administrimin e LGBT në Tiranë?

Jo nuk ka dhe në fakt do të ishte me vlerë që të dihej sesa të ardhura sjell në ekonominë e vendit sot që flasim komuniteti LGBTI në Shqipëri. Këto lloj studimesh mund t’i ndërmarrë besoj si INSTAT ashtu edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pasi paraqesin interes për të kuptuar ekonominë PINK si është dhe si mund të zhvillohet në të ardhmen.

Çfarë duhet bërë më shumë për këtë komunitet sipas jush në aspektin ekonomik?

Shqipëria mund të bëjë pafund jo vetëm për ekonominë PINK, por për fuqizimin ekonomik të çdo qytetari. Në lidhje me ekonominë PINK, ndërhyrja e parë duhet të jetë garantimi që asnjë person në marrëdhëniet e punës të mos ndjehet apo të jetë viktimë e diskriminimit! Qeveria e ka për detyrë t’u thotë qytetarëve të saj, kudo ku ata janë, që është OK të jesh LGBTI dhe që shteti i mbron ata si çdo qytetar tjetër.

Ky normalizim do të sillte edhe më shumë besim tek vetë komuniteti për ta jetuar jetën e tyre pa frikë se janë gey, lezbike, biseksualë, transgjinorë apo interseks. Në një rrafsh më të ngushtë, bashkitë kryesore duhet të nxisin dhe mbështesin ekonominë PINK, të bareve, restoranteve, teatrove, kompanive të udhetimit, hoteleve, qendrave të shërbimeve, etj, LGBTI, ose miqësore për ta, pasi ato krijojnë një klimë pozitive jo vetëm brenda vendit, por edhe për turistët e huaj që vijnë në Shqipëri.

Krijimi i dhomave të vogla të biznesit PINK po ashtu mund të paraqesë interes për Ministrinë e Ekonomisë për t’i nxitur bizneset që të organizohen. E fundit, vetë bizneset dhe drejtuesit e tyre duhet ta kuptojnë që ekonomia PINK i fuqizon dhe rrit të ardhurat e tyre

Paragjykimi dhe diskriminimi në shërbime

Bazuar në studimin “shërbimet vendore dhe komuniteti LGBT në Shqipëri” rezulton se qëndrimet negative përkundrejt personave LGBT ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ofrimit të shërbimeve në nivel vendor.

Rreth 9% e zyrtarëve publikë vendorë deklarojnë se kanë qëndrime negative (pra nuk duan) që t’u ofrojnë shërbime personave LGBT ndërsa 15% të tjerë janë të pasigurtë në këtë drejtim.Refuzimi i shërbimit 5%, dhuna verbale 7% dhe fizike 3%.

Gratë dhe vajzat në pozicione  publike janë më të hapura dhe mbajnë qëndrim më pozitiv përkundrejt personave LGBT krahasuar me burrat. Studimi arriti të identifikonte se 32%e të intervistuarve mendonin se personat LGBT janë më inferiorë se pjesa tjetër e qytetarëve; 24% e tyre mendojnë se personat LGBT nuk duhet të punësohen në administratën publike; 26% e të pyeturve thonë se personat LGBT nuk janë qytetarë si gjithë të tjerët; dhe së fundmi 10% e zyrtarëve mendojnë se personat LGBT duhet të kenë më pak të drejta se të tjerët. /Scan

The post Diskriminimi i LGBT i kushton shoqërisë të paktën 200 mln € në vit appeared first on 55 News.

]]>
Mashtrimi! Ata që shkruajnë parrullat as nuk kanë fare fëmijë https://55news.al/aktualitet/mashtrimi-ata-qe-shkruajne-parrullat-as-nuk-kane-fare-femije/ Wed, 16 May 2018 20:03:40 +0000 https://new.55news.al/?p=16517 Në paradën pro komunitetit LGBT sipikatën disa foto që u bënë virale, ku perzantoheshin mbështetës të këtij komuniteti, duke u shprehur se ishin krenarë për fëmijët e tyre gay. Një ndër to ishte dhe ajo e një gruaje, që mbante në dorë një pankartë ku thoshte se ishte krenare se vajza e saj ishte lesbike. […]

The post Mashtrimi! Ata që shkruajnë parrullat as nuk kanë fare fëmijë appeared first on 55 News.

]]>
Në paradën pro komunitetit LGBT sipikatën disa foto që u bënë virale, ku perzantoheshin mbështetës të këtij komuniteti, duke u shprehur se ishin krenarë për fëmijët e tyre gay. Një ndër to ishte dhe ajo e një gruaje, që mbante në dorë një pankartë ku thoshte se ishte krenare se vajza e saj ishte lesbike.

Në fakt, parrullat janë hartuar dhe shkruar nga njerëz të tjerë dhe janë shpërndarë në protestë në mënyrë të organizuar. Gjithçka ka qenë e orkestruar nga organizatorët të cilët kanë dashur të përçojnë mesazhe të tilla, duke bërë sikur prindërit vetë deklarohen kreanrë për orientimin seksual të fëmijëve të tyre.

Gjithçka është një lojë mediatike. Parada ishte e mbushur me rrogëtarë OJQ-shë, të detyruar të marrin pjesë, nën presionin e ndërkombëtarëve që iu japin fondet, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme kish ardhur nga jashtë shtetit. Kjo është një kauzë e stisur dhe parada zhvillohet për të krijuar iluzionin sikur ky komunitet është i madh dhe aktiv, në mënyrë që të legjitimohet i gjithë imponimi që organizatat LGBT bëjnë me mbështetjen e huaj. 

Krenare-per-vajzen1.jpgKrenare-per-vajzen.jpg

The post Mashtrimi! Ata që shkruajnë parrullat as nuk kanë fare fëmijë appeared first on 55 News.

]]>
Debati për LGBT, flet avokatja e popullit: Do isha martuar me një femër por… https://55news.al/aktualitet/debati-per-lgbt-flet-avokatja-e-popullit-do-isha-martuar-me-nje-femer-por/ Fri, 13 Apr 2018 15:37:23 +0000 https://new.55news.al/?p=5913 “Kam parë veten me fustan të bardhë, por të martuar me një femër”, ka thënë Avokatja e Popullit Erinda Ballanca teksa ka komentuar një fotomontazh që i kishin bërë në rrjetet sociale. E teksa fliste për komunitetin LGBT dhe debatin e fundit që ka shpërthyer në Shqipëri, Ballanca tha se “do isha martuar me një […]

The post Debati për LGBT, flet avokatja e popullit: Do isha martuar me një femër por… appeared first on 55 News.

]]>

“Kam parë veten me fustan të bardhë, por të martuar me një femër”, ka thënë Avokatja e Popullit Erinda Ballanca teksa ka komentuar një fotomontazh që i kishin bërë në rrjetet sociale.

E teksa fliste për komunitetin LGBT dhe debatin e fundit që ka shpërthyer në Shqipëri, Ballanca tha se “do isha martuar me një femër, por nuk i përkas atij komuniteti”.

“Jo më larg se një javë më parë pashë të publikuar nëpër Facebook për herë të parë veten time si nuse. Me një fustan të bardhë, por e martuar me një femër (Qesh) me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla vetëm për faktin se thashë që të drejtat e komunitetit gay duhet të mbrohen në Shqipëri. Pavarësisht, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më martojnë me një femër, në fakt nuk ndjehem keq unë jam një njeri i pa martuar.

Mund të martohem, por jo me një femër se nuk i përkas atij komuniteti, por dua të them që njerëzit e çojnë kaq në të tejskajshëm diskutimin sa vërtetë thonë pse ta bëj unë këtë kur nuk kam pse t’i hyj këtij debati. Prandaj them që është e vështirë për njerëz të cilët, mua nuk më cënon fare ajo foto që është publikuar, por mendojini njerëzit e tjerë që mund të jenë njerëz vulnerabël, se sa shumë tërhiqen për tu përballur me një realitet, që sa të vështirë e kanë për të folur me njerz që kanë një mendim ndryshe.

Prandaj them duhet, sigurisht një qasje tjetër, ne duhet të flasim cdo sekondë jo vetëm për vete, por që ta heqim këtë kategori nga ndikimi, ose për të minimizuar ndikimin e tyre në publik. Puna e parë iu takon personave që janë shembull dhe liderë në komunitet, që nga deputetët, qeveria politikanët për të ulur nivelin e gjuhës së urrejtjes dhe për të mos e anatemuar kundërshtarin vetëm se mendon ndryshe nga ai”, shton ajo.

The post Debati për LGBT, flet avokatja e popullit: Do isha martuar me një femër por… appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoresha e “Sami Frashërit” i jep goditjen e parë komunitetit, LGBT “i qahet” Ramës https://55news.al/aktualitet/drejtoresha-e-sami-frasherit-i-jep-goditjen-e-pare-komunitetit-lgbt-i-qahet-rames/ Thu, 29 Mar 2018 11:41:30 +0000 https://new.55news.al/?p=2895   Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri i jep goditjen e parë komunitetit LGBT. Në një intervistë të dhënë për gazetën Shekulli, Teuta Dobi është shprehur se nuk do lejojë LGBT në shkollën të cilën drejton.   Menjëherë pas kësaj interviste ka ardhur dhe reagimi i aktivistëve të këtij komuniteti. Në një letër drejtuar Kryeministrit Rama, […]

The post Drejtoresha e “Sami Frashërit” i jep goditjen e parë komunitetit, LGBT “i qahet” Ramës appeared first on 55 News.

]]>

 

Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri i jep goditjen e parë komunitetit LGBT.

Në një intervistë të dhënë për gazetën Shekulli, Teuta Dobi është shprehur se nuk do lejojë LGBT në shkollën të cilën drejton.

 

Menjëherë pas kësaj interviste ka ardhur dhe reagimi i aktivistëve të këtij komuniteti.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Rama, Xheni Karaj, Drejtore e Aleancës LGBT dhe Kristi Pinderi, anëtari i Bordit të Drejtorëve të Pro LGBT janë shprehur se zonja Dobi ka shkelur të gjitha kodet e etikës.

 

LETRA
I nderuar Kryeministër, Z. Edi Rama. Tirane, 29 mars, 2018

Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.

Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton: “Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama, Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje. Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare. Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.

Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Me respekt dhe në pritje të reagimit tuaj,

Xheni Karaj Drejtore e Aleancës LGBT Kristi Pinderi Anëtari Bordit të Drejtorëvetë Pro LGB

The post Drejtoresha e “Sami Frashërit” i jep goditjen e parë komunitetit, LGBT “i qahet” Ramës appeared first on 55 News.

]]>