ligj Archives - 55 News https://55news.al/tag/ligj/ Wed, 03 Apr 2019 16:19:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ligj Archives - 55 News https://55news.al/tag/ligj/ 32 32 Vjedhje skematike me ligj e fermereve shqiptare! https://55news.al/politike/vjedhje-skematike-me-ligj-e-fermereve-shqiptare/ Wed, 03 Apr 2019 16:19:11 +0000 https://new.55news.al/?p=92968 Nga Dorjan Teliti Fermerët e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë janë ngritur kundër vjedhjes abuzive të djersës së tyre, ndaj reagimi i sotëm ishte i pashmangshëm. Ata punojnë në diell e në shi, natë e ditë, që të ushqejnë e të mbajnë familjet e tyre, por kjo qeveri me dorën e saj hajdute futet egërsisht në […]

The post Vjedhje skematike me ligj e fermereve shqiptare! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Dorjan Teliti

Fermerët e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë janë ngritur kundër vjedhjes abuzive të djersës së tyre, ndaj reagimi i sotëm ishte i pashmangshëm.

Ata punojnë në diell e në shi, natë e ditë, që të ushqejnë e të mbajnë familjet e tyre, por kjo qeveri me dorën e saj hajdute futet egërsisht në xhepin gjysëm-cpuar.
Përmes një skeme pseudo–reformë me qëllime klienteliste, Qeveria ka ulur në 6% TVSH-në për inputet bujqësore, ndërkohë që produkti final vazhdon të shitet me TVSH në masën 20%.

Fermerët e qumështit protestojnë sepse kjo qeveri u ka ofruar vetëm dy opsione abuzuese si “rrugëzgjidhje”:
1-Ose diferenca prej 14% do të shkojë si rritje e cmimit final të shitjes në treg për konsumatorët (do paguajmë më shumë ne konsumatorët).
2-Ose do të ulet cmimi i qumështit që fermerët ua shesin fabrikave të përpunimit të qumështit me po të njëjtën masë (fermerët humbasin 14% të vlerës së shitjes).
Ajo që po ndodh është pikërisht kjo e fundit dhe fermerët nuk mund ti dhurojnë djersën e tyre hajdutëve të pushtetit.

Fermerët nuk po kërkojnë lëmoshë, por ata nuk pranojnë abuzimin sistematik me djersën e tyre duke i cuar madje deri në falimentim.
Është koha të largohen abuzuesit e fermerët të punojnë të qetë për familjet e tyre.

Kësaj maskarade po i vjen fundi dhe Partia Demokratike ka një paketë të plotë për ta.
100 milionë euro në vit subvencione të drejtpërdrejta dhe 50 milionë euro në vit investime infrastrukturore.

Shpejt rrënimi do ndalet!

#ShqipëriasiEuropa ✌

The post Vjedhje skematike me ligj e fermereve shqiptare! appeared first on 55 News.

]]>
Gruaja është “pronë” e patundshme, që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit https://55news.al/aktualitet/gruaja-eshte-prone-e-patundshme-qe-s-ka-ligj-qe-i-heq-pronesine-burrit/ Tue, 12 Feb 2019 12:58:00 +0000 https://new.55news.al/?p=85069 Nga Rugova Dunisha Dhuna seksuale dhe dhuna e ushtruar në bazë të përkatësisë gjinore, më së shumti ndodh në mjediset ku mungojnë të drejtat e njeriut. Dhuna seksuale dhe dhuna mbi baza gjinore, vetëvetiu është shkelje e të drejtave njerëzore. Jemi në 2019 dhe sot u vra një tjeter grua. Çudi e madhe, këtu po […]

The post Gruaja është “pronë” e patundshme, që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Rugova Dunisha

Dhuna seksuale dhe dhuna e ushtruar në bazë të përkatësisë gjinore, më së shumti ndodh në mjediset ku mungojnë të drejtat e njeriut. Dhuna seksuale dhe dhuna mbi baza gjinore, vetëvetiu është shkelje e të drejtave njerëzore. Jemi në 2019 dhe sot u vra një tjeter grua. Çudi e madhe, këtu po vdesin çdo ditë gra, po përdhunohen çdo ditë vajza, po dhunohen çdo ditë nëna. Kemi arritur në një pikë ku shoqëria nuk mban më, po vlon nga brënda si llava e ferrit të Dantes, (shtazëria?), e doemos do të shpërthej në një formë apo në një tjetër. Jemi një shoqëri që akoma nuk e ka kaluar “ moshën e pubertetit” , dhe etja për të njohur dimensionet dhe limitet nuk ka fund. Rastet e e fundit të përdhunimit dhe të ngacmimeve skeskuale na kanë skandalizuar të gjithëve. Këto raste horrori , do ti quaja unë , kanë trazuar plag të pa shëruara të shoqerisë tonë maskiliste. Gruaja në shoqerinë shqiptare trajtohet si një qënje inferiore e cila vjen në jetë vetëm për të riprodhiuar shoqerinë. Janë të rënda këto që them, por e vërteta gërthet më shumë se kaq. Një grua u vra sot sepse donte të punonte. Donte të ishte edhe ajo një qënie sociale , që ndërvepron në shoqëri. Panorama e kësaj ngjarje dhe jo vetem, të ngjallë neveri. Këta meshkuj që jargaviten pas fustanit të grave, paritmas bëhen “ Zeus” dhe vendosin për fatin tonë. Mua më bren gjithmonë nje pytje në këto raste: A nuk ju vjen turp përpara fëmijëve tuaj, përpara prinderve kur silleni kështu? Se përpar Zotit, nuk keni moral e përpara ligjit nuk keni frikë, por përpara fëmijëve DUHET TE KENI TURP. E drejta themelore e njëriut nuk respektohet. Gruaja është si një kafshë gjahu që kush e kush ta vras më parë. Gruaja është si një pronë e patundshme, që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit. Kudo në bote ka skandale dhune e ngacmimi, por janë raste sporadike e jo rutine si këtu . Bota (“te bëhmi si bota” ) e shumë dëshiruar për ne, lobon për të drejtat e krokodilit, leopardit, miut, lepurit, gjarprit , gjinkalles, kurse shqiptari lobon për karrigen e Bashës, Ramës, Besrishes apo sa e sa politikanëve të tjerë, kurse për sigurinë e nënës, motres, gruas, vajzës as që e mendon. Nuk e di pse kompleksoheni kaq shume o “burra” trima, të ngrini zërin për të mbështetur gjysmën tuaj . Një grua është gjysëm flutur siç është edhe një burrë gjysem flutur. Për të fluturuar duhet që lidhja e krahëve të jetë e forte. “Me këtë ritem po “shfarosni” gruan , do ktheheni të gjithë në gay” me ose pa dashje.

ps: fraza e fundit nuk ka qellim diskriminues

The post Gruaja është “pronë” e patundshme, që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit appeared first on 55 News.

]]>
LIVE/ Studentët protestojnë para Kryeministrisë: Anuloje ligjin e arsimit të lartë! https://55news.al/aktualitet/live-studentet-protestojne-para-kryeministrise-anuloje-ligjin-e-arsimit-te-larte/ Mon, 07 Jan 2019 09:40:01 +0000 https://new.55news.al/?p=78214 Pas festave të fundvitit, studentët i janë rikthyer këtë të hënë protestave. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre. Ora 10:29 Mbërrijnë para kryeministrisë edhe studentët […]

The post LIVE/ Studentët protestojnë para Kryeministrisë: Anuloje ligjin e arsimit të lartë! appeared first on 55 News.

]]>
Pas festave të fundvitit, studentët i janë rikthyer këtë të hënë protestave. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ora 10:29 Mbërrijnë para kryeministrisë edhe studentët e Inxhinierisë, Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe ato të Shkencave Sociale

Studentja për gazetaren e Ora News, Fjorela Beleshi: “Protesta besoj se do të vazhdojë deri në orën 14:00. Do të ketë shumë surpriza”.

Ora 10:18 Ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë. Ata apelojnë qeverinë dhe kryeministrin Rama të anulojë ligjin për arsimin e lartë.

“Kërkesa bazike, protesta legjitime” thërrasin ata në kor.

The post LIVE/ Studentët protestojnë para Kryeministrisë: Anuloje ligjin e arsimit të lartë! appeared first on 55 News.

]]>
Si e manipuluan shifrat e deficitit buxhetor për 2017-en për të ruajtur kufirin e përcaktuar me ligj https://55news.al/aktualitet/si-e-manipuluan-shifrat-e-deficitit-buxhetor-per-2017-en-per-te-ruajtur-kufirin-e-percaktuar-me-ligj/ Fri, 28 Dec 2018 09:14:08 +0000 https://new.55news.al/?p=76890 Ministria e Financave i ka raportuar publikut një shifër më të ulët të deficitit buxhetor për vitin fiskal 2017- (1.99 % e PBB-së), teksa të dhënat reale të thesarit tregojnë për një deficit 2.11 % e PBB-së, ndërsa pas inspektimit të KLSH-së ky deficit është 2.34 % e PBB-së ( shih tabelën bashkëngjitur). Shifra reale […]

The post Si e manipuluan shifrat e deficitit buxhetor për 2017-en për të ruajtur kufirin e përcaktuar me ligj appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Financave i ka raportuar publikut një shifër më të ulët të deficitit buxhetor për vitin fiskal 2017- (1.99 % e PBB-së), teksa të dhënat reale të thesarit tregojnë për një deficit 2.11 % e PBB-së, ndërsa pas inspektimit të KLSH-së ky deficit është 2.34 % e PBB-së ( shih tabelën bashkëngjitur). Shifra reale e deficitit buxhetor është më e lartë se kufiri prej 2%, në kundërshtim me nenin 4/1 “Parimet dhe rregullat fiskale të ligjit nr.9936 datë 26.26.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pa marrë në konsideratë efektin e detyrimeve të prapambetura.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se veprimet e thesarit janë të ndryshme nga raportimet e Ministrisë së Financave në dokumentet publike të azhurnuara në tabelat fiskale, publikimi i të cilave është bllokuar prej tre muajsh.

Shpenzimet për pushtetin vendor për 2017 u paraqiten në shumën 48,132 milionë lekë në të dhënat e thesarit dhe janë të raportuara në shumën 46,487 milionë lekë në tabelën e treguesve fiskalë të konsoliduar.

Shpenzimet kapitale me financim të huaj paraqiten në shumën 30,258 milionë lekë sipas SIFQ, ndërkohë që në tabelën e treguesve fiskal të konsoliduar janë paraqitur në shumën 22,278 milionë lekë. Tejkalimi i këtyre shpenzimeve të riklasifikuara është paraqitur në zërin e huadhënies neto në formën e huas së dhënë për dy sektorët e tjerë përveç vendorit në të cilën është realizuar nënhuadhënia.

Në zërin e huadhënies neto, është raportuar mbështetje buxhetore për sektorin energjitik nga burime të brendshme në shumën 1,500 milionë lekë, ndërkohë që nga auditimi është konstatuar se mbështetja buxhetore faktike për vitin 2017 rezulton në shumën 2,500 milionë lekë. Efekti i keqklasifikimit prej 1,000 milionë lekë është raportuar në llogarinë (604-transferta), duke raportuar për të njëjtin transaksion në dy llogari të ndryshme buxhetore. Klasifikimi i gabuar nuk vlerësohet me ndikim në deficit, por në cilësinë dhe saktësinë e treguesve të raportuar të shpenzimeve. Huaja e dhënë për sektorin energjitik nuk është raportuar e plotë duke qenë se nuk janë përfshirë efektet e mosraportimit të projekteve me financim të huaj në shumën 1,934 milionë lekë. Huaja e dhënë për sektorin të tjera nuk është raportuar e plotë duke qenë se nuk janë përfshirë efektet e mos raportimit të projekteve me financim të huaj në shumën 170 milionë lekë, e cila duhet të riklasifikohet në zërin e shpenzimeve kapitale e gjitha.

Huaja e disbursuar e raportuar në zërin e shpenzimeve kapitale, jo në formën e huadhënies neto, nuk është raportuar e plotë duke qenë se nuk janë përfshire efektet e mosraportimit të projekteve me financim të huajnë shumën 1,689 milionë lekë. Huaja totale e tejkaluar si pasojë e mos pasqyrimit të disbursimeve përkatëse si pasojë e tre efekteve të mësipërme vlerësohet me KLSH me efekt në deficit në shumën 3,793 milionë leke.

Por duke duke qenë se raportimet e projekteve specifike nuk janë raportuar për llogari të vitit buxhetor 2017, kur është kryer edhe disbursimi sipas konfimimeve të strukturave të borxhit, por janë raportuar në vitin 2018. Kjo ka nënvlerësuar tre zëra buxhetorë, huadhënien neto, shpenzimet kapitale me financim të huaj dhe deficitin e raportuar.

Në total efekti i tejkalimit të deficitit të raportuar vlerësohet në shumën 5,440 milionë lekë, e përbërë nga 3,793 milionë lekë si pasojë e diferencave në disbursime ndërmjet vlerave të pasqyruara si shpenzim nga thesari në krahasim me borxhin dhe 1,647 milionë lekë si pasojë e riklasifikimit të arkëtimit nga marrëveshjes së nënhuasë. Si rrjedhojë, deficiti i vlerësuar rezulton në shumën 36,452 milionë lekë, duke tejkaluar kufijtë e vendosur me ligjin nr.130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar.

Në të njejtën kohë ndryshon edhe raporti i deficitit në raport me PBB duke arritur vlerën prej 2.34%, duke kaluar kufirin prej 2%, në kundërshtim me nenin 4/1 “Parimet dhe rregullat fiskale të ligjit nr.9936 datë 26.26.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pa marrë në konsideratë efektin e detyrimeve të prapambetura. Monitor

 

The post Si e manipuluan shifrat e deficitit buxhetor për 2017-en për të ruajtur kufirin e përcaktuar me ligj appeared first on 55 News.

]]>
Të tallesh me ligj https://55news.al/politike/te-tallesh-me-ligj/ Thu, 08 Nov 2018 16:57:36 +0000 https://new.55news.al/?p=65630 Nga Luçiano Boçi Fushata ka filluar dhe Ministria na paska nxjerrë nga mënga një Ligj, që do udhëtojë 1094 km për të bërë “mrekullinë” e rradhës.Pasi ka vite që tallet “de facto” me Rininë, Rama dhe Lindita, tani po kërkojnë të tallen dhe “de jure”.Dmth, sade fare, me Ligj.Çfarë cinizmi me rininë?!A thua kjo i […]

The post Të tallesh me ligj appeared first on 55 News.

]]>
Nga Luçiano Boçi


Fushata ka filluar dhe Ministria na paska nxjerrë nga mënga një Ligj, që do udhëtojë 1094 km për të bërë “mrekullinë” e rradhës.
Pasi ka vite që tallet “de facto” me Rininë, Rama dhe Lindita, tani po kërkojnë të tallen dhe “de jure”.
Dmth, sade fare, me Ligj.
Çfarë cinizmi me rininë?!
A thua kjo i paska penguar?!
Një Ligj-indulgjencë ky, apo si ofertë fast food-i “një sufllaqe një kola falas”, që kërkon të ushqejë të rinjtë me lugën e zbrazët të propagandës të një qeverisje makute e t’i nxjerrë nga pas gjuhën.
Qëllimi i vetëm i të cilit është thjesht mashtrimi i ca votave.
Zhgarravinat që Rama e Lindita i shkruajnë si falle filxhanësh, nuk verbojnë e trullosin më askënd.
Kilometrat e ligjit nuk janë asgjë para mijërave kilometrave që bën çdo ditë rinia shqiptare, për tu larguar nga sytë këmbët, pa e kthyer kokën pas, pikërisht, për shkak të hartuesve të këtij ligji.
80% e të rinjve, sipas sondazheve më prestigjoze ndërkombëtare, të cilët Rama dhe Lindita po u bëjnë “dhuratë” ligjin-dekoratë, duan “t’i bëjnë naftën këtij vendi” dhe mos ia shohin bojën as Kryeminstrit e as ministres.
Sepse Rinia sot është e papunë e pashpresë dhe pa të ardhme.
Sepse Rinisë sot është e dëshpëruar dhe e revotuar, jo se nuk ligj për të, por sepse të gjithë detyrimet ligjore që ekzistojnë nuk zbatohen në asnjë gërmë.
Rinisë sot i rrëmbehet nga xhepi edhe qindarka e fundit, për shkak të tarifave të larta të shkollimit, të abuzimit dhe korrupsionit.
Sepse Rinia shpërfillet kudo, në shkolla, Universitete, administratë dhe nuk ka më fuqi vendimmarrëse.
Sepse Rinia nuk mbështetet financiarisht nga shteti, nuk kreditohet, nuk stimulohet, por i është dorëzuar gratis nga qeveria alternativës së rrugës, kriminalitetit e drogës.
Sepse rinia sot nuk ka nevojë për hipokrizi ministrore e kryeministrore, por ka nevojë për alternativë dhe për zgjidhje.
Sepse Rinia është nisur tashmë në rrugën e saj, jo me autobuz me ngjyra ylberi, për të shkulur pushtetin e kalbur, të hartuesve të paaftë e trushkulur të këtij vendi!

The post Të tallesh me ligj appeared first on 55 News.

]]>
Njihuni me qytetin më të ndyrë, seks dhe alkool pa limit https://55news.al/lifestyle/njihuni-me-qytetin-me-te-ndyre-seks-dhe-alkool-pa-limit/ Thu, 18 Oct 2018 09:01:06 +0000 https://new.55news.al/?p=58984 Këto foto tregojnë jetën e ndyrë në Pattaya në Tajlandë. Edhe pse shteti është munduar ta ndalojë, seksi dhe pijet aty janë pa limit. Në këtë zonë nuk shikon asgjë tjetër veçse prostitute dhe lokale. Autoritetet janë munduar ta kthejnë këtë zonë në një zonë familjare, por ka qënë e pamundur. Më parë këtë muaj guvernatori […]

The post Njihuni me qytetin më të ndyrë, seks dhe alkool pa limit appeared first on 55 News.

]]>
Këto foto tregojnë jetën e ndyrë në Pattaya në Tajlandë.

Edhe pse shteti është munduar ta ndalojë, seksi dhe pijet aty janë pa limit. Në këtë zonë nuk shikon asgjë tjetër veçse prostitute dhe lokale.

Autoritetet janë munduar ta kthejnë këtë zonë në një zonë familjare, por ka qënë e pamundur.

Më parë këtë muaj guvernatori Pakkaratorn Teianchai tha: “Unë dua që njerëzit të shohin se ne nuk jemi si ajo që ata thonë. Ne nuk po lejojmë prostitucion në këto vende argëtuese.” 

The post Njihuni me qytetin më të ndyrë, seks dhe alkool pa limit appeared first on 55 News.

]]>
Ndryshimet në ligjin e ri/ Ja si mund të merret nënshtetësia greke https://55news.al/bota-shqiptare/ndryshimet-ne-ligjin-e-ri-ja-si-mund-te-merret-nenshtetesia-greke/ Sat, 13 Oct 2018 11:11:39 +0000 https://new.55news.al/?p=57529 Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e kanë aplikuar për nënshtetësinë helene tashmë mund të informohen shumë lehtë mbi fazën e marrjes së pasaportës greke. Ky lajm bëhet me dije nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”. Marrja e këtij informacioni mbi […]

The post Ndryshimet në ligjin e ri/ Ja si mund të merret nënshtetësia greke appeared first on 55 News.

]]>
Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e kanë aplikuar për nënshtetësinë helene tashmë mund të informohen shumë lehtë mbi fazën e marrjes së pasaportës greke.

Ky lajm bëhet me dije nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”. Marrja e këtij informacioni mbi fazën e aplikimit të nënshtetësisë greke është vetëm një telefonatë larg. “Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së brendshme. Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionojë para disa ditësh”,-thekson Malaj për ‘Gazeta Shqiptare’. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke bëhet me dije se me krijimin e zyrës së shërbimit telefonik do të përmbushen nevojat e të interesuarve për komunikim dhe informim, lidhur me ecurinë e kërkesës së tyre për natyralizim.

 “Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10,00 deri 13,00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919”,-nënvizohet në njoftim. Ndërkohë një tjetër mënyrë e shpejtë për të marrë informacion mbi fatin e aplikimit për pasaportën greke është edhe nëpërmjet shërbimit të internetit. “Rruga tjetër për të mësuar mbi aplikimin, është interneti. Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të ministrisë së brend-shme, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Pra të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”. Të njëjtat veprime do të mund të bëni edhe në klikoni direkt te linku http://pf.emigrants.ypes.gr/ pfIUA.

Marrja e nënshtetësisë

Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë greke. I pyetur nga ‘Gazeta Shqiptare’, Fatos Malaj, tregon se procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. “Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht”,- thotë Ma-laj. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh.

Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të pane-vojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke. Fatos Malaj ishte i pari që e përcolli këtë shqe-tësim, dhe me mbështetjen e Ilias Hronopulos, arriti ta bindte administratën greke për ndryshimin që duhej të bënte. Ky ndryshim përshkruhet në shkresën që Ministria e Rendit i ka dërguar shërbimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin. Edhe pse dy vendime ministrore (2012 dhe 2014), parashikonin që kërkesa për nxjerrje letërnjoftimi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes së qëndrimit apo i “kartës së homogjenit”, shkresa përcakton: “Për nxjerrjen e letërnjoftimit nuk parashikohet paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anulimin e lejes së qëndrimit apo Kartës së Posaçme të Homogjenit”. Gjithashtu, ndërmjetësi ndërkulturor Malaj tregon për “GSH” se janë krijuar lehtësira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. “Kemi arritur që brenda një viti të sjellim lajme të mira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Të gjithë ata që kanë jetuar në shtetin helen ilegalisht për më shumë se 7 vjet dhe dëshirojnë të marrin leje qëndrimi procedura do të thjeshtëzohet. E para iu duhet të dorëzonin dokumente vërtetimi që këta emigrantë dëshmonin se kishin qëndruar në Greqi për më shumë se 7 vite, ku përfshiheshin edhe kontratat e qirasë apo të punës. Tashmë kjo kategori emigrantësh duhet të dorëzojë vetëm vërtetimin që prej 7 vitesh jetojnë në shtetin fqinj”,- tregon Malaj.

Procedura dhe kriteret

Si mund të merret nga të gjithë nënshtetësia Greke:

Nëse jeton 7 vjet ligjërisht në Greqi

Nëse jeton 3 vjet rresht në Greqi dhe ke ardhur nga një vend i Bashkimit Europian

Nëse je homogjen

Nëse je refugjat politik

Nëse ke buletin personi pa shtetësi

Nëse ke një fëmijë, i cili është shtetas grek

Kërkesat formale për marrjen e shtetësisë greke me natyralizim

Ju duhet të jeni në moshë madhore në kohën e deklarimit të natyralizimit.

Të mos jeni dënuar me burgim të parevokueshëm (përfundimtar), të paktën një vit në dekadën e fundit.

Të mos jetë në pritje një vendim deportimi (apelasi) kundër jush.

Të kemi titull qëndrimi të ligjshëm.

Të dhënat

Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ku duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”. Marrë nga GSH

The post Ndryshimet në ligjin e ri/ Ja si mund të merret nënshtetësia greke appeared first on 55 News.

]]>
Greqia me ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg https://55news.al/aktualitet/greqia-me-ligj-kunder-turisteve-qe-peshojne-mbi-100-kg/ Wed, 10 Oct 2018 06:24:46 +0000 https://new.55news.al/?p=56524 Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë. Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë. Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve, sidomos për […]

The post Greqia me ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg appeared first on 55 News.

]]>
Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë.

Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë.

Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve, sidomos për rastet e turistëve obezë të cilët i stërmundojnë kafshët për një foto.

Në fakt, është regjistruar një numër i lartë gomerësh me dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që kanë përfunduar të paralizuar.

Për këtë arsye, turistët mbi 100 kg e kanë të ndaluar të hipin mbi gomerë. Kjo është menduar si pesha maksimale që mund të mbajë një gomar.

The post Greqia me ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg appeared first on 55 News.

]]>
Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë https://55news.al/politike/ligji-anti-shpifje-shehu-rama-po-pengon-lirine-e-shprehjes-kercenim-per-demokracine/ Wed, 03 Oct 2018 08:51:03 +0000 https://new.55news.al/?p=54490 Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për paketën ligjore ‘anti-shpifje’. Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehu shkruan se ky ligj do i tremb njerëzit të thonë të vërtetën dhe do cënojë parimet e demokracisë. Sipas deputetit demokrat ajo që po e shkatërron këtë vend nuk […]

The post Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për paketën ligjore ‘anti-shpifje’.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehu shkruan se ky ligj do i tremb njerëzit të thonë të vërtetën dhe do cënojë parimet e demokracisë.

Sipas deputetit demokrat ajo që po e shkatërron këtë vend nuk janë ato që qeveria i quan shpifje, por zullumet dhe krimet në të cilat është përfshirë Rama dhe shtabi i tij qeveritar.

Postimi i plotë:

Kryeministri kerkon te ri vendose Nenin 55 te “Agjitacion e Propagandes anti rregjim”.

Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore “anti shpifje”!

Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.

Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete “instrument”, perkundrazi mund ta kem “vuajtur” mbi kurrizin tim disa here.

Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te “shpifjeve” ndaj pushtetit.

Ai po ndodh nga “zullumet” qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!

Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.

Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu “Nenin 55” eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje “dry” me shume per heshtjen shoqerore e publike.

The post Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë appeared first on 55 News.

]]>
Kalifornia me ligj të ri: Kompanitë jo vetëm meshkuj në bordet drejtuese, do të përballen me masa ndëshkuese https://55news.al/aktualitet/kalifornia-me-ligj-te-ri-kompanite-jo-vetem-meshkuj-ne-bordet-drejtuese-do-te-perballen-me-masa-ndeshkuese/ Tue, 02 Oct 2018 05:22:08 +0000 https://new.55news.al/?p=54088 Kompanitë me seli në Kaliforni nuk mund të kenë të gjitha bordet drejtuese me meshkuj. Një ligj i miratuar më 30 shtator kërkon që të gjitha kompanitë publike të tregtisë të vendosin të paktën një grua në bordin e drejtorëve deri në fund të vitit 2019 ose do të përballen me masa ndëshkuese. Gjithashtu kërkon […]

The post Kalifornia me ligj të ri: Kompanitë jo vetëm meshkuj në bordet drejtuese, do të përballen me masa ndëshkuese appeared first on 55 News.

]]>
Kompanitë me seli në Kaliforni nuk mund të kenë të gjitha bordet drejtuese me meshkuj.

Një ligj i miratuar më 30 shtator kërkon që të gjitha kompanitë publike të tregtisë të vendosin të paktën një grua në bordin e drejtorëve deri në fund të vitit 2019 ose do të përballen me masa ndëshkuese.

Gjithashtu kërkon që kompanitë me pesë drejtorë të shtojnë dy gra deri në fund të vitit 2021 dhe kompanitë me gjashtë ose më shumë drejtorë të shtojnë të paktën tre gra.

Ky është ligji i parë i tillë i miratuar në Shtetet e Bashkuara, edhe pse masa të ngjashme janë marrë më herët në vendet europiane.

Shumica e kompanive në S & P 500 kanë të paktën një grua në bordet e tyre, por vetëm rreth një e katërta kanë më shumë se dy, sipas një studimi nga PwC.

Disa e shohin ligjin e Kalifornisë si një hap vendimtar drejt vendosjes së barazisë më të mirë në udhëheqjen e korporatave.

Por vendosja e kuotave mund të jetë e diskutueshme, tha Vicki W. Kramer, autori kryesor i studimit historik 2006, “Mass Critical on Corporate Boards”.

Kundërshtarët argumentojnë se presioni nga kuotat do të çojë në anëtarë të pakualifikuar të femrave dhe diskriminim të mundshëm ndaj kandidatëve meshkuj.

Kramer tha se legjislacioni i Kalifornisë është i dobët në krahasim me ligjet në Norvegji dhe vendet e tjera evropiane, të cilat kërkojnë një përqindje të caktuar të grave në bord. Për kompanitë më të mëdha norvegjeze, legjislacioni kërkon që gratë të përbëjnë deri në 40% të bordit.

The post Kalifornia me ligj të ri: Kompanitë jo vetëm meshkuj në bordet drejtuese, do të përballen me masa ndëshkuese appeared first on 55 News.

]]>