lindshmeria Archives - 55 News https://55news.al/tag/lindshmeria/ Fri, 15 Nov 2019 08:47:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lindshmeria Archives - 55 News https://55news.al/tag/lindshmeria/ 32 32 Edhe pa emigracionin, Shqipëria po shkon drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë ra 17% në tremujorin e tretë https://55news.al/aktualitet/edhe-pa-emigracionin-shqiperia-po-shkon-drejt-shuarjes-shtesa-natyrore-e-popullsise-ra-17-ne-tremujorin-e-trete/ Fri, 15 Nov 2019 08:47:16 +0000 https://new.55news.al/?p=129327 Me numrin e lindjeve që po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë po tkurrjet ndjeshëm nga njëri tremujor në tjetrin, me ritme dyshifrore. Nëse kësaj tendence i shtojmë dhe emigracionin e rigjallëruar vitet e fundit (sipas OKB-së nga Shqipëria ikin neto 39 persona në ditë), nuk do të jetë e largët disa […]

The post Edhe pa emigracionin, Shqipëria po shkon drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë ra 17% në tremujorin e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Me numrin e lindjeve që po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë po tkurrjet ndjeshëm nga njëri tremujor në tjetrin, me ritme dyshifrore. Nëse kësaj tendence i shtojmë dhe emigracionin e rigjallëruar vitet e fundit (sipas OKB-së nga Shqipëria ikin neto 39 persona në ditë), nuk do të jetë e largët disa kur në vend do të mbeten shumë pak njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë të moshuar.

INSTAT bëri të ditur sot në treguesit demografikë se numri i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 7.403, duke shënuar një rënie prej 9,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 4.716, duke shënuar një rënie prej 5,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 2.687 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2019 pasqyron një rënie prej 17,1 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Në tremujorin e tretë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.223 numrin e vdekjeve, ndërsa i vetmi qark me shtesë natyrore me vlerë negative është ai i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11,3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve në përqindje, gjatë kësaj periudhe e shënojnë: qarqet Gjirokastër me 18,4 % dhe Elbasan me 14,9 %.

Qarqet, të cilat kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 1,1 % dhe Vlora me 0,5 %.

Vdekjet

Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 113 vdekje, me një rënie prej 0,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve, në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Durrësit me 18,8 % dhe i Gjirokastrës me 9,7 %. Qarku, i cili ka pësuar rritje në përqindje të numrit të vdekjeve është ai i Beratit, me 2,9 %./Monitor

Capture 16 768x431

Capture 15

The post Edhe pa emigracionin, Shqipëria po shkon drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë ra 17% në tremujorin e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria në borxh me bebet për shpërblimin e lindjes, detyrimet arrijnë 2.3 milionë euro https://55news.al/aktualitet/qeveria-ne-borxh-me-bebet-per-shperblimin-e-lindjes-detyrimet-arrijne-2-3-milione-euro/ Thu, 24 Oct 2019 06:22:23 +0000 https://new.55news.al/?p=124956 Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të lindjes. Ky zë përfshin 5000 lekëshin që duhet të kishin përfituar bebet e lindura në të gjithë vendin sipas skemës së vjetër dhe që ende nuk ju është dhënë […]

The post Qeveria në borxh me bebet për shpërblimin e lindjes, detyrimet arrijnë 2.3 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>
Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të lindjes. Ky zë përfshin 5000 lekëshin që duhet të kishin përfituar bebet e lindura në të gjithë vendin sipas skemës së vjetër dhe që ende nuk ju është dhënë familjarëve pavarësisht se fëmijët janë regjistruar. Të dhënat zyrtare tregojnë se Ministria e Brendshme ka raportuar një borxh total të sajin prej 713 milionë lekë nga të cilat më pak se 1/3 është pikërisht pjesa e shpërblimeve të lindjes të pashpërndara.

Ky shpërblim u jepet prindërve në momentin që regjistrojnë të sapolindurit në zyrën e gjendjes civile. “Stoku i detyrimeve deri në Qershor 2019 është në vlerën 713.5 milion lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Prill-Qershor 2019 janë në vlerën 90.8 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 622.7 milion lekë. Pjesën më të madhe të detyrimeve MB e ka për: Detyrime të “Gjendjes civile” për shpërblimin e munguar të lindjeve në masën prej 293 milion lekë; Detyrime për vendime gjyqësore rezultojnë rreth 304 milion lekë, të mbartura për ish-punonjës të larguar kryesisht IKMT; Detyrime për shpenzime udhëtimi, mbikohë pune, uniforma dhe shpenzime parkimi “thuhet në raportimin e Ministrisë së Brendshme.

Skema e shpërblimit të lindjes për fëmijët prej vitesh njeh zvarritje të vazhdueshme ku për vite të tëra familjet nuk arrijnë të marrin vlerën prej 5000 lekësh që ua caktonte ligji edhe pse kanë përmbushur detyrimet me pjesën e procedurave. Teksa marrja e kësaj shifre është një epope më vete, qeveria një vit më parë miratoi një tjetër skemë lidhur me “bonusin e bebes”. Kjo skemë parashikon ndihmë të menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Sipas VKM-së përkatëse, shpërblimi për lindje fëmije është 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim. Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është 120.000 lekë për secilin fëmijë./Monitor

The post Qeveria në borxh me bebet për shpërblimin e lindjes, detyrimet arrijnë 2.3 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>