Liri Archives - 55 News https://55news.al/tag/liri/ Fri, 01 Feb 2019 14:27:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Liri Archives - 55 News https://55news.al/tag/liri/ 32 32 Safet Bajri me leje nga burgu, ishte 6 orë i lirë në Shkodër https://55news.al/aktualitet/6-oret-ne-liri-te-safet-bajrit-qe-doli-sot-del-nga-burgu/ Fri, 01 Feb 2019 14:27:14 +0000 https://new.55news.al/?p=83238 Është liruar me leje të posaçme nga drejtoria e burgjeve, Safet Bajri. Kjo pasi babai i tij ka ndërruar jetë, dhe ‘i forti i Shkodrës’ është lejuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.Leja është firmosur për gjashtë orë, ndërsa varrimi është kryer mesditën e sotme.

The post Safet Bajri me leje nga burgu, ishte 6 orë i lirë në Shkodër appeared first on 55 News.

]]>
Është liruar me leje të posaçme nga drejtoria e burgjeve, Safet Bajri.

Kjo pasi babai i tij ka ndërruar jetë, dhe ‘i forti i Shkodrës’ është lejuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Leja është firmosur për gjashtë orë, ndërsa varrimi është kryer mesditën e sotme.

The post Safet Bajri me leje nga burgu, ishte 6 orë i lirë në Shkodër appeared first on 55 News.

]]>
Vasili: Vajza e shkretë në burg ndërsa dhunuesi në liri… Çfarë krimi! https://55news.al/politike/vasili-vajza-e-shkrete-ne-burg-ndersa-dhunuesi-ne-liri-cfare-krimi/ Tue, 02 Oct 2018 09:05:37 +0000 https://new.55news.al/?p=54168 Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha sot se mafia qeveritare kërcënoi me vdekje Xhisielën duke e detyruar të thotë dëshmi të rreme. Përmes një postimi në ‘facebook’, Vasili shkruan se Kryeministri Rama kërcënoi oficerin Nuhu dhe po e çon Xhisielën në burg vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu. […]

The post Vasili: Vajza e shkretë në burg ndërsa dhunuesi në liri… Çfarë krimi! appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha sot se mafia qeveritare kërcënoi me vdekje Xhisielën duke e detyruar të thotë dëshmi të rreme.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Vasili shkruan se Kryeministri Rama kërcënoi oficerin Nuhu dhe po e çon Xhisielën në burg vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu.

Postimi i plotë:

Mafia e qeverise çon ne burg Xhisielen per deshmi te rreme, cfare krimi….

Te nderuar miq.

Ju paralajmerovatre dite me pare qe media e kazanit dhe kryeministri qe i quan te tilla e kishin bere paktin per te shantazhuar viktimen Xhisiela.

Per fat te keq te secilit ne kete vend keshtu ndodhi dhe

Mafia e qeverise vuri ne levizje mediat sic i quan ajo te kazanit dhe i shnderroi ne bashkeautore te turpit te radhes.

Mafia qeveritare kercenoi per vdekje Xhisielen viktimen duke e detyruar te thote se ka dhene deshmi te rreme.

Ky pohim e con vajzen e shkrete ne burg ndersa dhunuesin ne liri.

Kryeministri i moralit te ri Xhisielen e con ne burg edhe oficerin e kercenon qe do ta fuse gjalle a vdekur ne burg vetem e vetem qe dhunuesi te dale nga burgu.

Motua e kryeministrit eshte nje dhe vetem nje:

“rrofte dhunuesi poshte viktima”

The post Vasili: Vajza e shkretë në burg ndërsa dhunuesi në liri… Çfarë krimi! appeared first on 55 News.

]]>
Shtatorët e betejave të mëdha për liri, shtetformim e bashkim të trojeve etnike shqiptare https://55news.al/aktualitet/shtatoret-e-betejave-te-medha-per-liri-shtetformim-e-bashkim-te-trojeve-etnike-shqiptare/ Sun, 16 Sep 2018 11:50:41 +0000 https://new.55news.al/?p=49601 Nga Azgan Haklaj Maqedonia me 30 shtator vulos me votë të ardhmen e saj europiane, pro Natos dhe BE-së.Shqiptarët përcaktues.Të hanen beteja për ta çliruar Rrugën e Kombit.Nëntorët e lirisë 1443-1912-1944 janë trinomi i historisë sonë kombtare.Ata janë kryefjala e kësaj historie për faktin se lidhen me çlirimin e Atdheut nga otomanët, shpalljen e pavarsisë […]

The post Shtatorët e betejave të mëdha për liri, shtetformim e bashkim të trojeve etnike shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Nga Azgan Haklaj

Maqedonia me 30 shtator vulos me votë të ardhmen e saj europiane, pro Natos dhe BE-së.
Shqiptarët përcaktues.
Të hanen beteja për ta çliruar Rrugën e Kombit.
Nëntorët e lirisë 1443-1912-1944 janë trinomi i historisë sonë kombtare.
Ata janë kryefjala e kësaj historie për faktin se lidhen me çlirimin e Atdheut nga otomanët, shpalljen e pavarsisë dhe debimin e pushtuesve nazistë.
Keto data janë epilogu i 3 etapave historike.
Por nëse vëren me vëmendje kalendarin e ngjarjeve madhore e përcaktuese për fatet e lirisë, përpjekjet për krijimin e institucionit të shtetit si gur themeli i ardhmërisë së Kombit Shqiptar, shtatori është djep betejash të medha, kuvendesh kombtare e konstitucionale, që kanë përcaktuar fatet e Kombit Shqiptar.
Me dt 2 shtator 1457 në betejën homerike të Albulenës Ushtria Shqiptare e komanduar nga Kryetrimi Gjergj Kastrioti i dha goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Turke dhe separatizmit e tradhëtisë së feudalëve dhe i hapi rrugën krijimit të Shtetit të Përqendruar Arbëror.
4 shekuj më vonë Lidhja Shqiptare e Prizrenit që këtë vit shënoi 140- vjetorin, Kuvendi me i rendesishëm pas Besëlidhjes së Lezhës, krijoi Ushtrinë e saj vullnetare për tu dalë zot trojeve shqiptare.
Pagëzimi e fitorja e parë e madhe e Ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit ka ndodhur, pikërisht me dt 3-6 shtator në Gjakovë ku luftëtarët shqiptarë ekzekutuan marshallin turk Mehmet Ali Pashë Maxharrin dhe tradhëtarin Abdullah Pashë Drenin dhe mbeshtetësit e tyre.
561 vjet pas fitores madhështore të Albulenës në ditën e parë të shtatorit të vitit 1928 Asambleja Kushtetuese Kombtare e shpalli Shqipërinë Mbretëri parlamentare dhe Ahmet Zogun Mbret të shqiptarëve, duke i hapur rrugën krijimit dhe konsolidimit të Shtetit Modern Shqiptar.
16 shtator 1942, 20 delegatë, përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me besime politike të ndryshme, u mblodhën në Kuvendin Kombtar të njohur si Konferenca e Pezës.
Kjo ngjarje historike e organizuar dhe sponsorizuar nga nacionalistët shqiptarë u tradhëtua nga komunistët të cilët të dirigjuar nga Partia Komuniste Jugosllave i braktisën parimet themelore të saj, bashkimin kombtar dhe ndertimin e një shteti demokratik.
Përveç Enver Hoxhës, Myslim Pezës, Haxhi Lleshit, historiografia komuniste ka shpallur tradhëtar të gjithë delegatët e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, Azis Çamin, Noc Çobën, Skender Muçon,Halim Begejën, Ismail Petrelen, Ymer Dishnicën, Mustafa Gjinishin etj.
Sot pas 8 dekadash falangat e kuqe të sponsorizuara nga Sulltan Rama marshojnë në Pezë si dikur fashistët e Musolinit mbi Romë, duke tundur portretin e diktatorit dhe flamurin me drapër dhe çekan.
Perdhosja e Pezës nacionaliste e antifashiste dhe e veprës së patriotëve të shquar që e organizuan është një atentat e krim i shëmtuar ndaj historisë dhe dinjitetit kombtar dhe të ardhmes tonë të përbashkët.
Me dt 14 shtator 1943 ranë martirët e Grehotit në luftë me pushtuesit italianë.
Ranë në altarin e lirisë 37 deshmorë të Atdheut në krye me Hysni Lepenicën.
Historiografia komuniste kishte fallcifikuar realitetin dhe per 45 vjet persekutoi familjarët e tyre në menyrën më çnjerëzore.
9 shtator 1946 shpertheu levizja antikomuniste e Postribës, e para në Europën juglindore.
Ajo shpertheu në një kohë kur në Këlmend vepronte çeta e Prekë Calit, në Malësi të madhe forcat e Llesh Marashit, në Kastrat forcat e Nikë Gjelosh Gjikës.
Korifejtë e Lëvizjes së Postribës ishin Osman Haxhia e Jup Kazazi.
Kjo levizje parashikoi se çfarë të ardhme mizore do të kishte Shqipëria komuniste diktatiorale, prandaj ka vlera të padiskutueshme gjeopolitike, sociale dhe qytetare.
Ajo ishte levizje e atyre që nuk besuan kurrë tek komunizmi.
Të parët e tyre kishin marrë pjesë në mbrojtjen e Ulqinit të udhëhequr nga Tahir Bajraktari.
Burrat e Postribës kishin luftuar trup me trup me malazezët për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1912-1914.
Në vitin 1939 u shquan në luftën kundër fashistëve italianë.
Me dt 9 shtator 1946 një grup prej 200 vetash i guximshëm por i paorganizuar mirë sulmoi kazermat ushtarake e ndertesat qeveritare por pa sukses.
Perleshja me forcat e sigurimit vazhdoi deri në mengjes kur sulmuesit u tërhoqën.
Kjo levizje nuk pati shumë viktima në fushën e betejës por pati shume ne ditët në vazhdim.
Batalionet e sigurimit invaduan në katundet e Postribes e pushkatuan dhjetra vetë pa gjygj.
Brenda 1 muaji në qytetin e Shkodres u banë 11 burgje provizore duke i mbushur me të arrestuar nga pjesëmarrsit në Levizjen e Postribës.
Ndonëse u shtyp kjo lëvizje la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare duke paralajmeruar se çfare pushteti mizor po instalohej dhe çfare krimesh monstruoze do të bente 45 vjet.
Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur.
Por 3 dekada më parë kjo ishte e paimagjinueshme.
Me dt 7 shtator 1990 gjeniu i politikës, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe burrat mendjendritur e vizionar të Kosovës shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, gurëthemelin e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.
4 shtatori i vitit 2016 është një ngjarje kulmore në historinë e re të Kombit Shqiptar.
Në këtë ditë u shenjtërua Nanë Tereza, bija e shqiptarja më e madhe e historisë duke u ngjitur në nderin e altarëve dhe në panteonin e historisë së njerëzimit.
Tani Kombi ynë e ka një avokat tek Zoti siç shprehej me të drejtë Rrok Mirdita.
Historia e kombeve është një sprovë e kujtesës dhe ndergjegjes nacionale.
Makiavelistët dhe kolabaracionistët në Shqipëri dhe Kosovë duket se nuk kanë mesuar asgjë nga historia e vendit të tyre.
Pikërisht në Vitin Kombtar të Gjergj Kastriotit, në shtatorin e Albulenës së fitorës se tij përfundimtare mbi turqit, betejës së parë të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Konferencës së Pezës, Kushtetutës së Kaçanikut, shtatorin e mbretëreshës së qiejve Nanë Terezës, referendumit për Maqedoninë Europiane, ku vota shqiptare është përcaktuese janë vendosur në llogoren e kundërt të historisë Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Edi Rama, ky Esad Pashë i mijëvjeçarit të tretë po shkatërron çdo gjë që lidhet me kujtesën tonë historike e kombtare. Ai ka vendosur për të shembur kryetempullin e kulturës, Teatrin Kombtar.
Për interesat e tij utilitate në bisedime të fshehta me grekët ka shitur pasuritë kombtare.
Ka pushkatuar kauzën çame.
Ka shitur detin.
I ka dhuruar Erdoganit Portin e Vlorës.
Ka vendosur kufirin në Rrugën e Kombit duke këputur në gijotinë arterien që lidh gjymtyrët e Kombit, prandaj të gjithë shqiptarët me dt 17 duhet ta ndalin ketë atentat ndaj bashkimit kombtar e ti thonë jo traut pa alternative dhe jo taksave të spahijëve të Sulltan Ramës.
Hashim Thaçi kundër çdo të drejte historike, morale e kushtetuese kerkon korrigjim kufijsh me Serbinë dhe nxjerrjen në pazar të trojeve shqiptare, për ti dhanë mundësi Vuçiçit që të vendosë kusht paketën ekonomike për të perfituar ekonomikisht siç beri me dekleratën e fundit.
Mesa duket në vend të kostumit të De Golit miku i Ramës dhe Erdoganit ka veshur kostumin e Vishisë për të pozuar në bisedimet me Serbinë.
Një shekull më parë Garibaldi shqiptar Isa Boletini kaloi La Manshin e shkoi në Londër për të mbrojtur trojet shqiptare që sot Hashim Thaçi i ka nxjerrë në ankand.
Pyetjes së ministrit të jashtëm të Londrës se;
” A keni ardhë ketu për Mitrovicën” heroi ynë ju pergjigj me krenari e vendosmëri.
“S’kam ardhë këtu zotni vetëm për Mitrovicën por për çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare”.
Shtatori është muaji i kujtesës tonë historike dhe i krenarisë kombtare.
Ky muaj i bekuar është një barrikadë e pakapercyeshme për endërrat otomane, pansllaviste për Federatë Ballkanike ,Jugosllavi të re apo Serbi të madhe që ju prish gjumin Erdoganit, Putinit, Vuçiçit, Ramës e Thaçit.
Ky eshtë shtatori i madh i shqiptarëve, i Moisiut tonë Gjergj Kastrioti( Skenderbeu), i Shën Terezes, i Ymer Prizrenit, i Sylejman Vokshit, i Abdyl Frashërit, i Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Ramush Haradinajt, Ali Ahmetit.
Me dt 17 shtator Rama do ta marrë pergjigjen në Rrugën e Kombit nga reagimi i uraganit popullorë.
Me dt 19 kumbaret e Erdoganit Rama, Thaçi e Vuçiçi do të dështojnë në skenarin e ideuar nga Putini.
Në referendumin e Maqedonisë shqiptarët do të jenë garant e përcaktues, me votën e tyre do të vulosin; Maqedoni Europiane, antare e Natos e BE-së.
Do të përserisin historinë ashtu si shqiptarët e Malit të Zi që përcaktuen me voten e tyre shkeputjen e kësaj republike nga Serbia dhe shpalljen e pavarsisë.
Me votën e tyre imponuan antarsimin e Malit të Zi në Nato dhe qeveria malazeze mbeti properendimore.
Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë do ta gëzojnë statusin e shtetformimit të barabartë me maqedonësit të përcaktuar qartë në simbolet e këtij shteti dhe të gjitha të drejtat kombtare e kushtetuese, si qytetar me identitet të qartë kombtar historik e kulturorë.
Skeptikët bajnë mirë ti referohen Republikës së Krushevës të vitit 1902 ku shqiptarët, bullgarët dhe maqedonasit kishin të drejta e raporte të barabarta të sanksionuara keto dhe në vulen që përfaqësonte tre simbolet e tyre.
Askush, mik apo armik i shqiptarëve nuk mund të mos pranojë realitetin e ri historik e të anashkalojnë faktin se tashma shqiptarët janë një komb determinues e faktor vendimtar për paqen e sigurinë në Ballkan.
Ata nuk do munden ti ndajnë e aq me pak ti negociojnë në tavolina kulisash të frymëzuara nga qarqe e ideologji antishqiptare të drejtat e tyre historike e kombtare.
Ky është shekulli i shqiptarëve, i realizimit të kauzës së tyre, të drejtës hyjnore, të krijimit të Shtetit Komb, si garanci e mbrojtjes së lirisë dhe e të ardhmes tyre.
Komuna e Tuzit dhe statusi i saj është dallandyshja e parë e pranverës së përbashkët të shqiptarëve.

The post Shtatorët e betejave të mëdha për liri, shtetformim e bashkim të trojeve etnike shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
E turpshme/ Kjo është hakmarrja e Edi Ramës ndaj mediave https://55news.al/politike/e-turpshme-kjo-eshte-hakmarrja-e-edi-rames-ndaj-mediave/ Tue, 17 Jul 2018 09:41:33 +0000 https://new.55news.al/?p=35577 Në një akt të paprecedentë, policia gjobit mediat që transmetojnë direkt komisionet në Kuvendin e Shqipërisë, në përpjekje për të bërë transparencë dhe për të informuar publikun. Në kohën kur policia po gjobit furgonët e transmetimit, të vendosur në trotuarin poshtë kryesisë së Kuvendit, mediat po transmetonin direkt Komisionin e Arsimit, ku po denoncohej mungesa […]

The post E turpshme/ Kjo është hakmarrja e Edi Ramës ndaj mediave appeared first on 55 News.

]]>
Në një akt të paprecedentë, policia gjobit mediat që transmetojnë direkt komisionet në Kuvendin e Shqipërisë, në përpjekje për të bërë transparencë dhe për të informuar publikun.

Në kohën kur policia po gjobit furgonët e transmetimit, të vendosur në trotuarin poshtë kryesisë së Kuvendit, mediat po transmetonin direkt Komisionin e Arsimit, ku po denoncohej mungesa e dëftesave për 420 mijë nxënësve, si dhe Komisioni i Ekonomisë, ku po faktohej pastrimi i parave të drogës në ekonomi.

Historikisht, mediat kanë transmetuar live nga i njëjti vend me mirëkuptimin e Kuvendit, i cili nuk u ka krijuar kushte televizioneve që të transmetojnë direkt pa u gjobitur me 50 mijë lekë.

PD, duke i bërë thirrje Kuvendit që të krijojë kushtet normale që televizionet të transmetojnë me cilësi dhe të pacensuruar, dënon si banditesk gjobvënien nga Policia për televizionet.

PD beson se gjobvënia ndaj mediave është e qëllimshme, që t’i detyrojë ato të ndërpresin transmetimet nga Kuvendi i Shqipërisë.

PD u bën thirrje mediave të mos heshtin, por të ngrenë zërin dhe të denoncojnë diktatin dhe çensurën e çdo forme që përdor qeveria kundër fjalës së lirë.

The post E turpshme/ Kjo është hakmarrja e Edi Ramës ndaj mediave appeared first on 55 News.

]]>
Vokshi: Stop dhunës ndaj gazetarëve, të vendosur për liri shprehje https://55news.al/politike/vokshi-stop-dhunes-ndaj-gazetareve-te-vendosur-per-liri-shprehje/ Mon, 04 Jun 2018 17:27:27 +0000 https://new.55news.al/?p=22694 Në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të zhvilluar sot me kryeredaktorin e “Rindja Demokratike”, deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka quajtur të qëllimshme sulmin ndaj Bledi Kasmit. Përmes një postimi në “facebook”, deputetja demokrate shkruan se PD-ja ka kërkuar dënimin e dhunës policore. “Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan […]

The post Vokshi: Stop dhunës ndaj gazetarëve, të vendosur për liri shprehje appeared first on 55 News.

]]>
Në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të zhvilluar sot me kryeredaktorin e “Rindja Demokratike”, deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka quajtur të qëllimshme sulmin ndaj Bledi Kasmit.

Përmes një postimi në “facebook”, deputetja demokrate shkruan se PD-ja ka kërkuar dënimin e dhunës policore.

“Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes së rëndë dhe i bënë thirrjet mazhorancës, kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, që të dënojnë dhunën policore duke vënë para përgjegjësisë dhunuesit dhe të distancohen nga çdo akt dhune, presioni, shantazhi dhe censure ndaj gazetarëve.” shkruan Vokshi.

Deputetja e PD-së e mbylli postimin e saj duke shkruar se partia Demokratike është e vendosur në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Postimi i plotë:

Sot në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, të kërkuar nga deputetët e opozitës, me kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi për dhunën policore të ushtruar ndaj tij në protestën e opozitës në 26 Maj.

Në këtë dëgjesë, Kryeredaktori Kasmi shpjegoi me qetësi dhe profesionalizëm se si në kohën që raportonte direkt nga protesta për “Rilindja Demokratike”, media e parë e shtypit të lirë pas rënies së regjimit komunist, u godit nga shkopinjtë e hekurit të Policisë së Shtetit, pa asnjë shkak apo arsye. Pamjet dhe rrëfimi i z. Kasmi dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë me një skenar të planifikuar dhune.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes së rëndë dhe i bënë thirrjet mazhorancës, kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, që të dënojnë dhunën policore duke vënë para përgjegjësisë dhunuesit dhe të distancohen nga çdo akt dhune, presioni, shantazhi dhe censure ndaj gazetarëve.

Ne mbetemi të vendosur dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë vazhdimisht në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë!

#StopDhunënNdajGazetarëve

The post Vokshi: Stop dhunës ndaj gazetarëve, të vendosur për liri shprehje appeared first on 55 News.

]]>
Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE https://55news.al/politike/zyrtare-fondacioni-p-r-liri-dhe-demokraci-tani-anetar-i-rrjetit-te-ppe/ Tue, 01 May 2018 12:24:03 +0000 https://new.55news.al/?p=10986 Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dhe anëtar i qëndrës Wilfried Martens Centre for European Studies, think-tanku zyrtar i EPP – European People’s Party. Kandidatura e FLD-së u miratua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të qëndrës Wilfried Martens, zhvilluar në Bruksel më datë 25 prill, drejtuar nga Mikulas Dzurinda, President i qëndrës dhe ish-Kryeministër […]

The post Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE appeared first on 55 News.

]]>
Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dhe anëtar i qëndrës Wilfried Martens Centre for European Studies, think-tanku zyrtar i EPP – European People’s Party.

Kandidatura e FLD-së u miratua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të qëndrës Wilfried Martens, zhvilluar në Bruksel më datë 25 prill, drejtuar nga Mikulas Dzurinda, President i qëndrës dhe ish-Kryeministër i Sllovakisë, si dhe në prezencën e Joseph Daul, President i PPE e të Hans Gert Pottering, ish-President i Parlamentit Europian/CDU etj.

Qendra Wilfried Martens përmbledh 40 fondacione dhe institute politike nga 25 shtete të krijuara nga parti politike anëtare të PPE, ku ndër të tjera mund të veçohen Fondacioni italian De Gasperi, Fondacionet gjermane Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel, apo dhe qendra austriake prestigjioze Polak.

Aktiviteti i qendrës përmbledh jo vetëm organizimin e takimeve, projekteve dhe konferencave mbi programet dhe praktikat më të mira të partive politike evropiane, por dhe realizimin e studimeve dhe qëndrimeve strategjike mbi çështje me interes mbarë evropian si rreziku rus për BE-në, emigracioni, terrorizmi apo dhe vulnerabiliteti i shtresës së mesme përballë globalizimit etj.

FLD është fondacioni zyrtar i Partia Demokratike e Shqipërisë me fokus konsulencën politike, organizimin e akademive dhe të trajnimeve për të rinjtë si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Krijuar në vitin 2015, FLD ka zhvilluar dhe bashkëpunuar në realizimin e nismave të ndryshme me partnerë si fondacionet gjermane KAS dhe Hanns Seidel, IRI, NDI, Institutin Robert Schuman etj.

Në Asamblenë e Përgjithshme të qendrës Wilfried Martens, FLD u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv Akil Kraja dhe menaxheri i kërkimeve, Stiliano Rushaj.

The post Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE appeared first on 55 News.

]]>